- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
24. 07. 2013.
20:20 >> 20:27
LAJMET 24.07.2013
24.07.2013
Sot në Budvë u mbajt parada e parë e krenarisë në Mal të Zi.
Pjesëmarrësit e Paradës së krenarisë u larguan me anie nga Porti i Budvës në përcjelljen e forcave të mëdha policore. Përfaqësuesi i forumit Progres të LGBT Aleksander Zekoviq ka theksuar se janë lënduar 4 pjesëmarrës të paradës. Policia i ka arrestuar 12 qytetarë të cilët u përpoqen të hyjnë në Port,kur u larguan pjesëmarrsit e Paradës. Nga policia është vertetuar se gjithësejt janë arrestuar 25 persona.
Një numër i madh i demostrantëve i përcollen pjesëmarrsit e Paradës me fjalë shumë negative. Shetitja e pjesëmarrsëve të paradës së krenarisë ka përfunduar rreth orës 13 dhe ka zgjatur rreth një ore. Demostrantët të cilët e kundërshtonin mbajtjen e Paradës së krenarisë i gjuajtën pjesëmarrësit e Paradës me gurë dhe objekte tjera. Zavëndës ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Sabahudin Deliq ka vërtetuar se edhe ai është goditur me gur dhe ka pohuar gjithashtu se edhe kolegja e tij Bllanka Radosheviq Maroviq është larguar nga tubimi, pasi që po ashtu ishte goditur me gur. Pjesëmarrësit e Paradës mbartnin transparente me ngjyrat e ylberit si dhe me mbishkrim “Mjaft ka qenë heshtje”, “Të dalin nga raftat” etj.
Konjeviq ka theksuar se policia në mënyrë profesionale e ka siguruar mbajtjen e paradës së krenarisë
Ministri për punë të brendshme të Malit të Zi Rashko Konjeviq ka theksuar se policia në mënyrë profesionale e ka siguruar mbajtjen e paradës së krenarisë, duke shtuar se nuk do të ketë kompromis ndaj atyre që kanë shkelë ligjin. Kjo ngjarje , për fat të keq, nuk ka kaluar ashtu siç ishte paraparë, ka theksuar ai në parlament.
Konjeviq ka shtuarë se në vazhim janë aktivitetet e policisë kundër atyre të cilët në çfardo forme e kanë shkelur ligjin. Mali i Zi nuk duhet të dërgojë mesazh, se nuk mund të tregojë, së paku nivel elementar të tolerancës ndaj llojllojshmërive, ka theksuar Konjeviq.
Në Parlamentin e Malit të zi sot u mbajt ora e kryeministrit
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka theksuar se Mali i Zi është shtet i cili ka hecë me hapa më serioz ekonomik përpara gjatë këtij viti të krizës së thellë. Në vaazhdim është zgjedhja e partnerit i cili do të punojë bllokun e dytë të Termoelektranës në Plevla. Kjo, siç ka theksuar Gjukanoviq është punë me vlerë rreth 300 milion euro. Ai ka shtuar se qeveria ka ndërmarrë disa aktivitete për të ruajtur stabilitetin ekonomik.
Gjukanoviq po ashtu ka theksuar se projekti më i rëndësishëm i qeverisë është ndërtimi i autostradës drejtë Veriut të Malit të Zi. Ai lidhur me këtë theksoi se ndërtimi i Autostradës do të fillojë deri në fund të këtij viti, kurse vlera e punimeve në aksionin e parë kap shumën prej 800 milion euro dhe pret që në këto punime të angazhohen rreth 4 mijë punëtorë. Kryeministri ka theksuar se shuma e pritur e investimeve në turizëm është rreth 3 miliardë euro. Janë duke u valorizuar potencialet e përgjithshme të Malit të Zi dhe janë krijuar kushtet për fillimin e investimeve serioze dhe për një jetë më të mirë të banorëve ka theksuar Gjukanoviq.
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq merrë pjesë në samitin e presidentëve të shteteve të rajonit
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq do të marr pjesë në samitin e presidentëve të shteteve të rajonit i cili do të mbahet nesër në Brdo afer Kranjit. Samiti mbahet me rastin e iniciativës së përbashkët të presidentit të Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë Ivo Josipoviq.
Samiti i presidentëve duhet të afirmojë iniciativën për mbështetjen për shtetet e Ballkanit perendimorë, për antarësimin e tyre në UE. Në delegacion me presidentin do të jetë edhe ministri për punë të jashtme dhe Integrimet evropiane Igor Llukshiq i cili do të marrë pjesë në takimin e nivelit ministror.
Dragan Koprivica projekt rezoluta nuk i ka plotësuar kërkesat e qendrës për tranzicion
Projekt rezoluta për mënyrën , kualiteti dhe dinamikën e integrimeve të Malit të Zi në UE nuk e definon rolin e Kuvendit në këtë proces gjë që siç konsideron Qendra për tranzicionin demokratikë është mangësi e madhe. Drejtori ekzekutiv i Qendrës Dragan koprivica ka theksuar se projekt rezoluta nuk i ka plotësuar kërkesat e kësaj qendre sepse përmbajtja nuk i përgjigjet emertimit të rezolutës.
Ajo nuk definon mënyrën dhe as kualitetin e procesit të integrimeve evropiane dhe dukshëm më pak rolin e Kuvendit në këtë proces. Mesazh kyç i rezolutës është se nuk ka rndësi zgjidha e problemit por gjetja e mënyrës elegante për shtyrjen e zgjidhjes së tij , ka theksuar Koprivica për agjencin MINA.
Markoviq- Miratimi i amendamenteve kushtetutese kusht për hapjen e bisedimeve për kapitujt 23 dhe 24
Miratimi i amendamenteve kushtetutese është kusht për hapjen e bisedimeve për kapitujt 23 dhe 24, kështu që përgjegjësia më e madhe i takon Parlamentit, ka theksuar ministri i drejtësisë Dushko Markoviq duke shtuarë se nuk është i sigurtë nëse ndryshimet kushtetuese do të miratohen deri me 31 korrik. Ai në mbledhjen e Këshillit parlamentar për antikorrupsion ka prezantuar planet aksionare për kapitujt 23 dhe 24, duke theksuar se ky nuk është dokument vetëm për qeverinë aktuale por edhe ato të ardhshmet. Planet aksionare janë dokumenta të përbashkët të qeverisë dhe Komisionit Evropianë që do të thotë se çdo detaj është i harmonizuar si dhe rezultati i koncezusit, ka theksuar Markoviq. Sipas fjalëve të tij UE në përbërjen e vetë dëshiron shtete të rregulluara, ku sundon e drejta me institucione të afta, të cilat do të punojnë punën e vetë, pa marrë para sysh nëse në pushtet do të jetë PDS , Fronti Demokratik ose ndonjë parti apo koalicion i tretë,tha Markoviq.
Anëtarët e Këshillit parlamentar për integrimet evropiane e kanë kritikuar tekstin e propozim rezolutës
Anëtarët e Këshillit parlamentar për integrimet evropiane e kanë kritikuar tekstin e propozim rezolutës për mënyrën , kualitetin dhe dninamikën e procesit të ntegrimeveve të Malit të Zi në UE , kurse PDS ka propozuar që dokumenti të tërhiqet deri në seancën e vjeshtës në Parlament. Anëtarët e grupit punues për hartimin e rezolutës janë deputeti i Frontit Demokratik Branko Radulloviq, pastaj Damir Shehoviq nga Partia social demokrate, deputeti i PSP Aleksandar Damjanoviq dhe Miodrag Vukoviq nga PDS. Në rezoluten e proozuar theksohet se gjyqësori efikas e i pa varur dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë parakushte për vendosjen e sundimit të të drejtës dhe drejtësisë. Kuvendi i Malit të Zi do ta vazhdojë veprimtarinë në ruajtjen e vlerave shumë etnike dhe shumë konfesionale, duke i forcuarë dhe avancuarë ato në vlerat evropaine, deri në harmoni të plotë, duke e pasuaruar kështu edhe vetë UE, thuhet mes tjerash në projekt rezolutën.
Thaçi e Daçiq takohen sot në Bruksel
Kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq e kanë vazhduarë sot në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë në komunat në veri të Kosovës si dhe formimi i asociacionit të komunave serbe, pritet që të dominojnë agjendën e takimit Thaçi – Daçiq.Përveç çështjeve kryekëput politike, Thaçi e Daçiq pritet të diskutojnë sërish edhe çështjen e telekomit dhe energjisë. Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova, për faktin që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, mund të marrë kodin e vet ndërkombëtar +383 nga një vend evropian i cili do të aplikonte tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit – ITU, dhe më pas do t’ia falte këtë kod Kosovës.
Tahiri: Normalizimi nuk do të dështojë
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Kryeministri Thaçi në takimin e sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, do ta kërkojë përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjes së marrëdhënieve me Serbinë. Në këtë kontekst, Tahiri ka vlerësuar se në këtë fazë është shumë i rëndësishëm angazhimi i BE-së për vlerësimin e dinamikave të zbatimit të marrëveshjes. Pavarësisht tendencave të Serbisë për ta zvarritur implementimin e marrëveshjes, Tahiri ka deklaruar për “Epoka e Re” se procesi i normalizimit mes dy shteteve nuk do të dështojë.
Sipas saj, idetë e Beogradit që serbët e veriut të përfshihen në një “listë të përbashkët zgjedhore”, nuk janë aspak demokratike. “Thirrjet për lista unike zgjedhore u ngjasojnë kohëve të kaluara dhe sistemeve të kaluara”, ka thënë ajo.
Çeku raportoi para Komisionit për mikëqyrje të FSK-së
Asnjë shtet normal nuk mund të funksionoj pa forca ushtarake, ka deklaruar sot Ministri i FSK-së, Agim Çeku. Ai ka theksuar se janë në fazën e rishikimit lidhur me atë se çfarë kapacitete të sigurisë i nevojiten Kosovës. Nga ana tjetër kreu i Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi ka thënë se Kosovës i nevojitet ushtria. As në raportimin e dytë për këtë vit para Komisionit mbikëqyrës të FSK-së, krerët e kësaj force nuk janë përgjigjur konkretisht, kur janë pyetur nga deputeti Rexhep Selimi për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Ata kanë folur për arritjen e kapaciteteve të plota të FSK-së, buxhetin dhe vazhdimin e procesit të rishikimit për dhënien e një mandati të ri. Pas raportimit, ministri Çeku theksoj se janë në fazën e rishqyrtimit të nevojave të Kosovës në aspektin e sigurisë. Rekomandimet për këtë proces do t’i dorëzohen Qeverisë dhe kryeministri më pas do të vendosë se si do ta quaj pasardhësen e FSK-së.
Cliff: Britania vazhdon ta ndihmojë Kosovën drejt BE-së
Ministrja Vlora Çitaku priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff, në vizitën e parë pas dhënjes së dritës jeshile nga ana e Këshillit Evropian për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim. Në cilësinë e vendit që do të filloj negocimin e MSA-së, Ambasadori Cliff informoi Ministren Çitaku për publikimin e raportit ,rishikimin e balancit të kompetencave të BE-se.
Ky raport i’u është dorëzuar të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shteteve kandidate dhe shteteve që janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po ashtu, u bisedua për çështjet më aktuale në vend si për zhvillimet e fundit, procesin e integrimit Evropian, si dhe për situatën e re të krijuar me fluksin e azilkërkuesve nga Kosova.
“Në kontekstin e integrimit Evropian, u diskutua më në detaje për përgatitjet për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA), përmbushjes së pakos legjislative dhe çështjeve përcjellëse për liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avansim me integrimin Evropain”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ministria e Integrimeve.
Irak: Personat e armatosur i kanë vrarë 9 policë
Raportohet se militantët në pjesën veriore të Irakut i kanë vrarë nëntë dhe plagosur dy policë. Zyrtarët thanë se personat e armatosur, sot në mëngjes, e kanë sulmuar një stacion të policisë në lokalitetin Bashmaja, afër Mosulit, me mortaja dhe pushkë automatike. Një mjek i ka konfirmuar viktimat. Nuk është e qartë se kush kishte dorë në këtë sulm.
Në Irak, armiqësitë sektare ndërmjet shumicës shiite dhe pakicës sunite, janë në rritje. Qyteti verior, Mosul, ishte praktikisht qendër e valës aktuale të sulmeve. Zyrtarët thonë se më se 500 vetë janë vrarë deri tash gjatë këtij muaji, kështu që Korriku është periudha më vdekjeprurëse gjatë vitit 2013, që u shënua me përshkallëzim të dhunës. Deri tash këtë vit, janë vrarë më se 3 mijë persona.
Egjipt: Vazhdon dhuna në gjithë vendin
Në Egjipt ka vazhduar dhuna, ndërsa në Kajro raportohet për vrasjen e dy mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi. Poashtu, ka pasur edhe persona të lënduar në kryeqytetin Kajro. Vëllazëria Myslimane e Morsit, në faqen e saj në Internet, ka raportuar se policët në rroba civile kanë hapur zjarr kundër mbështetësve të tij gjatë një marshimi sot herët në mëngjes. Megjithatë, nga autoritetet shëndetësore të Egjiptit nuk ka konfirmim të viktimave eventuale. Në një incident të ndarë, së paku 17 vetë janë plagosur, nga eksplodimi i një bombe afër stacionit të policisë në provincën Mansaoura, në veri të Kajros. Egjipti është përfshirë nga dhuna, e cila ndonjëherë është vdekjeprurëse, prej se Morsi është përmbysur nga ushtria më 3 Korrik, pas protestave masive kundër qeverisjes së tij. Vëllazëria Msylimane ka shprehur përkushtim për t’i vazhduar protestat derisa Morsi të kthehet në postin e tij.
Meksikë: 22 të vrarë në përleshjet e policisë me banda
Autoritetet e Meksikës thonë se 22 vetë janë vrarë nga përleshjet e policisë dhe bandave të armatosura, në gjashtë qytete në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.Ministria e brendshme ka njoftuar se në mesin e të vrarëve gjenden edhe dy policë federalë dhe “20 kriminelë të supozuar”.
Hapësirat në shtetin Kochoacan janë nën kontrollin e grupeve të dhunshme, të cilat përleshën me njëra-tjetrën dhe poashtu me forcat policore qeveritare.Në muajin Maj, presidenti Enrique Pena Nieto, e ka dërguar ushtrinë për t’i mbikqyrë operacionet e sigurisë në këtë territor, që është njëri nga më të dhunshmit në Meksikë. Vlerësohet se më se 70 mijë njerëz janë vrarë në luftën e bandave të drogës në Meksikë, gjatë shtatë viteve të kaluara.
Mot me diell dhe shumë inxehtë
Në Mal të Zi po mban mot i kthjellët dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e Jugut. Temperaturat në orën 14: u shënuan: në Podgoricë 34, Tivat 32, Nikshiq e Mojkovac 31, Beranë, Cetinë e Budvë 30, Kollashin e Plavë 29, Plevle, H. Novi, B. Pole e Rozhaj 28, Ulqin 27 dhe Zhablak 24. Edhe për nesër meteorologët paralajmrojnë të mbajë mot I kthjellët dhe shumë I nxehtë. Në Veri , në viset e larta malore pasdite janë të mundshme reshje të dobëta dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mengjesit do të jetë prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 27 deri në 38 g. c.
Коментари0
Остави коментар