Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 05. 2024. 00:00 >> 17:47

Ditari 02.05.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Spajiq; “Mbështetja e partnerëve gjermanë gjithnjë e më e fuqishme në rrugën tonë evropiane ”

Deklarata e kryetarit të Komisionit Evropian të Bundestagut, Anton Hofrajter, se ai angazhohet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2026, shpreh mirëkuptimin e thellë të Gjermanisë për pozicionin dhe rezultatet që ka arritur vendi ynë, ka bërë të ditur kryeministri Millojko Spajiq. Kryetari i Komitetit Evropian të Bundestagut, Anton Hofrajter, tha se vendet që plotësojnë kriteret e Kopenhagës duhet të bëhen shpejt anëtarë të BE-së, dhe ai veçanërisht u angazhua që Mali i Zi të bëhet anëtar deri në vitin 2026.

“Kjo deklaratë shpreh mirëkuptimin e thellë të Gjermanisë për pozicionin dhe rezultatet e arritura nga Mali i Zi. Mbështetja e partnerëve tanë gjermanë po rritet dhe rruga jonë evropiane po bëhet gjithnjë e më e prekshme me çdo reformë”, tha Spajiq, duke komentuar deklaratën e Hofrejterit.

Politikani nga të Gjelbërit gjermanë, tha se Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE shumë shpejt. “Mendoj se ne mund ta përdorim Malin e Zi si shembull për të treguar se BE-ja është e aftë të zgjerohet”, tha Hofreiter, duke theksuar në të njëjtën kohë se do të donte të shihte “një angazhim të qartë nga BE-ja, por edhe nga Gjermania”.

Zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës supreme nuk është kusht për IBAR 

Zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike nuk janë kusht për marrjen e një raporti pozitiv mbi përmbushjen e standardeve të përkohshme (IBAR), por zgjidhja e këtyre çështjeve do të forconte përshtypjen e përgjithshme te gatishmëria e Malit të Zi për të hyrë në fazën e re të negociatave të anëtarësimit. Kështu ka vlerësuar ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, në një intervistë për agjencinë MINA. Komisioni Evropian (KE) së fundi tha se, pas shpalljes së fundit, Mali i Zi duhet të zgjedhë kryetarin e Gjykatës Supreme, por gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e përparimit të shpejtë në hartimin e ndryshimeve në Ligjin për financimin e partive politike.

Gorçeviq tha se mesazhin e KE-së e konsiderojnë si një inkurajim për Gjykatën Supreme dhe Komisionin Parlamentar për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore që t'i adresojnë këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo tha se në komunikimin me Komisionin Evropian, u konstatua se disa elementë nga kapitulli 23 do të mbeten pjesërisht të paplotësuara për arsye objektive dhe do të përkthehen në standardet përfundimtare, me angazhimin e institucioneve malazeze për të krijuar udhërrëfyes dhe hapa konkretë për përmbushjen e këtyre standardeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndër to, siç tha Gorçeviq, janë emërimi i kryetarit të Gjykatës Supreme, si dhe ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe fushatat zgjedhore.

T.Piculla; Nëse përmbushen premtimet, s’ka arsye të mos merret e IBAR

Koha do të tregojë nëse Qeveria aktuale ka kapacitete të mjaftueshme politike për t'u përballur me mosmarrëveshjet e veta të brendshme dhe më pas reforma që nuk mjaftojnë për t'u votuar në Kuvend, por edhe për t'u zbatuar, thotë raportuesi special i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Piculla.  “Nëse bëhet gjithçka që është premtuar, nuk ka pse të mos merret IBAR”, tha Piculla në emisionin “Fokus”, të Televizionit të Mali të Zi. Ai tha se aktualisht ekziston një kornizë ku mund të ndodhin shumë gjëra pozitive për Malin i Zi, por, siç shton ai, përgjegjësinë më të madhe e kanë autoritetet në Mal të Zi, pra Qeveria dhe Parlamenti. Nëse realisht bëhet ajo që është premtuar dhe ajo që duhet, atëherë nuk ka pse të mos i japim  një sinjal pozitiv Malit të Zi gjatë muajit qershor, gjegjësisht IBAR-it. Piculla theksoi se ky nuk është fundi i procesit. Ka vetëm një datë historike, ajo është data e hyrjes së një vendi kandidat në BE”, përfundoi Piculla.

Spajiq nuk e ka mbështetjen time që Mali i Zi të votojë për Rezolutën për Srebrenicën”

Kryetari i Partisë Popullore Demokratike, Millan Knezheviq, tha se kryeministri, Millojko Spajiq, nuk e ka mbështetjen e tij që Mali i Zi të votojë në OKB për Rezolutën për Srebrenicën. Knezheviq thotë se për këtë e ka njoftuar Spajiqin.

Ai tha gjithashtu se vendimin që Mali i Zi zyrtar do të votojë për Rezolutën për Srebrenicën e ka mësuar nga Millan Niçi, ekspert gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e NATO-s.

Knezheviq, thekson se Mali i Zi duhet të votojë kundër Rezolutës, jo vetëm për hir të Serbisë, por edhe për hir të saj.

“Sepse nëse voton për Rezolutën, ajo do ta dënojë veten me gjenocid”, tha Knezheviq.

Teksti i miratuar i Rezolutës për Srebrenicën, e shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, e cila do të festohet çdo vit.

Martinović: Më shumë se gjashtë milionë për projektet në Berane, Shavnik...

Ministria e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut ka mbështetur projektet e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të zeza për komunat Berane, Shavnik, Guci dhe Plluzhine, në një shumë totale prej mbi gjashtë milionë euro, njoftoi kreu i kësaj ministrie, Vlladimir Martinoviq. Siç thuhet në njoftim, këto komuna kanë dorëzuar në Ministrinë e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut kërkesa për mbështetje investuese për buxhetin kapital të këtij viti. Në kuadër të këtyre projekteve janë mbështetur dy projekte në turizmin rural.

“Mbi gjashtë milionë euro mbështetje iu dha komunave në veri të Malit të Zi në fushën e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të zeza.

Kjo sasi e konsiderueshme jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e furnizimit me ujë, por kontribuon edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale”, tha ministri Martinoviq.

Ai theksoi se zhvillimi i fshatrave është vendimtar për mbështetjen e turizmit rural dhe bujqësisë, por edhe për krijimin e kushteve që do të mundësojnë kthimin e popullatës në fshat.

“Fuqia Shtatë” nuk është afër  pozicionit që meriton

Sindikata e Mediave të Malit të Zi, ftoi punonjësit e medias malazeze t'i bashkohen aksionit rajonal Pesë minuta heshtje të zëshme nesër, i cili organizohet me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. “Me pesë minuta heshtje të zëshme, duhet të shprehim qartë solidaritetin tonë sindikal dhe profesional dhe vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat që na takojnë”, thonë nga kjo sindikatë. Ata u bënë thirrje punonjësve në media që nesër, nga ora 11:55 deri në orën 12:00, t'i bashkohen aksionit dhe të ndërpresin punën, publikimin e informacionit dhe transmetimin e programeve gjatë asaj periudhe. Në shpalljen e Sindikatës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, thuhet se liritë e mediave dhe pozita e punonjësve në mediat malazeze, edhe pse kishte paralajmërime, nuk ka ndryshuar dukshëm as gjatë vitit të kaluar. Në proklamatë theksohet se problem mbetet numri i madh i transmetuesve publikë  që kanë probleme serioze me financimin, si dhe mediat e vogla që është, pothuajse e pamundura, për t'u gjurmuar kur bëhet fjalë për të gjithë afarizmin e tyre dhe, si rrjedhojë, as raportin e tyre ndaj të punësuarve,

Isnpeksioni i tregut konstaton parregullsi gjatë ditëve të festës 

Inspeksioni i tregut, dje ka mbyllur nëntë objekte ,kurse  inspeksioni i punës ka konstatuar dhjetë parregullsi ku  janë lëshuar urdhra për kundërvajtje në vlerë prej 5 mijë e 600 euro, tha kryeinspektori i punës, Srgjan Simoviq. Ai, theksoi se janë dorëzuar edhe katër kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje. “Gjobat për kompanitë që kanë punuar gjatë pushimeve janë 1 mijë e 200 euro, ndërsa për punëdhënësit që nuk kanë marrë lejen për të punuar gjatë pushimeve, gjoba minimale është 2 mijë e 200 deri në maksimum 20 mijë euro”, tha Simoviq. Një kontroll tregu gjeti tetë dyqane të vogla që ishin hapur ditën e djeshme pavarësisht ndalimit të punës gjatë ditëve të pushimit.

A.Kurti; Kosova, gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE

Në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian po diskutohet për përgatitjen e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanit Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur para vartësve të tij dhe drejtues të tjerë të institucioneve tjera me rëndësi, ka thënë se Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kemi plotësuar kritere të shumta. Plani i rritjes së BE-së i ka dy qëllime, përshpejtimi i zhvillimi ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE”, ka thënë Kurti. Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk duhet të ketë as fonde as përfitime të tjera për vendet që i përqafojnë vlerat e Bashkimit Evropian, ndërsa përmendi edhe masat ndëshkuese të BE-së, të vëna ndaj Kosovës. “Masat që ende janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Gërvalla, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna me të cilin diskutuan për sigurinë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe satelitët e saj siç është Serbia. Edhe në këtë takim Gërvalla kërkoi mbështetjen e Estonisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në këtë takim që u zhvillua në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, u bisedua edhe për bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Estonisë në fushën e digjitalizimit, e-qeverisjes, shërbimeve online, shkëmbimin e eksperiencave dhe fuqizimin e marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët.

Rezoluta për Srebrenicën i është dërguar kryetarit të Asamblesë së OKB

Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në OKB, Zllatko Lagumxhija njoftoi se propozimi i rezolutës për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë i është dërguar kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis.

Fillimisht, votimi mbi Rezolutën ishte menduar të mbahej më 2 maj, por ai u zhvendos në një datë të mëvonshme për të lënë kohë për sugjerime dhe përsosje shtesë.

OKB; “Gaza më e rrënuar sesa Ukraina”

Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj. Sipas OKB-së, pastrimi i kësaj zone do të jetë i kushtueshëm dhe i rrezikshëm shkaku i sasisë së madhe të asbestit dhe municioneve të pashpërthyera.

Gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS) vlerësoi se në Rripin e Gazës kishte 37 milionë tonë mbeturina në mes të prillit, ose 300 kilogramë për metër katror.

“Gaza ka më shumë rrënoja sesa Ukraina, dhe për ta pasur këtë më në perspektivë, vija e frontit ukrainas është 600 milje (afërsisht 1.000 kilometra) e gjatë dhe Gaza është 25 milje (40 kilometra)”, tha Mungo Birch, kreu i programit UNMAS, në territoret palestineze.

Vazhduan protestat e studentëve në kampusin e Universitetit  të Kalifornisë 

Policët në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), u dislokuan të mërkurën mbrëma dhe urdhëruan shpërndarjen e mbi 1.000 personave që u mblodhën për të mbështetur një protestë studentore propalestinez, duke paralajmëruar përmes altoparlantëve se kushdo që refuzon të largohet mund të përballet me arrestim.

Disa nga protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “nuk largohemi”, ndërsa disa të tjerë u panë me helmeta dhe me shami, për t’u mbrojtur nga përdorimi i pepersprejit apo gazit lotsjellës nga autoritetet e rendit.

Një grup i vogël studentësh, që mbanin pankarta me mesazhe në mbështetje të Izraelit dhe popullit hebre protestuan pranë protestave propalestineze. Ky grup protestuesish sulmoi protestuesit propalestinez dhe përleshja zgjati për disa orë para se policia të ndërhynte. Nuk pati të arrestuar, por të paktën 15 protestues u lënduan gjatë përleshjeve. Mosndërhyrja e shpejtë e policisë nxiti kritika nga udhëheqësit politikë, por edhe studentët myslimanë dhe grupet avokuese.

BE, ndan 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin, gjatë vizitës së saj në këtë shtet që është duke kaluar nëpër një krizë ekonomike, e cila është përkeqësuar nga kriza e emigrantëve dhe kërcënimi për një luftë me Izraelin.

“Ju njoftoj për paketën financiare prej 1 miliard dollarësh për Libanin, i cili do të ndahet nga ky vit deri më 2024”, tha ajo, duke shtuar se “ne dëshirojmë të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik të Libanit”.

Presidentja e KE-së tha se ndihma është dizajnuar që të forcojë shërbimet bazike, sikurse arsimi dhe shëndetësia.

Nesër, mot i ngjashëm

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, vende vende me të reshura të shiut.  Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore .

  Temperaturat në orën 14: Beranë 22 gradë, Plevle e Bjello Pole 21, Podgoricë, Tivar e Ulqin  20, Budvë e Petnjicë 18, Andrievicë 17, Kollashin, Shavnik, Rozhaj e Guci 16, Nikshiq, Cetinë, Zhablak e Plluzhinë 14 gradë.

Nesër do të mbaj mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, vende-vende  edhe me reshje të shiut. Më shumë reshje pritën  gjatë pjesës së parë të ditës. Do të fryjë erë  e lehtë deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 5 deri në 14, kurse më e lartë ditore prej 8 deri në 19 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се