Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 03. 2013. 16:05 >> 17:01

LAJMET 14. 03. 2013.

LAJMET

Vërejtje shtesë ekipeve komunale

Ministria për punë të brendshme u ka drejtuar vërejtje plotësuese ekipeve komunale për  udhëheqjen në situatat e jashtëzakonshme me qellim të marrjes së masave operative për mbrojtjen e banorëve dhe të mirave materiale në nivelin lokal përmes angazhimit të të gjithë resurseve disponues njerëzorë dhe material.

Sektori për situatat e jashtëzakonshme dhe sigurinë civile, pas marrjes së raportit të entit për hidrometeorologji dhe sizmologji dhe për situatën në terren, u ka drejtuar vërejtje shtesë ekipeve komunale  për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme dhe  shërbimeve komunale për mbrojtje dhe shpëtim. Të dhënat për rrjedhat e ujit në derdhjen e Detit të Zi dhe Adriatikut, siç thuhet, tregojnë tendencë të rritjes së dukshme derisa niveli i Liqenit të Shkodrës është në rritje e sipër. Informata e sotme siç thuhet ka për qellim që këto subjekte në pajtim me kompetencat e veta të përgatiten për angazhimin eventual të resurseve disponuese në njerëz dhe teknikë, kurse ekipet komunale për menaxhim me situatat e jashtëzakonshme të përgatiten për koordinimin e aktiviteteve në fjalë. Përndryshe, siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik, në Mal të Zi nuk ka rrezik nga përmbytje të mëdha, të ngjashme me ato në vitin 2010, mirëpo situata është mjaft e komplikuar pothuajse në të gjitha vendet për arsye se sistemi hidrologjik është mjaft i ngarkuar, njoftoi drejtori i këtij enti, Lluka Mitroviq. Sipas fjalëve të tij, reshjet e mëdha mesiguri do të shkaktojnë rritjen e nivelit të lumenjve dhe liqeneve, mirëpo,  pasi që në orët e pasditës dhe mbrëmjes pritet intensiteti më u vogël i të reshurave,  nuk ka arsye për shqetësim nga përmbytjet, thotë Mitroviq. Të reshurat e dendura të shiut sidomos në 24 orët e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm për prodhuesit bujqësor, por edhe në shtëpia banimit dhe në objektet e biznesit si edhe në tërë territorin e Malit të Zi, ashtu edhe në rajonin e Malësisë. Në 6 orët e fundit në pjesën më të madhe të Malit të Zi ka pasur reshje të dendura të shiut. Kështu në rajonin e Tivarit kanë rënë afro 56 l/m2, në Podgoricë diç më shumë se 50, kurse në Ulqin rreth 37 l/m2. Reshjet më të mëdha u shënuan në rajonin e Cetinës. Nga Enti Hidrometeorologjik u kumtua se në 18 orët e fundit në rajonin e Podgoricës kanë rënë më shumë se 126 l/m2, në Tivar 93, kurse në Ulqin afro 80 l/m2.

   

Nesër do të vendoset për seancën dëgjimore

Këshilli për sistemin  politikë, legjislaturë dhe administratë do të vendos nesër, me iniciativën e opozitës, nëse do të mbahet seanca dëgjimore kontrolluese e ministrit për punë të brendshme Rashko Konjeviq dhe të kryetareve të Gjyqit suprem dhe të prokurorisë Vesna Medenica dhe  Ranka Çarapiq.

Anëtarët e Këshillit nga opozita kanë kërkuar më parë seancën dëgjimore për shkak të qëndrimeve të këtyre organeve në rastet aktuale të cila, siç konsiderojnë ata kanë të bëjnë me kriminalitetin e organizuar. Iniciativa parasheh që Konjeviq, Çarapiq dhe Medenica të dëgjohen në Këshill jo vetëm rreth rastit Shkeroviq por edhe me rreth rasteve tjera siç është afera Inçizimi. Deputetet opozitarë kanë propozuar që temë e seancës dëgjimore të jetë veprimi i policisë, i prokurorisë dhe i gjykatave në rastet aktuale të cilat siç vërtetojnë kanë të bëjnë me veprimtarinë e organizuar kriminele dhe me forma të ndryshme të korrupsionit.

            

Kërkojmë seancë urgjente të Parlamentit

Funksionarët e Frontit Demokratikë kanë kërkuar nga kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq që të thërras mbledhjen urgjente në të cilën do të debatohej për situatën në gjykatën malazeze dhe kanë vlerësuar se akt vendimi për lirim i Gjyqit të apelit në rastin Dushko Shariq do të ndikojë në euro-itntegrimet.

Gjyqi i apelit e ka liruar të mërkurë Dushko Shariq, dhe Jovica Llonçar nga akuzat se kanë bërë vepër penale në formimin e organizatës kriminale dhe për prodhimin ruajtjen dhe vendosjen në qarkullim  pa leje të drogave. Funksionari i Frontit Nebojsha Medojeviq ka theksuar se në këtë aleancë kërkojnë që Krivokapiq të thërras mbledhjen e parlamentit në të cilën do të debatohej për situatën në Gjykata. Në Front konsiderojnë se kryeprokurorja e shtetit  Ranka Çarapiq duhet të hetojë nëse në këtë akt vendim të gjyqit ka elemente korruptuese të gjyqtarëve.

       

Nesër debati për punën e Fondit për Pakica

Këshilli kuvendor për të drejtat dhe lirit e njeriut do ta vazhdojë nesër mbledhjen në të cilën do të debatohet  për mënyrën e punës dhe ndarjen e mjeteve të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave për vitin 2011.

Këshilli javën e kaluar e shtyri këtë debat lidhur me këtë temë sepse deputetë konsideruan se rendi i ditës ishte tejet vëllimor prandaj vetëm përfaqësuesi i fondit, Safet Kurtagiq, e prezantoi raportin për të cilin Këshilli do të deklarohet nesër. Sipas fjalëve të Kurtagiqit, këshillat nacional theksuan tendencën  që vetë të kryejnë ndarjen e mjeteve  për projektet e kandiduara dhe në këtë mënyrë këto vendime ti hiqen nga përgjegjësia e Fondit për Pakica.

   

Dialogu  i rëndësishëm për vazhdimin e bisedimeve

Komunikimi dhe shkëmbimi i informatave  janë të rëndësishëm për procesin e suksesshëm të bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi me UE u vlerësua në takimin e ministrit të financave Radoje Zhugiq dhe shefit të delegacionit të UE në Mal të Zi Mitija Drobniç.

Nga ministria u kumtua se qëllimi kryesor i këtij takimi, i cili u zhvillua me iniciativën e delegacionit të UE, ka qenë forcimi i komunikimit ndërmjet ministrisë së financave dhe delegacionit të UE kur është në pyetje puna e grupeve punuese sipas kapitujve për bisedimet. Ministria e financave është zgjedhur që të jetë në krye të takimeve të tilla që planifikon edhe me organet tjera shtetërore sepse sipas fjalëve të Drobniç  këto takime, janë kyçe për procesin e bisedimeve me UE, thuhet në kumtesë.

                      

Llukshiq në Francë

Ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane i Malit të Zi Igor Llukshiq sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Francë me ftesën e kolegut  Lloran Fabjus. Nga ministria është kumtuar se Llukshiq  përveç takimit me Fabjus, do të bisedojë edhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme në parlamentin nacional Elizabet Gigu, dhe sekretarin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare Frankofone Abu Djuf dhe me zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik Iv Leterm. Vizita në Francë paraqet rast të mirë për afirmimin e përparimit të realizuar në integrimin evropianë dhe euroatlantik dhe rolin e rëndësishëm të Malit të Zi si të vetmit shtet në rajon që filloi bisedimet për anëtarësim me UE. Kjo vizitë dhe takimet me zyrtarët francezë paraqet edhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në disa lëmi për rëndësi të dypalështe, thuhet në kumtesën nga ministria për punë të jashtme.

     

Vujanoviq kumtoi të pa vërteta

Zavëndësi i kryeredaktorit të gazetës “DAN”, Nikolla Markoviq i mohoi akuzat e Shtabit zgjedhor të kandidatit për president të PDS Filip Vujanoviq, lidhur me keqpërdorimet dhe joprofesionalizmi  të këtij mediumi , duke theksuar se Vujanoviq i kumtoi të pa vërtetat misionit vëzhgues të OEBS.

Shtabi zgjedhor i Filip Vujanoviq dje i dërgoi sugjerim shefit të misionit të kufizuar  për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale të OEBS Boris Frlec lidhur me shkrimet e gazetës DAN me të cilat tërhiqet  vërejtja , siç theksoi kjo gazetë , në keqpërdorime të shumta dhe joprofesionalizëm të kësaj gazete. Markoviq në përgjigjen e sotme po ashtu të botuar në këtë gazetë thuhet se asnjë herë nuk e ka nënshkruar përkrahjen  e kandidaturës të kandidatit presidencial të pavarur Miodrag lekiq.

               

Protestuan para qeverisë

Punëtorët e minierës së boksitit të Nikshiqit u tubuan sot  para ndërtesës së qeverisë së Malit të Zi dhe kërkuan hua nga qeveria për pagesën e dy rrogave, e cila, siç kumtoi kryetari i sindikatave të pavarura të kësaj kompanie Borisllav Bojanoviq, mesiguri do të kthehet në periudhën e ardhshme nga shitja e thëngjillit.

Jemi tubuar këtu që ti japim sinjal të qartë qeverisë dhe institucioneve tjera shtetërore se punëtorët e minierës së boksiteve janë teme e gjallë. Kemi ardhur para këtij vendi pasi që kjo është e vetmja adresë ku mund të drejtohemi sepse kompania e  Aluminit të Evropës Qendrore, CEAC , ka kohë që ka hequr  dorë nga Boksitët, tha Bojanoviq. Siç theksoi ai punëtorët edhe kësaj here do të luftojnë me të gjitha mjetet që ti realizojnë të drejtat e veta sepse janë në cepin e ekzistencë dhe të durimit.

     

Planifikojnë ndryshimet e ligjit për TVSH

Ministria e financave e kumtoi sot  regjistrin e rregulloreve e cila këtë vit do të jetë në debatin publikë , në mesin e të cilave  do të jenë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për tatimin në vlerën shtesë të cilat janë të planifikuara për tremujorin e katërt të këtij viti. Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit aktual janë të domosdoshme për arsye të harmonizimit shtesë me direktivat evropiane u kumtua nga ministria e financave, drejtuar agjencisë MINA BIZNIS. Nga ministria u kumtua se në tre mujorin e katërt  do të zhvillohet debati publikë për plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për masat e dhunshme dhe likuidimin e shoqërive për sigurim. Po ashtu kjo ministri planifikon që në këtë periudhë të zhvillojë edhe debat publikë  për propozim ligjesh për tregun e kapitalit,  pengimin e larjes së parave dhe financimin e të rurizmit , qarkullimit pagesorë dhe të ardhurat publike.

     

Nesër do të paguhet ndihma sociale

Ministria për punë dhe kujdesin social i siguroi mjetet  për pagesën e kompensimet sociale për muajin e kaluar. Pagesat e ndihmave sociale për muajin shkurt do të fillojnë nesër u kumtua nga kjo ministri ndërkohë që u njoftua se  kjo ministri  për këtë qellim ka siguruar 5,55 milion euro.

     

Jahjaga dhe Thaçi takuan baroneshën Eshton

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, takuan sot përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton. Në takim morën pjesë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe Koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Blerim Shala. Sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës, Jahjaga e vlerësoi vizitën e Eshton të rëndësishme meqë, siç thuhet, “kontribuon në kuptimin e rëndësisë së procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, i cili për synim ka normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.

Ajo theksoi se “procesi i dialogut nuk ka hapur çështje të tjera që lidhen me statusin ose ato që mund të rrënojnë të arriturat e përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare, dhe vlerësoi se marrëveshjet e arritura deri tash janë një bazë e mirë për lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit”. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Eshton, theksoi rëndësinë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve dhe vlerësoi konstruktivitetin e palëve në këtë proces. Ajo tha se është arritur një përparim i dukshëm në dialog dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura. Përndryshe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot zhvilloi takime edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeminsitrin Ivica Daçiq, dhe nënkryetarin e qeverisë, Aleksadar Vuçiq. Ajo ka arritur në Beograd, nga Prishtina, ku ka biseduar me zyrtarët më të lartë dhe me liderët e partive politike të Kosovës. Pas këtyre bisedimeve zyrtarja e lartë e BE-së nuk ka dhënë deklarata.

 

Brukseli bën "presion" mbi të dyja palët

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezher ka thënë se në bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës të dy palët duhet të bëjnë hapa përpara. “Këto janë bisedimet e tyre. Ne i shohim ato si një mundësi të madhe, si një situatë ku të gjithë shkojnë ka zgjidhja”, ka thënë ai për gazetarët në një forum biznesi në Kopaonik.

Ai ka thënë se BE është aktive në këto bisedime, që sipas tij, synim kryesor kanë normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Ai ka thënë se ekzistojnë çështje si “energjia, telefonia, posta dhe natyrisht edhe veriu i Kosovës, për të cilat, të dy palët duhet të bëjnë përparim”. Në pyetjen nëse po bëhet presion mbi Prishtinën, ai ka thënë se presion po bëhet në të dy palët që të arrihet marrëveshje. “Ne e shohim këtë si një shans të madh që nuk duhet lëshuar”, u shpreh Dezher.

 

“Beogradi dhe Prishtina janë marrë vesh, Nikoliq kishte të drejtë”

Beogradi dhe Prishtina janë marrë vesh për formimin dhe kompetencat e bashkësisë së komunave serbe, shkruan gazeta “Blic” e Bogradit, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara në Bruksel, dhe konkludon se presidenti serb Nikoliq kishte të drejtë.

Gazeta thekson se marrëveshja është arritur, por edhe Beogradi edhe Prishtina kanë kërkuar nga liderët e BE-së edhe pak kohë për të përgatitur opinionin e tyre për zgjedhjet arritura, meqë sipas tyre, është e qartë se nuk do tët jenë të kënaqur as serbët as shqiptarët në Kosovë. “Misioni i përfaqësueses së lartë të BE-së Ketrin Eshton ka pasur sukses dhe sa na përket neve marrëveshja e Serbisë dhe Kosovës për vendosjen dhe kompetencat e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë është arritur”, shkruan gazeta “Blic”. Por, sipas gazetës njëfarë shqetësimi të Brukselit ka shkaktuar deklarata e presidentit serb Nikoliq pas takimit me Ketrin Eshton se “Prishtina ka lëshuar pe” sepse kjo kërcënonte të prishte marrëveshjen.

   

Lutja e parë e Papës Françeskut

Papa Françesku i I-rë e ka mbajtur lutjen e tij të parë në Bazilikën e Romës. Ai mbrëmë u zgjodh Papa i parë nga Amerika Latine. Kardinali argjentinas, Jorge Mario Bergoglio, 76 vjeçar, kryepeshkop në Buenos Aires, është zgjedhur nga Konklava e Kardinalëve.

Papa i ri e ka zgjedhur emrin Françesk dhe e zëvendëson Papën Benedikti i 16-të, i cili paraqiti dorëheqje muajin e kaluar. Gjatë ditës, pritet që ai të takohet me Kolegjin e Kardinalëve në Vatikan.

   

Mirëpritet zgjedhja e Papës

Liderët politikë dhe shpirtëror botëror kanë reaguar pozitivisht  lidhur me zgjedhjen e Kardinalit nga Argjentina, Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri të Kishës Katolike. Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka mirëpritur zgjedhjen e Papës së parë nga Amerika Latine, si shenjë e forcës së rajonit dhe vitalitetit. Duke e cilësuar detyrën e udhëheqjes së Kishës Katolike moderne si “punë e shenjtë”, Obama tha se do t’i gëzohet punës me Papën e ri për promovimin e paqes, sigurisë dhe dinjitetit për popujt e të gjitha religjioneve. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se shpreson se Papa i ri, që e zgjodhi emrin Françesk, do ta vazhdoj promovimin e dialogut ndërfetar. Kisha Ortodokse Ruse e ka mirëpritur zgjedhjen e Papës dhe shpreson se “raportet ndërmjet Kishës Ortodokse dhe asaj katolike do të zhvillohen në frymë pozitive”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte “veçanërisht e lumtur për të krishterët në Amerikën Latine”.

               

Vërejtje lidhur me zhvillimet shqetësuese në Ukrainë

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, i ka tërhequr vërejtjen Ukrainës se zhvillimet aktuale “shqetësuese” në këtë vend, mund ta pengojnë nënshkrimin e marrëveshjes madhore politike dhe atë për tregti të lire me Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, Fyle theksoi se liderët e Ukrainës kishin shprehur “përkushtimin e qartë” të tyre për shqyrtimin e mungesave demokratike dhe shqetësimet për drejtësinë selektive në samitin e fundit BE-Ukrainë. Megjithaë, ai theksoi se “një numër i zhvillimeve” janë në kundërshtim me këto përkushtime.

     

Partitë arritën marrëveshje për koalicion

Zëdhënësja e partisë Likud, Noga Katz, që udhëhiqet nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjyahu, ka thënë sot se është arritur marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës. Ajo ka theksuar se blloku Likud – Yisrael Beitenu, do të jetë në koalicion me disa parti të tjera më të vogla, në mesin e të cilave është edhe grupi që udhëhiqet nga ish ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni.

Benjamin Netanyahu, blloku i të cilit i ka fituar 31 vende në Parlamentin me 120 deputetë, është ballafaquar me problem për ta formuar koalicionin e ri qeverisës, prej 22 Janarit të këtij viti, kur u mbajtën zgjedhjet. Marrëveshja e arritur për koalicion i mundëson Netanyahut që t’i ketë 68 vende në Parlament. Pritet që formimi i qeverisë së Izraelit të bëhet javën e ardhshme, para vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

     

Bisedimet me Izraelin të rifillojnë këtë vit

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, thotë se shpreson se bisedimet paqësore me Izralin do të rifillojnë këtë vit, por, sipas tij, gjasat për vazhdim të këtyre bisedimeve, nuk janë të larta.

Këto komente ai i bëri sot në Moskë, gjatë takimit me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, i cili i tha Abbasit se Rusia do të bëjë çdo gjë të mundur që të rifillojnë bisedimet paqësore. Bisedimet për paqe ndërmjet palestinezëve dhe Izraelit janë ndërprerë në vitin 2010, për shkak të vërejtjeve të palestinezëve për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në token e okupuar palestineze, të cilën palestinezët thonë se e dëshirojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.

 

Shqetësim për radikalët islamikë në opozitën siriane

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se armatimi i opozitës siriane do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ai, poashtu, ka shprehur shqetësim për praninë e radikalëve islamikë në mesin e kryengritësve. Këto komente ai i bëri mbrëmë para gazetarëve në Londër, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm britanik, William Hague. Këto komente u bënë një ditë pasi kryeministri britanik, David Cameron, ka sugjeruar se Londra mund të paraqes veto ndaj vazhdimit të embargos së armatimit në Siri nga ana e Bashkimit Evropian.

Rusia është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke e mbrojtur  atë nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Prej zhvillimeve të tjera lidhur me Sirinë, veçojmë lajmin sipas të cilit Bashkimi Evropian ka njoftuar se një anëtar i delegacionit të tij brenda në Siri është vrarë nga një sulm me predha në një lagje të kryeqytetit Damask. Aktivistët kanë thënë se forcat qeveritare e kanë intensifikuar bombardimin e disa territoreve për të cilat qeveria beson se janë baza të kryengritësve.

                 

Nga eksplodimet në Bagdad – 12 të vrarë

Nga një varg eksplodimesh në qendër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, janë vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur  afro 30 të tjerë. Zyrtarët irakianë thonë se së paku tri eksplodime qartazi të koordinuara ndodhën sot afër ndërtesave qeveritare. Sipas zyrtarëve, pas shpërthimeve militantët janë përpjekur të depërtojnë në Ministrinë e drejtësisë dhe janë përleshur me forcat e sigurisë. Deri tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Kjo dhunë po ndodhë vetëm disa ditë para 10 vjetorit të invadimit të Irakut, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe në periudhën e tensioneve në rritje ndërmjet qeverisë shiite dhe pakicës sunite në Irak.

 

Parlamenti e miratoi emërimin e presidentit të ri

Parlamenti i Kinës sot e ka miratuar emërimin e presidentit të ri të këtij vendi, Xi Jinping. 2952 delegatë votuan për, një ishte kundër, ndërsa tre abstenuan.

Xi Jinping e zëvendësoi Hu Jintaon në postin e liderit të Partisë Komuniste dhe të shefit të ushtrisë, në muajin nëntor të vitit të kaluar, në atë që është vlerësuar ndryshim i udhëheqjes  me liderë më të rinj, një herë gjatë një dekade. Duke e marrë edhe postin e presidentit të shtetit, Xi Jinping, është emëruar në tri pozitat më të rëndësishme në Kinë.

   

Nesër mot me ma pak të reshura

Sot në Mal të Zi mbajti mot i vranët dhe me reshje të dendura të Shiut Në veri dhe viset e larta malore shiu kaloi në skllotë dhe borë. Fryn erë e dobët deri mesatare, vende  vende deri e fortë nga drejtimet e jug-lindjes.

Temperaturat e shënuar në orën 13 ishin: në Tivat 14 g, Tivar, H. Novi, Budvë e Ulqin 11, Podgoricë 9,  Niskhiq e Cetinë 6, Beranë 5, B. Pole, Plavë, e rozhaj 3, dhe në Plevle , Kollashin, Mojkovac e Zhablak 1 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i vranët në veri dhe viset e larta malore me reshje të dobëta të borës, kurse në pjesët qëndrore dhe jugore me reshje të përkohshme të shiut. Dop të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e Veriut, Temperatura maksimal  e ditës do të jetë prej -8 deri në 10 g. C.

         

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се