Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 09. 2021. 00:00 >> 18:10

Ditari 20.09.2021

20.09.2021

Milivoje Katniq refuzon punëtorët e sigurimit 

Prokurori kryesor special Milivoje Katniq e ka njoftuar ministrin e punëve të brendshme Sergej Sekulloviq mbi vendimin që pjesëtarët e sigurisë së tij nuk do ta ushtrojnë më këtë funksion. Ai ka kumtuar mes tjerash se në të ardhmen ministrin Sekulloviq do ta konsiderojë personalisht përgjegjës për sigurin e tij. Katniq ka njoftuar se vendimi është sjellë për shkak të shpërdorimeve serioze të detyrës nga disa pjesëtarë të ministrisë për punë të brendshme dhe të sektorit të policisë për qëllime të veçanta. “Ju njoftojë se kam marrë vendim që pjesëtaret e sigurisë time më nuk do ta kryejnë këtë funksion, për shkak të keqpërdorimeve serioze të detyrës zyrtare të disa pjesëtarëve të Ministrisë së brendshme dhe të sektorit të policisë për qëllime të veçanta” thuhet në vendimin e prokurorit Katniq.

Sot u shënuan edhe 10 viktima dhe 425 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 10 persona , kurse 425 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 2305 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1859 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 350 pacientëve.Numri aktiv i të prekurve me virus në Mal të Zi aktualisht është 8116. Ndërsa prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të rregjistruar me virus ka shkuar në 126 mij e 684 persona.

Mbi një pikë një mijë nxënës të infektuar dhe 253 arsimtarë

Në Mal të Zi, prej fillimit të këtij viti shkollor me korona virus janë infektuar 1110 nxënës dhe 253 arsimtarë dhe profesorë , ose 479 nxënës dhe 63 mësimdhënës më tepër në raport me të dhënat e fundit. Në Sajtin Covid 19 dhe arsimi , është publikuar se në shkollat fillore janë infektuar 539 nxënës , në shkollat e mesme 492  kurse në institucionet parashkollore 79 fëmijë. Më së tepërmi të infektuar në mesin e kuadrit mësimor janë regjistruar në shkollat fillore ku rezultojnë 818 arsimtarë të infektuar , në institucionet parashkollore 74 pedagogë kurse në shkollat e mesme 61 profesor. Në vetë izolim aktualisht janë të vendosur 2882 nxënës dhe 312 arsimtarë , prej të cilëve 1624 nxënës dhe 145 arsimtarë në shkollat fillore. Në shkollat e mesme në vetë izolim janë vendosur 677 nxënës dhe 71 profesor , kurse në institucionet parashkollore në vetë izolim janë 582 fëmijë dhe 96 pedagog.

Vaksinimi mbetet çështje vullnetare  për të gjitha profesionet

Vaksinimi kundër korona virusit në Mal të Zi është vullnetarë dhe kështu do të mbetet , pa marrë para sysh se në disa vende është futur si obligim i disa profesioneve  , kanë kumtuar nga ministria e shëndetësisë. Nga kjo ministri , në pyetjen nëse planifikohet futje e vaksinimit të obligueshëm në ato profesione në të cilat ekziston rrezik për të punësuarit dhe për kontaktet e tyre , janë përgjigjur se e gjithë kjo varet nga qytetarët. “Ashtu siç është vaksinimi mbi bazat vullnetare, ashtu është edhe vendimi i qytetarëve dhe në mesin e tyre edhe i pjesëtarëve të të gjitha profesioneve që të vaksinohen është po ashtu mbi bazat vullnetare, kanë deklaruar nga kjo ministri për gazetën “Pobjeda”. Nuk është rastësi se 90% të shtruarve në spitale dhe rreth 87% të viktimave janë të pa vaksinuar#” kanë deklaruar nga kjo ministri. Ndërkohë Ministria e shëndetësisë u ka bërë ftesë shërbimeve kompetente që të jenë më efikase në kontrollin e respektimit të masave epidemiologjike duke theksuar se në të kundërtën do të përpiqen edhe për përkufizime më rigoroze, ka deklaruar drejtorja e përgjithshme e drejtorisë për mbrojtjen shëndetësore në Ministrinë e shëndetësisë Sllagjana Qoriq.

Gjukanoviq në seancën e Asamblesë së përgjithshme të OKB

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq udhëton sot në Nju Jork, ku me ftesën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antoni Guteresh, prej me 21 deri më 24 shtator do të marr pjesë në sesionin e 76 të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siç është paralajmëruar nga kabineti i presidentit, Gjukanoviq do të flas në debatin e përgjithshëm të Asamblesë parlamentare temë e të cilit është “Ndërtimi i rezistencës përmes shpresës, për rimëkëmbje nga Covid 19, rindërtimi i qëndrueshmërisë, përgjigja ndaj nevojave të planetit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe rivitalizimi i Kombeve të Bashkuara”. Gjatë qëndrimit në Nju Jork Gjukanoviq do të jetë mysafir në darkën punuese jo formale të lidëve të Ballkanit Perëndimor ku mikpritës do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë Zhozep Borel , por janë paraparë edhe disa takime bilaterale me zyrtarë më të lartë shtetëror. Siç është paraparë Gjukanoviq do të takohet në Nju Jork edhe me përfaqësuesit e diasporës nga Mali i Zi.

Hidhen poshtë pohimet  për ndarjen e dikasterve në Qeverinë rikonstruuar

Mali i Zi demokratik ka mohuar sot shkrimet aktuale mediatike për gjoja ndarjen e dikasterëve në Qeverinë e ardhshme të rikonstruuar, duke shtuar se gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e Frontit Demokratik është arritur marrëveshja ekskluzivisht vetëm për atë që është publikuar në kumtesën e përbashkët për opinion. Të përkujtojmë se deputeti i FD Sllaven Radunoviq ka deklaruar më parë se partive nga koalicionet “Për të Ardhmen e Malit të Zi duhet ti takojnë 9 ministri në Qeveri, Demokratëve 5, kurse Lëvizjes qytetare URA  4,  duke shtuar se kjo është bazë nismëtare e marrëveshjes të FD dhe Demokratëve. Në reagimin e Demokratëve theksohet se gjatë bisedimeve të përfaqësuesve të kësaj partie me ata të FD, si dy subjekte më të mëdha politike në shumicën në pushtet është arritur marrëveshja vetëm për atë që është publikuar në kumtesën e përbashkët për opinion. Ata përsërisin se është konstatuar nevoja për uljen e tensioneve politike , por edhe shoqërore dhe situata aktuale në vend të shqyrtohet në raport të sinqertë dhe partneritet me qëllim të mirëqenies për të gjithë banorët.

Detyra jonë është që RTMZ të punojë pa presione

Drejtori i përgjithshëm i RTMZ Boris Raoniq ka deklaruar se detyrë e tij kryesore është që të punësuarit në servisin publikë të punojnë pa presione dhe se çdo përpjekje e presionit të ndërpritet që në start. Ai ka theksuar se rastin që të jetë mysafirë në programet e TVMZ do ta ketë çdo individ relevantë. Ai në emisionin e Radios së Malit të Zi “Link” , i cili do të emetohet çdo ditë  edhe në programin e parë të TVMZ dhe në Portalin e RTMZ ka deklaruar se kjo shtëpi është tepër e fuqishme dhe nuk duhet që potenciali të mos shfrytëzohet . Së shpejti fillohet me skemën e re të RTMZ por ndryshime do të ketë edhe në Radio.  Drejtori i përgjithshëm Raoniq ka theksuar se RTMZ shpesh herë ka qenë cak i kritikave  për shkak të çështjeve që janë përgjegjësi e disa individëve. “Shumica dërmuese në këtë shtëpi informative janë persona kreativ dhe cilësor dhe detyra jonë është që të gjithë të punësuarit të ndihen të lirë dhe të mos kenë presione nga jashtë . Detyra ime dhe e kolegëve të tjerë nga menanxhmenti është që këtë presion ta ndalojmë me qëllim që RTMZ të jetë servis i vërtetë, ka theksuar Raoniq.

Shteti ekologjik përparësi e madhe komparative të Malit të Zi

Shteti ekologjik është përparësi më e madhe komperative e Malit të Zi , ka vlerësuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq , duke shtuar se në shtetin, natyra e të cilit me decenie është shkatërruar në mënyrë sistematike , ky brend nacional nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm. “Është koha që të kalojmë nga fjalët në vepra dhe të gjithë të japim kontributin tonë në realizimin e vizionit të Malit të Zi si shtet i vërtet ekologjik”, ka theksuar Abazoviq me rastin e 30 vjetorit të miratimit të deklaratës për Malin e Zi shtet ekologjik. Ai ka theksuar se Qeveria e cila është themeluar para 10 muajsh ka treguar sensibilitet më të madh ndaj natyrës nga të gjitha qeveritë e mëparshme , dhe këtë e vërtetojnë rezultatet e shënuara. Në këtë kuptim, siç ka theksuar ai, Qeveria me raportin e vetë të treguar ndaj kripores dhe Valdanosit si dhe me shfuqizimin e kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla dhe me ndalimin e ndërtimit të tyre, ka treguar se ndaj pasurive natyrore mund të ketë raport ndryshe.

Shteti ekologjik ka mbetur vetëm ide fisnike

Shteti ekologjik edhe pas 30 viteve të shpalljes si i tillë , ka mbetur vetëm një ide fisnike e cila nuk është realizuar ndonjëherë, kanë vlerësuar nga PSP. Nga kjo parti kanë shtuar se sot shënohet një datë shumë e rëndësishme , 30 vjetori i shpalljes së Malit të Zi si shtet i parë ekologjik në botë. “Megjithatë tri decenie më vonë, gjendja reale tregon se jemi shumë larg nga një shtet i cili ekzistencën dhe të ardhmen e vetë e bazon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e mjedisit”, kanë theksuar nga kjo parti. Në këtë mënyrë, siç theksojnë ata , shteti ekologjik ka mbetur vetëm një ide fisnike , e pa realizuar ndonjë herë. Nga kjo parti kanë përkujtuar se njëri ndër kushtet për pranim në BE është kapitulli 27 i cili ka të bëjë me mjedisin dhe ndryshimet klimatike dhe i cili zyrtarisht është hapur në dhjetor të vitit 2018.

20 shtatori  të jetë festë shtetëror

Klubi i deputetëve të  koalicionit “E zeza mbi të bardhën” ka dorëzuar sot edhe zyrtarisht në procedurën parlamentare propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimet e ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjera . Iniciativa që 20 shtatori të futet në listën e festave shtetërore si ditë e shtetit ekologjik , ka rrjedhë paraprakisht nga forumi i të rinjve të Lëvizjes qytetare URA. Nëse do të aprovohet , me propozimin e këtij ligji , në festat shtetërore përveç Ditës së pavarësisë dhe Ditës së shtetësisë do të radhitej edhe 20 shtatori Dita e shtetit ekologjik i cili do të shënohej me punë. Si shtet i pasur me resurse natyrore , nuk guxojmë të lejojmë devalvimin e natyrës në dëm të zhvillimit ekonomik , por është me rëndësi kërkimi i balancimit. Raporti i drejtë i çdo qytetari ndaj mjedisit është edhe kontribut i tij në zbatimin efikas të dispozitave nga kjo lëmi” kanë theksuar nga klubi i deputetëve të listës “E zeza mbi të bardhë”  si njëri nga shkaqet për miratimin e këtij ligji.

Partia Rusia e Bashkuar prin në rezultatet fillestare të zgjedhjeve

Rezultatet fillestare të zgjedhjeve parlamentare në Rusi tregojnë se partia e përkrahur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, është në rrugë për të shënuar fitore bindëse, pas tri ditëve të procesit të votimit, që është përcjellë me parregullsi dhe dyshime për mbushje të kutive të votimit. Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se pas pothuajse 15 për qind të votave të numëruara, Rusia e Bashkuar, e cila përkrah fort presidentin rus, Vladimir Putin, ka fituar mbi 41 për qind të votave, e përcjellë nga Partia Komuniste me rreth 24 për qind dhe Partia nacionaliste Liberal-Demokratike, me rreth 9 për qind të votave. Rezultatet e votave elektronike nuk janë bërë ende të ditura. Disa sondazhe të kryera nga INSOMAR, kanë parashikuar se partia Rusia e Bashkuar do të fitojë 45.2 për qind të votave, Komunistët rreth 21 për qind dhe Partia Liberal-Demokratike rreth 8.7 për qind. Procesi zgjedhor është përcjellë me mungesë të prezencës opozitare, pasi autoritetet i kanë shpallur ekstremiste, organizatat e lidhura me liderin e burgosur opozitar, Aleksei Navalny. Për shkak të sistemit të votimit të partisë, të kombinuar me mandate të veçanta në distrikte, ende nuk është bërë e qartë si përkthehet rezultati në shpërndarjen e ulëseve në parlament. Rusia e Bashkuar, që aktualisht ka 334 ulëse në parlamentin me 450 të tilla, është duke synuar të fitojë shumicë bindëse në legjislaturën e re, çka më pas i mundëson ndryshimin e kushtetutës. Mirëpo sondazhet e pavarura tregojnë se shkalla e përkrahjes për këtë parti është në nivelet më të ulëta, prej themelimit të partisë dy dekada më parë. Në zgjedhjet e fundit kombëtare, të mbajtura më 2016, Rusia e Bashkuar ka fituar mbi 54 për qind të votave.

Kanadaja mban zgjedhjet parlamentare

Në Kanada mbahen sot zgjedhjet e parakohshme paralmentare. Kryeministri Justin Trudeau i ka thirrur ato dy vjet para kohe, në përpjekje për të konfirmuar shumicën në Parlament. Por, sondazhet e nxjerrin udhëheqësin liberal në garë të ngushtë me udhëheqësin konservator, Erin O’Toole. Sipas tyre, Trudeau dhe O’Toole kanë rreth 31 për qind mbështetje, që do të thotë se edhe nëse Trudeau fiton, ka shumë të ngjarë që ai të formojë një Qeveri tjetër të pakicës, duke e lënë sërish të varur nga partitë tjera. Trudeau i ka thirrur zgjedhjet muajin e kaluar, duke shpresuar se do të përfitojë nga trajtimi i pandemisë së koronavirusit dhe fushata e suksesshme e vaksinimit.

Franca anulon takimin me Britaninë për shkak të paktit Aukus

Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, anuloi një takim me homologun e saj britanik, Ben Wallace, për shkak të zemërimit që nxiti një marrëveshje e sigurisë midis Britanisë, SHBA-së dhe Australisë. Takimi do të mbahej këtë javë në Londër. Me marrëveshjen Aukus që u arrit javën e kaluar, SHBA-ja dhe Britania e Madhe do t’i japin Australisë teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, për herë të parë. Parisi është i zemëruar, pasi me paktin Aukus, Australia i dha fund një kontrate me Francën për ndërtimin e 12 nëndetëseve konvencionale. Kjo kontratë, në vlerë prej 37 miliardë dollarësh, ishte nënshkruar në vitin 2016. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, e cilësoi paktin Aukus si “goditje në shpinë”, që, siç tha, përbën “sjellje të papranueshme midis aleatëve dhe partnerëve”.Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, e mbrojti vendimin e tij për të anuluar marrëveshjen me Francën, në favor të paktit Aukus. Ai tha se e kupton zhgënjimin e Francës, por shtoi se ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me pozicionin e Australisë. Qeveria franceze “ka pasur çdo arsye për të ditur se ne kemi shqetësime të thella dhe të rënda”, tha ai. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet të zhvillojë bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në ditët në vijim. Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Franca nuk ka përse të shqetësohet me paktin Aukus. Me këtë marrëveshje, Australia do të bëhet vendi i shtatë në botë që operon nëndetëse me energji bërthamore. Vendet e tjera që kanë të tilla janë: SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe India.

Mijëra të evakuuar nga vullkani në Ishujt Kanarie

Së paku katër fshatra në rajonin La Palma të Ishujve Kanarie të Spanjës u evakuuan, pas shpërthimit të një vullkani.Ishujt Kanarie gjenden rreth 100 kilometra larg bregut perëndimor të Afrikës, ndërsa La Palma është ishulli më veriperëndimor i arkipelagut. Pamjet televizive treguan lavën që hidhej qindra metra në ajër. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shkoi në La Palma vetëm disa orë pas shpërthimit të vullkanit, për të biseduar me autoritetet lokale. Fluturimet në dhe nga Ishujt Kanarie, një destinacion i njohur turistik, janë duke vazhduar normalisht. Kryetari i Ishujve, Angel Victor Torres, tha se 5,000 njerëz janë evakuuar. “Nuk parashikohet të ketë evakuime të tjera. Lava po lëviz drejt bregdetit dhe dëmi do të jetë material”, tha ai. La Palma ka qenë në gjendje gatishmërie pasi mijëra dridhje toke janë raportuar javën e kaluar.

SHBA nis dëbimet masive të migrantëve nga Haiti

Autoritetet amerikane filluan dëbimin e mijëra qytetarëve të Haitit nga qyteti kufitar i Teksasit, Del Rio. Shumë prej tyre u grumbulluan nën një urë atje, pasi kaluan nga Meksika. Mbi 320 migrantë u kthyen me tre aeroplanë në kryeqytetin e Haitit të dielën mbrëma. Autoritetet amerikane thanë se planifikojnë të dëbojnë më shumë se 12,000 migrantë nga Haiti. Agjentët e kontrollit kufitar gjithashtu kërkuan të mbyllin pjesë të kufirit për të parandaluar kalimet e reja përmes lumit Rio Grande, i cili ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara. Meksika tha se do të fillojë po ashtu dëbimin e haitianëve në vendlindjen e tyre. Këto zhvillime vijnë pasi politikat e presidentit amerikan, Joe Biden, për migracionin u kritikuan ashpër nga kundërshtarët e tij republikanë, por edhe disa demokratë. Sipas republikanëve, Biden krijoi valë të re migrimi, pasi në fund të korrikut lëshoi një urdhër që lejonte migrantët nga Haiti - pa viza amerikane në atë kohë - të qëndrojnë në SHBA. Ky urdhër, megjithatë, nuk vlente për migrantët e rinj. Mbi 50 demokratë, në anën tjetër, i bënë thirrje Bidenit që t’i ndalojë dëbimet në Haiti, duke përmendur shqetësimet humanitare. Haiti është ende duke luftuar pasojat e një tërmeti të madh që la më shumë se 2,000 njerëz të vdekur dhe mijëra të tjerë të pastrehë, si dhe pasojat e vrasjes së presidentit të vendit, Jovenel Moise, në muajin korrik.

Tetë të vrarë nga të shtënat në një universitet në Rusi

Së paku tetë persona u vranë, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin Perm të Rusisë. Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmuesi u plagosu gjatë kapjes. “I dyshuari është identifikuar. Gjatë arrestimit të tij, ai rezistoi dhe u plagos”, tha Komiteti Hetues, por pa dhënë më shumë detaje. Sipas mediave lokale, personi i armatosur hyri në një nga ndërtesat e universitetit dhe hapi zjarr. Qyteti Perm, me rreth 1 milion banorë, ndodhet rreth 1,400 km në verilindje të Moskës. Sulmi është i dyti i madh në një shkollë ruse brenda katër muajsh. Në maj, Ilnaz Galyaviev sulmoi një shkollë në Republikën e Tatarstanit, duke vrarë nëntë persona.

Nesër mot i ndryshueshëm

         Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme , por kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

          Temperaturat: H. Novi 29, Podgoricë e Budvë28, tivar e Ulqin 27, B. Pole e Cuci 24, Nikshiq, , Beranë, Plavl e Plevle 23, Cetinë e Rozhaj 22, Plluzhinë 21, Shavnik 20, Kollashin 19 dhe në Zhablak 18 g.

          Për nesër   para dite në jug dhe bregdetë parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme   dhe i thatë, kurse pas dite vende vende me reshje dhe bubullimë kalimtare. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 27 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се