Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 05. 2024. 00:00 >> 18:22

Ditari 09.05.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Në Kuvend është duke u mbajtë ora e kryeministrit

Në Kuvend është duke u mbajte ora e kryeministrit, gjatë së cilës kryeministri Millojko Spajiq po përgjigjet ndaj pyetjeve të deputetëve. Nëse Mali i Zi do ta mbështesë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, pse nuk janë publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, nga kur kryeministri e njeh  kripto-manjatin Do Kwon, pastaj lidhur me fatin e puntorëve të Koshutës nga Cetina etj. Duke u përgjigjur pyetjeve kryeministri Millojko Spajiq tha se shteti do të vazhdojë të ndjekë synimet e përcaktuara të politikës së jashtme dhe se beson se përfaqësuesit politikë të koalicionit "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" nuk do të jenë kundërshtarë të qëllimeve të deklaruara.

Spajiq - Mali i Zi do të votojë pro në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Mali i Zi do të votojë pro në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, njoftoi kryeministri Milojko Spajiq. Ai këtë e tha në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjes së liderit të Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, nëse Mali i Zi do ta mbështesë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë të iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda. Spajiq tha se Mali i Zi është njëqind për qind i lidhur me politikën e jashtme evropiane, të mbrojtjes dhe sigurisë. "Ne do të votojmë për të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidet dhe krimet në territorin e ish-Jugosllavisë. Ne do të votojmë për këtë rezolutë të veçantë që kemi para nesh", tha Spajiq. Ai shtoi se për këtë ka folur edhe publikisht. “Ne e dënuam gjenocidin dhe nuk e kemi problem ta bëjmë këtë”, tha Spajiq. Ai tha se Qeveria do të diskutojë, por mendon se është e panevojshme të përmendet, sepse me marrëveshje jemi zotuar të udhëheqim politikën pro-evropiane, tha Spajiq.

Spajiq - Qeveria do të vazhdojë të ndjekë synimet e përcaktuara të politikës së jashtme

Qeveria do të vazhdojë të ndjekë synimet e përcaktuara të politikës së jashtme dhe nuk do të devijojë nga qëndrimet e përcaktuara, tha kryeministri Milojko Spajiq, duke theksuar se beson se përfaqësuesit e koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG) nuk do të jenë kundërshtarë të qëllimeve të deklaruara. Spajiq e tha këtë në orën e kryeministrit, duke iu përgjigjur pyetjes së kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijelo Zhivkoviç, nëse qeveria do të vazhdojë me politikën e jashtme të orientuar qartë që PDS ka ndjekur që nga viti 2006. Spajiq ka theksuar se Qeveria nuk do ta ndryshojë politikën shtetërore. As drejt Srebrenicës, as drejt Kosovës, por askujt nuk duam t'i fusim gishtin në sy”, tha Spajiq. Ai tha se dëshirojnë marrëdhënie të mira edhe me Kosovën edhe me Serbinë. Spajiq tha se shumica parlamentare e udhëhequr nga Lëvizja Evropa Tani (PES) ka përcaktuar qartë, përmes Marrëveshjes për formimin e Qeverisë, se si do të trajtohen prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi.

Milloviq - Katniq ka refuzuar të vendoset në Qendrën Klinike të Malit të Zi

Ish-kryeprokurori special Milivoje Katniq ka refuzuar të vendoset në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ), tha ministri i Drejtësisë, Andrej Miloviq. Ai në seancën e Kuvendit tha se për fat të keq kjo çështje po keqpërdoret dhe po politizohet. “Kur është fjala për Katniqin, ndaj tij janë marrë të gjitha masat e nevojshme, si ndaj gjithë të tjerëve”, ka thënë Milloviq, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që dikush në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (UIKS) vazhdon grevë urie dhe etje. Ai tha se është në komunikim të përditshëm me drejtorin e UIKS-it. “Katniq është dërguar në QKMZ disa herë, por ai ka refuzuar të akomodohet në Qendrën Spitalore, tha Miloviq. Ai deklaroi se duhet të respektojnë Deklaratën Malteze, duke shtuar se Katniq ka të drejtë të hyjë në grevë urie dhe përderisa është i vetëdijshëm nuk kanë të drejtë ta shtrojnë në spital. “Edhe pse personalisht kam qenë i interesuar që ta lejoj që të akomodohet në QKMZ, ai personalisht e ka refuzuar atë para dëshmitarëve dhe ka nënshkruar se e ka refuzuar”, tha Milloviq.

Ish-punëtorët e Koshutës nga Cetina edhe sot kanë bllokuar rrugën Podgoricë-Cetinë

Ish-punëtorët e Koshutës nga Cetina edhe sot nga ora 11:00 deri në orën 15:00 kanë ndaluar qarkullimin e komunikacionit në mes të Cetinës dhe Podgoricës për t'iu kujtuar edhe një herë kërkesat për pagesën e pagave të prapambetura dhe lidhjen e stazhit të punës.

Në Evropë,9 maji festohet si Dita e Fitores mbi Fashizmin

Në Evropë, 9 maji festohet si Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës, në përkujtim të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë në vitin 1945 dhe fillimit të krijimit të Bashkimit Evropian, pesë vjet më vonë. Dita e Evropës u urua nga politikanë dhe organizata të shumta në Mal të Zi.

Millatoviq - Simbolika dhe vlerat e 9 majit përfaqësojnë një burim nga i cili rafinohet më tej vizioni për të ardhmen evropiane të Malit të Zi

Simbolika dhe vlerat e 9 majit përfaqësojnë një burim nga i cili rafinohet më tej vizioni për të ardhmen evropiane të Malit të Zi, tha presidenti Jakov Millatoviq. Ai sot me rastin e Ditës së Fitores mbi Fashizmin vendosi kurorë lulesh te monumenti i luftëtarit partizan në Goricë. “Duke pasur parasysh të kaluarën tonë të rëndësishme antifashiste, si dhe aspiratën tonë për t'u bërë pjesë e një Evrope të bashkuar, simbolika dhe vlerat e 9 majit përfaqësojnë një burim nga i cili përsoset më tej vizioni për të ardhmen evropiane të Malit të Zi. “, tha Millatoviq. Ai tha se sot me respekt dhe mirënjohje të veçantë kujtohën të gjithë ata që në vitet e errëta të Luftës së Dytë Botërore mbajtën me këmbëngulje pishtarin e luftës antifashiste. “Puna e tyre mbetet një pikë referimi me vlerë universale që na drejton në mënyrë të pagabueshme drejt ndërtimit të një bote më të mirë dhe më të drejtë”, tha pos tjerash presidenti Millatoviq.

Krapoviq - Mali i Zi me të drejtë dhe me krenari, krah për krah me kombet e tjera evropiane, flet për kontributin e tij dhe fitoren ndaj fashizmit

Mali i Zi me të drejtë dhe me krenari, krah për krah me kombet e tjera evropiane, flet për kontributin e tij dhe fitoren ndaj fashizmit, ndërtimin e paqes dhe ruajtjen e lirisë, tha ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Krapoviq së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Zoran Llazareviq, vendosën kurorë lulesh në monumentin e luftëtarit partizan në Goricë me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin. Duke e uruar këtë datë, Krapoviq theksoi se paraardhësit heroikë malazezë ishin të bazuar fuqishëm në  fitore. “Sot kujtojmë dhe nderojmë miliona viktima që dhanë jetën për mbrojtjen e njerëzimit dhe të cilët me luftën e tyre shkruajtën me germa të arta faqet historike të heroizmit dhe trimërisë”, tha Krapoviq.

Markoviq - vendi ynë mund të shpresojë për më shumë mjete

Shefi i misionit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Petar Markoviq, tha se vendi ynë mund të shpresojë në një shumë më të madhe parash se 400 milionë euro të planifikuara nëse një vend në rajon nuk e përmbush detyrën kur bëhet fjalë për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ai shpjegoi se Mali i Zi ka të drejtë për pak më shumë se 400 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Filip Ivanoviq sot dhe nesër në vizitën zyrtare  në  Çeki

Ministri i Punëve të Jashtme Filip Ivanoviq sot dhe nesër për vizitën zyrtare  do të qëndrojë në  Çeki. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në fokus të bisedimeve me zyrtarët çek do të jetë integrimi evropian i Malit të Zi dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe. “Fokusi i bisedimeve do të vazhdojë të jetë përmirësimi i bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë”, tha dikasteri qeveritar.

Mandiq - është përgatitur teksti për formimin e komisionit hetimor që do të merret me rastet e dhunës ndaj gazetarëve

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se është përgatitur teksti për formimin e komisionit hetimor që do të merret me rastet e dhunës ndaj gazetarëve dhe tresheve të zeza. Siç është bërë e ditur nga Kuvendi, Mandiq në takimin me përfaqësuesen e OSBE-së për liri mediatike, Teresa Ribeiro, ka theksuar bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë të Kuvendit të Malit të Zi me këtë organizatë. Mandiq njoftoi se është përgatitur teksti për formimin e komisionit hetimor që do të merret me rastet e dhunës ndaj gazetarëve dhe qytetarëve të tjerë të Malit të Zi, të cilat njihen si rastet e tresheve të zeza”, thuhet në njoftim.

Burimet e REL-it: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 maj në Strasburg, konfirmojnë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë. Pritjet ishin që në atë takim të votohej për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Sipas burimeve diplomatike të disa vendeve të Këshillit të Evropës, janë disa shtete, të cilat preferojnë që Kosova të mos jetë fare në agjendë, sesa të marrë votë negative. Paraprakisht, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës. Por, ndërkohë, shtetet si Franca dhe Gjermania kërkuan kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë kusht, duke thënë se çështja e Asociacionit ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e jo me Këshillin e Evropës. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka theksua  dje se “ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për t’u pranuar në Këshillin e Evropës”. Që Kosova të bëhet anëtare e organizatës më të madhe në kontinent për të drejtat e njeriut, pranimi i saj duhet të mbështetet nga së paku dy të tretat e 46 vendeve anëtare.

Escobar: Ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për KiE-në

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Gjatë një bisede me gazetarë, Escobar tha se çështja e Asociacionit dhe e disa çështjeve që kanë të bëjnë me minoritetin serb, që nuk janë përmbushur, kanë qenë kërkesa të vazhdueshme. "Kjo është ajo që po nxit shqetësimin se Kosova mund të mos ketë votat për Këshillin e Evropës", tha Escobar.

O’Brien, Escobar e Lajçak koordinojnë strategjitë për dialogun Kosovë-Serbi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, janë koordinuar për strategjitë për ta çuar përpara çështjen e dialogut Kosovë - Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. “SHBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun si rrugë për marrëdhënie paqësore dhe produktive”, shkroi O’Brien në platformën X. Lajçak, në një postim tjetër, shkroi se në Uashington u diskutua rruga përpara në dialogun Kosovë - Serbi, si dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. “E rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së”, shkroi Lajçak. Bashkësia ndërkmbëtare është duke i bërë trysni Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është arritur vitin e kaluar. Kosova është nën presion për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia për ta njohur de facto Kosovën.

Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë dje se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Duke folur në mbledhjen e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se Kosova është duke u përballur javët e fundit me “një kusht të ri, i cili nuk ka të bëjë aspak me anëtarësimin” në Këshillin e Evropës. “Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti. Kurti nguli këmbë se Kosova e meriton anëtarësimin, pasi i ka “plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme tashmë”. “Ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po e kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dokumente, të cilat nuk i ka pranuar dhe të cilat nuk janë zyrtare. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, shtoi Kurti.

Në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), fitoi partia VMRO-DPMNE

Në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), fitoi partia VMRO-DPMNE, e cila pas shtatë vitesh përsëri po kthehet në pushtet. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, VMRO-DPMNE fitoi 59 nga 120 ulëse në parlament. Aleanca e mëparshme qeverisëse Socialdemokrate (LSDM) ra në 18 deputetë, që është një më pak se partneri i tyre në pushtet - Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (BDI). Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi bisedime për formimin e qeverisë me bllokun tjetër shqiptar “Vlen”, i cili fitoi 13 mandate. “Jam i bindur se në një kohë sa më të shkurtër do të formojmë qeverinë”, tha Mickoski. Sipas rezultateve të para të KSHZ-së, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia juaj” me gati 400 mijë vota do të kenë 59 mandate parlamentare në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. Për formimin e Qeverisë nevojitet një shumicë prej 61 deputetësh.

Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin me raketa e dronë

Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore në jug të Libanit dhe grupi militant shiit, Hezbollah, tha se ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj caqeve izraelite, përderisa ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëroi për një “verë të nxehtë” në rajonin kufitar. Sulmet izraelite kanë vrarë tre luftëtarë palestinezë të Brigadës Kuds, krahut të armatosur të lëvizjes së Xhihadit Islamik, tha grupi. Hezbollahu tha se po ashtu një luftëtar iu vra gjatë sulmeve. Konflikti mes Hezbollahut dhe Libanit ka nisur në tetor, paralelisht me luftën në Gazë. Shkëmbimi i zjarrit, pothuajse në baza ditore, ka detyruar dhjetëra mijëra persona në dy anët e kufirit të zhvendosen, teksa janë rritur shqetësimet se konflikti mund të përshkallëzohet në një luftë më të madhe mes dy armiqve.

Izraeli thotë se e ka rihapur një pikëkalim kyç në Gazë

Ushtria izraelite ka njoftua se  ka rihapur pikëkalimin Kerem Shalom me Rripin e Gazës, i cili është terminal i rëndësishëm për futjen e ndihmave humanitare, disa ditë pasi e kishte mbyllur pas një sulmi raketor nga Hamasi. Por, agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka thënë se ende nuk janë dërguar ndihma përmes këtij pikëkalimi dhe se nuk ndodhet askush në anën palestineze të tij për t’i pranuar ato. Punëtorët kanë ikur nga kjo pjesë gjatë një sulmi tokësor nga një brigadë izraelite e tankeve, e cila e mori në kontroll pikëkalimin në afërsi, Rafah, mes Gazës dhe Egjiptit, i cili vazhdon të jetë i mbyllur. Sulmi i kufizuar tokësor nuk përbën fillimin e pushtimit të qytetit Rafah, gjë që Izraeli është zotuar vazhdimisht se do ta bëjë.

Biden do të ndalojë dërgimin e disa armëve, nëse Izraeli pushton Rafahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës. “Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN. Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt”. Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun. Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë

Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska po vëzhgon me kujdes një peticion ukrainas për një ndërhyrje të tillë. Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës, thuhet se Ukraina duhet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe shteteve të tjera që të dërgojnë trupa për ta ndihmuar Kievin që të zmbrapsë pushtimin rus. “Regjimi i Kievit është shumë i paparashikueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për media. “Ne vazhdimisht e kemi thënë se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren në këtë konflikt nga ushtritë e shteteve të NATO-s bart një rrezik të madh potencial. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë si një provokim të madh dhe sigurisht po e vëzhgojmë situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut, kryesisht në pjesët veriore të vendit. Frynë erë e dobët deri e mesme, në Bregdet deri e forte, nga drejtimet e veriut.

        Temperaturat në orën 14: Tivar 27 g, H. Novi 24, Podgoricë e Ulqin 23, Budvë 22, Cetinë 20, Nikshiq 19, Shavnik 18, Bjello Pole 17, Beranë 16, Plevle, Andrievicë e Petnicë 15, Kollashin, Plluzhinë, Rozhajë e Guci 14 dhe në Zhablak 8 g.

            Për nesër meteorologët në pjesët jugore paralajmërojnë mot me vranësira, paradite më shumë mot me diell, pasdite reshje shiu ose shi me bubullima. Në veri me vranësira mesatare deri  plotësisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, në zonat verilindore mund të ketë shi me bubullima. Do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit nga 5 deri në 18, kurse më e lartë ditore prej 13 deri në 25 gradë.

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се