Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 02. 2021. 00:00 >> 18:47

Ditari 26.02.2021

26.02.2021

Edhe shtatë të vdekur dhe 606 të infektuar

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi , si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e infeksionit me korona virus deri sot në ora 15 kanë bërë analizat e 2281 mostrave në korona virusin e ri në mesin e të cilave 606 kanë rezultuar pozitiv. Deri sot në ora 15 këtij instituti i janë konfirmuar edhe 7 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me korona virus në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 994 persona. Po ashtu deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 514 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja , si dhe numrin e të shëruarave, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8619, kurse prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020 numri i përgjithshëm i të prekurve me korona virus në Mal të Zi është 74 mijë e 789. Të theksojmë këtu se në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht 62 pacientë të infektuar me korona virus janë në rrezik për jetën. Në këtë institucion shëndetësor janë duke u trajtuar 125 pacientë kovid pozitiv.

Pas kthimit në shkolla është rritur numri i fëmijëve të infektuar

Kthimi në banka të shkollore dhe në kopshte ka shkaktuar rritjen e numrit të fëmijëve të infektuar me korona virus, ka kumtuar pediatria në Covid ambulancën për fëmijët në Zllaticë Sllagjana Raçiq. Ajo për emisionin e TVMZ Kronika e Podgoricës ka theksuar se gjatë ditëve të fundit është rritur numri i vizitave të fëmijëve dhe kjo nuk është për tu çuditur , duke pasur parasysh edhe virusat e tjerë që janë të rëndomta për këtë stinë të vitit. Ajo ka theksuar se vizitat e fëmijëve të sëmur kryhen ekskluzivisht në Covid ambulancën në Zllaticë. “Fëmijët me simptoma i dërgojnë në ambulantën Covid në Zllaticë. Kjo është e domosdoshme me qëllim që të ulet transmetimi i virusit nga të prekurit potencial në popullatën tjetër të shëndosh”, ka sqaruar Raçiq dhe transmeton Portali i RTMZ. Ajo ka bërë apel që të mos hapet paniku , duke shtuar se çdo infektim nuk do të thotë se është Covid.

 

“Instituti për shëndetin publik shqyrton korrigjimin e masave për Tuzin”

Instituti për shëndetin publik dhe Këshilli për luftën kundër korona virusit gjatë 24 orëve të ardhshme , në bazë të raportit të ri për situatën epidemiologjike , do të shqyrtojë korrigjimin e masave për komunën e Tuzit dhe të cilat do të jene në fuqi prej të hënës më 1 mars, ka kumtuar kryetari i kësaj komune Nikë Gjeloshaj. Kjo marrëveshje është arritur pas takimit të Gjeloshajt me nënkryetarin e Qeverise së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe me ministren e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Ai ka theksuar se është arritur marrëveshja për një bashkëpunim më intensiv të Këshillit me komunat me rastin e miratimit të masave dhe do të veprojnë së bashku në respektimin e masave epidemiologjike. Sipas fjalëve të Gjeloshajt , komuna e Tuzit dhe qytetarët e sajë janë shembull në respektimin e masave gjatë 11 muajve të kaluar dhe do të kontribuojnë edhe më tepër në përmirësimin e situatës epidemiologjike në shtet. Gjeloshaj u ka bërë ftesë qytetarëve të Tuzit që, deri sa të sillen masat e reja, të respektohen masat të cilat janë në fuqi. Të theksojmë këtu se sot në Tuz të gjitha objektet hoteljerike janë të mbyllura. Të shtojmë se pas protestave të djeshme në qendër të Tuzit dhe bllokimit të rrugës ndërkombëtare janë ngritur aktakuza penale kundër Nik Gjeloshaj dhe dy personave të tjerë.

Qëndrimi i Gjeloshajt ishe i tepruar, kurse ai i Krivokapiq i arsyetuar

Ministri i drejtësisë Vlladimir Leposaviq me rastin e situatës së djeshme të krijuar në Tuz ka vlerësuar se qëndrimi i kryetarit të kësaj komune Nikë Gjeloshaj ishte i tepruar, kurse qëndrimin e kryeministrit të Malit të Zi ai e konsideron si të justifikuar. “Qëndrimi i djeshëm i Gjeloshajt ka qenë i tepruar , duke pasur parasysh se në vitin e kaluar,, në po të njëjtën situatë,  por në kohën e pushtetit të mëparshëm, qëndrimi i këtij lidhur me këtë çështje ka qenë krejtësisht ndryshe. Nga këto dhe shkaqet e tjera, vlerësimi i kësaj situata dhe qëndrimi i kryeministrit janë të arsyeshme”, thuhet në kumtesën e ministrit Leposaviq. Ai megjithatë ka theksuar se duhet pasur parasysh se masat shëndetësore dhe restrikcionet po zgjasin tash një vit dhe së bashku me to edhe vështirësitë ekonomike me të cilat në veçanti ballafaqohen afaristët, hoteljeret, qytetarët dhe ndërmarrësit. “Është me rëndësi të veçantë fakti se Gjeloshaj është një lider opozitar i cili përfaqëson pakicë nacionale dhe për këtë arsye qëndrimet dhe deklaratat  e tij politike duhet të tolerohen më tepër seç është e rëndomtë, kurse liria e tij e shprehjes të garantohet më gjerë. Ndaj kësaj, ka përkujtuar ai,  i obligon edhe Gjyqi evropianë për të drejtat e njeriut.

Vukshiq dhe Brgjanin kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend

Ushtruesi i detyrës të drejtorit të Agjencisë për sigurinë nacionale Dejan Vukshiq dhe ushtruesi i detyrës të drejtorit të Drejtorisë së policisë Zoran Brgjnin kanë zhvilluar sot takimin e tyre të parë. “Gjatë takimit të parë punues të personave udhëheqës të këtyre dy shërbimeve të sigurisë, ç’prej se kanë marrë detyrën, është bërë shkëmbimi i mendimeve për situatën aktuale të sigurisë në shtet” , është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Siç theksohet , dyanshëm është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të mbrojtjes së sigurisë nacionale,si dhe mbrojtja personale dhe siguria pronësore e qytetarëve.

 

Nuk do të ketë hetime parlamentare për borxhin

Me votat e përfaqësueseve të pushtetit, Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet ka refuzuar propozimin e opozitës për hapjen e hetimeve parlamentare për hyrjen borxh të Malit të Zi në shumë prej 750 milion euro, por edhe për blerjen e dy aeroplanëve për kompaninë “ToMontengro”. Deputetet e partive në pushtet kanë përkujtuar se ky këshill tani më ka miratuar propozimin për dëgjimin kontrollues të ministrit të financave dhe përkujdesjes sociale Millojko Spaiq. Propozimin për hapjen e hetimeve parlamentare e kanë paraqitur 34 deputetë opozitarë. Njëri nga nënshkruesit e propozimit, Rashko Konjeviq ka theksuar se Qeveria e re, fshehur nga Parlamenti, nga opozita , por edhe nga shumica parlamentare ka përgatitur hyrjen borxh prej 750 milion euro. Të përkujtojmë se Ministria e financave dhe përkujdesjes sociale ka emetuar me 9 dhjetor të vitit të kaluar në tregun ndërkombëtarë 750 milion euro obligacione shtetërore. Të hollat nga ky borxh janë të dedikuara për kthimin e kredive të jashtme e që janë të pa volitshme, për financimin e kredive që arrijnë për pagesë , si dhe për investim në të ardhmen e Malit të Zi.

 

Mali i Zi mund të jetë shembull i suksesit të politikës së zgjerimit

Anëtarësimi i Malit të Zi në BE nuk ka alternativë, ndërkohë që shembullin sllovakë për anëtarësim në BE e përjetojmë si shembull, ka kumtuar bashkëbiseduesja kryesorë Zorka Kordiiq në takimin me ambasadorin e Sllovakisë në Mal të Zi Boris Gandell. Ambasadori ka theksuar se Mali i Zi duhet të përqendrohet në reforma me qëllim që ta rrumullakësojë perspektiven e vetë të anëtarësimit në BE, duke shtuar se ky vend mund të jetë shembull i suksesit të politikës së zgjerimit për tërë rajonin. Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, Kordiq ka falënderuar Sllovakinë për kontributin e dhënë në procesin e demokratizimit dhe të integrimit të shteteve të Ballkanit perëndimor në BE dhe në veçanti për përkrahjen e padiskutueshme dhënë Malit të Zi në përpjekje që të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ajo ka theksuar se prioritet kryesor i Qeverisë dhe i të gjitha institucioneve të Malit të Zi është lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit dhe se në kohë të fundit në këtë drejtim shënohen rezultate konkrete. Ambasadori Gandell ka theksuar se Sllovakia është njëra ndër vendet e cila sinqerisht përkrah zgjerimin e Bashkimit Evropianë në Ballkan dhe se Mali i Zi mund të llogaris në vazhdimin e kësaj përkrahjeje.

 

Ndryshimet duhet realizuar përmes respektimit të formulave juridike

Ndryshimet e ligjeve për prokurorinë duhet të realizohen përmes respektimit të formulave dhe frymës juridike, ka deklaruar ambasadori i sapo emëruar i Francës në Mal të Zi Kristijan Timonje gjatë takimit me kryeministrin Zdravko Krivokapiq. “Krivokapiq ka theksuar se anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik i Malit të Zi. Ai ka shprehur falënderime për Francën për përkrahjen e vazhdueshme që ia ofron Malit të Zi në fushën e integrimeve evropiane. Ambasadori Timonie ka theksuar se Mali i Zi mund të llogaris në ndihmën e mëtejme të Francës. “Duam që tu ndihmojmë në çdo gjë që mund të kontribuojë në unifikimin e Malit të Zi kur është fjala për vlerat evropiane”, thuhet në kumtesë. Bashkëbiseduesit janë të pajtimit se duhet të përparohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve edhe në fushën e kulturës dhe të arsimit.

Mali i Zi pas ndryshimit të pushtetit shkon në rrugë të gabuar

Analisti amerikan në Universitetin Xhon Hopkins, Daniell Server, konsideron se Mali i Zi, pas ndryshimit të pushtetit po shkon në drejtim të gabuar. Qeveria, ka theksuar Server, po shkon në drejtimin e gabuar i cili “është prorus, kundër pavarësisë dhe teokrat”.” Për mua si demokrat liberal, ky nuk është një drejtim i duhur. Megjithatë , kjo po ndodh në pajtim me kushtetutën dhe mendoj se do të ndryshohet në mënyrë të njëjtë. Ai po ashtu ka shtuar për Zërin e Amerikës se është i kënaqur se ndryshimi i pushtetit është bëre në mënyre demokratike”. Si shkak për vlerësim se Qeveria e re e Malit të Zi shkon në drejtim të gabuar, Server ka theksuar emërimin e disa njerëzve për të cilët konsideron se janë kundër pavarësisë, duke mos precizuar se për të cilat zgjidhje kadrovike është fjala. Nga ana tjetër , senatori amerikanë Ben Kardin i ka bërë ftesë pushtetit të Malit të Zi që tu kundërvihet përpjekjeve të jashtme që vendi të synojë orientim të ndryshëm nga ai të cilin e përkrah populli dhe të respektojë obligimet e marra me anëtarësimin në NATO.

 

Të hetohen deatisht sulmet kundër pakicave në Mal të ZI

Komisioni evropianë është i vetëdijshëm për incidentet kundër pakicave nacionale në prag dhe pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të ZI me 30 gusht të vitit të kaluar, ka kumtuar komisari evropianë për bisedime dhe zgjerim të BE Oliver Varheli. Siç ka theksuar, komisioni evropianë pret hetime detaje dhe epilogun juridik , si për këto ashtu edhe për të gjitha sulmet dhe veprat e dhunshme. “Nga Mali i Zi si vend kandidatë për anëtarësim në BE pritet që të sigurojë mbrojte efikase për pjesëtarët e popujve pakicë dhe bashkësive fetare, në pajtim me detyrimet që dalin nga kapitulli negociues 23. Sundimi i ligjit është njëra ndër vlerat themelore të BE dhe si i tillë element vendimtar i procesit të asocimit në BE dhe i cili përcakton ritmikën e përgjithshme të bisedimeve të Malit të Zi për anëtarësim në BE”,  ka theksuar Varheli. Ai ka shtuar se Mali i Zi duhet ta harmonizojë kornizën e vetë juridike me trashëgimin juridike të BE dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat njerëzore.

 

Agrobuxheti të jetë i karakterit investues dhe zhvillimor

Miratimi i Agrobuxhetit për këtë vit dhe vëllimi i tij varet nga miratimi i buxhetit, ka kumtuar sekretari shtetëror në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Nebojsha Veliçkoviq , duke shtuar se ai duhet të jetë i karakterit investues dhe zhvillimor. Ai në mbledhjen e Këshillit të shoqatës së bujqëve dhe Industrisë ushqimore të Odes ekonomike të Malit të Zi ka theksuar se Agrobuxheti për këtë vit është në hartim e sipër.  Veliçkoviq ka theksuar se do të kultivojë partneritetin me afaristët me rastin e hartimit të politikave zhvillimore. Ai ka shtuar se e kupton situatën në bujqësi të krijuar nga pasojat e pandemisë së korona virusit dhe ka shtuar se Qeveria u jep përkrahje të gjithë prodhuesve nga ky sektor. Kryetari i Këshillit Millutin Gjuroviq ka vlerësuar se çdo euro i investuar në Agroekonomi paraqet investim. Sipas të dhënave të Ministrisë së bujqësisë, gjatë vitit të kaluar të drejtë në përkrahje kanë realizuar 5340 blegtor të cilëve u janë paguar 3.7 milion euro, ose 62% më tepër se në vitin 2019, thuhet në këtë informatë.

Lajçak të hënën vjen në Kosovë, zhvillon vizitë treditore

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.

Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.

Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Daçiq – SHBA-së e BE-së: Mos humbni kohë, nuk e njohim Kosovën

Dje mediat serbe kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do t’i dërgojnë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciqit, një letër, në të cilën sipas tyre do të jetë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me këtë sot ka folur kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq , i cili ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja nuk duhet të humbin kohë me gjëra të tilla, meqë sipas tij, Serbia ka qenë e qartë në qëndrimin se duan kompromis që nuk përfshinë njohjen reciproke.

 

Sasho Mijallkov dënohet me 12 vjet burgim

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 12 vjet burgim, Sasho Mijallkovin, ish-shefin e policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut.

Ai, së bashku me disa ish-bashkëpunëtorë të tij, është shpallur fajtor për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”.

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy drejtues të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit janë dënuar me nga 15 vjet burgim.

Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska u dënua me 4 vjet burgim, ndërsa Vlladimir Vallerov, Silvana Zllatkova dhe Vasil Isakovski, të gjithë punonjës në shërbimin sekret janë dënuar me nga 2 vjet burgim.

 

UNICEF marrëveshje me AstraZeneca për furnizimin e 85 vendeve

Fondi i Emergjencës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca për të siguruar për 85 vende 170 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një njoftim nga UNICEF-i thuhet se organizata dhe AstraZeneca arritën një marrëveshje për furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 në emër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende.

 

 
Michel: Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë

Bashkëpunimi mes BE-së dhe NATO-s është ngritur në një nivel që nuk është parë në të kaluarën, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg foli gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, përpara ditës së dytë të samitit virtual të liderëve të BE-së.

Shefi i NATO-s do të marrë pjesë në diskutimet e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së rreth politikës së sigurisë dhe mbrojtjes së bllokut.

“Gjatë viteve të kaluara, ne ishim në gjendje të rrisim bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s në një nivel të pazakontë”, theksoi Stoltenberg.

“Aleanca ushtarake është e gatshme për bashkëpunim me BE-në për të forcuar rezistencën dhe kapacitetet e mbrojtjes kibernetike, si dhe për të kundërshtuar efektet e ndryshimeve klimatike”, theksoi ai.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë në çështjet për të cilat kemi punuar për shumë vite, si stabilizimi i Ballkanit Perëndimor ose trajtimi i migrimit në Egje”, shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Europia, Charles Michel, i cili kryeson konferencën e liderëve të BE-së, theksoi se blloku dëshiron të bashkëpunojë me NATO-n për të sjellë më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri në mjedisin tonë, duke iu përshtatur kërcënimeve të reja të dezinformimit, luftës hibride dhe kibernetike, si dhe forcimit të industrisë dhe aftësitë teknike.

“Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë”, theksoi zyrtari i lartë i BE-së.

Pas bisedimeve me Stoltenberg, udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë gjithashtu të ardhmen e marrëdhënieve të bllokut me Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Libanin, Libinë, Marokun, Palestinën, Sirinë dhe Tunizinë.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi mban mot me diell.  Frynë erë e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme.

Temperaturat e shënuara n orën 13: Podgoricë 23, Nikshiq e Rozhajë 20, Ulqin e Cetinë 19, Budvë,Plevle, Kollashin e Beranë 18, Tivar,Herceg Novi ,Petrovac,Shavnik e Andrievicë 17, Bijello Pole 16,  Guci 15 dhe në Plavë e Zhablak 14 gradë .

Për nesër në pjesët  jugore dhe qendrore meteorolog paralajmërojnë mot kryesisht me diell ,kurse në veri  me vranësira graduale  dhe gjatë orëve të mbrëmjes  vende – vende me reshje të shiut. Do të fryjë erë  e dobët deri mesatare  nga drejtimet veriore .Temperatura e mëngjesit  prej -1  deri në 8,kurse më e larta e ditës  prej 8 deri në 21 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се