Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 03. 2024. 00:00 >> 18:33

Ditari 14.03.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Spajiq njoftoi se Mali i Zi do të marrë një grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vazhdimin e ndërtimit të autostradës

Kryeministri Milojko Spajiq njoftoi se Mali i Zi do të marrë një grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 200 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të autostradës, tha Spajiq në konferencën e sotme për media pas seancës së Qeverisë. Ai po ashtu tha se Mali i Zi është i gatshëm të marrë pjesë në realizimin e këtij projekti me mjetet e veta. “Me hapin e sotëm dhe me mbështetjen e KE-së e veçanërisht të komisionerit europian Oliver Varhelji po hyjmë shpejt në procedurën e pjesës së parakualifikimit të kontraktorit potencial.Totali i grantit do të jetë 40 për qind dhe se ende nuk dihen kushtet e kredisë, por se do të jenë nën çmimet e tregut”, tha Spajiq.

Krapoviq - Emërimi i paligjshëm i ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë Aleksandar Radoviq shkaktoi destabilitet politik

Emërimi i paligjshëm i ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë Aleksandar Radoviq shkaktoi destabilitet politik dhe institucional në Mal të Zi, tha ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq.Në konferencën për media, Krapoviq tha se autoritetet e Malit të Zi Demokratik do t'i përgjigjen pyetjes nëse kjo parti e mbështet Qeverinë. I pyetur nëse qëndrimi i tij është që demokratët të jenë pjesë e qeverisë apo jo, Krapoviq tha se fillimisht qëndrimin e tij do ta prezantojë në organet e partisë. “Radoviqi është emëruar krejtësisht në mënyrë të kundërligjshme në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Punë të Brendshme dhe si pasojë ka ndodhur jostabiliteti politik dhe institucional”, tha Krapoviq. Ai ka theksuar se institucionet duhet të japin përgjigje në pyetjen lidhur me emërimin e Radoviqit. “Kam mendimin tim dhe mendoj se kanë hyrë në zonën e përgjegjësisë penale”, tha Krapoviq. Ai shtoi se pret që prokuroria të bëjë punën e saj. “Unë mohoj se ky është qëndrimi im, nuk kam të drejtë të vlerësoj nëse është vepër penale, që do ta bëjë prokuroria”, tha Krapoviq.

Kryeministri Millojko Spajiq tha se qeveria zgjodhi një kandidat me referencat më të mira

Kryeministri Millojko Spajiq tha se qeveria zgjodhi një kandidat me referencat më të mira për ushtrues detyre të drejtorit të Policisë, duke shtuar se kjo situatë nuk ka shkaktuar destabilitet politik.Në konferencën për media pas seancës së Qeverisë, ai tha se nuk pajtohet me deklaratat se procedura zgjedhore e ushtruesit të detyrës të drejtorit të policisë i paligjshëm.“Ligji për Punët e Brendshme përcakton qartë se Qeveria me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme do të zgjedhë ushtruesin e detyrës së kryetarit. Qeveria nuk është e detyruar të zgjedhë kandidatin e propozuar nga ministri. Qeveria zgjedh atë që i plotëson kushtet”, tha Spajiq.

Mali i Zi u trondit nga një tërmet 5.4 ballë të shkallës së Rihterit

Mali i Zi u trondit nga një tërmet 5.4 ballë të shkallës së Rihterit rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ishte afër kufirit të Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, 32 kilometra nga Nikshiqi, ku epiqendra ishte në thellësi prej 14 kilometrash. Sërgjan Cekoviq nga Instituti Sizmik i Malit të Zi tha se tërmeti i tillë mund të ketë shkaktuar dëme materiale, por është mirë që epiqendra ka qenë në një zonë të pabanuar. Instituti ka bërë të ditur gjithashtu se me vonë kanë pasua edhe 30 tërmete nga 3.5 në 1.1 ballë. Kryetari i bashkësisë lokale Kërtac, Dragolub Manojlloviq, tha për Televizionin e Mali të Zi se nuk ka të lënduar nga tërmeti, por ka dëme materiale në shumicën e objekteve në zonën epiqendrore në Goli. Përndryshe siç u kumtua sot, Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në zonën e Golisë në komunën e Nikshiqit. Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, i kryesuar nga Vlladimir Jokoviq, ministër i Bujqësisë, do të shqyrtojë situatën në terren dhe do të marrë vendime për veprime të mëtejshme në përputhje me procedurat e parapara.

M.Spajiq - Deri në fund të këtij viti, Mali i Zi mund të mbyllën tetë ose nëntë kapituj

Deri në fund të këtij viti, Mali i Zi mund të mbyllë tetë ose nëntë kapituj të negociatave, u vlerësua në takimin e kryeministrit Milojko Spajiq dhe ministrit të jashtëm hungarez Peter Sijarto. Siç ka njoftuar Qeveria, në takim është bërë e ditur se prioritet gjatë presidencës hungareze të Bashkimit Evropian (BE) do të jetë procesi i zgjerimit. Thuhet se qëllimi i parë është që Mali i Zi të marrë një Raport mbi përmbushjen e standardeve të përkohshme deri në qershor, në mënyrë që të krijohet hapësira për mbylljen e kapitujve të caktuar. “Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë administratën, sepse të gjithë do të ndjejnë se kemi bërë një hap të madh përpara në procesin e anëtarësimit”, tha Spajiq. Siç tha ai, një impulsi shtesë për të gjithë për të punuar më shumë në axhendën e BE-së do t'i japë "dinamika e madhe përmes marrjes së IBAR-it dhe mbylljes së kapitullit". Spajiq me këtë rast gjithashtu falënderoi Hungarinë për mbështetjen e madhe që ofron në procesin e integrimit të Malit të Zi në BE.

Mali i Zi po bën hapa të besueshëm dhe të sinqertë

Bashkëkryetari i Këshillit Parlamentar të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi për stabilizim dhe asociim, Vlladimir Billçik, në mbledhjen e sotme të këtij Këshilli deklaroi se shpreson se takimi i rrallës i tyre do të mbahet në fund të vitit. “Shpresojmë se takimi do të ndodhë vërtet sepse ky është një moment i shkëlqyeshëm për të inkurajuar të gjitha llojet e bashkëpunimit në një kohë kur Mali i Zi po bën hapa të besueshëm dhe të sinqertë drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian, dhe ne  jemi të gatshëm ta mbështesim atë”, tha Billçik.

Sijarto - Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e mbështesin zgjerimin

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e mbështesin zgjerimin, tha ministri i Jashtëm i Hungarisë, Petar Sijarto, duke potencuar se përshpejtimi i këtij procesi do të jetë një nga prioritetet e presidencës hungareze me  Këshillin e  Unionit në gjysmën e dytë të vitit. Ai në një konferencë për media me kolegun malazez Filip Ivanoviq në Podgoricë tha se Hungaria po përgatitet për kryesimin e Këshillit në një periudhë shumë të vështirë. Sijarto theksoi se BE-ja po përballet me sfida serioze ekonomike dhe të sigurisë dhe se është e nevojshme të merret energji dhe dinamizëm i ri nga jashtë. “Ne besojmë se kjo energji e re mund të vijë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e tij që janë ambicioze dhe të gatshme për këtë lloj bashkëpunimi”, tha Sijarto. Ai tha se procesi i zgjerimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është shumë i ngadalshëm dhe se shumica e vendeve anëtare të BE-së sot nuk e mbështesin zgjerimin, veçanërisht jo përshpejtimin e këtij procesi. “Mos u gënjeni se publikisht po krijohet një imazh ndryshe. "Pas dyerve të mbyllura, shumë vende po flasin shumë sinqerisht për atë që po i pengon ata të mbështesin zgjerimin," tha Sijarto.

Zhivkoviq - Partia Demokratike e Socialistëve  është e shqetësuar për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) është e shqetësuar për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha kryetari i kësaj partie, Danijel Zhivkoviq. PDS-ja njoftoi se Zhivkoviq në një bisedë me ambasadorin kroat Veselko Grubishiq vlerësoi se në rrethanat që karakterizojnë mjedisin politik në Mal të Zi, rajon dhe Evropë, PDS-ja është e shqetësuar për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën e anëtarësimit në BE. Zhivkoviq vuri në dukje rrezikun e ndikimit të palëve të treta, i cili, siç tha ai, tenton të ndryshojë karakterin civil të shoqërisë. Kjo është qartë e dukshme në Mal të Zi, përmes veprimeve të disa aktorëve politikë, të cilët, ndër të tjera, janë pjesë e shumicës aktuale parlamentare dhe përpiqen të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv përmes rindërtimit të paralajmëruar të Qeverisë, theksoi Zhivkoviq.

Mandiq - Seanca e Kuvendit, e cila u ndërpre të mërkurën do të vazhdojë të hënën

Seanca e Kuvendit, e cila u ndërpre të mërkurën me kërkesë të grupit parlamentar demokrat, do të vazhdojë të hënën më 18 mars, tha kryeparlamentari Andrija Mandiq. “I udhëhequr nga interesat e qytetarëve që në këtë moment kërkojnë nga shumica parlamentare seriozitet dhe përkushtim të plotë për reformat kyçe në thelbin tonë, dua të informoj opinionin se seanca e dytë e mbledhjes së parë të rregullt do të vazhdojë të hënën”, tha Mandiq.

Filip Ivanoviq tha se deri në javën e ardhshme pret qëndrim pozitiv nga presidenti

Ministri i Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviq tha se deri në javën e ardhshme pret qëndrim pozitiv nga presidenti i shtetit Jakov Millatoviq për emërimin e ambasadorëve. Në konferencën për media pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Petro Sijerto, shefi i diplomacisë hungareze tha se qëndrimi i vendit të tij është i qartë; Mali i Zi është gati të anëtarësohet në BE, ndaj është koha për të mbyllur kapitujt e negociatave. Ivanoviq ka bërë të ditur edhe se zgjedhja e Aleksandar Radoviqit për ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së Policisë nuk do të ndikojë në shumicën parlamentare.

Escobar diskuton me politikanët serbë në Kosovë për dinarin

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb. Siç njoftoi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, ata i kanë thënë Escobarit se vendimet e Qeverisë së Kosovës “kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut” për pjesëtarët e komunitetit serb. Në këtë kontekst, kjo parti ka përmendur rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb, ndalimin e importit të mallrave nga Serbia dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës majin e vitit të kaluar, pasi serbët kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të mbajtura atë vit. Ndërkaq, Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe tha se është “inkurajuar” nga qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës dhe se ka marrë “garanci nga Escobari se gjërat do të ndryshojnë në favor të komunitetit serb". “Ne presim hapa edhe më seriozë, para së gjithash që situata të qetësohet, që më në fund popullit tonë t'i sigurohen kushte minimale për një jetë normale”, tha Stojanoviq pas takimit me Escobarin për radion lokale Kim. Escobar diçka më heret është takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Escobar gjithashtu ka njoftua se në ditët në vijim në Kosovë “do të takohet me shumë persona sepse ka shumë punë që duhet të kryhën. Gjatë ditës, së sotme ai do të  takohet edhe me partitë opozitare në Kosovë. Ndërsa në takim me kryeministrin Kurti Escobar pritet të bisedoj për  dinarin serb dhe tema të tjera të rëndësishme.

Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti zbatimin e planit franko-gjerman

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti zbatimin e planit franko -gjerman si dhe ka pasur kritika për mënyrën e qasjes ndaj aleatëve, me theks të veçantë SHBA-së. “Mënyra se si po i trajton aleatët, obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kemi një presion të vazhdueshëm për tema të tjera. E rrugës do të ishte që pas kësaj që ka ndodhur dje, që Kurti të kthehet në planin franko-gjerman për shkak se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës Kosovës po ju kërkohet një paketë masash”, ka deklaruar ai në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka akuzuar Qeverinë se “po i harxhon kartat në duar” në mënyrë që ta mbrojë “popullin e vet”. “Nuk mund ta ruash emrin kur s’e ruan vendin. Këto që po ndodhin Kosovës janë ndëshkim ndaj tij, por për fat të keq pasojat do t’i pagujmë të gjithë, theksoi Haradinaj. Edhe dje e kam përsëritur që dalja nga kjo gjendje dhe ngritje e marrëdhënieve në nivel mes Kosovës e SHBA-së është dialogu strategjik dhe një marrëveshje e sigurisë”, ka theksuar pos tjerash Haradinaj.

Abdixhiku: Është obligim ta ruajmë partneritetin me SHBA-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se mungesa e bashkëpunimit të ngushtë me aleatin kryesor, SHBA-në, sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sipas tij kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë. Një koment të tillë i pari i LDK-së e ka bërë sot për media në Kuvendin e Kosovës, pasi që mbrëmë është takua  me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Abdixhiku tha se ky “ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së. Për ta thënë më thjesht, na u tha qartë dhe zëshëm se ato nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët se sa që janë sot. Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër se barten edhe në fatin e Republikës së Kosovës, por, është obligim i gjithë nesh që të ruajmë dhe kultivojmë këto relacione sepse janë të domosdoshme, janë të pa zëvendësueshme dhe në momentet të krizave të tanishme dhe të ardhme janë ekzistenciale për fatin e Republikës së Kosovës dhe vetë sovranitetin tonë”, ka theksuar  pos tjerash Abdixhiku.

Gërvalla: Kosova është dëshmuar si partner i besueshëm krah aleatëve

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në NATO ka ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tč Kosovës në NATO. Vizitën në selinë e NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e përmbylli me një takim të posaçëm në një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s,  të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejçiq, të Bullgarisë, Nikolay Milkov, të Shqipërisë,  Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, Dane Taleski, të Greqisë,Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Gjurgjiq. “Gjatë këtij takimi ku u rikonfirmua mbështetja për Kosovën, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pa rezervë të gjithë Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Borell - Ndihma e dërguar në Rripin e Gazës nuk është e mjaftueshme

Ndihma e dërguar në Rripin e Gazës nuk është e mjaftueshme dhe duhet bërë më shumë sesa të ankoheni për atë që po ndodh në atë enklavë palestineze, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borel. Siç raporton ,,Anadolia,, Borel ka biseduar në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ai falënderoi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në ndihmën humanitare, duke theksuar se të njëjtat  nuk mjaftojnë. "Na vjen keq për situatën aktuale në Gaza, por duhet të bëjmë më shumë. Ne duhet të ndërmarrim veprime. Ajo që është në rrezik sot në Gaza është nëse njerëzit do të mbijetojnë apo jo," tha Borel në një deklaratë për mediat përpara takimit me Blinken.

Lideri finlandez: Rusia po përgatitet për konflikt të gjatë me Perëndimin

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, tha se Rusia po përgatitet për “një konflikt të gjatë me Perëndimin”. Ai kërkoi që të ketë më shumë shpenzime dhe koordinim për mbrojtjen evropiane. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një deklaratë të publikuar të mërkurën se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO ishte “një hap i pakuptimtë” dhe se Rusia do të vendosë trupa dhe sisteme të shkatërrimit në kufirin finlandez, pasi Finlanda t’i bashkohet aleancës. Orpo i tha Parlamentit Evropain se “Rusia po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin dhe përfaqëson një kërcënim ushtarak të përhershëm dhe thelbësor për Evropën”. “Nëse ne, si një Evropë e bashkuar, dështojmë t’i përgjigjemi mjaftueshëm kësaj sfide, vitet e ardhshme do të jenë të mbushura me rrezik dhe kërcënim të një sulmi të mundshëm tha Orpo.

SHBA-ja nuk sheh shenja se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore

Shtëpia e Bardhë ka njoftua mbrëmë vonë se nuk sheh ndonjë tregues se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, pas deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, se ai është i gatshëm ta bëjë këtë, nëse kërcënohet sovraniteti i Rusisë. “Ne nuk kemi parë ndonjë arsye për ta përshtatur qëndrimin tonë bërthamor, e as nuk kemi parë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Lideri rus ka folur vazhdimisht për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore, prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt  të vitit 2022. Jean-Pierre shtoi se “retorika bërthamore e Rusisë” ka qenë “e pamatur” gjatë gjithë kohës prej se ajo e nisi pushtimin e Ukrainës. Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror, e cila u publikua më 13 mars, Putini e përshkroi presidentin amerikan, Joe Biden, si një politikan veteran i cili i kupton rreziqet e mundshme të përshkallëzimit, dhe tha se nuk mendon se bota po shkon drejt një lufte bërthamore. Në të njëjtën kohë, ai tha se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë dhe se “nga pikëpamja tekniko-ushtarake, janë të gatshëm”.

Austria i dëbon dy diplomatë rusë

Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë në Vjenë të largohen nga vendi. Ministria e Jashtme e Austrisë ka njoftua dje përmes një  komunikate se dy diplomatët ishin “përfshirë në veprime që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”, dhe si rrjedhojë janë shpallur “persona të padëshiruar”. Ajo nuk dha hollësi të tjera për diplomatët, apo për veprimet e tyre të dyshuara. Një zyrtar austriak tha për Associated Press, në kushte anonime, se dëbimi i tyre lidhej me veprimtari spiunimi. Vendet e Perëndimit dhe Rusia ia kanë dëbuar diplomatët njëra-tjetrës në disa raste, prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Nesër mot me diell

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 9 kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се