Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 12. 2019. 18:01 >> 18:09

Ditari 26.12.2019

26.12.2019

Kuvendi, debaton propozim-ligjin për lirinë e besimeve 

Kuvendi i Malit të Zi, ka filluar sot debatin lidhur me shqyrtimin e propozim ligjit për lirinë e besimit dhe bindjeve fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare. Këshilli ligjdhënës, më parë, ka vlerësuar se ky propozim ligj është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe sistemin juridik  të Malit të Zi. Mitropolia e kishës ortodokse serbe dhe një pjesë e opozitës konsiderojnë  se ky propozim ligj është jo kushtetutes dhe diskriminues dhe kanë kërkuar tëtrheqjen e tij nga procedura kuvendore.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Qeverisë kanë deklaruar se ligji i propozuar është harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e komisionit të Venecias dhe se i njëjti nuk do të tërhiqet. Nënkryetari i Qeverisë, Zoran Pazhin, ka deklaruar se me propozimin e ligjit për liritë fetare, Qeveria, ka plotësuar obligimin Kushtetues dhe programorë që të sigurojë të drejta të barabarta dhe liri të njëjta  për të gjithë besimtarët dhe bashkësitë fetare në Mal të Zi, por edhe për ata që nuk janë besimtarë. Ministri për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Mehmet Zenka, ka theksuar se fjala është për një ligj shumë liberal i cili të gjithëve në Mal të Zi, besimtarëve dhe të tjerëve, u garanton nivelin më të lartë të drejtave dhe lirive. Kreu i Qeverisë, Dushko Markoviq, duke marrë pjesë në punën e Parlamentit, ka theksuar se prezenca e tij në sallën plenare është me qëllimin më të mirë ti kontribuojë dialogut dhe, siç ka thënë ai, të dëgjojmë argumentet dhe të shohim se a ka bazë të ndryshojmë ndonjërin nga propozimet tona. 

Markoviq, ka ftuar Ministrinë e punëve të brendshme dhe pjesëtarët e policisë që të mos përdorin dhunën ndaj qytetarëve dhe klerikëve të tubuar dhe të sigurohet paqja për çdo individ dhe familje në Mal të Zi. Lideri i Frontit Demokratik ,Andria Mandiq, ka theksuar se klerikët janë në rrugë pasi që Qeveria , siç ka thënë ai , ka përgatitur ligjin me të cilin atyre u merret prona dhe ka shtuar se mitropoliti Amfillohie, është i gatshëm të pranojë ftesën nga Parlamenti dhe të paraqitet në punën e Kuvendit. Më parë sot , nënkryetari i qeverisë, Zoran Pazhin, ka theksuar se e konsideron të rëndësishme zhvillimin e dialogut për vlerat themelore të shoqërisë të cilat i mbron ligji për të dhënë përgjigje qytetarëve në pyetjen për çfarë është i nevojshëm ky ligj për Malin e Zi. Kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq, ka pohuar se është obligim ndaj qytetarëve të Malit të Zi, që të zhvillohet debat i argumentuar në Parlament.

Markoviq, bisedon me mitropolitin Amfillohije

Në debatin e zhvilluar në parlament , kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq ka njoftuar se kreu i Qeverisë, Dushko Markoviq, do të bisedojë me mitropolitin, Amfillohije, lidhur me propozim ligjin për lirinë e besimeve. Ai, ka pohuar se bisedimet do të zhvillohen në kabinetin e kryeministrit kurse ne, deputetët, ka thënë Brajoviq, vazhdojmë atë që e kemi obligim, shqyrtimin e këtij ligji. Ndërkohë mitropoliti, Amfillohije ka ftuar qytetarët në Mal të Zi, pavarësisht cilit konfesion apo besim i takojnë, në harmoni vëllazërore, në paqe dhe dashuri duke shtuar se kjo është e nevojshme për të gjithë.

Ai, po ashtu ka ftuar presidentin, Millo Gjukanoviq, të hiqet dorë nga miratimi i paralajmëruar i këtij propozim ligjit. Sekretari i Patriarkisë  serbe ka deklaruar për “Vjesti”, se patriarku serbë, Irinej, ka bekuar qëndrimin për ligjin për liritë fetare që ai të shqyrtohet në Kuvend.

Fronti Demokratik, më parë kishte ftuar besimtarët dhe qytetarët që kanë nënshkruar peticionin e Kishës ortodokse malazeze në Mal të Zi, që të vijnë para Kuvendit duke shtuar se kanë marrë bekimin e patriarkut serbë, Irinej .

Po sot, rreth orës 11, disa qindra qytetarë bllokuan rrugën magjistrale Beranë-Bjello Pole, në shenjë proteste për shkak të paralajmërimeve për miratimin e ligjit për liritë fetare.

Të shqyrtohet edhe njëherë propozim ligji për organizmin territorial

Propozimi i plotësimeve dhe ndryshimeve të ligjit për organizimin territorial, do të shqyrtohet edhe njëherë në Këshillin ligjdhënës, ka deklaruar deputeti i PDS, Daniell Zhivkoviq, duke shtuar se do të analizohen vërejtjet e Qeverisë dhe të shqyrtohet nevoja për të bërë disa ndryshime. Zhivkoviq, i cili ka marr pjesë në hartimin e propozimeve në grupin e dytë punues të Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, ka theksuar se sipas procedurës, mendimi i Qeverisë, nuk është obligues për Parlamentin. Siç ka theksuar ai, mendimi i qeverisë nuk është pengesë që për këtë propozim edhe të debatohet.

“Do të shohim se cilat janë vërejtjet dhe deri në mbyllje të debatit do të shqyrtojmë nevojën eventuale për intervenime plotësuese”, ka theksuar Zhivkoviq.

Për ndryshe,  propozimi i ndryshimeve dhe i plotësimeve të ligjit për organizimin territorial është akti i vetëm i harmonizuar ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Këshillin për reformën zgjedhore, gjegjësisht në grupin e dytë punues, mirëpo, Qeveria, i ka sugjeruar Parlamentit se nuk duhet të miratohet sepse është në kundërshtim me ligjin për administratën lokale.

 

Mali i Zi, është aleat i besueshëm dhe kredibël i NATO-s

Këshilli për NATO,  ka konstatua se Mali i Zi, ka shënuar rezultate të rëndësishme pas dy viteve e gjysmë të anëtarësimit dhe me plotësimin cilësor dhe me kohë të detyrimeve në kuadër të Aleancës, edhe njëherë ka arsyetuar kredibilitetin  të cilin, si aleatë, e gëzon në nivelin e Aleancës. Në mbledhjen e pestë, të mbajtur sot, të Këshillit për NATO, të cilin e ka kryesuar kryeministri, Dushko Markoviq, janë shqyrtuar edhe disa çështje tjera aktuale që dalin nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Në mbledhje, është biseduar në detaje edhe për implementimin e udhëzimeve të NATO-s lidhur me shpenzimet e mbrojtjes, me implementimin e NATO qëllimeve të aftësisë, për kontributet për përpjekjet e aleancës në forcimin e mbrojtjes, për projektimin e stabilitetit  e të ngjashme.

Si pikë të katërt të rendit të ditës, Këshilli, ka shqyrtuar edhe implementimin e planit aksionar për vitin 2019 të Strategjisë komunikuese, me titull “Mali i Zi anëtarë i NATO-s”.

Çështja e diasporës, në prioritetet e larta shtetërore. 

Mali i Zi çështjen e diasporës e ka ngritur në nivelin e prioriteteve më të larta shtetërore, ka deklaruar kryetari i Këshillit të Kuvendit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët , andria Nikoliq dhe ka shtuar se përtëritja e pavarësisë është bisedime më e bukur e përbashkët e Malit të Zi dhe diasporës së tij. Ai ka theksuar se sipas të dhënave jo zyrtare , jashtë shtetit  jeton edhe një Mal i Zi, dhe se diaspora me nëmurin më të madhe ndodhet në SHBA, pastaj vendet e Amerikës Latine ,Turqi , Serbi dhe në disa vende të BE. Siç ka theksuar ai Mali i Zi tenton të regjistrojë numerikisht diasporën e vetë por kjo është punë e vështirë madje edhe për vendet me migracion të lartë e të cilat janë në administratë më të aftësuar se Mali i Zi dhe të cilat kanë institute shkencore të cilat merren me çështjen e diasporës. Nikoliq, për agjencinë Mina, ka theksuar se Mali i Zi, çështjen e diasporës e ka ngritur në nivelin e prioriteteve më të larta shtetërore , të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

 

Sindikata e arsimit në përgatitje të kongresit të parakohshëm

Këshilli kryesor i sindikatës së arsimit të Malit të Zi, ka vendosur që më së voni deri në muajin shtatorë të vitit të ardhshëm duhet të mbahet kongresi i parakohshëm në të cilin do të zgjedhjet  kryetari i ri dhe organet tjera të cilat zgjedhën në tubimin me të lartë sindikal. 

Siç  është theksuar, periudha deri në mbajtjen e kongresit do të shfrytëzohet në përgatitjen e tij, para së gjithash, në hartimin e statutit të ri dhe programit të punës si dhe të dokumenteve tjera që do të garantojnë punën në periudhën e ardhshme .

 

Në pritje të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancën konstituive pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor. Por, mbajtja e seancës dhe konstituimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje pasi që dy partitë që synojnë formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, është deklaruar se nuk e preferon konstituimin e Kuvendit pa arritjen e marrëveshjes për qeverinë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar të mërkurën se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ai nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka thënë se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë pa marrëveshje.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi ka cituar nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se “nuk është në interes të Kosovës të bëjmë konstituim të organeve të Kuvendit pa marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe për qeverinë”.

Ligjërisht, Kuvendi mund të konstituohet edhe pa marrëveshjen për qeverinë, duke zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re. Pas konstituimit të Kuvendit, pason procedura tjetër, ajo e formimit të Qeverisë së Kosovës.

 

I.Mustafa; Nëse LDK tërhiqet nga përgjegësitë, do të kalojë në opozitë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se kjo parti është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK-në dhe po aq edhe për Lëvizjen Vetëvendosje si partnerë kryesorë qeverisës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa tha se janë të interesuar për arritjen e zgjidhjes.

“Patëm mbledhjen e Kryesisë për të trajtuar përgatitjet për konstituimin e Kuvendit, mbesim të interesuar e të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente dhe të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje.  Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë LVV-së dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit sepse jemi pajtuar, ndërkaq kryetari i Kuvendit t’i takojë LDK-së”, tha ai.

Ndërkohë që VV ka kërkuar një ministri shtesë,  atë të Punëve të Brendshme, kryetari Mustafa tha se nëse LDK tërhiqet nga përgjegjësitë, atëherë do të kalojë në opozitë.

 “LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, shtoi Mustafa. 

 

D.Tramp: Të ringjallim shpresën për paqe në botë

Të ringjallim shpresën tonë për paqen mes kombeve dhe për gëzimin në botë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në një mesazh video, të regjistruar së bashku me gruan e tij Melania dhe postuar në Twitter me rastin e Krishtlindjes.

Presidenti Trump së pari falënderon “ata që kujdesen për të tjerët me dhembshuri” në ”festa, qofshin ato familjare, miq, fqinjë apo njerëz në nevojë”.

“Të gjithë amerikanët u jemi mirënjohës burrave dhe grave me uniformë që na mbajnë të sigurt, në forcat e armatosura, në polici dhe në të gjitha forcat e ligjit”, deklaroi Melania, e ulur pranë presidentit.

Në përkujtim të 250 mijë viktimave nga cunami para 15 vitesh, në Sumatra

Më 26 dhjetor 2004 tërmeti në Sumatra me madhësi 9,1 ballë të shkallës Rihter krijoi një cunami që shkaktoi rreth 250 mijë viktima.

“Duke vrarë mbi 200 000 njerëz dhe me dëme disa dhjetëra miliarda dollarë, ajo ngjarje stimuloi komunitetin shkencor dhe organet qeveritare të pajisen me mjete monitorimi dhe paralajmërimi për rrezikun e cunamit”, deklaroi kryetari i Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni.

Tragjedia e orës 07:59 më 26 dhjetor 2004, ishte i treti më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, pas tërmetit në Kili në vitet ’60 (magnituda 9,5) dhe tërmetit të Alaskës në 1964 (9,2).

Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatra, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën.

“Një tërmet që u shtri në 1.200 kilometra gjatësi, me një shpejtësi prej rreth dy kilometra në sekondë duke arritur kulmin brenda 10 minutave’’, theksoi Doglioni.

 

Fundoset anija me emigrantë në Turqinë lindore

Një anije që transportonte emigrantë u fundos në liqenin Van në Turqinë lindore e si pasojë 7 persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në orën 3 të mëngjesit ditën e sotme (26 dhjetor) me orën lokale.

Autoritetet arritën të shpëtojnë 64 persona me origjinë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Liqeni ndodhet në kufi me Iranin, vendi nga nisen emigrantët drejt Turqisë me synimin për të kaluar në Evropë.

 

Vazhdojnë sulmet ajrore në rripin e Gazës

Aeroplanët ushtarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj një sulmi me raketë, të shkrepur nga enklava palestineze e kontrolluar nga Hamasi, një grup militant islamik që kontrollon Gazën qysh në vitin 2007.

Alarmi paralajmërues për fillimin e sulmeve e ndërpreu përkohësisht një tubim të kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton AFP.

Të enjten, kryeministri do të përballet me rivalin e tij, Gideon Saar, në një votim për zgjedhjen e udhëheqjes së re të partisë Likud.

Më 10 shtator, kreu i partisë Likud, Benjamin Netanyanu ishte evakuuar gjithashtu nga një tubim zgjedhor, në qytetin jugor të Ashdod, pasi sinjalet e alarmit paralajmëruan për një sulm nga Gaza.

Javën e kaluar, dy sulme raketash u nisën kundër Izraelit nga Gaza pa shkaktuar dëme, tha ushtria e Izraelit.

Si përgjigje, aeroplanët luftarakë izraelitë dy herë bombarduan caqet e Hamasit në Gaza.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

      

            Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme, në viset jugore dhe qendrore i thatë, kurse në veri me reshje të dobëta e lokale të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

          Temperaturat: Ulqin e Budvë 16 gradë, H. Novi, Tivar e Petrovac 14, Podgoricë 13, Cetinë 9, Nikshiq, B. Pole e Shavnik 5, Plluzhinë, Beranë e Andrievicë 4, Plevle e Kollashin 3, Rozhaj 2 dhe në Zhablak -3 gradë.

          Edhe për nesër, në viset jugore dhe qendrore, parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse në veri vende vend me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 5, kurse në e larta e ditës prej -3 deri në 13 g. c.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се