Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 03. 2024. 00:00 >> 17:33

Ditari 25.03.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Mbledhja e Kuvendit të Kryeqytetit është  shtyrë  për më 27 mars

Mbledhja e Kuvendit të Kryeqytetit, e cila u ndërpre të premten për shkak të mungesës së kuorumit, me kërkesë të klubit të veçantë të këshilltarëve është shtyrë për më 27 mars. Kryetarja e Kuvendit të kryeqytetit, Jelena Boroviniq -Bojoviq, ka thënë për televizionin e Malit të Zi se çdo shtyrje e seancës është e dëmshme për qytetarët e Podgoricës.

Ajo tha gjithashtu se askush në mazhorancën parlamentare nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe në këtë mënyrë të rrezikojë pushtetin në kryeqytet. Kuvendet duhet të mbahen rregullisht dhe vendimet të votohen rregullisht për të garantuar funksionalitetin jo vetëm të Kuvendit, por edhe të qytetit në tërësi, tha Boroviniq Bojoviq, duke mos dashur të komentojë ri-kompozimet në Lëvizjen Evropa tani. E pyetur nëse mund të ketë shkelje të marrëveshjeve në kryeqytet, kryetarja e Kuvendit të Podgoricës theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm nëse dikush vendos të rrëzojë pushtetin me Partinë Demokratike të Socialistëve.

 

KK i Budvës për shkurtimin e mandatit të parlamentit vendor

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Budvës nuk ka vazhduar për shkak se nuk ka pasur kuorum. Në rend dite është dashur të jetë vendimi për largimin nga detyra të kryetarit të paraburgosur të Komunës së Budvës, Millo Bozhoviq. Në sallë ishin vetëm këshilltarët e klubit “Budva qyteti ynë, shtëpia jonë, familja jonë”, shtatë prej tyre të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Komunës, Nikolla Jovanoviq.

Djali i Millo Bozhoviqit iu drejtua këshilltarëve, duke thënë se dëshiron ta sqarojë situatën. Afati për marrjen e vendimit për shkarkimin e Millo Bozhoviqit nga posti i tij skadon sonte dhe nëse kjo nuk ndodh, Qeveria pritet të vendosë administrim të detyruar. Jovanoviq ka caktuar për sot një seancë urgjente, në rend dite të së cilës është shkurtimi i mandatit të Kuvendit të Komunës së Budvës.

 

Mbrëmë në fshatin Vinicka të Beranit, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një polic

Mediet kanë raportuar se mbrëmë në fshatin Vinicka të Beranit, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një polic, i cili ka ndaluar një kamion me lëndë drusore të prerë pa leje. Policia e Beranit e ka mohuar këtë lajm për Portalin Radiotelevizionit të Malit të Zi. Siç mësuam, polici nuk ka pësuar lëndime, ndërsa lënda drusore është marrë. Tre persona u ndaluan. Kryeministri Millojko Spajiq tha se do të kërkojë një raport të detajuar për sulmin e supozuar ndaj policëve në Beran, duke thënë se shteti do të mbrojë çdo nëpunës shtetëror dhe, siç tha ai, asgjë nuk do të pengojë në reforma dhe zbatim të ligjit. Spajiq ka bërë me dije në rrjetin X se do të kërkojë raport të detajuar nga drejtori i Drejtorisë së Policisë, Aleksandër Radoviq dhe ministri i Bujqësisë, Vlladimir Jokoviq, për hollësitë e ngjarjes në Beran.

 

Podgoricë: Gjykata e Lartë konfirmoi aktakuzën kundër disa  ish zyrtarëve

Gjykata e Lartë në Podgoricë konfirmoi aktakuzën kundër ish zyrtarëve, Predrag Boshkoviq, Dragica Sekuliq, Suzana Pribilloviq, Ivan Brajoviq, Damir Shehoviq, Budimir Shegërt, Sanja Vllahoviq, Suad Numanoviq, Osman Nurkoviq, Drazhen Miliçkoviq, Jelena Radonjiq dhe Aleksandër Joviqeviq. Ata ngarkohen nga Prokuroria Speciale Shtetërore se si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Çështje Banesore kanë shpërdoruar pozitën e tyre zyrtare gjatë zgjidhjes së çështjeve të banimit të zyrtarëve. Portalit Libertas ka mësuar nga Gjykata e Lartë se Kolegji i gjykatës i kryesuar nga gjyqtari Boris Saviq njëzëri vendosi të konfirmojë aktakuzën e Prokurorisë Speciale Shtetërore.

 

“Qeveria vazhdon përpjekjet e të mëparshmeve për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve”

Rritja e çmimeve është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët tanë, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Siç tha Millatoviq, norma kumulative e inflacionit në dy vitet e kaluara ishte më shumë se 20 për qind, ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve deri në 40 për qind, gjë që sipas Millatoviqit, qytetarët e ndjenin më së miri në çdo blerje.

“Është mirë që qeveria e 44-të vazhdon përpjekjet e të kaluarës për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve tanë. Ligji për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, i hartuar në mandatin e Qeverisë së 42-të dhe i miratuar në mandatin e Qeverisë së 43-të, e krijuar është baza për kufizimin e çmimeve të produkteve në rast të çrregullimeve serioze në treg”, thekson Millatoviq.

Presidenti tha se kjo tregon se krijimi i politikave të mira ekonomike që i mundësojnë shtetit të veprojë në kohën e duhur është me rëndësi kyçe.

 

Ivanoviq në një vizitë zyrtare në Slloveni

Ministri i Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviq, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Slloveni, me ftesë të zëvendëskryeministres dhe shefes së diplomacisë sllovene, Tanja Fajon.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme (MVP), Ivanoviq do të bisedojë me zyrtarët më të lartë shtetëror të Sllovenisë në Lubjanë.

“Kreu i diplomacisë malazeze do të marrë pjesë edhe në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, në kuadër të formatit C5”, thuhet në deklaratë.

MPJ tha se Ivanoviq do të takohet edhe me përfaqësuesit e diasporës-mërgimtarëve malazezë.

 

PDP mbështet Maja Vukiqeviq, si kryetare e delegacionit malazez në AP të KE

Partia Demokratike Popullore e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviq, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kjo parti, e udhëhequr nga Millan Knezheviq, angazhohet për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, daljen e Malit të Zi nga NATO-ja dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë. Kur erdhi në pushtet në fund të vitit të kaluar, Partia Demokratike Popullore njoftoi se nuk do t'i ngrinte këto çështje. Në marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Evropa Tani të kryeministrit Spajiq, palët ndër të tjera u pajtuan që Qeveria të mos merrte vendime që do të vinin në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe detyrimet ndaj NATO-s.

 

Kovaç: Mali i Zi është trofeu më i fundit i botës serbe

Në Mal të Zi, në pushtet është opsioni pro-serb, i cili mbron krijimin e marrëdhënieve ekskluzive me Serbinë dhe nuk tregon entuziazëm për anëtarësimin ekzistues në NATO, tha ish-ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Miro Kovaç.

Në një intervistë për Pobjeda, ai tha se në Mal të Zi kanë ndodhur ndryshime thelbësore, si dhe se vendi është trofeu më i fundit i “botës serbe”.

“Kur isha për herë të fundit zyrtarisht në Mal të Zi, opsioni që fitoi pavarësinë shtetërore të Malit të Zi gati dy dekada më parë ishte në pushtet”, tha Kovaç, duke shtuar se orientimi i qeverisë së atëhershme ishte properëndimor.

“Sot është në pushtet opsioni pro-serb, i cili mbron krijimin e marrëdhënieve ekskluzive midis Malit të Zi dhe Serbisë dhe në mënyrë diplomatike, nuk tregon entuziazëm për anëtarësimin ekzistues në NATO”, tha Kovaç.

Ai tha se përshtypja nga jashtë është se anëtarësimi në NATO në thelb tolerohet.

“Sa i përket BE-së, shkalla e entuziazmit për të dëshmohet nga fakti se vetëm tre nga 35 kapitujt janë mbyllur dhe se i fundit është hapur gati katër vjet më parë”, tha Kovaç.

I pyetur nëse mund të ndodhë që, për shkak të çështjeve të hapura me Malin e Zi, Kroacia ta bllokojë vendin kur është koha për një lëvizje më serioze në integrimin në BE, Kovaç vuri në dukje se Mali i Zi mund të bllokojë vetëm veten.

Sipas tij, nëse Mali i Zi me të vërtetë dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, atëherë do të bëjë çmos që të përmbushë sa më shpejt kriteret e negociatave.

 

Sot punëtorët e ish Fabrikës së këpucëve “Koshuta" bllokuar qarkullimin në rrugën Cetinë-Podgoricë

Punëtorët e ish Fabrikës së këpucëve “Koshuta" kanë bllokuar qarkullimin në rrugën Cetinë-Podgoricë që nga ora 12 e deri në orën 16 e 30 minuta. Ata insistojnë që të paguhen nëntë paga të prapambetura dhe më pastaj lidhjen e stazhit të punës. Përfaqësuesi ligjor i punëtorëve, Petar Martinoviq, tha se takimi të premten me zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj nuk ka qenë produktiv, dhe se nuk kanë marrë një propozim të qartë se si të zgjidhet situata dhe se për ndonjë zgjidhje do të presin deri të enjten.

 

Nga mesnata çmimet e benzinës më të larta

Prej mesnatës benzina do të shtrenjtohet prej dy deri në tre cent, ndërsa çmimi i naftës do të mbetet i pandryshuar, ka njoftuar Ministria e Energjisë dhe Minierave. Nga ky resor kanë thënë se Eurosuper 95 dhe 98 do të shtrenjtohet tre, respektivisht dy cent dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojë 1.6, gjegjësisht 1.63 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të mbetet i pandryshuar dhe do të kushtojë 1.48 euro.

Çmimi i naftës për ngrohje do të jetë një cent më i lartë dhe do të kushtojë 1.44 euro.

 

Bislimi: Është dakordim që të provohet edhe një takim javën e ardhshme

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, Lajçak, Bislimi dhe Petkoviq, pa marrëveshje. Një takim tjetër do të mbahet javën e ardhshme me të njëjtën temë, thuhet pas takimit.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë përfunduar pa ndonjë rezultet takimet në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

Pas këtij takimi, kyenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se ka nevojë edhe për një takim tjetër, pasi sipas tij, propozimet e palëve për çështjen e dinarit janë larg njëra-tjetrës.

“Ne kemi komentuar propozimet e palës tjetër për të parë se në çfarë mase ato janë brenda kornizave për të cilat jemi dakorduar dhe pastaj kemi argumentuar secili për secilin nen të propozimit tonë, por pastaj gjatë bilateraleve është parë që ka ende nevojë për përafrim të qëndrimeve, andaj është dakorduar që të provohet edhe një takim gjatë javës së ardhshme”, ka deklaruar Bislimi.

Pala e Kosovës, sipas tij, ka nxjerr një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final pa u lënduar në asnjë moment Rregullorja e BQK-së dhe legjislacioni në fuqi.

Kujtojmë se takimi i sotme është vazhdimësi e takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan, se për çështjen e dinarit duhet një zgjidhje.

 

Gjykata ruse ka akuzuar kryerësit e veprës barbare në Moskë

Gjykata ruse ka akuzuar kryerësit e veprës për sulmin terrorist në Moskë. Dy të arrestuarit kanë pranuar fajin para gjykatës, përderisa të arrestuarit sipas mediave në Rusi, janë shtetas të Taxhikistanit.14 orë pas arrestimit, Gjykata ruse ka akuzuar kryerësit e veprës barbare siç po e cilësojnë zyrtaret më të lartë të shtetit rus ku humbën jetën së paku 137 persona. Sulmi ndodhi të premten mbrëma në sallën e qytetit Crocus në Krasnogorsk, në periferi të Moskës, ku personat e armatosur filluan të qëllojnë mbi rreth 6,000 të pranishëm që po ndiqnin një koncert roku. Të arrestuarit u identifikuan si shtetas të Taxhikistanit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Të katër do të mbahen në paraburgim deri të paktën më 22 maj, shtoi gjykata.

 

Për shpërthime të fuqishme në Kiev kanë konfirmuar edhe dëshmitarë të shumtë

Shpërthime të fuqishme raportohet të kenë ndodhur në Kiev, këtë e kanë konfirmuar për Reuters edhe dëshmitarë të shumtë. Kryeqyteti ukrainas dhe i tërë rajoni i Kievit janë aktualisht në zhurmën e sirenave që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore, transmeton Telegrafi. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka shkruar në Telegram, se kanë ndodhur “shpërthime në kryeqytet dhe se qytetarët urgjentisht duhet të futen nëpër strehimore”. Mediat ukrainase Kyiv Independent dhe Kyiv Post gjithashtu po raportojnë për një seri shpërthimet – duke cituar gazetarët që i kanë në terren në Kiev. Autoritetet ukrainase thonë se copëzat e raketave kanë rënë në pjesën qendrore të Kievit, si dhe mbi ndërtesat kolektive që janë dëmtuar. Në anën tjetër, ambasadorja amerikane në Ukrainë ka bërë të ditur se Rusia po sulmon Ukrainën me raketa hipersonike.

 

Izraeli i paralajmëron katër vende evropiane kundër njohjes së shtetit palestine

Izraeli i ka paralajmëruar katër vende evropiane të hënën se plani i tyre për njohjen e një shteti palestinez është “çmim për terrorizëm”, i cili do t’i zvogëlojë mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje përmes bisedimeve të konfliktit mes fqinjëve. Spanja tha të premten e kaluar se, në emër të paqes në Lindjen e Mesme, është pajtuar me Irlandën, Maltën dhe Slloveninë, për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli, si dhe në Rripin e Gazës. Gaza ka kohë të gjatë që sundohet nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.Ky grup e kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit – ku i vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë – duke e nxitur një luftë shkatërruese në Gazë, e cila ka shkaktuar dhunë edhe në Bregun Perëndimor, ku Izraeli ka ndërtuar shumë vendbanime për hebrenjtë.

 

Koreja e Veriut thotë se kryeministri japonez ka kërkuar takim me Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shprehur dëshirën për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un, “sa më shpejt”, por theksoi se takimi i parë mes këtyre dy vendeve në 20 vjetët e fundit do të varet nga vendimet politike të Tokios në praktikë.

Motra e Kimit dhe zyrtarja e lartë verikoreane, Kim Yo Jong, tha në një komunikatë se Kishida e ka përdorur një kanal të paspecifikuar së fundmi për të treguar se ai dëshiron të takohet ballë për ballë me Kim Jong Un-in “sa më shpejt”.

Ajo tha se nuk do të ketë përparim në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Japonisë përderisa Qeveria e Kishidës përfshihet në çështjen e rrëmbimit dhe përzihet në “ushtrimin e së drejtës sonë sovrane”, duke iu referuar testimeve të arme bërthamore nga Veriu.

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell, vende-vende me vranësira te pakta deri mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, në pjesët qendrore, vende- vende edhe e fortë nga drejtimet verilindore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Ulqin 19 gradë, Budvë 18, Herceg Novi e Tivar 17, Podgoricë 16, Cetinë 12, Nikshiq, Beran e Bijello Pole 11, Shavnik 10, Plevle e Plluzhinë 9, Andrievicë 8, Kollashin e Rozhajë 6, Petnjicë 5 dhe në Zhablak 4 gradë.  

Për nesër pritet mot vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, kryesisht në rajonet jugore dhe qendrore me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot me shi, vende-vende me rrebeshe dhe bubullima, kryesisht në viset jugore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu, ndërsa në bregdet nga lindja. Temperatura e mëngjesit nga -5 deri në 9, kurse më e larta ditore prej 8 deri në 18 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се