Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 05. 2016. 16:55 >> 17:00

Lajmet 09.05.2016

09.05.2016

Debat i ashpër në fillim të seancës së sotme të Kuvendit

Sot ka filluar seanca e parlamentit në të cilën deputetët debatojnë  për propozimin e ligjit  lidhur me zbatimin e marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për përbërjen e re të qeverisë dhe për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit Ranko krivokapiq.

Në fillim të punës së sotme, Deputeti i FD, Branko Radulloviq, ka theksuar se Kuvendit është shndërruar në bunker të njësisë speciale antiterroriste, duke aluduar në forcat e mëdha të sigurisë në hyrje të parlamentit. Deputeti tjetër i Frontit, Millutin Gjukanoviq, ka shtruar pyetjen se pse është ky numër kaq i madh i policëve të cilët kanë ardhur edhe me qenë. Kërkojmë që forcat e armatosura , të cilat ju i keni quajtur polici, menjëherë të largohen nga Parlamenti ka theksuar, Gjukanoviq. Për ndryshe  deputetët e FD sot në qetësi kanë hyrë në Kuvend. Lideri i Lëvizjes për ndryshime, Nebojsha Medojeviq, ka theksuar se nuk ka parlament në botë i cili lejon që brenda tij të shëtisin njerëz të armatosur. Deputetja e PSP, Snezhana Jonica, ka kërkuar pauzën dhe mbledhjen urgjente të Këshillit për mbrojte dhe siguri me qëllim të vërtetimit nëse ekzistojnë rreziqet për siguri për shkak të cilave është e pranishme policia në Kuvendin e Malit të Zi.

 Shefi i klubit të deputetëve  të PDS, Millutin Simoviq,  i ka përgjigjur kolegut të FD se ata nuk kanë frike nga askush. Duke u përpjekur që ta zbus situatën në parlament, kryetari  Ranko Krivokapiq, ka theksuar se vjedhjet institucionale  janë e vetmja përgjigje ndaj situatës. Në fund të këtij debati mjaft të ashpër kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq, me kërkesën e deputetëve ka dhënë pauzën gjatë të cilës u mbajt mbledhja e kolegjiumit të kryetarit të Kuvendit, në të cilën u vendos  për tërheqjen e forcave shtesë nga ndërtesa e Kuvendit, pas së cilës deputetët vazhduan seancën.

Vazhdojnë kërkimet për Ognjen Rakoçeviq 

Edhe sot , ditën e gjashtë  me radhë kanë vazhduar kërkimet për Ognjen  Rakoçeviq 11 vjeçar i cili ka humbur para 6 ditësh. Zhytësit nga Qndra për stërvitje në Bjella do të kërkojnë në Moraç drejtë Kombinatit të Aluminit. Qytetarët , policia zhytësit dhe zjarrfikësit edhe dje kanë gjurmuar detaisht  terrenin por pa rezultate. Drejtori i Qendrës për stërvitjen e zhytësve në Bjella Veselin Mijajlloviq ka theksuar dje se përsëri kanë kërkuar në Moraçe prej hotelit Ambasador deri në rajonin afër vendit të quajtur Kollovrat.

Sot, në kontinentin evropian shënohet  9 maji,  “Dita e Evropës” 

Sot në tërë kontinentin evropianë shënohet Dita e Evropës  në shenjë kujtimi në 9 majin e vitit 1950, kur  Robert Shuman, ka prezantuar propozimin e vetë për themelimin e Evropës së organizuar. Zyrtarët evropianë janë unikë në qëndrimin se botës më tepër se asnjë herë me parë i duhet një Evropë e fortë, e themeluar si projekt i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Edhe në Mal të Zi, 9 maji, Dita e Evropës, u shënua me aktivitete të shumta me ç’rast u vlerësuan lartë vlerat evropiane të cilat duhet të jenë sfidë për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin në  familjen e  gjerë të popujve Evropian. Ndërkohë, edhe misioni i BE në Mal të Zi, organizoi aktivitete të larmishme në shënim të Ditës së Evropës. Njëkohësisht, ata përkujtuan në rrugën e  suksesshme të vendeve brenda BE, dhe kanë ftuar  që të gjithë sëbashku të angazhohemi në ruajtjen e vlerave evropiane.   

Përfaqësuesja e lartë e UE për politikë të jashtme dhe siguri e nënkryetare e komisionit evropianë, Federika Mogerini,  në video- mesazhin me rastin e Ditës së Evropës, ka theksuar se ekzistojnë shumë shkaqe që kjo ditë të vazhdojë të festohet edhe pse e bindur se shumë njerëz do të pyesin nëse vazhdon të jetë ashtu. Ajo ka theksuar se UE për herë të par në histori përballet me çështjen ekzistenciale por nuk është fjala vetëm për terrorizëm. UE ka mjete për pengimin e radikalizmit dhe mund të ndal ardhjen e emirgarntëve. , tu mbrojë jetët e njerëzve dhe të ndërtojë partneritete të forta me vendet e rajonit dhe më gjerë. Çështja ekzistenciale vjen nga brenda kufijve të UE ka theksuar Mopgerin . Sipas fjalëve të sajë nëse njerëzit diskriminohen në bazë të ngjyrës, të gjuhës të cilën e flasin , të mënyrës në të cilën luten , atëherë UE është në rrezik ka theksuar ajo.

 

R.Krivokapiq; Antifashizmi gjendet në themelet e  Malit të Zi Evropian 

9 maji është simbol i ngritjes së kështjellave kundër fashizmit dhe të gjitha politikave famëkeqe  të bazuara  në jobarazi, ka vlerësuar kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq. Mali i Zi , bijtë dhe bijat e sajë kanë vendos nënshkrim të fortë në luftën kundër fashizmit dhe jetët e tyre të dhëna për paq dhe liri duhet të jenë kujtim i përjetshëm, ide e cila duhet të mbesë vertikalë  e përjetshme antifashiste e Malit të Zi, modern  dhe  Evropian, ka theksuar Krivokapiq, në urimin e vetë me rastin e Ditës së fitores. Ai ka theksuar se antifashizmi gjendet në themelet  e shtetësisë malazeze dhe të  frymës së tij qytetare. Sipas fjalëve të tij ekstremizmi dhe terrorizmi sot janë sfidat kryesore  të gjeneratës sonë për zgjidhjen e të cilave të gjithë sëbashku, duhet gjetur përgjigje me qëllim që brezave të ardhshëm tua sigurojmë paqen dhe sigurinë afatgjate.

Mali i Zi, ka kontribuar shumë në lidhjet e bashkëpunimit rajonal 

Mali i Zi e ka arritur pavarësinë me rrugë paqësore demokratike , në ambientin e harmonisë shumë etnike dhe tolerancës fetare  dhe ka përparuar në ndërtimin e lidhjeve rajonale dhe në politikën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, është theksuar në tubimin shkencorë ndërkombëtarë “Mali i Zi në fillim të shekullit 21”.Rektorja e Universitetit të Malit të Zi, Radmilla Vojvodiq, ka përkujtuar se Mali i Zi, në tërë  traditën shtetërore mijë vjeçare disa herë e ka humbur dhe rikthyer pavarësinë. Me rivendosjen e pavarësisë shtetërore në vitin 2006,  e ka bërë këtë me rrugë të qetë dhe demokratike dhe në ambientin e harmonisë multietnike dhe tolerancës fetare, ka theksuar ajo. Prorektori i Universitetit të MZ, Zhivko Andriasheviq, ka theksuar se Universiteti me qëllim të shënimit të 10 vjetorit të rivendosjes së pavarësisë ka organizuar Konferencë shkencore, temë e të cilës është vëmendja hulumtuese e Malit të Zi bashkëkohorë. Profesori i Universitetit të Zagrebit, Hrvoje Kllasiq, ka theksuar se Mali i Zi dhe Kroacia, kanë kufi të vogël, por një histori të gjatë të përbashkët dhe trashëgimi të pasur. Vlladimir Goati, nga Instituti i shkencave shoqërore të Universitetit në Beograd, ka theksuar se Mali i Zi ka marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët gjë që siç ka theksuar në Ballkan është vështirë të arrihet. Sipas fjalëve të tij, Mali i Zi ka i kontribuar një pozite të tillë në Ballkan.

 

D.Server; Mali i Zi në një afat të shkurtër do të bëhet anëtar i NATO-s 

Mali i Zi, për një kohë të gjatë ka bërë punë të mirë duke iu shmangur luftës dhe ndasive etnike, ka vlerësuar  Daniell Server, profesor i Universitetit Xhon Hopkins, në Uashington. Ai për gazetën “Dnevne Novine”,  ka shtuar se Mali i Zi ka përparuar edhe në planin ekonomik dhe në një masë të mirë i ka konsoliduar institucionet e veta. Në vitin 2006, Server ishte kundër që shumica në referendumin për pavarësi të jetë 55 %. Sipas tij ka qenë krejtësisht e pa bazë që UE të kërkojë kushte të tilla nga Mali i Zi për referendum. Megjithatë Mali i Zi edhe përkundër kushteve të tilla e ka realizuar pavarësinë e vetë. Ai ka shtuar se Mali i Zi, që në fillim,  forcat e veta ushtarake i ka orientuar që të jenë kompatibile me NATO-n dhe se brenda afatit të shkurtër do të bëhet edhe anëtarë i aleancës.

 

S.Albaj; Turiqa , është aleat i Malit të Zi 

Turqia është alete e Malit të Zi, dhe ky vend e përkrah faktin se Mali i Zi e ka marr ftesën për në NATO, ka theksuar Suaj Albaj, zëvendës ministër i mbrojtjes të Turqisë. Ai ka theksuar se konsideron që edhe vendet tjera të Ballkanit duhet të jenë anëtare të UE dhe të NATO-s. Alpaj, i cili gjatë fundjavës, ka marr pjesë në forumin “2BS”,  në Budvë,  ka përshëndetur reformat e realizuara në Mal të Zi, në sektorin e mbrojtjes. Para së gjithash duhet të them se Mali i Zi, është vend mikë për Turqinë dhe jemi aleatë. Industria mbrojtëse nuk nënkupton vetëm armët , por të keni aftësi që ti pengoni rreziqet, ka theksuar Alpaj. Turqia përkrah sferën mbrojtëse në Mal të Zi, dhe konsiderojmë se brenda këtij viti do të nënshkruajmë marrëveshjen për industrinë mbrojtëse , ka theksuar Alpaj për agjencinë Anadollia.

 

Monumenti i ri në qendër të Prishtinës me rastin e Ditës së Evropës 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka paraparë mbajtjen e më shumë se 20 aktivitete zbavitëse, edukative dhe kulturore për të shënuar 9 Majin, “Ditën e Evropës”.

Në një komunikatë për media, nga zyra e BE-së kanë bërë të ditur se aktivitetet do të mbahen në qytete të ndryshme të Kosovës.

Për nder të Ditës së Evropës sot në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një instalacion me anë të së cilit rikujtohen të gjithë ata që kanë ndihmuar që Kosova të jetë e Evropës.

Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku tha se Dita e Evropës ka marre kuptimin e vet pas arritjeve të fundit. Ky instalacion, sipas tij le të jetë një rikujtim për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e përpjekjes për liri. “Rruga që kemi përpara është ende e komplikuar, po tani që  kemi gjetur shtegun do të vazhdojmë sigurt drejt atij shteti”, tha Çollaku.

Në këtë aktivitetet kanë folur edhe aktivsitë nga shoqëria civile dhe persona publik

I.Mustafa; Beteja e radhës, anëtarësimi në NATO dhe BE 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shpallur sot publikisht betejën e radhës, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se ka Kosova ka të gjithë gjitha vlerat për t’u bërë pjesë e këtij bashkimi shtetesh dhe kombesh të lira. Por, sipas Mustafës, Kosova duhet të dëshmojë vullnet dhe fuqi për të vendosur ligjin dhe për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar.

Këtë Ditë të Evropës, ne e shënojmë me disa rezultate të prekshme. Përveç Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit,  dhe liberalizimit të vizave, edhe në fushën e sportit kemi mbërritur të thejmë barriera të mëdha. Tashmë talent të  shumtë në sporte të ndryshme, kanë fituar mundësinë për të garuar me konkurrentët e tyre evropianë, duke përfaqësuar me dinjitet simbolet e shtetit të tyre, Republikës së Kosovës. Kosova është tashmë pjesë e UEFA dhe shpejt edhe e FIFA-s, ka pohuar Mustafa.
Unë e shpallë sot publikisht betejën e radhës, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, deklaroi ai.

 

Pala greke, paralajmëron se nuk do të heq dorë nga vetoja për Maqedoninë 

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos porositi se nuk do të bisedojnë për veton për Maqedoninë.

Ai në ceremoninë në vendin Negush, qytet në veri të vendit, edhe njëherë përsëriti se Greqia tashmë ka vendosur veto ndaj integrimit të FYROM për në BE dhe në NATO dhe se për këtë gjë nuk mund të flitet.

Pas ceremonisë së ushtrisë greke, ai deklaroi se vetoja ngel e plotfuqishme përderisa FYROM po insiston në interpretimin e gabuar të historisë dhe po vjedh historinë greke.

“Bëhet fjalë për falsifikues cinik të historisë greke, që po sillen si shtete totalitare ashtu si ishte rasti me sjelljen e tyre ndaj refugjatëve. Këto shtete nuk mund të paraqiten si miq të Greqisë”, deklaroi Pavlopulos.

6 policë të plagosur  në një pikë kontrolli në Çeçeni 

Gjashtë policë janë plagosur sot nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli në Çeçeni të Rusisë.

Mëtutje, ministria e brendshme e Çeçenisë ka njoftuar se tre të plagosur në këtë sulm në kryeqytetin Grozni, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Çeçeni janë shtuar masat e sigurisë, derisa Rusia dhe disa ish-republika sovjetike e shënojnë 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në ditëpn e sotme, para 12 viteve, është vrarë edhe ish-presidenti i Çeçenisë, Akhmad Kadyrov, gjatë paradës me rastin e Ditës së Fitores në Grozni.

Përgjegësinë për këtë sulm e patën marrë kryengritësit islamikë.

 

Dhjetëra të vdekur nga një aksident i madh në Afganistan 

Zyrtarët afganë thonë se numri i të vrarëve nga një  aksident në  komunikacion, ndeshja vdekjeprurëse e dy autobusëve të udhëtarëve dhe e një cisterne me karburant, në autostradën kryesore në pjesën lindore të Afganistanit, është më i vogël se sa ishte raportuar më parë.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Ghazni, tha se 52 vetë janë vrarë dje në qarkun Muqur të Ghaznit, në autostradën që e lidhë kryeqytetin Kabul me qytetin jugor Kandahar.

Ismail Kawusi, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë, tha se numri prej 73 të vrarëve ishte dhënë nga qeveria, për shkak të “vështirësive teknike”të informacioneve që arrinin nga spitalet.

Në këtë aksident, po ashtu, janë plagosur dhjetëra vetë.

Aksidentet e trafikut në Afganistan janë pothuajse të zakonshme, pasi shumë rrallë zbatohen ligjet e trafikut, ndërsa rrugët janë në gjendje të dobët.

 

Parlamenti Grek ka miratuar pakon e reformave financiare 

Parlamenti i Greqisë e ka miratuar pakon e reformave financiare, para takimit të paraparë të ministrave të financave të Bashkimit Evropian.

Në parlamentin prej 300 deputetëve, vetëm 153 vetë të koalicionit qeverisës majtist në Greqi, votuan mbrëmë për zvogëlimin e pensioneve dhe ngritjen e tatimeve. Të gjithë ligjvënësit opozitarë votuan kundër.

Ky votim u bë të njëjtën ditë derisa mijëra grekë protestuan në Athinë kundër reformave jopopullore.

Ka pasur edhe përleshje ndërmjet demonstruesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, me ç’rast është përdorë edhe gaz lotsjellës.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm 

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht jugore dhe perëndimore.

Temperaturat: Podgoricë 26 gradë, Budvë, Tivar, H. Novi e Ulqin 23, Tivat 22, Cetinë, Nikshiq, Plevle , B. Pole , Beranë , Plavë e Rozhaj 20, Kollshin e Shavnik 19, Plluzhinë 17 dhe në Zhablak 16 g.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta dhe intervale me diell, kurse në veri , gjatë pas ditës vende - vende janë të mundshme vende të dobët të shiut.  Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 26 g. C.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се