Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 05. 2024. 00:00 >> 19:27

Ditari 14.05.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

"Mohuesit e gjenocidit të Srebrenicës nuk kanë vend në Evropë"

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, theksoi se Bashkimi Evropian (BE) nuk do të tolerojë në mesin e anëtarëve të tij, këdo që përpiqet të mohojë gjenocidin, të relativizojë gjenocidin ose të përpiqet të mohojnë kriminelët e luftës.

I pyetur nga gazetarët në Bruksel për qëndrimin e BE-së kur bëhet fjalë për miratimin e Rezolutës së Srebrenicës në OKB dhe çfarë pritet në këtë drejtim nga kandidatët kryesorë, Mali i Zi dhe Serbia, Stano theksoi se të gjithë aktorët në Ballkanin Perëndimor pritet të përmbahet nga retorika që mund të hedhë dyshime mbi arritjet e tyre evropiane.

Stano thekson se BE-ja vazhdimisht thekson se nuk ka dyshim se gjenocid ka ndodhur në Srebrenicë, gjë që është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

Aktakuza e konfirmuar kundër Veselin Veloviqit

Gjykata e lartë e ka konfirmuar aktakuzën kundër ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviq, është bërë me dije për Televizionin e Malit të Zi nga kjo gjykatë. Prokuroria Speciale Shtetërore ka njoftuar se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën e Lartë të Podgoricës kundër 15 personave, përfshirë edhe ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi Veselin Veloviq, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në dobi të një organizate kriminele që merrej me kontrabandën e cigareve. Krahas Veloviqit, aktakuza është ngritur edhe ndaj 14 personave të tjerë për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, kontrabandë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, dhe është propozuar që Veloviqit dhe dy të arrestuarve të tjerë t’u vazhdohet paraburgimi.

Prokurori: Të vërtetohet aktakuza kundër Stojanoviqit

Në Gjykatën e Lartë të Podgoricës është mbajtur seanca për shqyrtimin e aktakuzës kundër ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Sllavko Stojanoviq. Në seancën e cila zgjati vetëm disa minuta, prokurori Jovan Vukotiq theksoi se të gjitha provat në hetim janë mbledhur në përputhje me ligjin. Prokuroria Speciale Shtetërore e akuzon Stojanoviqin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Prokuroria Speciale e akuzon atë për lehtësimin e kontrabandës së cigareve. Stojanoviq e mohoi fajësinë para prokurorit.

Jellena Peroviq në PSSH: Mori pjesë në seancat e dy dëshmitarëve

Drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Jellena Peroviq, sot në mëngjes ka marrë pjesë në seancat e dy dëshmitarëve në Prokurorinë Speciale të Shtetit. Peroviq, e cila dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ishte në PSSH me avokatin e saj mbrojtës Nikolla Martinoviq.

"Shtatë dëshmitarë janë dëgjuar deri më tani. Të gjitha deklaratat e dëshmitarëve konfirmojnë mbrojtjen e klientit tim", tha avokati Martinoviq.

Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) ka lëshuar urdhër në hetim kundër drejtoreshës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jellena Peroviq, për veprën e zgjatur penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, me të cilën i pandehuri, në periudhës gusht 2020 deri në mars 2024, ka përfituar dobi materiale për vete dhe të tjerët dhe i ka shkaktuar dëm buxhetit të Malit të Zi në shumë prej së paku 100.000 euro.

Katniqit dhe Llazoviqit iu është vazhduar paraburgimi për dy muaj

Ish-kryeprokurorit special Milivoje Katniq dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Zoran Llazoviq iu është vazhduar paraburgimi për dy muaj. Sipas vendimit të kolegjit penal jashtëgjyqësor të Gjykatës së Lartë atyre u është vazhduar paraburgimi për shkak të, siç thuhet, rrezikut të arratisjes dhe ndikimit te dëshmitarët.

Procesi zgjedhor u pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni komunal i zgjedhjeve në Andrievicë ka njoftuar se procesi zgjedhor është i pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin e nënshkruar nga sekretari Drazhen Cimbaleviq, thuhet se Veselin Radenoviq, përfaqësues i grupit të votuesve "Për standard më të mirë - Vesko Radenoviq", ka njoftuar Komisionin Komunal të Zgjedhjeve se dje ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Cimbaleviq thekson se, në pritje të vendimit të Gjykatës kushtetuese, pezullohet hedhja e shortit, caktimit dhe publikimit të listës përmbledhëse zgjedhore për zgjedhjet e planifikuara për më 2 qershor.

Ulqin: Arrihet marrëveshja për formimin e koalicionit të ri

Dje në Ulqin është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit të ri për të qeverisur me këtë komunë, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2026. Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, kryetari i Forcës Genci Nimanbegu, kryetari i Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Arian Lamoviq, kryetari i Këshillit komunal të socialdemokratëve Qazim Hoxhiq, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Saubih Mehmeti, kryetar i Këshillit komunal të Partisë Socialdemokrate Naser Resulbegoviq dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Boshnjake Muamer Rashçiq, shkruan Ulqini Online. Shumica e re në Kuvendin e Ulqinit do të ketë 21 mandate, nga 33 këshilltarë sa janë gjithsej. Në opozitë, përveç Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Demokratëve, do të jenë kolegët e tyre nga Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare.

Rakoçeviq: Mandiq dhe Knezheviq po sabotojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq dhe kreu i Partisë Demokratike Popullore (DNP) Millan Knezheviq po sabotojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, tha deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Nikolla Rakoçeviq, duke shtuar se qëllimi i tyre është të tregojnë se Mali i Zi nuk është një anëtar

 i besueshëm i Aleancës.

Rakoçeviq tha se Mandiq, Knezheviq dhe deputetë nga Demokracia e Re Serbe (NSD) dhe  Partia Demokratike Popullore, si dhe dy deputetë të Partisë Socialiste Popullore (SNP), nuk votuan për dërgimin e anëtarëve të Ushtrisë Malazeze në operacionin detar të NATO-s “Rojtari i detit".

“Me këtë akt ata treguan qëndrimin e tyre ndaj anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e NATO-s dhe detyrimeve që dalin prej saj”, tha Rakoçeviq.

Ai tha se edhe një herë është shkelur obligimi nga Marrëveshja e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë, që ka të bëjë me respektimin e obligimeve ndërkombëtare të marra nga Mali i Zi nga partneriteti me aleancën NATO.

“Kështu që ai dokument mund të konsiderohet një letër e vdekur”, tha Rakoçeviq.

Siç ka thënë ai, opozita malazeze, por edhe një pjesë e shumicës parlamentare kanë votuar pozitivisht, ndaj vendimi, i cili është obligim nga partneriteti i Malit të Zi në NATO, ka marrë shumicën e nevojshme.

“Ne tërheqim vëmendjen e publikut vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë për faktin se pozicioni anti-evropian dhe anti-NATO është në qendër të shumicës parlamentare, shtyllat e së cilës mbështeten nga Fronti Demokratik pro-rus (DF)”. ka thënë Rakoçeviq.

Sipas tij, qëndrimin anti-NATO e ka konfirmuar edhe vetë Mandiq, kur së fundi “pohoi spontanisht se është për ndarjen e Malit të Zi nga NATO”.

Mbështetje e plotë e Entit të Punësimit në realizimin e aktiviteteve të planifikuara

Reforma e Entit të Punësimit (ZZZ) është absolutisht e nevojshme dhe do të përfshijë një gamë të gjerë iniciativash për përmirësimin e situatës në tregun e punës, thanë ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni, David Perçobiq, dhe ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq.

Nishiq, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare të punës në Entin për Punësim , tha se papunësia është çështja më e rëndësishme që kërkon angazhimin maksimal të të gjithë aktorëve dhe paralajmëroi se do t'i japë mbështetje të plotë Entit në realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Perçobiq tha se ishte i kënaqur me vizitën e Nishiq dhe e njohu me vizionin e tij për mënyrën e ardhshme të punës dhe funksionimit të shërbimit kombëtar të punësimit si institucion qendror në ndërmjetësimin e punësimit në tregun malazez të punës.

Nishiq dhe Perçobiq diskutuan tema kryesore që kanë të bëjnë me papunësinë dhe mënyrat për uljen e saj në vend.

Fokusi do të jetë në prezantimin e programeve të reja si dhe në përmirësimin e masave ekzistuese të politikës aktive të punësimit për t'iu përgjigjur nevojave të tregut të punës. “Gjithashtu do të rritet mbështetja për të papunët për të përshpejtuar rritjen e punësimit dhe për të përmirësuar prosperitetin ekonomik në vend”, thuhet në njoftim.

Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që, sipas saj, të shpërqendrohet vëmendja nga lufta që Moska nisi më 2022 kundër Ukrainës, dhe të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”. Gjatë pjesëmarrjes në Samitin për Demokraci të Kopenhagës, Osmani tha se demokracia në botë është në sprovë, pasi sipas saj, autokratët po sulmojnë vazhdimisht vlerat demokratike. Ajo tha se Kosova e sheh të ardhmen e saj në familjen euroatlantike dhe nuk do të ndalet së punuari në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Por, sipas Osmanit, Serbia fqinje po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, që të shtyjë përpara agjendat e tij në Ballkanin Perëndimor. “Siç e dini, Kosova kufizohet me Serbinë, vend që jo vetëm së voni, por sidomos së voni është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur, shumë besnike e Rusisë, që përpiqet të luajë me ato lojërat e Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”, tha Osmani.

“Ejani te rrugica e Berishës se do ketë surpriza”

Rithemelimi ka kërcënuar hapur sot SPAK-un se do ta rrethojë nëse nuk arreston kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Deklarata është bërë nga Adriana Kalaja, e cila është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, gjatë protestës së shtatë para Bashkisë.

“Qytetarët janë të gatshëm të shkatërrojnë çdo mur korrupsioni. Qytetarët janë aq të aftë që të shembin çdo pengesë që i ndalon atyre të ushtrojnë të drejtat e tyre. Qytetarët janë aq të aftë sa të bëjnë dallimin mes atyre që vihen në krah të të korruptuarve dhe vrasësve dhe atyre që jetojnë me djersën e ballit. Ne sot treguam që do jemi këtu. I bëj thirrje Altin Dumanit, mos e ço situatën deri në pikën që të vijmë të rrethojmë edhe SPAK. merr masa që të arrestosh Veliajn. Ne do të vijmë të rrethojmë SPAK-un deri sa ti të zbatosh ligjin, deri sa ti të zbatosh Kushtetutën. Arresto Erion Veliajn”, deklaroi Adriana Kalaja.

Në këtë protestë u vu re pjesëmarrja e një numri të vogël protestuesish, me gjithë deklaratat e Kalasë në fund të çdo proteste se të martën e ardhshme do të ketë më shumë.

Në mbyllje të protestës Adriana Kalaja bëri thirrje për t’iu drejtuar rrugicës së ish-kryeministrit Berisha, pasi siç tha ajo do të ketë surpriza.

Blinkeni viziton Ukrainën

Katër persona u plagosën në sulmet e reja ruse në qytetin e shkatërruar të Kharkivit në verilindje të Ukrainës, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka arritur në Kiev.

Një burrë dhe tri gra u plagosën në granatimet nga forcat ruse herët të martën, tha Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit më të gjerë të Kharkivit, qendra administrative e të cilit është qyteti i Kharkivit.

Sinehubov tha se Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës me bombat e saj të reja UMPB D-30, bomba të drejtuara me precizion të lartë të montuara të epokës sovjetike që sillen si raketat e dirigjuara.

Ditët e fundit Rusia ka bërë presion me sulmin e saj tokësor në veri të rajonit të Kharkivit të Ukrainës, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ndodhet në Ukrainë kur armët amerikane kanë filluar të arrijnë në vijën e parë të frontit.

Vizita e tij po bëhet derisa vendi përpiqet të frenojë një inkursion të madh rus pranë qytetit të tij të dytë më të madh, Kharkiv.

Ofensiva ndërkufitare në rajonin e Kharkivit është një nga sulmet më të rëndësishme tokësore ruse që nga fillimi i luftës.

Sekretari i Shtetit, Blinken, i cili arriti në Kiev me tren, po takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë.

Kongresi amerikan më në fund ka miratuar paketën e re të ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit në Gazë, humbur jetën 82 palestinezë dhe janë plagosur 234 të tjerë

Është rritur në 35.173 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës. Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 8 masakra, kanë humbur jetën 82 palestinezë dhe janë plagosur 234 të tjerë. Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 35.173 ndërsa i të plagosurve në 79.061.Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Këshilli i Sigurimit i KB dëshiron të bëjë përparim drejt dhënies fund të luftës civile në Jemen

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “paprecedent” të armëve për rebelët jemenas, Huthi, që u mundësojnë atyre të kryejnë “sulme të pamatura” ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe gjetkë. Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, tha se nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dëshiron të bëjë përparim drejt dhënies fund të luftës civile në Jemen, duhet që në mënyrë kolektive “ta bëjë të qartë rolin destabilizues të Iranit dhe të insistojmë se ai nuk mund të fshihet prapa rebelëve Huthi”.Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.Për shkak të rrezikut nga sulmet e rebelëve, kalimi i anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit është rralluar.

Nesër mot i paqëndrueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri krejtësisht i vranët, vende-vende me reshje  të dobëta deri mesatare të shiut, në pjesët jug lindore edhe me bubullimë. Frynë erë kryesisht e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

  Temperaturat e shënuar në orën 14: në Podgoricë 22 g, Herceg Novi e Budvë 21, Tivar 19, Shavnik, Bjello Pole, Andrievicë e Petnicë 18, Cetinë , Plevle e Kollashin 17, Ulqin e Nikshiq 16, Berane e Guci 15, Plluzhinë e Rozhajë 14 dhe në Zhablak 9 g.

Për nesër pritet mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, kohë pas kohe me reshje shiu, rrebeshe dhe bubullima, në zonat jugore kryesisht paradite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit nga 6 deri në 16, kurse më e lartë ditore prej 12 deri në 24 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се