- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
07. 03. 2013.
17:20 >> 18:02
LAJMET 07.03.2013
LAJMET
Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore
Në Nikshiq dhe në Andriejvicë, sonte në mesnatë hynë në fuqi heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më nëntë mars.
Në zgjedhjet lokale në Nikshiq, marrin pjesë koalicioni Për Nikshiqin Evropian, Fronti Demokratik, Mali i Zi pozitiv, PSP , Partia popullore, Partia atdhetare serbe dhe Partia e radikalëve serb.Ndërkaq, në garën zgjedhore në Andrijevic, do të marrin pjesë koalicioni Për Andrijevicën evropiane, pastaj koalicioni Së bashku për Vasojeviqët si dhe Mali i Zi pozitiv.
Qeveria do ti plotësojë rekomandimet e KE
Qeveria do ti realizoj të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian për të siguruar pavarësinë plotë të gjyqësorit gjë që është parakusht për luftë efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo do të rezultojë edhe me procesuimin e një numri të madh të aktvendimeve gjyqësore , ka theksuar për portalin e RTMZ , ndihmës ministrja e drejtësisë, Svetllana Rajkoviq.
Në Qeveri, është përsëritur se edhe komisioni Evropian ka konstatuar se Mali i Zi, ka një suazë solide ligjore , për funksionimin e gjyqësorit, por është bindur se duhet avancuar . Kjo mundësohet përmes ndryshimeve të Kushtetutës , në veçanti, kur është fjala për zgjedhjen e kryetarit të gjyqit suprem, përbërjen e kolegjit gjyqësorë si dhe zgjedhjen e prokurorëve të shtetit dhe kolegjit të prokurorisë. Po ashtu është parë edhe nevoja për avancimin e kushteve dhe të kritereve për zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve të shtetit, ka theksuar Rajkoviq. Të gjitha vlerësimet dhe rekomandimet nga raporti i Komisionit Evropian, do të shërbejnë si udhërrëfyes në përgatitjen e planeve aksionare për hapjen e kapitullit 23, ka thënë ajo.
Fitorja do të vërtetoj Malin e Zi , shtet qytetar
Fitorja e kandidatit presidencial të PDS, Filip Vujanoviq, në zgjedhjet e ardhshme do të shënonte ekzistencën e Malit të Zi qytetar, vazhdimin e Integrimeve Evropiane dhe përparimin e kualitetit jetësorë të të gjithë qytetarëve , u tha në konventën zgjedhore në Kotorr.
Vujanoviq, siç ka kumtuar PDS, ka theksuar se është i bindur në fitore, sepse , siç ka theksuar, i ka plotësuar të gjitha premtimet e dhëna. Sipas fjalëve të tij, pasuria kulturore e Malit të Zi, është pjesë e rëndësishme e ofertës turistike dhe për këtë arsye do të vazhdoj promovimin e tij. Ai ka rekomanduar se ka qenë dhe mbetet president i të gjithë qytetarëve. “Për mue të gjithë qytetarët janë të njëjtë”, ka theksuar Vujanoviq. Nënkryetari i PDS, Svetozar Maroviq, ka theksuar se fitorja e Vujanoviqit, në zgjedhjet presidenciale do të jetë e qartë dhe e pastër.
Finlanda e gatshme të ndihmoj në rrugën e Integrimeve
Finlanda është e gatshme të ofrojë ndihmën e ekspertëve dhe çdo ndihmë tjetër në plotësimin e obligimeve të cilat e persin Malin e Zi në kuadër të agjendës Evropiane, siç është rasti edhe me vendet tjera kandidate , ka deklaruar ministri i Finlandës për punë të jashtme, Erik Tomijoja.
Ai ka shtuar se Finlanda është promovuese e politikës së dyerve të hapura kur është fjala për procesin e zgjerimit të UE përmes respektimit konsekuent të kushteve dhe kritereve të parapara për anëtarësim . Ai, i ka vlerësuar pozitivisht rezultatet të cilat i realizon Mali i Zi në procesin e Integrimeve Evropiane. Siç theksohet, ministri i jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiq, e ka njoftuar kolegun finlandez me momentin aktual në procesin e Integrimeve me theks të veçantë në dinamikën e formimit të strukturave për bisedime si dhe me hartimin e planit aksionar për kapitujt 23 dhe 24. Ai, gjatë qëndrimit në Helsinki, ka biseduar edhe me zyrtarë të tjerë të këtij vendi.
“Pobjeda”, publikon pjesë nga stenogrami i mbledhjeve
Gazeta e Podgoricës, Pobjeda, ka publikuar sot pjesë nga stenogrami nga mbledhjet e udhëheqësive të partive parlamentare dhe ka kumtuar se do të vazhdoj me publikimin e pjesëve tjera të stenogramit pas zgjdhjeve lokale në Nikshiq dhe Andrijevic. Këto mbledhje, siç theksohet në gazetë, i karakterizon debat polemizues i funksionarëve lokal, me udhëheqësit partiak , sharje, fyerje dhe debate të ashpra, por është biseduar edhe për ndarjen e funksioneve, punësimin e kuadrove profesionist, për sjelljen e kuadrove nga jashtë e të ngjashme. Ndërkohë, funksionari i Frontit demokratik, Goran Danilloviq, i ftoi sot presidentin e Malit të Zi , Filip Vujanoviq dhe kryemnisitrin, Millo Gjukanoviq, që të sqarojnë se kush ia ka dorëzuar gazetës Pobjeda, audio inçizimet, nga mbledhjet e udhëheqjeve të partive opozitare.
Brukseli demanton pohimet e mediave
Komisioni Evropian, ka hedhur poshtë vërtetimin e disa mediave se shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi, Mitja Drobniç, është ftuar në Bruksel, në bisedime me zyrtarët Evropian, lidhur me aferën “inçizimi”.
Zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim, dhe politikën fqinjësore, Petar Stano, dhe ambasadori i UE në Podgroicë, Dragan Mugosha, kanë deklaruar për gazetën PObjeda, se fjala është për konsultime të rregullta. Është praktikë e rendomtë që shefat e misioneve të shkojnë në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, për të biseduar për vendet në të cilat ushtrojnë detyrën, ka sqaruar Stano.
Referendumi konsultativ deri në muajin shtator
Kuvendi komunal i Podgoricës, e miratoi sot informatën për iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ, për ndryshimin e statusit të KU të Tuzit, i cili duhet të mbahet më së largu deri në muajin shtator të këtij viti.
Iniciativa u miratua me votat e këshilltarëve të koalicionit në pushtet dhe të këshilltarit të pavarur , Boban Vujaçiq. Ndërkaq, të përmbajtur ishin këshilltarët e PSP, të Lëvizjes për ndryshime, të NOVA-s, dhe të Partisë demokratike serbe. Kurse, këshilltarët e PSD, as që u deklaruan për iniciativën. Kryebashkiaku, Miomir Mugosha, ka vlerësuar se është e qartë se duhet bërë ndryshime, në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe të ligjit për kryeqytetin. Kryetari i KU të Tuzit, Fran Lulgjuraj, konsideron se referendumi është rezultat i dëshirës së qytetarëve e cila daton qysh më parë.
Shqiptarët e veriut kërkojnë nga Thaçi t’ua sqaroj marrëveshjet
Qytetarët shqiptarë të veriut të Kosovës janë duke pritur me ankth, por edhe me shpresë arritjen e marrëveshjes për veriun e vendit në dialogun që është duke u zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ata shprehen se janë të painformuar për atë që është duke ndodhur dhe janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, andaj kërkojnë nga kryeministri Thaçi që t’i vizitoj dhe t‘ua sqaroj detajet për marrëveshjet që do të arrihen. Fevzi Beqiri, një aktivist nga Lagja e Boshnjakëve, kërkon nga kryeministri Thaçi që të shkoj në lagjen e tyre dhe t’ua sqaroj detajet. Sipas tij, banorët shqiptarë të këtushëm nuk do të pranojnë që të formohet komuna në veri pa u kthyer shqiptarët e dëbuar me dhunë nga atje.“Nuk pranojmë të bëhet legjitimiteti i bandave kriminale. Ato ose duhet me shkua në Serbi ose duhet m’u përball me ligjin sikur çdo banor tjetër”, theksoi Beqiri.Ndërkaq, përfaqësuesi i banorëve të zonës “7 Shtatori” në veri të Mitrovicës, Ergin Rexhepi, kërkon nga kryeministri Thaçi që të jetë i kujdesshëm dhe të mos lejohen vendime në favor të serbëve.“Jemi të brengosur për fatin tonë, nuk e dimë në të ardhmen çka ndodh, andaj është mirë mos me marr hapa në favor të serbëve”, ka thënë për Kosovapress Rexhepi.
Vulin takon përfaqësuesit serbë në veri
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takojë sot përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Sipas mediave serbe, ai do të vizitojë edhe “udhëheqjen e re komunale në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës” dhe më pastaj do t’iu drejtohet gazetarëve. Dje, Vulin ka thënë se Serbia nuk do një Republika Sërpska në Kosovë, por formimin e një asociacioni, i cili do të kishte kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin.Prishtina zyrtare kundërshton formimin e një asociacioni të tillë me kompetenca legjislative dhe ekzekutive. Rreth kësaj çështjeje dhe të tjerave po diskutojnë aktualisht në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
SHBA-Rusi: Bisedime për Sirinë
Diplomatë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë pritet të bëjnë përpjekje të reja për të gjetur gjuhë të përbashkët rreth konfliktit në Siri.
Takimi i sotëm në Londër ndodh pasi presidentët Barack Obama dhe Vladimir Putin kanë biseduar të premten e kaluar për Sirinë, përmes telefonit. Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët janë pajtuar “për nevojën e avancimit të tranzicionit politik”, i cili do t’i jepte fund dhunës sa më parë që të jetë e mundur. Ministria e Jashtme ruse ka thënë se zëvendësministri i Jashtëm, Mikhail Bogdanov, do të bisedojë sot me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, William Burns. I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, do të marrë po ashtu pjesë në bisedime. Rusia, e cila i shet armë regjimit sirian, ka refuzuar të mbështesë thirrjet e Perëndimit për dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe ka lënë mbi 70,000 njerëz të vrarë.
Filipinet kërkojnë lirimin e pengjeve në Golan
Filipinet kanë dënuar fuqishëm peng marrjen e 21 paqeruajtësve filipinas të OKB-së nga ana e rebelëve sirianë në Lartësitë Golan dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Ushtarët, pjesë e kontingjentit prej 300 paqeruajtësve filipinas, janë kapur dje nga grupi i vetëquajtur “Dëshmorët e Yarmoukut”. Rebelët kanë postuar një video në YouTube duke thënë se pengjet nuk do të lirohen derisa forcat e Qeverisë siriane të tërhiqen nga fshati Golan. Ministria e Jashtme e Filipineve ka thënë se negociatat për lirimin e ushtarëve janë në zhvillim e sipër. Kombet e Bashkuara kanë vendosur vëzhgues në Golan qysh nga armëpushimi i vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë. Javën e kaluar, Kroacia ka bërë të ditur se do të tërheqë trupat paqeruajtëse nga zona, sepse ka shqetësime për sigurinë e ushtarëve.
Katër të vdekur nga stuhia në SHBA
Së paku katër persona kanë humbur jetën nga stuhia e borës, e cila ka goditur bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat lokale.
Erërat me fuqi uragani kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, rreth 250,000 shtëpi kanë mbetur pa rrymë. Disa shkolla janë mbyllur dhe qindra fluturime janë anuluar. Në shtetin e Virxhinias është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërkohë që meteorologët parashohin reshje bore deri ditën e shtunë.
Homazhe për Chavezin
Trupi i pajetë i presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, po qëndron i shtrirë në akademinë ushtarake në Karakas. Familja e tij dhe këshilltarët e afërt, ashtu si edhe presidentët nga Aregjntina, Bolivia, Uruguaji dhe vende të tjera, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të hapur. Disa media kanë thënë se edhe Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë një delegacion, i cili do të marrë pjesë në varrimin e Chavezit,ditën e premtë.
Presidenti i Venezuelës ka qenë kritik i hapur i SHBA-së dhe politikave të saj. Ai ka vdekur të martën në moshën 58-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin. Kreu i rojeve presidenciale ka thënë për AP-në se ka qenë pranë Chavezit në momentin kur ka ndërruar jetë. Gjenerali Jose Ornella ka thënë se Chavez ka vdekur nga një “sulm i rëndë në zemër”.
Koreja e Veriut përgatitet për luftë
Koreja e Veriut ka nisur stërvitje të reja ushtarake, kanë bërë të ditur zyrtarë të Koresë së Jugut, raporton BBC.“Phenjani është duke zhvilluar stërvitje të ndryshme, të cilat përfshijnë ushtrinë, marinën dhe forcën ajrore”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul, Kim Min-seok.
“Ne marrim parasysh se këto stërvitje mund të zgjerohen në një provokim, kështu që ne kemi forcuar gatishmërinë tonë”, ka theksuar ai. Stërvitjet ndodhin pas kërcënimeve të Veriut se do të hedhë poshtë armëpushimin 60-vjeçar, i cili i ka dhënë fund luftës në Kore. Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për rezolutën, e cila vendos sanksione më të ashpra kundër Phenjanit, për shkak të provës së fundit bërthamore që ka realizuar. Ndërkohë, Australia ka vënë në pritje planet për rihapjen e ambasadës së Koresë së Veriut në kryeqytetin e saj Kanbera, duke përmendur si arsye çështjen e të drejtave të njeriut. Veriu ka hapur ambasadën në Australi në vitin 2002, por e ka mbyllur më 2008 për shkaqe financiare.
Gorbachev kritikon Putinin
Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se ligjet e fundit, të miratuara në Rusi, janë “sulm mbi të drejtat e qytetarëve”.Në një intervistë për BBC-në në Moskë, Gorbachev ka thënë se është “habitur” me numrin e ligjeve kontroverse, të cilat kanë kaluar që nga rikthimi i presidentit Vladimir Putin në Kremlin.
Në intervistën e publikuar sot, Gorbachev i bën thirrje Putinit “të mos ketë frikë nga populli i tij”.Ai po ashtu ka thënë se rrethi i brendshëm i Putinit është i mbushur me “zyrtarë hajdutë dhe të korruptuar”.
“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, Rusia do të vazhdojë të ecë si një copë akulli në Oqeanin Arktik”, ka thënë Gorbachev.
Phenjani kërcënon SHBA-në me sulm bërthamor
Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të kryejë një sulm “parandalues” bërthamor kundër armiqve.“Pasi Shtetet e Bashkuara janë gati të ndezin luftën bërthamore, ne do të shfrytëzojmë të drejtën tonë për sulm parandalues bërthamor kundër selisë së agresorit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme verikoreane. Ajo vjen pas kërcënimeve të Phenjanit se do të shfuqizojë armëpushimin 60-vjeçar, i cili i ka dhënë fund luftës në Kore. Ekspertët thonë se Phenjani nuk ka kapacitet për sulm bërthamor në SHBA. Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për rezolutën, e cila vendos sanksione më të ashpra kundër Phenjanit, për shkak të provës së fundit bërthamore që ka realizuar.
Edhe për nesër mot i ngjashëm me të sotmin
Sot në mal të Zi mbajti mot i vranët, vende vende me të reshura të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri deri e fortë, e drejtimeve jugore dhe juglindore. Temperaturat; Tivar 13 gradë, Plevlë e Beranë, 12, Herceg Novi, Budvë, Kotorr e Bijello Pole 11, Podgoricë e Ulqin 10, Mojkovac 9 , Plavëe Rozhajë 8, Nikshiq, Kollashin e Shavnik 6 dhe në Cetinë e Zhablak 5 gradë.
Për nesër , në jug dhe bregdet parashihet të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë, kurse në veri me periudha të gjata me diell dhe më pak të reshura. Do të fryjë erë dobët deri mesatare vene - vende e fortë jugore dhe juglindore. Termperatura e mëngjesit prej 2 deri në 11 , kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 16 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар