Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 04. 2024. 00:00 >> 17:00

Ditari 12.04.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Është miratuar Programi për bashkëngjitjen  e Malit të Zi në BE 2024-2027

Qeveria ka miratuar Programin për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) për periudhën 2024-2027, i cili parasheh që deri në fund të vitit të ardhshëm të përfundojnë numri më i madh i obligimeve nga agjenda evropiane.

Qeveria njoftoi se Programi i Anëtarësimit është në përputhje me Programin e punës afatmesme të Qeverisë dhe se synimi i tij është të vazhdojë rrugën e vendit drejt harmonizimit me trashëgiminë  përkatëse ligjore në të gjitha fushat e negociatave.

Programi, në të 33 kapitujt e negociatave, përfshin 718 plane dhe një numër i caktuar aktesh përsëriten përmes disa kapitujve”, thuhet në njoftim.

Prioritetet kryesore të Qeverisë për periudhën e ardhshme janë Mali i Zi si shtet i sundimit të ligjit dhe anëtar i besueshëm i BE-së dhe NATO-s, një sistem financiar dhe ekonomik i qëndrueshëm për një vend të pasur, qytetarë dhe individë të shëndetshëm dhe të arsimuar si themel të një shoqërie solidare dhe me prosperitet.

Në të njëjtën seancë u miratua Raporti për zbatimin e Programit afatmesëm të punës së Qeverisë së Malit të Zi 2022-2024, në vitin e kaluar.

 

Delegacioni i Kuvendit në forumin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Shefi i Delegacionit të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Sllaven Radunoviq dhe anëtarja Jelena Nedoviq, do të marrin pjesë në Forumin Ndërparlamentar të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga Evropa Juglindore, i cili do të mbahet në Tiranë, në datat 13 dhe 14 prill.

Siç bëhet me dije nga Kuvendi, forumi organizohet nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë dhe do të mbledhë së bashku përfaqësues nga Italia, Hungaria, Greqia, Sllovenia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare në cilësinë e përfaqësuesit special për Evropën Juglindore, Kyriakos Hadjiani.

“Asambleja parlamentare, do të hapet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe gjatë takimit dyditor do të trajtohet rëndësia e OSBE-së për forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve të forta, aktivitetet e përbashkëta të delegacioneve rajonale si dhe perspektivat për bashkëpunim”, thuhet në komunikatë.

 

P.Siarto, në mbështetje të integrimit të Malit të Zi në BE

Hungaria mbështet integrimin e Malit të Zi dhe beson se është gati për anëtarësim në Bashkim Evropian, tha ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Siarto. Ai theksoi se ekziston mundësia që Mali i Zi, të mbyllë dhjetë kapituj bashkëbisedues gjatë presidencës hungareze në Këshillin e BE-së.

Ai, tha se plani është që deri në fund të dhjetorit të organizohet një konferencë ndërqeveritare, në të cilën do të mbyllen dhjetë kapituj dhe në këtë mënyrë do t'i jepet një shtysë e re anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, tha Siarto në konferencën për shtyp pas takimit me Ministren e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq.

Ndërkaq, Gorçeviq njoftoi se Mali i Zi, pas marrjes së IBAR-it në qershor dhe gjatë presidencës hungareze, mund të fillojë mbylljen e kapitujve. “Ne do të punojmë shumë për të dhe shpresoj që deri në fund të vitit do të jemi në gjendje të mbyllim deri në 10 kapituj, të cilët do t'i japin një shtysë Malit të Zi dhe do të tregojnë se BE-ja është vërtet e përkushtuar për t'u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor”, tha Gorçeviq.

 

"Ne ndajmë të njëjtat vlera dhe përkushtimin për një të nesërme më të mirë"

Zëvendëskryeministri për siguri, politikë të brendshme, punët Evropiane dhe të jashtme, Aleksa Beçiq tha se ndan të njëjtat vlera dhe përkushtim për të punuar për një të nesërme më të mirë me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s Scott Bray, duke besuar në fitoren ndaj sfidave të ardhshme.

Beçiq tha se ishte kënaqësi të prisja Brej, zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Unë jam krenar për partneritetin tonë që pasqyron mirëkuptimin tonë të thellë për rëndësinë e unitetit në këto kohë vendimtare për të ardhmen tonë gjeopolitike," tha ai.

“E theksova gjithashtu se në këtë moment vendimtar, brezat e rinj kanë një rol të veçantë. Ata mbajnë pishtarin e shpresës, ndërtojnë ura aty ku kanë ekzistuar më parë barrierat, nxisin pajtimin në komunitetet që dikur ishin të ndara, luftojnë krimin dhe forcojnë ekonominë e vendit tonë përmes inovacionit dhe punës së palodhur”, përfundoi Beçiq.

 

J.Odoviq; “Ministria e përkushtuar punës me transparencë”

Nëse gjenden prova se dikush nga Ministria ka pranuar ryshfet në mënyrë të paligjshme, ata do të ndiqen penalisht dhe do të shkarkohen, tha në një konferencë për media ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore, Janko Odoviq. Ai, thotë se nuk do të lejojë t'i vendosen etiketa se është i korruptuar, sepse nuk është kthyer në Mal të Zi për të luajtur me idenë e kryeministrit Millojko Spajiq.

“Nuk dua që emri im dhe i familjes sime të përmendet në kuadër të ndonjë korrupsioni dhe, për këtë, Ministria jonë do të jetë sa më transparente për të parandaluar çdo dyshim për ligjshmërinë e punës”, tha ministri. Ai tha se plani hapësinor për Malin e Zi dhe planet hapësinore për komunat po punohet me shpejtësi. “Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë”, ka thënë Odoviq.

 

URA, propozon rritjen e shtesave për fëmijë

Në konferencën e sotme për media, deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj lëvizjeje propozon që të gjitha shtesat për fëmijë të rriten me 50 për qind, përkatësish nga 30 euro në 45 euro. Përfituesit e sigurimit material do merrnin 66 euro, në vend të 44 eurove aktuale, kurse fëmijët që marrin kompensime personale të aftësisë së kufizuar dhe fëmijët pa kujdes prindëror do të merrnin 90 euro në vend të 60 eurove aktuale. Siç tha Konatar, arsyeja përse tani kërkojnë rritje të shtesave të fëmijëve është rritja e përgjithshme e çmimeve.

 

OJQ-të, kundërshtojnë propozimit për vazhdimin e mandatit anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  

Një grup prej 16 organizatash joqeveritare njoftuan se kundërshtojnë propozimin për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve aktualë të Gjykatës Kushtetuese. Deputetët e Lëvizjes Evropa Tani, Vasilie Çarapiq dhe Darko Dragoviq, kanë propozua ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensionist dhe invalidor, në bazë të të cilit do të parashikohej përjashtim nga kushtet për pension në favor të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë mandati i kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetuese, Millorad Gogiq dhe gjyqtarit Budimir Shqepanoviq, mandati i të cilit do të përfundojë në maj sipas ligjit aktual, dhe gjyqtarëve Dragana Gjuranoviq dhe Desanka Llopiçiq, funksionet e të cilave gjithashtu duhet të përfundojnë me fundi i këtij viti do të zgjatej, thuhet në njoftim. Organizatat joqeveritare e kundërshtojnë ashpër ndryshimin e propozuar të ligjit, duke e konsideruar si ndikim të papërshtatshëm të pushtetit ekzekutiv në Gjykatën Kushtetuese.

 

Gjyqi i lartë, pranon garancinë prej 1.1 milion euro për Miajlloviq

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Suzana Mugosha, ka pranuar ofertën e Aleksandër Miajlloviqit nga Podgorica për garancinë me vlerë 1.1 milionë euro që të mbrohet nga liria nga akuzuat për krijimin e një organizate kriminale që ka kontrabanduar cigare.

Këshilltarja për marrëdhënie me publikun e kësaj gjykate, Maria Rakoviq, ka konfirmuar për Televizionin e Malit të Zi, se prokuroria ka të drejtë të ankimojë vendimin dhe se Miajlloviq mund të lirohet pas vendimit të plotfuqishëm dhe pasi shteti të regjistrojë  pasurinë me të cilën ka garantuar Miajlloviq.

 

Arrestohet grupi ndërkombëtar i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore

Policia e Shqipërisë dhe Prokuroria e Posaçme goditën një rrjet ndërkombëtar trafikimi qeniesh njerëzore duke arrestuar 26 persona, mes tyre 4 punonjës policie. Nga operacioni u sekuestruan mbi 1 milion euro dhe sasi lëndësh narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se pas një hetimi prej 1 viti, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal i cili ishte përfshirë në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabandim të qenieve njerëzore. Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për tu larguar drejt vende të tjera në veri të vendit por edhe në kufirin jugor me Greqinë, u shpreh Rrumbullaku. Operacioni zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas dhe, e gjithë kjo, përkundrejt pagesës 5000 euro.

 

Afro 90 persona të vararë në luftimet e fundit në Gazë

Të paktën 89 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 120 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadoll.

“Forcat okupuese izraelite kryen tetë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 89 dëshmorë dhe 120 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 33.634 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 76.214 janë plagosur që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

 

SHBA, udhëzojnë diplomatët të kufizojnë lëvizjet në Izrael

Shtetet e Bashkuara kanë udhëzuar diplomatët e vet që t`i kufizojnë lëvizjet në Izrael, për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm nga Irani. Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj sulmit në konsullatën e tij në Damask, për të cilin thotë se e ka kryer Izraeli.Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kufizuar lëvizjet e diplomatëve në Izrael, nga frika për ndonjë sulm të mundshëm nga Irani. Ndërkohë, sekretari britanik David Kameron ka biseduar me telefon me homologun iranian Hossein Amir-Abdollahian, nga i cili ka kërkuar që të mos përshkallëzohet më tej situata.

 

 

Pesë shtete amerikane nga Teksasi në Florida përballen me një mot të përkeqësuar ndjeshëm e përgatiten këtë javë për tornado e bashke me to, edhe për dëme të mëdha.Tornadoja e fundit e konfirmuar u përplas të enjten në Bakersville, Florida, por ende nuk ka detaje rreth fuqisë së saj apo shkallës së dëmeve të shkaktuara. Të paktën tre vetë humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën pasi 6 tromba shkatërrimtare ajri kaluan në muajin mars në Indiana, Kentaki dhe Ohio.Lugina e Ohajos përballet dhe tani me një kërcënim të ngjashëm, si dhe vërshime ujërash, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet dhe nga breshëri

 

Nesër, mot i ngjashëm

Në Pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri e mesme, vende vende deri e fortë e drejtimeve veriore.

Temperatura në orën 14; Ulqin 30 gradë, Podgoricë 28, Herceg Novi 27, Budvë 26, Nikshiq, Cetinë e Bjello Pole 25, Berane e Tivar 24, Shavnik 23, Andrijevicë, Petnjicë e Rozhajë 22, Plevlë, Kollashin e Plluzhinë 21, Guci 20 dhe në Zhablak 16 gradë.      

Për nesër pritet mot kryesisht me diell, vende vende janë të mundshme edhe vranësira të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare,  përkohësisht deri e fortë e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 29 gradë celsius.

 

 

Armaldo Kllogjeri është tenor shqiptar i cili karrierën e vet e ka zhvilluar në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve të saj. Koncertet e shumta me muzikë klasike kohët e fundit po i zëvendëson me ato populloret. Raport i gazetares Albana Kurti-Zeçeviq.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се