Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 03. 2013. 17:20 >> 17:27

LAJMET 15. 03. 2013.

LAJMET

Komisini zgjellor shtetëror në Mal të Zi 512 mije e 715 votues

Të drejtë vote në Mal të Zi kanë 512 mije e 715 qytetarë, ka shpallur sot Komisioni zgjedhor shtetërore. Me ligjë është parapar që lista zgjedhore të mbyllet 25 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale kështu që ky afat  ka përfunduar me 12 mars. Pas mbylljes së regjistrit zgjedhor  ndryshimet mund të kryhen vetëm në bazë të vendimeve të administratorve kryesore, respektivisht gjyqit , së paku 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve çka do të thotë  deri me datën 27 mars thuhet në kumtesë. Më së shumti votues ka në Podgoricë 147 mijë e 608 . kurse më së paku në Shavnik 1.796. Të përkujtojmë se zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen me datën 7 prill. Komisioni zgjedhor shtetëror ka vrtetuar kandidaturën e Filip Vujanoviqit  dhe Miodrag Lekiqit.

 

Gjukanoviq sot dhe nesër në Bruksel

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq sot dhe nesër merr pjesë në forumin e Burkselit , takim vjetor ky i cili tubon përfaqësues më të lartë shtetëror, parlamentar , akademik dhe përfaqësues të mediave. Nga kabineti i kryeministrit është kumtuar se Forumi i Brukeslit paraqet rast unik që të shkëmbehen qëndrimet lidhur me sprovat aktuale si dhe të intensifikohet bashkpunimi në lëmit e ndryshme të politikës globale si dhe agjendes  ekonomike  dhe të sigurisë . Gjukanoviq në Brukesl do të flasë  për integrimet euro atlantike dhe evropiane të Malit të Zi, për rëndësinë e procesit të zgjerimit të NATO-s, në kontekstin e svidave globale të sigurisë, aspiratat e Malit të Zi që të bëhet pjesë e Bashkësisë Atlantike si dhe rëndësin e kësaj çështje për sigurinë e krejtë rajonit.

 

Çarapiq nuk do të japë dorëheqje

Prokurorja e lartë shtetërore  Ranka Çarapiq ka deklaruar se nuk mendon të japë dorëheqje dhe njëheri ka akuzuar opozitën dhe organizatat joqeveritare  se  tentojnë që ambiciet e veta ti realizojnë përmes prokurorisë, e cila sipas saj është njëra nga organet  më profesionale  që punën në Mal të Zi. Çarapiq në Portalin e Radio Televizonit të Malit të Zi  ka deklarua se se ata të cilët e kritikojnë i konsideron më pakë të revoltuar se sa atë të cilët e lavdërojnë punën e saj. Derisa disa persona kërkojnë të largohen , të tjerët i pranojnë rezultatet e arritura. Pra, ka persona që në mënyrë objektive vlerësojnë punën tonë me dallim të një pjese tjetër e cila politikën e vetë dëshiron ta udhëheq vetëm përmes sulmit ndaj prokuorisë ka deklaruar ajo.

 

Partia Liberale vendos nesër për perkrahjen eventuale Vujanoviqit

Këshilli kryesore i Partisë liberale do të vendos nesër nëse në zgjedhjet e 7 prillit do të përkrah kandidatin presidencial Filip Vujanoviq. Këshilli kryesor si akti më i lartë partiakë pas analizës të interesave aktuale dhe të ardhshme politike të kësaj partie do të sjell vendimin për mbështjen eventuale Vujanoviqit  apo do të mbajnë qëndrim neutral politikë thuhet në Kumtesën e Partisë liberale.

 

Drobniç korrupcioni ende problem serioz

Korrupcioni është ende njera nga lëmitë më prekëse në Mal të Zi dhe se vazhdon të ngadalsojë investimet,të dobësojë sundimin e të drejtës dhe në mënyrë negative të ndikojë ndaj kualitetit të jetës së qytetarëve, është rekomanduar në hapjen e konferencës nacionale antikorruptive. Konferenca në fjal është organizuar nga rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar ,,MANS,,  me mbështetjen e mbasadës amerikane  në Podgoricë dhe Unioni  Evropian. Shefi i delegacionit të Unionit evropianë në Mal të Zi Mitja Drobniç ka rekomanduar se lufta kundër korrupsionit nuk është dukuri abstrakte dhe nënkupton vendosjen e rregullave të reja për tejkalimin e konfliktit të interesit si dhe sanksionimin e zyrtarëve publik, të cilët gjenden në këtë konflikt interesi. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit  duhet kërkuar lidhjet potenciale  nëdrmjet procedurave të  furnizimeve publike dhe finansimin e partive politike të cilat mund të tregojnë se ekziston korrupsioni. Pasuria e realizuar përmes aktiviteteve të tilla, duke kyçur edhe korrupsionin duhet  kthyer  mbrapa dhe me të të drejtohet në mënyrë  efikase, ka deklaruar ai. Sipas fjalëve të Drobniç për suksesin e luftës së korrupsionit duhet të angazhohet e krejt shoqëria dhe se institucionet duhet të fitojnë besimin e qytetarëve.

 

Termet afër Cetinës

Enti seizmologjik i Malit të Zi ka regjistruar sot në orën 13 e 20 minuta një termet me fuqi të vogël i cili ka pas epiqendrën 3 kilometra nga jug-perendimi i Cetinës. Siç bëehet  me die, ky termet nuk ka shkaktuar dëme materiale thuhet nga Enti seizmologjik.

 

Radulloviq- Prokuroria malezeze ka rolin tejet aktiv

Prokuroria malezeze ka rolin tejet aktiv në realizimin e statistikës fiktive dhe të rrejshme kur është në pyetje lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupcionit, ka deklaruar avokati i MANS-it Veslin Radulloviq duke potencuar se lëshimet e shumta në punën e prokurorisë kanë qenë të qellimta. Ai në konferencën nacionale anti korruptuese të organizuar nga MANS-i ka akuzuar prokurorinë se nuk ndërmerr shëndritjen e rasteve të nivelit të lartë. Radulloviq ka cekur gjithashtu edhe disa lëshime në punën e prokurorve, për të cilët, konsideron se shkak,nuk mund të jetë mosdia, apo arsyetim tjetër, por vetëm fakti se një pasojë e tillë ka ardhur nga rrushfeti dhe ndikimi joligjor.

 

Norvegjia do të mbështesë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Norvegji. Gjatë kësaj vizite ai pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit norvegjez. Në orët e paradites Thaçi ka takuar ministrin e punëve të jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide. Kryeministri Thaçi ka potencuar pas takimit se ka marrë premtime nga diplomati norvegjez se shteti të cilin ai e përfaqëson do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ministri norvegjez, Brath Eide ka mirëpritur vizitën e kryeministrit duke thënë se do të ketë bashkëpunim bilateral mes dy shteteve. Kryeministri Thaçi gjatë ditës së sotme do të takohet me homologun e tij norvegjez, Jens Stoltenberg. Ndërsa në përbërje të delegacionit kosovar është edhe zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi i cili do të mbajë një  ligjëratë me temën perspektiva evropiane e Kosovës. Përndryshe është hera e dytë që shefi i qeverisë së Kosovës viziton zyrtarisht Norvegjinë.

 

Burns: Jo status të veçantë për veriun

Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Berns paralajmëron se një status i veçantë politik për serbët e veriut të Kosovës, do të vinte në rrezik qëndrueshmërinë e vendit. Burns, i cili luajti rol qendror në mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, thotë se komuniteti i serbëve në veri duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës dhe se Serbia është e nevojshme të pranojë plotësisht pavarësinë e Kosovës. Sigurisht që të drejtat e njeriut për serbët e Kosovës duhet të respektohen, por nga ana tjetër ky komunitet duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës. Nëse atyre u jepet statusi dhe privilegjet e veçanta politike, do të thotë që nuk ka garanci për stabilitetin e vendit. Prandaj, unë jam dakord me qeverinë e Kosovës se këto komunitete duhet të jenë pjesë e sistemit politik brenda Kosovës. Dhe, mendoj se kohët e fundit Beogradi ka bërë disa deklarata shumë dramatike, në të cilat shihet se e kupton që nëse Serbia dëshiron që e ardhmja e saj të jetë në Bashkimin Evropian, atëherë ata duhet të jenë shumë më të hapur për pavarësinë e plotë të Kosovës dhe se duhet të ketë një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është qëndrimi amerikan dhe ky është qëndrimi  im si qytetar privat”, ka thënë Burns për Zërin e Amerikës.

 

Daçiq: Nuk duam kompetenca legjislative

Prishtina vështirë do të lëshojë pe sepse e ka mbështetjen e SHBA-së ka thënë kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq në një intervistë për Veçernje Novostin, duke komentuar bisedimet që po zhvillohen ne mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit në Bruksel.Ai ka thënë se në Bashkimin Evropian mendojnë se Serbia do të bëjë gjithçka është  e mundur për të marrë datën.Edhe pse disa media, por edhe vetë presidenti Tomisllav Nikolliq ka thënë se marrëveshja me Prishtinën është shumë afër, kryeministri Daçiq ka thënë se bisedimet kanë ngecur për shkak të kundërshtimit të Prishtinës, që të pranojë çfarëdo propozimi të Serbisë mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.“Marrëveshje nuk ka dhe nuk do të ketë derisa nuk sqarohet se si do të jetë ai asociacion”, ka thënë Daçiq për gazetën serbe, duke shtuar se Serbia dëshiron kompromis , por nuk pranon poshtërim.Komentet e tij vijnë pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë dhe Beogard me zyrtarët shtetërorë, përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

 

Përmbytet Shkodra me rrethe 

Mediat në Shqipëri njoftojnë se nga dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës uji ka vërshuar deri në Qarkun e Shkodrës.
Raportohet se qyteti i Shkodrës gjendet pjesërisht nën ujë.Zonat e përmbytura janë lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Mark Lulaj dhe Pedonalja.
Nën ujë dhe me qindra familje të izoluara ndodhen edhe disa komuna pranë qytetit.Gjendje kritike raportohet edhe në Qarkun e Fierit. Lumi i Vjosës ka mbërritur nivelin kritik dhe po del nga shtrati i tij.Nën ujë janë komunat Hekal, Kut, Cakran dhe Frakull, ku dhjetëra familje  janë të izoluara.Situata është e rënduar edhe në Lezhe. Lumi i Matit është në pike kritike, ndersa Fani i Vogel rrezikon nënstacionin e Mirditës, njoftojnë mediat shqiptare.

 

The Lancet: Lufta në Irak la 120 mijë të vrarë 

Një raport i ri i magazinës prestigjioze “The Lancet” tha se të paktën 116 mijë civilë irakianë dhe më shumë se 4 mijë e 800 trupa të huaj kanë vdekur në Irak në mes të marsit të vitit 2003 dhe largimit të forcave amerikane në vitin 2011.Studimi i kryer nga dy profesorë amerikanë, gjithashtu ka vlerësuar se përfshirja e SHBA-së në Irak i ka kushtuar Uashingtonit  810 miliardë dollarë.Duke i bazuar gjetjet e tyre në studimet e publikuara dhe raportet, hulumtuesit  thanë se shumë “civilë irakianë janë lënduar ose sëmurë si pasojë e dëmtimit” të infrastrukurës shëndetësore, derisa pesë milionë irakianë thuhet se janë zhvendosur.Në të thuhet se më shumë se 31 mijë amerikanë janë lënduar dhe një “përqindje substanciale” e trupave amerikane ka vuajtur nga çrregullimet psikologjike.Përvjetori i dhjetë i invazionit amerikan në Irak është më 19 mars.

 

Papa: Dorëheqja e Benediktit-historike 

Papa Françesku e ka quajtur dorëheqjen e parardhësit të tij Benediktit XVI si historike dhe si një “akt të përulur dhe inkurajues”.Ai i ka bërë këto komente në një fjalim para kardinalëve në Vatikan.Papa Françesku tha se Benedikti që dha dorëheqje në muajin e kaluar, “ka ndezur një flakë thellë në zemrat tona që ende vazhdon të digjet”.Papa Françesku u zgjodh në krye të Kishës Katolike të mërkurën mbrëma.Ai është kardinal nga Argjentina dhe shënon herën e parë në më shumë se një mijë vjet që në krye të Kishës Katolike vjen një joevropian.

 

KS  dënon dhunën në kufirin siriano-libanez 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësimin e thellë” mbi trafikimin e armëve nga Libani për në Siri dhe ka dënuar të shtënat e vazhdueshme në kufirin libanezo-sirian.Deklarata shënon një rast të rrallë kur Këshilli i Sigurimit mban qëndrim unik ndaj luftës siriane. Rusia dhe Kina kanë  bllokuar tri rezoluta të mëparshme, që bënin thirrje për të bërë presion ndaj regjimit sirian, për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar.
Në deklaratën e re, KS i OKB-së tha se është thellë i shqetësuar për “incidentet e përsëritura në kufirin ku nga të shtënat ka pasur vrasje dhe lëndime në mesin e popullatës libaneze”, si dhe rrëmbime e trafikim armësh në kufirin libanezo-sirian.Në të bëhet thirrje për “respektim të plotë “të sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Libanit.Rreth 360 mijë sirianë kanë ikur si pasojë e konfliktit në Liban.

 

Shmanget shpërthimi i kamionit-bombë

Agjencia afgane e zbulimit tha se forcat e sigurisë në Kabul kanë zbuluar nëj kamion me gati tetë ton eksploziv dhe kanë shmangur shpërthimin e tij.
Drejtoria Kombëtare e Sigurisë (NDS) tha se sulmi ishte planifikuar nga rrjeti Hakani, që ka lidhje me Al-Qaidan si dhe nga udhëhqësit talibanë me seli në Pakistan, edhe pse nuk dhanë ndonjë provë konkrete. Autoritetet thanë se kamioni ishte zbuluar në fillim të kësaj jave në lindje të Kabulit.
Aty thuhet se kishte municion për të  shkatërruar “një zonë me diametër prej 1.5 kilometrash”.Forcat e sigurisë i vranë pesë të dyshuar dhe i arrestuan dy të tjerë. Lajmi për komplotin vjen një javë pasi një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul.
Sulmi vrau nëntë persona. Bëhet me dije se Sekretari amerikan i Mbrojtjes  Chuck Hagel ishte për vizitë në një bazë të NATO-s.

 

BE debaton heqjen e embargos për guerilët sirianë 

Liderët e Bashkimit Evropian në një samit në Bruksel pritet të debatojnë thirrjen franceze për BE-në që të heqë embargon e armëve për kryengritësit opozitarë sirianë, që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.Presidenti francez Francois Hollande tha se regjimi nuk është i interesuar në zgjidhjen politike të konfliktit dyvjeçar dhe Evropa nuk mund të qëndrojë pasive derisa sirianët “masakrohen”.Franca tha se është e gatshme, që të pajisë me armë kryengritësit, madje edhe nëse BE nuk e heq embargon, e cila përfundon në fund të majit.Britania gjithashtu mbështet heqjen e embargos, por shtetet tjera, përfshirë Gjermaninë, i kanë rezistuar kësaj ideje.Debati vjen në kohën kur ka raporte se Irani dhe Rusia kanë vazhduar ta furnizojnë me armë regjimin e Assadit.

 

Detroiti zhytet në krizë të thellë ekonomike 

Guvernatori i shtetit amerikan të Miçiganit ka caktuar një avokat si menaxher emergjent i qytetit të trazuar financiarisht të Detroitit.Emërimi i Kevyn Orrit bën që financat e Detroitit, qytetit më të madh amerikan, të vendosen nën mbikëqyrjen e shtetit.Detroiti, dikur qendër e industrisë së automjetve, ka tash një deficit buxhetor prej 327 milionë dollarësh dhe borxhe prej 14 miliardë dollarësh.Qyteti ka një papunësi prej 18. 2 për qind, që është dyfishi i papuënssë së SHBA-së në nivel  kombëtar.Orr  ka mbikëqyrë  ristrukturimin e kompanisë automobilistike të Detroitit Chrajsler gjatë procedurave të falimentimit në vitin 2009. Ai do të ketë autoritetin për të punësuar dhe pushuar punëtorët, për të rinegociuar kontratat e punës, dhe të shesë asetet.

 

Sot  në shtëpin e fudbollit në  Nion u caktun ndeshjet e çerek finales së ligës së kampioneve dhe ligës së Evropës 

Sot  në shtëpin e fudbollit në  Nion u caktun ndeshjet e çerek finales së ligës së kampioneve , kështu që fundbollistës e Barcelonës do të luajnë më me kampion e Francës Pari Senzhemen. Derisa ekipi turk I gallatasarjit do të luajnë me ekipin tjetër të Spanjes Realin e madridit. Për koalifikim në gjysëmfinale do të luftojnë edhe ekipi tjetër i Spanjes Mallaga kundrej Borusisë nga Dortmundi si dhe Bajerni i Mynihut i cili kësaj ralle ka përball ekipin më të mirë italinë atë të Juventusit. Ndeshjet e para luhen me 2 dhe 3 prill , kurse ato të kthimit një javë më vonë. Gjithashtu edhe liga e Evropës fitoi çerek finalistët ku ndeshja më interesante mendohet të jetë ajo ndërmjet Çellsit të Anglisë me ekipin e Rubimit nga Rusia, ndeshja tjetër interesante mund të merret edhe ajo ndërmjet Totenhemit të Anglisë dhe Bazelit të Zvirrës. Për kualifikim në gjysëmfinale do të ndeshen ekipi turk i Fener Bahçe me Lacion nga Italia si dhe Benfika e Portugalisë me ekipin angle Nju Kastell. Ndeshjet e para do të luhen me 4 prill kurse të kthimit me 11 prill.

 

Nesër mot me diell 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët në pjesët veriore të republikës me borë të dobët , kurse në jug dhe pjesët qëndrore pa të reshura. Frynë erë mesatare e vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut.  Temperaturat në orën 13: Petrovac 11 g. Tivar, Ulqin, e Budvë 10 g, H. Novi 9, Podgoricë 7, Cetinë 2, B. Pole, Beranë e Plavë 0, Nikshiq e Shavnik -2, Plevle e Rozhaj e Andrivec -3, Kollashin -5, dhe Zhablak -9 g.  Për nesër në pjesët jugore meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht me diell , dhe vende vende me vranësira të pakta gjatë orëve të paraditës, kurse në veri mot të vranët dhe vende vende me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e kohpaskohe tejet e fortë nga drejtimi i veriut dhe veri-lindjes e cila në orët e vota të pasditës do të dobësohet. Temperatura e mengjesit do të sillet prej -13 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej -6 deri në 10 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се