Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 03. 2020. 18:01 >> 18:03

Ditari 09.03.2020

09.03.2020

Ço politikë është më e mirë nëse janë të kyçur  femrat dhe meshkujt

“Të gjitha politikat dhe aktivitetet të cilat zbatohen në nivele të caktuara janë më të mira, më cilësore dhe më gjithëpërfshirëse, nëse në to janë të përfshira gratë dhe meshkujt”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Ai në Seancën e parlamentit të gruas ka theksuar se në këtë mënyrë, përmes perspektivave të ndryshme, shkohet drejtë zgjidhjeve më të mira dhe më të qëndrueshme. “Jam i bindur se çdo politikë dhe çdo aktivitet që zhvillohet  në cilin do nivel është më mirë, më cilësore dhe me gjithëpërfshirëse nëse atje janë të kyçura gratë dhe meshkujt”, ka theksuar Brajoviq. Ai ka shtuar se vlera e indeksit e barazisë gjinore në Mal të Zi është 55, për dallim nga mesatarja e BE e cila është 67.4 prej 100 pikëve të mundshme. Kuvendi, siç ka theksuar Brajoviq, do të vazhdojë të kontribuojë në këto procese. Ai ka theksuar se Kuvendi dhe deputetët kanë një pjesë të përgjegjësisë për vendosjen e barazisë së plotë të femrave dhe meshkujve në Mal të Zi. Kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica, ka theksuar se avancimi i pozitës dhe mbrojtja e të drejtave të viktimave të gjitha formave të dhunës gjinore është qëllim plotësimi e të cilit duhet ta garantojë gjykata malazeze. Zëvendësja e Mbrojtësit të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe përkujdesjes sociale, Snezhana Mijushkoviq, ka theksuar se legjislacioni nacional i Malit të Zi në një masë të mirë është i harmonizuar me dokumentet e miratuara në  kuadër të sistemit të OKB, BE dhe Këshillit të Evropës, me të cilat rregullohet barazia gjinore dhe nxitet zbatimi i principit të trajtimit të barabartë për meshkujt dhe femrat.

Prioritet është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE

Lituania edhe në të ardhmen do të përkrah Malin e Zi, sepse është prioritet i saj që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë në Bashkimin Evropian, ka deklaruar presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.  Nauseda ka biseduar sot me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq, i cili ka filluar vizitën treditëshe zyrtare në shtete baltike, Lituani, Estoni dhe Letoni. “Besoj se procesi i zgjerimit do të vazhdojë, sidomos pas mesazheve inkurajuese të përbërjes së re të Komisionit Evropian”, ka theksuar presidenti lituanez, dhe transmeton Portali i RTMZ. Presidenti Gjukanoviq është falënderuar për përkrahjen e madhe të këtij shtetit për Malin e ZI që nga referendumi i vitit 2006, duke shtuar se është i bindur se tani është momenti i duhur të cilin duhet shfrytëzuar që Ballkani perëndimor “të kthehet në shtëpinë e vetë”. “Mali i Zi është shembull në rajon”, ka theksuar Gjukanoviq duke shtuar se beson se Mali i Zi do të jetë shteti i parë i radhës i cili do të anëtarësohet në BE. Gjukanoviq sot do të takohet edhe me kryeministrin e Lituanisë, Saulius Skvernelis dhe me kryetarin e parlamentit Viktoras Franckietis.

Markoviq  me përfaqësuesit e Akademisë malazeze dhe të Shoqatës së juristëve

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq bisedon sot me përfaqësuesit e Akademisë Malazeze të Arteve dhe të Shkencës dhe të Shoqatës së juristëve, duke vazhduar kështu dialogun e filluar në kuadër të “Aleancës për Evropën”. Të theksojmë se qeveria ka inicuar dialog të gjerë me akterët relevantë shoqërore dhe politikë lidhur me të gjitha çështjet e rëndësishme për tejkalimin e përçarjeve në shoqëri, dhe me qëllim të sigurimit të anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Markoviq u ka dërguar ftesë për dialog partive politike opozitare parlamentare, përfaqësuesve të Bashkësisë akademike, të mediave dhe të sektorit Joqeveritarë.

Do të dëgjohen udhëheqësit e sektorit të sigurisë

Këshilli parlamentarë për mbrojtje dhe siguri do të mbajë Seancë kontrolluese dëgjimore të njerëzve udhëheqës në sektorin e sigurisë, lidhur me situatën aktuale që ka të bëjë me qërimin e hesapeve ndërmjet klaneve kriminale, kurse data e Seancës do të caktohet më vonë, është kumtuar nga mbledhja e sotme e këtij Këshilli. Këshilli ka sjell vendimin për dëgjimin kontrollues të përfaqësuesve të Ministrisë së punëve të brendshme, të Drejtorisë së policisë, të Prokurorisë dhe të Agjencisë për sigurinë nacionale në temën,“Situata e sigurisë në Mal të Zi  në dritën e ngjarjeve më të reja, të veprimtarisë dhe qërimit të hesapeve ndërmjet grupeve të organizuara kriminale”.  Në këtë mbledhje është miratuar edhe raporti për punën e Këshillit për mbrojtje dhe siguri në vitin e kaluar, plani i mbikëqyrjes parlamentar për vitin 2020 dhe siç thamë më lartë vendimi për dëgjimin kontrollues.

 

Të mërkurën  për luftën kundër kriminalitetit të organizuar

Këshilli parlamentar për antikorrupsion do të diskutojë të mërkurën për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë Ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq, drejtori i Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq dhe ndihmës drejtori i policisë në sektorin për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, Zoran Llazoviq. Nga Drejtoria e policisë dhe Drejtoria e punëve të brendshme është paralajmëruar se në mbledhje do të dorëzojnë informatën për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar e cila do të mbajë shenjen e sekretit. Mbledhja e Këshillit për antikorrupsion do të mbahet në Kuvendin e Malit të Zi në hapësirën e cila mban shenjen e sekretit dhe to të jetë e mbyllur për opinionin.

KOS përpiqet që me presione të thyejë Malin e Zi

Kisha Ortodokse Serbe (KOS) e dinë se nuk ka argumente lidhur me ligjin për lirinë e fesë dhe për këtë arsye përpiqet që përmes presioneve politike të thyej Malin e Zi”, ka vlerësuar kryetari i nderit i Partisë Socialdemokratike, Ranko Krivokapiq. Ai në emisionin “Intervju” të Televizionit të Malit të Zi ka deklaruar se kisha, tempujt dhe prona tjetër gjithmonë kanë qenë pronë e shtetit, kurdo që ka ekzistuar shteti i Malit të Zi. Ai pret që bisedimet e ekipeve të ekspertëve të Qeverisë dhe të Mitropolisë malazezo- bregdetare mund të rezultojnë me kompromis, edhe përkundër qëndrimeve diametralisht të kundërta, dhe për Malin e Zi do të ishte i zbatueshëm modeli francezë në zgjidhjen e këtij problemi. “Në ligj mbi pronën thuhet se përmendoret kulturore dhe historike nuk mund të jenë pronë e dikujt nga jashtë, kurse Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është e huaj”, ka theksuar Krivokapiq, transmeton Portali i RTMZ. Ai ka vlerësuar se Mitropoliti Amfillohije, tani pas 30 viteve të mohimit, ka pranuar se me kushtetutën e vitit 1905 ka qenë Kisha autoqefale.

KOS vepron si instrument i nacionalizmit serbomadh

“Mali i Zi  e ka mbrojtur orientimin e vetë qytetarë edhe në kohërat dukshëm më  të vështira dhe kështu do tu përballojë edhe sulmeve më të reja mbi këto vlera themelore të shoqërisë sonë”, ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike të Socialistëve, Nella Savkoviq- Vukçeviq. Ajo ka komentuar inçizimin të cilin  e ka publikuar portali i CDM nga një takim, ku prifti Radomir Nikçeviq kërkon të holla nga besimtarët për vizatimin e flamurit trengjyrësh. “Inçizimi i cili është paraqitur në opinion dhe në të cilin prifti i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) sipas të gjitha gjasave Radomir Nikçeviq, grumbullon të holla për vazhdimin e veprimtarisë nëpër Malin e Zi, në tërësi ka vërtetuar se Kisha Ortodokse Serbe qëndron pas aksionit të vizatimeve të “trobojkës” në sipërfaqet publike“, ka theksuar Savkoviq.

 

Në Mal të Zi 40 te testuar për koronavirusin

Ne Mal të Zi 40 njerëz janë testuar për koronavirus dhe të gjithë kanë rezultuar negativ, ka kumtuar ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publik, Senad Begiq. Në Mal të Zi ka teste të mjaftueshme për zbulimin e këtij virusi, ka deklaruar më parë drejtori i Institutit, Boban Mugosha. Pothuajse në çdo shtet të rajonit është zbuluar ndonjë rast me koronavirus. Në Mal të Zi akoma nuk ka rast të zbuluar edhe pse mundësia është rritur për importimin e koronavirusit edhe në vendin tonë. Të theksojmë se në javën e kaluar rreziku për shëndetin e banorëve në Mal të Zi nga infektimi me këtë virus është ngritur në nivelin e lartë. Në mbikëqyrje shëndetësore në Mal të Zi momentalisht gjenden 380 njerëz ka deklaruar për Antena M, Senad Begiq.

 

Rënie e rasteve të reja në Kinë, rritje në Evropë

Shqipëria ka raportuar sot për dy raste të para të konfirmuara të infektuar me koronavirusin e ri. Të infektuarit janë një burrë 54 vjeçar dhe djali i tij 28 vjeçar, që ishin kthyer kohët e fundit nga Italia. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri tha më 9 mars, se që të dy, ishin në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se kishin komplikime të shëndetit.  “Dy rastet e konfirmuara janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në Spitalin Infektiv në Tiranë. Strukturat e urgjencës kombëtare dhe Institutit të Shëndetit Publik janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.  Në një mbledhje të qeverisë shqiptare, të mbajtur sot në mëngjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje të mos bëhet panik dhe të ruhet qetësia. Ai njoftoi se të gjitha institucionet e arsimit do të mbyllen për dy javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Në Kosovë ende nuk është raportuar për asnjë rast me koronavirusin e ri, megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pezulluar përkohësisht fluturimet që vijnë nga Italia veriore. Në epiqendrën e virusit në Kinë, është raportuar rënie e rasteve të reja me koronavirusin e ri. Të paktën 11 nga 16 spitalet e improvizuara në Vuhan kanë qenë në gjendje të mbyllen, raportoi media shtetërore Xinhua.  Spitalet e improvizuara - në stadiume, shkolla dhe gjetkë - trajtuan pacientët që vuanin nga simptoma të buta. Edhe zyrtarët e Koresë Jugore kanë raportuar 69 raste, rritja më e ulët ditore, në dy javët e fundit. Sidoqoftë, shpërthimi i virusit nuk tregon shenja ndalese në Evropë. Në Itali, numri i rasteve të prekura ka arritur në 7.375.   Autoritetet italiane kanë vendosur 16 milionë njerëz në karantinë derisa po luftohet kundër shpërndarjes së koronavirusit. Numri i vdekjeve në Itali u rrit në 366 nga 233 sa ishin të shtunën, njoftuan zyrtarët të dielën. Nëntëdhjetë njerëz në Francë kanë vdekur, njoftuan autoritetet, derisa numri i të infektuarve ka arritur në 500 gjatë fundjavës. Bullgaria të dielën raportoi katër rastet e para të konfirmuara të koronavirusit. Ndërkaq në Gjermani raportohet për 1,112 raste të të infektuarve. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për të paktën 19 viktima dhe për përhapje të virusit në më shumë se 30 shtete.

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi për sot në takime të veçanta, udhëheqësit e partive politike parlamentare, me qëllim të, siç thuhet në një njoftim, “informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror”. Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi. Më 4 mars ai kërkoi t’i drejtohet parlamentit rreth këtij takimi, por kjo nuk u bë e mundur dhe kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani tha se duhet kohë për organizmin e seancës, meqë deputetët janë të angazhuar në veprimtari të përcaktuara më parë. Pas kësaj ai foli në një konferencë me gazetarë dhe paralajmëroi takime me udhëheqësit e partive politike për t’i informuar rreth takimit, të cilin ai e cilësoi “si moment të kthesës kritike dhe pozitive që nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe të presidentit Donald Trump, dinamikës dhe mençurisë së ambasadorit Richard Grenell të arrihet marrëveshja me Serbinë, në të ardhmen e afërt”.  Sipas presidentit Thaçi, takimi në Washington “ka hequr çdo dilemë dhe çdo enigmë, ky proces është në duar të sigurta, është në drejtim të duhur, është me rol udhëheqës të SHBA-së. Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së për Kosovën është i pazëvendësueshëm”, tha presidenti Thaçi. Gjatë ditës Thaçi përfundoi takimet me liderët e Alencës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limajn, të Lidhjes Demokratike Isa Mustafën dhe me kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veselin. Thaçi pas dite do të mbajë konferencë për media lidhur me takimet e sotme me liderët politikë.

 

Kurti nuk takon Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të takojë sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një deklaratë për media, kabineti i kryeministrit ka thënë se Kurti në vend të takimit me Thaçin, do të jetë pjesë e senacës së seancës së Kuvendit,  në të cilin do të flasë Vasfije Krasniqi- Goodman, një prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përveç kësaj, Kurti ka pasur përmendur edhe arsye tjera. “Presidenti sot e paska lënë t'i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj presidentin aktual. Si kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë”, është thënë mes tjerash në arsyetimin e mostakimit. Presidenti i Kosovës ka ftuar kryetarët e partive më të mëdha politike për takim të hënën me qëllim të, siç është thënë, informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

 

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë për çështjen e viktimave të dhunës seksuale

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të veçantë, kushtuar sensibilizimit të çështjes se viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë dhe familjet e tyre, që të ngrisin zërin për njohjen e statusit e viktimës se dhunës seksuale. Sipas Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunura gjatë luftës se fundit në Kosovë, më shumë se 1226 persona kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999). Nga ky numër 785 persona e kanë pranuar statusin e viktimave kurse 237 aplikacione janë refuzuar.

 

Opozita serbe bojkoton zgjedhjet, kërkon Qeveri teknike

Opozita serbe, Lidhja për Serbinë i grumbullon një pjesë të partive, përfshirë edhe demokratët që dikur rrëzuan Sllobodan Millosheviqin. Bojkoti i zgjedhjeve të Prillit është përgjigjja e tyre.  Duan marrëveshje si ajo dikur në Shkup dhe qeveri teknike. Zgjedhjet në këto kushte, thonë nuk kanë legjitimitet. Borko Stefanoviq, dikur negociator për Kosovën, si opozitar, thotë se Presidenti serb pyetet për gjithçka dhe ka kontroll absolut. Arsyet për të janë të qarta, njoftojnë mediat serbe. Një grup partish opozitare do të marrin pjesë. Për Lidhjen për Serbinë ata janë marioneta të Presidentit Aleksandar Vuçiq. Por, Parlamenti nuk do të jetë legjitim, beson Stefanoviq, ndërsa kundërshtari i tyre kryesor besojnë se do të dështojë dhe fatin e rënies do ta ketë në çështjen e Kosovës. Opozita e kishte nisur me protesta një vit më parë. “Kishte patur ngritje dhe rënie, por thonë se kjo është vetëm një betejë. Forcën nuk do ta masin në zgjedhje, por të bindur se duarkryq nuk rrinë dhe lufta kundër pushtetit vazhdon”, thotë Stefanoviq.

 

Maqedoni, partitë nisin me formimin dhe zyrtarizimin e listave zgjedhore

Partitë në Maqedoni më së voni për tri ditë duhet t’i kompletojnë dhe dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve listat me kandidatët për deputetët dhe bartës të listave me të cilat do të përfaqësohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. LSDM-ja në pozitë sot në Kongres do t’i publikojë të gjithë bartësit e listave dhe kandidatëve, ndërsa OBRM-PDUKM-ja opozitare pasi t’i konfirmojnë nesër në seancën e Komitetit Qendror dhe do t’i prezantojë pasnesër. Fundjavën e kaluar kandidatët e tyre për deputetët i zyrtarizoi Lëvizja Besa, e cila parazgjedhjeve lidhi koalicion me LSDM-në, vendime se mbesin në atë koalicion sollën Partia Liberale Demokratike dhe Partia e Pensionistëve, ndërsa koalicionit iu bashkëngjit Partia Demokratike e Turqve. BDI-ja e cila paralajmëroi dalje e vetme në zgjedhje, zyrtarisht nuk i bëri të ditur bartësit e listave me të cilët do të prezantohet në zgjedhje, por sipas publikimeve në disa medie gjatë fundjavës, Kryesia Qendrore e ka pranuar propozimin që Ali Ahmeti të jetë bartës në një njësi zgjedhore. PDSH-ja, bëri të ditur se do të dalë e vetme në zgjedhje. Në koalicionin e LSDM-së deri më tani dihet se lideri Zoran Zaev do të jetë bartës në Njësinë Zgjedhore numër katër, krahas tij bartës liste do të jetë edhe nënkryetarja e partisë, Radmilla Shekerinska. Në zgjedhjet të cilat duhet të mbahen më 12 prill nuk do të ketë lista të pavarura të kandidatëve, pasi në afatin e parakohshëm asnjë nga gjashtë kandidatët e paraqitur nuk i grumbulloi një mijë nënshkrimet e nevojshme. Fushata për zgjedhjet do të fillojë më 23 mars, ndërsa do të zgjasë deri në mesnatën e 11 prillit.

 

Turqia dhe BE-ja do të diskutojnë për çështjen e migrantëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se do të takohet me zyrtarët e Bashkimit Evropian, për të diskutuar çështjen e migrantëve, dhe përsëriti thirrjen e tij, për më shumë ndihmë në përballimin e miliona refugjatëve nga Siria fqinje e shkatërruar nga lufta. Turqia, kohët e fundit, tha se nuk do t'i përmbahej më një marrëveshje të vitit 2016 për t'i parandaluar migrantët të udhëtojnë për në BE. "Ne shpresonim të merrnim shumë më tepër mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare kur bëhet fjalë për refugjatët. Unë kam një takim me zyrtarë të Bashkimit Evropian nesër në Belgjikë. Ne do t'i diskutojmë këto çështje", tha Erdogan në një fjalim në Stamboll. Në Turqi janë rreth 3.6 milionë refugjatë nga fqinji jugor Siria, ku lufta civile ka filluar nga viti 2011. "Ne kemi përmbushur detyrimet e marrëveshjes që kemi bërë me BE-në. Megjithatë, BE-ja nuk i ka përmbushur angazhimet e veta, përveç kontributeve minimale", tha Erdogan. Sipas marrëveshjes së vitit 2016, BE-ja duhej të siguronte 6 miliardë euro për të ndihmuar Turqinë të financojë strehimin, shkollat dhe qendrat mjekësore për refugjatët, raporton Reuters. Turqia thotë se BE-ja nuk ka arritur të respektojë premtimet, përfshirë udhëtimin pa viza për qytetarët turq dhe një bashkim të zgjeruar doganor. Ankaraja gjithashtu kërkon më shumë mbështetje evropiane në Siri, ku trupat e saj po mbështesin rebelët antiqeveritar kundër forcave të qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të pakta dhe periudha të gjata me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Herceg Novi 16 gradë, Ulqin 15, Podgoricë14, Tivar e Budvë 12, Nikshiq 12, Cetinë e Beranë 10, Bijello Pole, Plavë e Rozhaj 7,  Plevle e Kollashin 5 dhe në  Zhablak 2 gradë.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të borës dhe skllotës. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 16 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се