Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 03. 2024. 00:00 >> 16:39

Ditari 18.03.2024

Përgatiti, Senad Gilaj

ESKOBAR SOT NË MAL TË ZI; SHBA-TË DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESIN RRUGËN EVROPIAN TË MALIT TË ZIESKOBAR SOT NË MAL TË ZI; SHBA-TË DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESIN RRUGËN EVROPIAN TË MALIT TË ZI

Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetërorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Eskobar sot qëndron për vizitë në Mal të Zi. Pas takimit me presidentin Jakov Millatoviq, ai tha se SHBA-të do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Malit të Zi, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së institucioneve. 

Siç u kumtua nga Qeveria, Eskobar u takua edhe me kryeministrin Millojko Spajiq. Mbështetja amerikane për rrugën evropiane të Malit të Zi është e qartë, kurse mbështetja për zhvillimin ekonomik të Malit të Zi është thelbësore, tha kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq. Ndërsa ambasadori amerikan theksoi se ata janë partnerët dhe se mbështesin rrugën  evropiane të Malit të Zi. "Kjo Qeveri tashmë ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e liderëve në Mal të Zi kanë treguar vizion të madh në drejtimin e Malit të Zi," tha Eskobar. Më parë nga Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se vizita e Eskobar do të konfirmojë përkushtimin e SHBA-ve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përpjekje për integrimin euroatlantik dhe bashkëpunim më të thellë rajonal.    

 

          
MBËSHTESIM KONTRIBUTIN E MALIT TË ZI NË NATO DHE RRUGËN E SHTETIT DREJT BE-SË„

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian“, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq, dhe kryeministrin Millojko Spajiq. “SHBA-të mbështesin rrugën evropiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri veçse ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e udhëheqësve në Mal të Zi kanë shfaqur vizion të madh”, tha Escobar gjatë konferencës për media. Duke komentuar rënien e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe për ndikimin rus, Escobar tha se Mali i Zi ka mike të mirë SHBA-në, por po ashtu është një aleat brenda aleancës. Raporti zyrtar vjetor i aleancës tregoi se 44 për qind e popullatës do të votonin që Mali i Zi të largohej nga NATO-ja, që është 20 për qind më shumë sesa dy vjet më parë. Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se rënia e mbështetjes për aleancën është një gjë e së shkuarës. Spajiq tha se është i bindur që mbështetja e qytetarëve për NATO-n do të rritet sepse, sipas tij, qytetarët do të shohin vetëm përfitime nga anëtarësimi në aleancë, veçmas në fushën e ekonomisë. 

 

KRAPOVIQ THOTË SE SPAJIQ E KA POLITIZUAR POLICINË

Kryesia e Malit të Zi Demokratik do ta mbështesë Qeverinë aktuale deri në përfundimin e Raportit të përkohshëm të standardeve- IBAR, pas së cilës do të bëjë analizë të plotë të marrëdhënieve mes nënshkruesve të marrëveshjes së koalicionit, u vendos në mbledhjen e këtij organi partiak. Në takim poashtu u vendos që Kryesia e Demokratëve të mos mbështesë asnjë iniciativë për rishikimin e Marrëveshjes në aspektin parimor, konstituentëve, ndarjes së resorëve në Qeverinë së 44-të. Ndërsa nënkryetari i Malit të Zi Demokratik, Dragan Krapoviq, tha se drejtoria e policisë po politizohet përmes emërimit të paligjshëm të drejtorit nga propozuesi i paautorizuar. Kryeministri Millojko Spajiq tha sot në konferencën me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Gabriel Escobar, se tani është koha për të dhënë rezultatet dhe theksoi se janë të fokusuara në IBAR, duke shtuar se interesi kombëtar është para të gjitha interesave politike.              

 


PEKIQ: "ZGJEDHJA E RADOVIQIT ËSHTË JOLEGALE, VENDIM I MENÇUR DEMOKRATËVE

"Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë ishte e paligjshme, thotë Ivan Pekiq, kryetari i Organizatës ndërkombëtare të policisë së Malit të Zi. Ai pret reagim të shpejtë nga Gjykata Administrative në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të policisë, duke shtuar se kryeministri Millojko Spajiq bëri gabim. I ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ai e ka vlerësuar të pjekur dhe të mençur vendimin e Demokratëve për të afatizuar mbështetjen e Qeverisë deri në muajin qershor. Ndryshe, kryesia e Malit të Zi Demokratik, siç u kumtua, do ta mbështesë Qeverinë aktuale deri në përfundimin e Raportit të përkohshëm të standardeve- IBAR, pas së cilës do të bëjë analizë të plotë të marrëdhënieve mes nënshkruesve të marrëveshjes së koalicionit.                                                  

 

KUVENDI SOT E VAZHDOI SEANCËN

Sot vazhdoi seanca e dytë e mbledhjes së parë të rregullt të Kuvendit të Malit të Zi. Kjo seancë ishte ndërprerë me kërkesë të Klubit të deputetëve të Demokratëve pas mosmarrëveshjeve në Qeveri në shumicën parlamentare për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit të drejtorisë së policisë së Malit të Zi. Kryetari i Parlamentit Andrija Mandiq deklaroi më parë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë të jemi të përkushtuar për të njëjtin qëllim dhe të arrijmë rezultate të përbashkëta në rrugën drejt një jete më të mirë për të gjithë qytetarët. Përndryshe, deputetët do të debatojnë për disa pika të rendit të ditës, si propozimi për ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë, propozimi mbi ndryshimin e Ligjit për regjistrin zgjedhorë si dhe mbi Projektligjin për bashkëpunimin zhvillimor ndërkombëtar dhe për ndihmën humanitare ndërkombëtare. Deputetët do të diskutojnë edhe për disa propozim - ndryshime ligjore. 

 


PROTOKOLL: DUKAJ NË FRANCË; PEJOVIQ NË VJENË KURSE TRE DEPUTETË TJERË NË BRUKSEL

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj sot dhe nesër qëndron për vizitë pune në Francë, dhe siç u njoftua nga kjo Ministri, temat e takimeve të Dukajt me zyrtarët francez do të jenë reforma e administratës publike në drejtim të integrimit në BE-së, transformimi digjital dhe siguria kibernetike si dhe hapja e Qendrës Rajonale për Bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor me seli në Podgoricë. Nënkryetari i Kuvendit Boris Pejoviq e kryeson delegacionin malazez në Konferencën e nëntë të kryetarëve të parlamenteve të strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin e Danubit, e cila do të mbahet sot dhe nesër në Vjenë. Nga Kuvendi kumtuan se Pejoviq në këtë konferencë merr pjesë me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Vollfgang Sobotka. Thuhet se në ditën e dytë të konferencës do të hapet ekspozita kushtuar trashëgimisë kulturore të vendeve të rajonit të Danubit, ku do të prezantohet edhe Mali i Zi. Deputetët Dejan Gjuroviq, Jellena Bozhoviq dhe ambasadori Ivan Llekoviq po marrin pjesë në konferencën ndërparlamentare për ekonominë qarkore në Bruksel. Konferenca, ku marrin pjesë deputetë nga BE dhe vendet kandidate, filloi sot në Parlamentit Flaman. Ekonomia qarkore do të jetë një nga temat kryesore të kapitullit 27 të cilën Mali i Zi duhet ta mbyllë. Gjatë konferencës u prezantua përvojën e Belgjikës si kryesuese e Këshillit të BE-së në implementimin e ekonomisë qarkore dhe rritjes së gjelbër. 

 

PUNONJËSIT PËRGATITEN PËR GREVË, KOMISIONI QEVERITAR VIZITOI INSTITUTIN; GJELOSHAJ TËRHEQ NGA KËSHILLI SOCIAL PROPOZIMIN PËR TË DIELËN E PUNËS

Komisioni qeveritar për zgjidhjen e statusit të Institutit “dr. Simo Millosheviq” vizitoi këtë Institucion shëndetësor, punonjësit e të cilit po përgatiten për grevë për shkak se u detyrohen tre paga. Delegacionin qeveritar e kryeson nga ministri Vojisllav Shimun dhe kryetari i komisionit Sërgjan Paviqeviq, ndërsa në takim marrin pjesë edhe përfaqësuesit e punonjësve dhe menaxhmentit. Komisioni qeveritar njoftoi më herët se po bëjnë të pamundurën për të gjetur zgjidhje për hapin e parë për shpëtimin e Institutit “Igallo”. Përndryshe, sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj e tërhoqi nga rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit Social propozimin që ka të bëje me futjen e ditës së dielë si ditë pune. Siç tha ai, deri në fund të muajit do të mbahej mbledhja e veçantë vetëm me atë pikë të rendit të ditës. 

 

HAPET RRUGA JEZERINË- LLUBNICË, POR JO PËR KAMIONË

Kryeministri Millojko Spajiq së bashku me ministrat Filip Raduloviq, Vlladimir Martinoviq dhe drejtorin e drejtorisë së komunikacionit, Radomir Vukasnoviq vizituan sot rrugën Jezerine - Llubnicë dhe tunelin "Klisura", që, siç paralajmëruan më parë, duhet të hapen sot për komunikacion. Regjimi i sprovues i funksionimit nënkupton se qarkullimi do të mundësohet çdo ditë nga ora 7 deri në orën 18, ndërsa ndalimi i qarkullimit do të zbatohet deri në njoftimin e dytë për kamionët dhe mjetet e transportit të mallrave të rrezikshme.

 


VDES NJË PERSON NGA KOLLA E VDEKUR, REGJISTROHEN 799 RASTE TË SËMUNDJES

Një person ka vdekur si pasojë e kollës së mirë ndërsa për pesë muaj e gjysmë në Mal të Zi janë regjistruar 759 raste të kësaj sëmundje, njofton nga Instituti për Shëndet Publik. Nga ky Institucion thanë se nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar deri dje janë regjistruar 759 raste të kollës së mirë, nga të cilët numri më i madh i rasteve është zbuluar në Podgoricë. Sipas informacioneve që disponon Instituti për Shëndet Publik, nga fillimi i dhjetorit si pasojë të kollës së mirë janë hospitalizuar 48 persona, nga të cilët një aktualisht është në trajtim spitalor.        

 

BORELL: MË SHUMË PRITJE NGA KOSOVA DHE SERBIA

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell në prag të përvjetorit të parë të Marrëveshjes së Ohrit ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë këtë marrëveshje duke theksuar se është koha e fundit që të dy vendet të kalojnë në epokën evropiane. Borrell ka theksuar se presin që liderët e Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përgjegjësi, vizion dhe lidership duke bërë progres në zbatim pa vonesa të mëtejshme. “Për fat të keq, përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Kosova kanë arritur shumë pak progres”, ka thënë Borrell. “Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha po fluturon dhe tashmë është bërë një vit prej kur kishim arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të lëviznin përpara drejt normalizimit. Për fat të keq, përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Kosova kanë arritur shumë pak progres”, ka thënë Borrell para gazetarëve, duke paralajmëruar edhe takimin e radhës në kuadër të dialogut, në nivelin e kryenegociatorëve.           

                      


NESËR RUNDI I RI I DIALOGUT KOSOVË- SERBI 

Ndërkohë, për nesër në Bruksel është paralajmëruar takimi i radhës në kuadër të dialogut, ku Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga kryenegociatorët. Nga Kosova pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa delegacionin e Serbisë e udhëheq drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se në këtë takim do të diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të valutës në Kosovë si dhe për çështjet tjera urgjente, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Emisari evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, herën e fundit që ishte për vizitë në Kosovë konfirmoi se palët do të ftohen për diskutime politike rreth dinarit. Ndërkohë, siç njoftojnë mediat,  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.  Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të nesër në Bruksel, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. 

 

PUTIN PRETENDON FITORE NË ZGJEDHJET; SHBA: ZGJEDHJET NUK KANË QENË, AS TË LIRA E AS TË DREJTA;  KINA URON PUTININ PËR FITOREN NË ZGJEDHJE

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat të pestë në pushtet, në një proces zgjedhor tejet të kontrolluar, teksa synon të shpërfaqë mbështetjen e popullit për luftën në Ukrainë dhe për politikat gjithnjë e më shtypëse. Putini, 71-vjeçar, i cili ka udhëhequr si president ose si kryeministër prej vitit 2000, pritet të tejkalojë udhëheqësinë gati 30-vjeçare të Josef Stalinit, kur ta përfundojë këtë mandat të ri. Kështu, Putin do të bëhet lideri që ka udhëhequr më së gjati në Rusi në më shumë se dy shekuj. Pas 99.68 për qind të votave të numëruara, Putin është thënë të ketë fituar 87.32 për qind të votave – shifër rekorde pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Derisa Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren në zgjedhje, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se këto zgjedhje nuk kanë qenë, as të lira, as të drejta. 

 


USHTRIA IZRAELITE FILLOI OPERACIONET NË SPITALIN AL-SHIFA NË GAZË; IZRAELI DO TË OFROJË NJË ARMËPUSHIM GJASHTËJAVOR

Ushtria izraelite kumtoi se trupat e saj kanë kryer bastisje në ndërtesat e spitalit Al-Shifa në Gazë, në një operacion që autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se ka rezultuar me shumë viktima dhe me një zjarr të madh në njërën prej ndërtesave. Ushtria njoftoi se ushtarët kanë kryer “operacion preciz” dhe se janë përballur me të shtëna me armë zjarri kur kanë hyrë në spital. Ky spital në qytetin e Gazës është një prej qendrave të pakta shëndetësore që kanë mbetur funksionale në enklavën e rrethuar. Izraeli akuzon Hamasin për shfrytëzimin e spitaleve dhe ndërtesave të tjera civile për të mbrojtur luftëtarët e tij, dhe ushtria izraelite ka bastisur disa spitale që nga fillimi i luftës. Ndërkohë Izraeli do të ofrojë një armëpushim gjashtëjavor në Gaza në këmbim të lirimit të 40 pengjeve. Sot Izraeli do të dërgojë një delegacion në ndërmjetësin Katar për të zhvilluar bisedime me Hamasin, njoftojnë mediet e huaja. Ndërkaq, Reuters raporton se një negocim i tillë mund të zgjasë deri në dy javë.                                                                                                                     


KOREJA E VERIUT RINIS TESTIMET RAKETORE DUKE RRITUR TENSIONET ME RIVALËT

Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat e saj lindore, kanë raportuar vendet fqinje. Testimet janë kryer disa ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake mes Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat verikoreanët i konsiderojnë si përgatitje për pushtim. Testimet e raketave, të parat të verikoranëve në muajin e fundit, janë kryer teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë në Seul për një konferencë. Edhe ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se i ka vërejtur lansimet e raketave, dhe këto veprime i ka cilësuar si “provokime të qarta” që kërcënojnë paqen në Gadishullin Korean. Departamenti amerikan i Shtetit, i ka dënuar, po ashtu, lansimet e raketave, duke thënë se ato kërcënojnë fqinjët e Koresë së Veriut dhe që përkushtimi amerikan për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut është “i hekurt”. SHBA-ja i ka rreth 80.000 trupa ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni. 

Para motit edhe një informatëNjë grup qytetarësh nga Malësia, të cilët veprimtarinë kryesore e kanë bujqësinë, i është drejtuar Kryetarit të Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj me kërkesë që ti pres, lidhur me sqarimet për agrobuxhetin e vitit të kaluar por edhe të këtij si dhe për mjetet e dedikuar për bujqit dhe se ku janë shpenzuar ato. Theks të veçantë vënë në kërkesën për sqarim se ku janë shpenzuar mjetet e dedikuara për ata, sidomos për mjete nga dëmshpërblimet për fermerët e malësisë. Siç na njoftuan nga kabineti i kryetarit të Komunës, përfaqësuesit e nënshkruesve të kërkesës, kryetari i Komunës do ti pres nesër në ora 10.

 

MOTI NESËR: RESHJE TË PËRKOHSHME, PAS DITE KTHJELLIM GRADUAL, DERI NË 18 GRADËNë

Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i vranët, në veri me reshje të pakta të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut e juglindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Ulqin 19, Podgoricë, Herceg Novi e Budvë 18, Tivar 17, Plevle 16, Rozhajë 15, Beranë, Nikshiq, Kollashin e Cetinë 14, Bijello Pole 13, Guci 12 dhe në Zhablak 8 gradë.   Për nesër paradite meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të mundshme të shiut, në veri edhe me skllotë dhe borë, kurse pas dite kthjellim gradual. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë, në mbrëmje deri shumë e fortë, nga drejtimet e veriut. Temperatura  e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 11 kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 14 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се