Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 04. 2024. 00:00 >> 17:50

Ditari 03.04.2024

Ditarin e përgatiti Musa Gjoka

TËRMET ME MAGNITUT 4,6 ME EPIQENDËR NË AFËRSI TË NIKSHIQIT

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot zonën përreth Nikshiqit dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të Malit të Zi, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet mesatar me epiqendër tre kilometra në veriperëndim të vendbanimit Çaragje, në komunën e Nikshiqit.

“Forca e këtij tërmeti në epiqendër ka qenë 4.6 njësi të shkallës Rihter, që i përgjigjet intensitetit epiqendror të shkallës VI të Merkalit”, njoftoi Departamenti i Sizmologjisë.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 15 km. Tërmeti është regjistruar rreth orës 12 orë e 40 minuta.

PRANGOSET AVOKATI DAPÇEVIQ I DYSHUAR PËR PASTRIM PARASH

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale kanë arrestuar Dimitrije Dapçeviq, avokat nga Budva, ka bërë të ditur prokurori dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq. “Në bazë të veprimeve disamujore të koordinuara të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamentit të Policisë Speciale dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit – Europol, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, oficerët e Departamentit të Policisë Speciale kanë privuar nga liria avokatin Dapçeviq për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të pastrimit të parave në vlerë të përgjithshme prej 2.600.000 euro”, tha Radonjiq në deklaratë.

AKTAKUZA KUNDËR 21 PERSONAVE TË DYSHUAR PËR KONTRABAND TË 4,3 TONË KOKAINË

Prokuroria Speciale e Shtetit ka dorëzuar aktakuzë kundër 21 personave për kontrabandë të 4,3 tonëve kokainë në Departamentin Special për Gjykimin e Krimit të Organizuar, Korrupsionit, Terrorizmit dhe Krimet e Luftës të Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Aktakuza, për herë të parë është dorëzuar në shtator të vitit të kaluar, por ndërkohë me vendim të Gjykatës së Lartë është kthyer për rishikim. Këtë e ka bërë të ditur prokurori dhe zëdhënësi i PSSH, Vukas Radonjiq. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lartë e ka kthyer aktakuzën në Prokurorinë Speciale të Shtetit për rishikim dhe korrigjim të gabimeve. Sipas aktakuzës së nënshkruar nga prokurori i shtetit Jovan Vukotiq, grupi i dyshuar kriminal është organizuar nga ish-polici Milleta Ojdaniq dhe polici i arratisur Lubo Milloviq. I dyshuar është edhe kryetari i komunës së Budvës, Millo Bozhoviq i cili gjendet në paraburgim. Përveç tyre, aktakuza përfshin edhe udhëheqësin e pretenduar të klanit kriminal të Kavaçit, Radoje Zvicer, zyrtarin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Petar Llazoviq dhe 15 të tjerë.

DORZOHET IVAN NIKOLIQ I DYSHUAR PËR KONTRABAND ME DROGË

Ivan Nikoliq, i dyshuar si pjesëtar i kartelit policor të drogës, është dorëzuar tek autoritetet hetimore, mëson Portali RTMZ. Detajet nuk dihen ende. Në rastin në të cilin akuzohej Nikoliq, akuzoheshin edhe Radoje Zvicer dhe Lubo Milloviq. Fletarresti për Nikoliqin u lëshua vitin e kaluar.

Ish-ndihmës drejtori i Drejtorisë së Policisë, Dejan Knezheviq, akuzohej se i kishte përcjell të dhëna zyrtare, informacione për aktivitete në vazhdim dhe ende të pazbatuara një grupi kriminal të afërt me “klanin kavak”, të gjitha në mënyrë që lideri i dyshuar i tyre, Radoje Zvicer, të mos arrestohej. Siç pretendon Prokuroria Speciale e Shtetit, një gjë të tillë e ka bërë me urdhër të kolegut të tij të atëhershëm Lubo Milloviq, i cili është përfshirë me të njëjtën aktakuzë dhe aktualisht është në arrati.

ISH KRYEMINISTRI ABAZOVIQ DËSHMOJ PARA GJYKATËS THEMELORE

Ish-kryeministri Dritan Abazoviq ka deklaruar sot para Gjykatës Themelore në Podgoricë se administratori i portalit “udar.me”, sipas njohurive të tij operative, ka qenë Filip Gjuranoviq, asokohe punonjës i Agjencisë për siguri kombëtarë. Abazoviq ka dëshmuar para gjykatësit në cilësinë e dëshmitarit dhe në gjykimin e padisë së zyrtarit Velizar Kalugjeroviq, kundër shtetit në rastin e portalit udar.me. Si dëshmitar para gjykatës, Abazoviq tha se materialet e grumbulluara nga ANB nën shoqërimin e fshehtë kanë përfunduar në portalin "Udar". Abazoviq tha se në krye të përcjelljes sekrete ishte Srgjan Paviqeviq dhe se është shumë indikative që në kohën kur u bënë njoftimet e diskutueshme, ANB-ja ishte vizituar shpesh nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq.

Kujtojmë se portali “Udar” ka vënë në shënjestër si gjoja spiunë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve të ndryshme- prokurorë, ish-ushtarakë dhe policë, priftërinj, aktivistë të OJQ-ve, politikanë dhe gazetarë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME KONTROLLON LISTAT ZGJEDHORE

Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar një komision për kontrollimin e listave të votuesve në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale në Andrievicë dhe Budva, njoftojnë nga ky dikaster. Siç thuhet, komisioni është formuar me propozim të ministrit Danillo Sharanoviq. “Detyra e komisionit është të kontrollojë të gjitha procedurat që lidhen me rregullimin e bazës të të dhënave dhe regjistrave që lidhen me mbledhjen e të dhënave të listës së votuesve, për të siguruar përputhjen dhe saktësinë e tyre reciproke, si dhe rregullimin e vetë mbledhjes të të dhënave, thuhet në njoftim. Në përputhje me kompetencat ligjore, Ministria e Brendshme tashmë kontrollon çdo ditë në terren të gjitha ndryshimet e vendbanimit, për të siguruar rëndësinë e procesit zgjedhor.

KURTI VIZITOI VERIUN E KOSOVËS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës. Ai, në pamjet e publikuara nga mediat serbe, shihet i shoqëruar nga ministri i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi. Në Leposaviq ka takuar kryetarin e kësaj komune Lulzim Hetemin. Kurti është i shoqëruar me forca të shtuara të policisë së Kosovës. Kryeministri ka shkuar edhe në Zubin Potok, në rrugën ku është vrarë polici Enver Zymberi, për të përuruar pllakën përkujtimore në nderim të tij.

SHKUP, KANDIDATËT PËR PRESIDENT PREMTOJNË ZGJEDHJE TË DREJTA

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut firmosën në Shkup kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që do të mbahen në dy raunde zgjedhore: më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.                                   Në dokumentin që është nënshkruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, theksohet se “pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”. Kodeksi u firmos nga gjashtë kandidatë, Stevo Pendarovski, i nominuari i Lidhjes Social-Demokrate, Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Taravari, kandidat i opozitës shqiptare, Biljana Vankovska e partisë “E Majta”, dhe Maksim Dimitrievski nga partia “Për Maqedoninë”.                  Por kandidati i shtatë, Stevçe Jakimovki, ka refuzuar që të nënshkruajë me pretekst se  “nuk beson që kandidatët tjerë do të respektojnë atë për të cilën kanë rënë dakord”. 

TAJVANI PËRBALLET ME TËRMETIN MË TË FUQISHËM NË 25 VITET E FUNDIT!

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Tajvanin, me shtatë të vdekur dhe 736 të plagosur, si  dhe 77 persona të bllokuar nën rrënoja. Tërmeti me magnitudë 7.4 ka shembur disa ndërtesa në qarkun Hualien dhe shumë të tjera kanë ngelur të anuara, për shkak të mënyrës se si ato janë ndërtuar. Sipas Administratës Meteorologjike të Tajvanit, epiqendra e tërmetit u zbulua në ujërat 25 kilometra në jug të qarkut Hualien dhe 138 kilometra nga Taipei. Presidenti Tsai Ing-en krijoi një zyrë për të koordinuar reagimin emergjent ndaj tërmetit dhe dërgoi forcat e armatosura në zonat më të prekura. Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike u regjistruan në të gjithë ishullin, i cili u rikthye kryesisht rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu edhe Ura Qingshui në anën veriore të tunelit Daqingshui ishte shembur.

STOLTENBERG PROPOZON PAKET NDIHMË PËR UKRAINËN

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ndihme ushtarake pesëvjeçare për Ukrainën me vlerën 100 miliardë euro, çka do t’i mundësonte aleancës perëndimore një rol më të drejtpërdrejt të mbështetjes për Kievin, thanë disa diplomatë. Propozimi pritet të diskutohet në një takim dy- ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s sot dhe nesër, me synimin për të finalizuar një paketë në prag të takimit të lartë të NATO-s në Uashington në muajin korrik. Por diplomatët thanë se brenda aleancës po shtohet mbështetja për idenë që NATO-ja ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën në aspektin afatgjatë dhe se aleanca mund ta marrë përsipër pjesën më të madhe të këtij roli. Të gjitha vendimet e NATO-s kërkojnë konsensus nga 32 vendet anëtare të aleancës.

RRITET PRESIONI I IRANIT PËR TË GODITUR IZRAELIN

Strategjia parandaluese e Iranit kundër Izraelit është goditur rëndë prej shpërthimit të luftës në Gazë – sidomos pas sulmit të fuqishëm në konsullatën iraniane në kryeqytetin e Sirisë. Tetëmbëdhjetë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike, përfshirë disa gjeneralë kyçë janë vrarë në Siri në ato që dyshohet se kanë qenë goditje izraelite qysh prej ditëve të para të dhjetorit të vitit të kaluar. Mirëpo, Irani është përmbajtur nga përgjigja e drejtëpërdrejtë  ndaj Izraelit dhe ndërkohë ka tentuar të rrisë mbështetjen për “Boshtin e Rezistencës” – rrjetin e vet të aleatëve në rajon, që përmes tij ta luftojë Izraelin. Megjithatë, sulmet vdekjeprurëse në konsullatën iraniane në Damask mund të nxisin Iranin që të aktivizojë përgjigje direkte, kanë thënë ekspertët.

MOT I NDRYSHUESHËM

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira graduale dhe i thatë. Frynë ere e lehtë deri e mesme nga drejtimet e perëndimit.

           Temperaturat në orën 14 u shënuan:  Podgoricë 20, H. Novi, Ulqin e Bjello Pole 19, Tivarë , Budvë e Beranë 18, Nikshiq, Plevle , Andrievicë, Rozhaj e Petnicë 17, Shavnik 16, Cetinë e Plluzhinë 15, Kollashin 14, dhe në Zhablak 13.

       Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot, në jug kryesisht me diell, në orët e pas ditës me vranësira  graudale. Në veri i vranët me intervale me diell, dhe mundësi për të reshura të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се