Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 10. 2021. 00:00   >>  17:35

Ditari 27.10.2021

27.10.2021

Abazoviq , pres që të gjithë deputetët të përkrahin  lilgjin për origjinën e pasurisë

Ligji për prejardhjen e pasurisë  është shumë i qartë dhe dukshëm do të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë. Dritan Abazoviq ka shtuar se pret që të gjithë deputetët në parlament të përkrahin këtë zgjidhje ligjore. Ai në konferencën për gazetarët , me rastin e prezantimit të modelit të konfiskimit të pronës me prejardhje jo ligjore, ka theksuar se ligji për prjardhjen e pasurisë është sistematik . “Ky është ligji i parë i këtij lloji , shumë abicioz dhe ka për qëllim që definitivisht të ndërpritet pasurimi jo legal , qoft i funksionarëve, kriminelve, mafiozëve , nëpunësve ose  qytetarëve  të cilët këtë pasuri e kanë arritur në kundërshtim me normat ligjore dhe kushtetuën” ka theksuar Abazoviq. Ai po ashtu ka shtuar se do të duhet që të gjitha organet në tërësi të  kontribuojnë me qëllim që ligji të realizohet. Ai ka shtuar se pret që ligji të fitojë përkrahjen e 81 deputetit.

Nuk ka përparim por as takime

Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ka deklaruar sot se nuk ka ndonjë përparim por as bisedime dhe takime të reja të paralajmëruara për rikonstruimin e Qeverisë. “Aktualisht nuk ka përparim , nuk ka takime por nëse do të jenë ne do tu përgjigjemi” ka theksuar Abazoviq duke shtuar se të gjithë u mbeten besnik pozicioneve të veta. Ai në këtë rast ka paralajmëruar ardhjen në Mal të Zi të deleguarit amerikanë për Ballkanin perëndimor Gabiriell Eskobar. “Pres që Eskobar të transmetojë mesazhet për të cilat kemi biseduar në Uashington. Mendoj se për qytetarët disa nga këto mesazhe do të jenë interesante” ka theksuar Abazoviq duke shtuar se do të këtë hapa befasues pozitiv. Në pyetjen se çfarë befasije politike nga SHBA mund të presin qytetarët e Malit të Zi , Abazoviq ka theksuar se kjo mbetet të shihet. Nuk mund të pritet se këta hapa pozitiv do të ndodhin nesër ose brenda një jave, por vetë fakti se vizita realizohet menjëherë  dhe me siguri do të transmetohen disa mesazhe , mendoj se do të jen shumë interesante dhe unë pres që të hapen edhe disa përspektiva tjera të volitshme për qytetarët e Malit të Zi, ka theksuar Abazoviq.

BE“ Do të përcjellim zhvillimin e ngjarjeve mbi letrat pandora”

Nga delegacioni i Bashkimit evropianë në Mal të Zi kanë theksuar se do të vazhdojnë të përcjellin zhvillimin e ngjarjeve lidhur me rastin e njohur si “letrat pandora”. Nga delegacioni i BE në pyetjen e portalit të RTMZ janë përgjigjur se organet kompetente nacionale duhet të vendosin nëse disa prova paraqesin bazë për hetim dhe në pajtim me këtë të veprojnë. “E kemi kuptuar se prokuroria ka formuar lëndën lidhur me provat nga letrat pandora. Ne do të vazhdojmë të përcjellim zhvillimin e ngjarjeve , kanë theksuar për Portalin e RTMZ nga delegacioni i BE në Mal të Zi. Të përkujtojmë se në letrat Pandora theksohet se Millo dhe Bllazho Gjukanoviq në vitin 2012  kanë nënshkruar marrëveshje sekrete për menaxhimin me pasurinë e tyre duke u fshehur pas rrjetit të komplikuar të disa kompanive nga Britania e Madhe, Zvicrra, Panamaja dhe Gjibraltari , kurse i biri i presidentit të Malit të Zi e ka shfrytëzuar këtë strukturë për  themelimin e dy kompanive të fshehta me firmat në Londër dhe në Mal të Zi.

Në javën që vjen shënohet 115 vjetori i parlamentarizmit 

Parlamenti i Malit të Zi do të shënojë nesër 115 vjetorin e futjes së parlamentarizmit në Mal të Zi , në seancën e veçantë të Parlamentit në Cetinë. Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi kremtohet me 31 tetor , në ditën kur në vitin 1906 është konstituuar në Cetinë Kuvendi popullor i Malit të Zi. Me Kushtetutën për Mbretërinë e Malit të Zi nga viti 1905 forma e rregullimit shtetëror pas ndryshimit të Kushtetutës, kalon në sistemin parlamentar. Seanca e veçantë e Parlamentit të Malit të Zi , kushtuar këtij jubileu , do të mbahet me 28 tetor në Cetinë.

 

Edhe 7 viktima dhe 474 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 7 persona , kurse 474 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2082 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 378 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 4281, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 142 mijë e 308 persona.

Sot në Podgoricë kanë arritur 100 mijë vaksina Sinovak

Sot në mëngjes  në Podgoricë kanë arritur  100 mijë vaksina të prodhuesit kinez Sinovak, të cilat Turqia ia ka dhuruar Malit të Zi , është kumtuar nga Ministria e shëndetësisë. Nga Ministria kanë theksuar se ky donacion me vlerë është rezultat i marrëveshjes së ministres Jelena Boroviniq Bojoviq me kolegun turk Fahretin Koxha. Gjatë takimit të mbajtur në Ankara , në kuadër të vizitës së paradokohshme zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Malit të Zi në Turqi. Theksohet se dërgesën e vaksinave në aeroportin e Podgoricës e pritën ministrja Boroviniq Bojoviq, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për shëndetin digjital Aleksanda Sekuliq dhe ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songull Ozan. Boriviniq-Bojoviq me këtë rast ka theksuar se vaksinimi i banorëve dhe masat bazë epidemiologjike janë e vetmja rrugë e sigurtë për daljen nga kriza aktuale. Ambasadorja Ozan ka theksuar se Turiqa e konsideron Malin e Zi  si   shtet mik dhe aleatë dhe se dy vendet që prej fillimit të pandemisë kanë zhvilluar bashkëpunim të mirë. Shpresojmë se ky donacion do të ndihmojë që sa më tepër banorë të Malit të Zi të imunizohen, ka theksuar Ozan.

Qeveria së shpejti në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ditëve në vijim do të dalë me një pako masash, e cila do t’i ndihmojë qytetarët për të kaluar më lehtë rritjen e çmimeve të produkteve esenciale. Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor. Çmimet më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërkaq 20 për qind te pemët dhe perimet. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo rritje me ritëm të shpejtë u ndikua nga berza botërore, e cila ndikoi edhe në shtete më të zhvilluara.“Pasojat e pandemisë COVID-19 në ekonominë globale, po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale”, tha Kurti. Ai kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë teksa po punojnë që në ditët në vijim të bëjnë një pako masash në mënyrë që qytetarët t'i kalojnë më lehtë vështirësitë financiare. Ngritja e çmimeve ka ngjallur shqetësime te qytetarët dhe shoqëria civile në Kosovë.

Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha, raportojnë mediat në Kosovë. E lindur në Shkup, regjisorja Berisha studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Autore e një numri të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore, Burbuqe Berisha është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar.

Në vitin 2019 Berisha u shpall fituese e Çmimit Kombëtar për Kinematografi. Disa nga realizimet e saj janë “Lexi në qytet” në 10 episode, “Ashensori”, “Kosova 9/11”, “Ëndrra”, “Nanë”, “Dimri i shpirtit”, “Bunari”, “Viti 2000” etj. Kurse, nga filmat e saj dokumentarë shquhen “Për Jusuf Gërvallën”, “Universiteti nëpër vite”, “Harmonika”, etj. Për katër vjet me radhë ka punuar si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës, pastaj anëtare e Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe kryetare e këshillit drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Së fundi ishte pro -dekane në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në Kolegjin AAB. Ka ligjëruar lëndët Film Dokumentar, Regji televizive, Regji për film, teatër dhe televizion. Burbuqe Berisha ishte drejtoreshë artistike e festivalit “Prishtina Internacional Theater Festival”. Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shumë kampanjave bamirëse.

 

Ekspertët e FDA-së përkrahin vaksinën e Pfizerit për fëmijët mbi pesë vjeç

Një panel i Qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNTech, edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç. Ekspertët e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) kanë përkrahur dje këtë vendim, duke i hapur rrugën autorizimit brenda disa javësh. Në muajin shtator, kompania Pfizer ka thënë se të dhënat kanë treguar që vaksina kundër koronavirusit është e sigurt për atë grup-moshë. SHBA-ja veçse është duke vaksinuar fëmijët e moshave nga 12 vjeç e lart. Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë. Ky vendim tani pret miratim nga FDA dhe Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ekspertët e FDA-së kanë thënë se janë të bindur se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet. Të dhënat zyrtare në SHBA tregojnë se 160 fëmijë të moshave pesë deri në 11 vjeç, kanë vdekur me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë. Në total, SHBA-ja ka regjistruar rreth 740,000 vdekje nga ky virus.

 
BE-ja po shqyrton rihapjen e misionit në Afganistan

Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka në plan të njohë zyrtarisht Qeverinë e udhëhequr nga talibanët megjithatë po shqyrton mundësinë e rihapjes së misionit diplomatik në Afganistan, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Ajo për të cilën po angazhohet BE-ja tani është krijimi i një pranie minimale në terren”, tha ajo.

Më 24 tetor, Financial Times raportoi se Bashkimi Evropian po synon të rihapë përfaqësinë diplomatike në Afganistan. Sipas këtij mediumi kjo po planifikohet të ndodhë brenda një muaji në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për t’u përballë me administratën e talibanëve. Mirëpo, zëdhënësja e BE-së nuk përmendi afate kohore. Ajo tha se një rivendosje e pranisë në Afganistan nuk përbën njohje zyrtare për administratën e talibanëve. Talibanët morën kontrollin e Afganistanit në fund të muajit gusht pas tërheqjes së forcave ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. BE-ja, sipas zëdhënëses Massrali synon që përmes një pranie në këtë vend të mundësojë ndihmën për afganët në nevojë dhe gjithashtu t’u ofrojë ndihmë shtetasve të BE-së të cilët duan të largohen nga vendi. Komisioni Evropian më 12 tetor ka premtuar ndihmë prej 1 miliard euro për Afganistanin. Sipas presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, kjo ndihmë ndahet për të “shmangur një katastrofë humanitare”.

 

Blinken mirëpret lirimin e kryeministrit të Sudanit pas puçit ushtarak

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me kryeministrin e rrëzuar nga pushteti në Sudan, Abdalla Hamdok, pasi liderët ushtarakë që kanë marrë pushtetin, ia kanë mundësuar atij kthimin në shtëpi. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Blinken, në një bisedë telefonike, ka mirëpritur lirimin e Hamdokut dhe “ka përsëritur thirrjen ndaj forcave ushtarake të Sudanit që të lirojnë të gjithë liderët civilë dhe të garantojnë sigurinë e tyre”. Blinken është shprehur “tejet i shqetësuar” nga veprimet e ushtrisë në këtë vend afrikan dhe i ka bërë thirrje ushtrisë që të tregojë përmbajtje kur përballet me protestuesit, ka thënë Price përmes një deklarate. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke analizuar se çfarë masa ekonomike mund të marrë për t’iu përgjigjur veprimeve ushtarake. Administrata amerikane veçse ka njoftuar se do të bllokojë 700 milionë dollarë si ndihmë për Sudanin. Edhe shtete tjera perëndimore kanë dënuar puçin ushtarak, kanë bërë thirrje për lirim të ministrave të kabinetit dhe kanë thënë se do të ndalin ndihmën financiare, nëse nuk ndahet pushteti me civilët. Shefi i forcave të armatosura të Sudanit, Abdel-Fattah Burhan, ka thënë se ushtria ka marrë pushtetin më 25 tetor, për të parandaluar “luftë civile”.

 

Shtohen dyshimet nëse talibanët mund ta luftojnë Shtetin Islamik në Afganistan 

Colin Kahl, zyrtar i lartë në Pentagon, ka thënë se është e paqartë nëse talibanët kanë kapacitet për të luftuar grupin militant, Shteti Islamik (IS), edhe pse dihet se të dyja grupet janë “armike”. Kahl, nënsekretar për politika të mbrojtjes, i ka thënë dje komitetit të Kongresit se, komuniteti amerikan i inteligjencës ka vërejtur se talibanët janë “tejet të motivuar” për të ndjekur degën e Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K). “Megjithatë, aftësia e tyre për ta bërë këtë gjë, mbetet të shihet”. IS- ka marrë përgjegjësinë për disa prej sulmeve më të rënda së fundmi në Afganistan, prej kur talibanët kanë marrë kontrollin në muajin gusht. Aty përfshihen sulmet me bomba në xhamitë në provincat Kunduz dhe Kandahar, në të cilat kanë vdekur gati 150 persona muajin e kaluar. Para se ushtria amerikane të përfundonte tërheqjen në fund të muajit gusht, ky grup ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, që ka lënë të vdekur 13 ushtarë amerikanë dhe 170 afganë, kryesisht civilë. Në komentet e tij para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, Kahl ka vlerësuar se IS- ka aktualisht “disa mijëra” luftëtarë në Afganistan, dhe ka thënë se grupi mund të ketë kapacitet për t’i sulmuar Shtetet e Bashkuara në më pak se gjashtë muaj.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi  mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes

Temperaturat: Budvë 23, H. Novi , Ulqin e Petrovac 22. Tivar 21, Podgoricë 20, Cetinë 18, Nikshiq 17, Rozhaj 15, Shavnik 14, Beranë e Guci 13, Plavë 12, Kollashin e Andrievic 11,  B. Pole 10, Zhablak e Plluzhin 9, dhe Plevle 7 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe vende vende me vransëria mesatare. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veri lindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -3 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 23 g.

 

 

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се