Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 11. 2021. 00:00 >> 18:38

Ditari 26.11.2021

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

S.Sekulliq ka thënë se në Manastirin e Cetinës, gjatë shugurimit të mitropolitit Joanikije, nuk ka pasur persona të armatosur

Ministri i punëve të brendshme Sergej Sekulliq ka thënë se në Manastirin e Cetinës, gjatë shugurimit të mitropolitit Joanikije, nuk ka pasur persona të armatosur. Ajo që është fakt, sa na takon neve, në Manastir nuk ka pasur të armatosur, por në Cetinë në të dyja anët. Ka qenë situatë me rrezikshmëri të lartë. Kemi pasur fat, dituri dhe mençuri që të dalim nga kjo situatë, ka thënë Sekulloviq në parlament duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të partisë demokratike të Socialistëve Andrija Mandiq, i cili e ka pyetur ministrin nëse policia disponon me emra konkret të personave me precedent penalë, të cilët kanë qëndruar në Cetinë, si dhe në Manastirin e Cetinës më 4 dhe 5 shtator. Sekulloviq ka theksuar se ishte përgatitur një situatë e rëndë. Ne e kemi fituar shansin e dytë. Te ne mbetet nëse do të kemi mençuri që ta njohim dhe shfrytëzojmë ose do të kthehemi të kjo situatë, dhe kësaj here t’i shkojmë deri në fund, ka shtuar Sekulloviq.

Në Mal të Zi kanë vdekur 6 person, kurse 264 të tjerë janë konfirmuar pozitiv

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi ka vdekur 6 person, kurse 264 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në Mal të Zi, deri më tani ka shkuar në 2.281 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 502 pacientëve. Numri aktual i të prekurve me virus është 2945, kurse prej fillimit të pandemisë, kjo shifër ka shkuar në 156 mijë e 268 persona.


Galiq -Numri i të infektuarve të ri me koronavirus në Mal të Zi gjatë dy javëve të fundit është më i vogël

Numri i të infektuarve të ri me koronavirus në Mal të Zi gjatë dy javëve të fundit është më i vogël për 22 përqind, ka deklaruar drejtori i Institutit të shëndetit publik, Igor Galiq. Ndërkaq, numri i të hospitalizuarve në të njëjtën periudhë është më i madh rreth 11 përqind. Galiq ka thënë në konferencë për gazetarë se janë rivaksinuar 52.6 përqind të qytetarëve, kurse tri doza i kanë marrë 8.4 përqind. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët janë imunizuar plotësisht, gjegjësisht 240 mijë, vetëm 7 për qind të tyre janë infektuar.


J.Borovinić- Bojović,shtyhet futja e vërtetimit nacional digjital në administratën publike

Futja e vërtetimit nacional digjital në administratën publike shtyhet derisa ministria e drejtësisë nuk e sqaron në baza juridike vendimin eventual të tillë, ka kumtuar ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq -Bojoviq. Ajo ka thënë se javën e ardhshme në Ministrinë e shëndetësisë do të mbahet takimi ku do të ftohet avokati i popullit, Sinisha Bjekoviq, si dhe përfaqësuesja e Malit të Zi pranë Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, Valentina Pavliçiq. Ministrja Boroviniq- Bojoviq ka thënë se vërtetimi kovid do të jetë kusht për objekte fetare, teatro, salla të koncerteve dhe ngjashëm. Ajo ka theksuar se këto vërtetime do të jenë të vlefshme gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, përkatësisht pas infektimit me koronavirus, në mënyrë që të inkurajohen qytetarët inkurajohen që të marrin dozën e tretë. Masa të caktuara do të jenë të ndryshme gjatë festave të fundvitit, por mbetet në fuqi ndalimi i mbajtjes së koncerteve të vitit të ri.

Mariq - të gjithë jemi në të njëjtën detyrë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e drejtësisë, Boris Mariq, duke folur mbi shtyrjen e futjes së vërtetimeve kovid në administratën publike, ka thënë se bëhet fjalë për afirmimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, prandaj është i nevojshëm bashkëpunimi i ndërsjellët. Të gjithë jemi në të njëjtën detyrë, respektimi i kushtetutës është detyrë primare e jona. Për këtë arsye jemi të kujdesshëm me futjen e vërtetimit kovid në administratën publike, edhe pse ka shumë indikatorë që tregojnë se ekziston nevoja për një vendim të tillë, ka thënë Mariq.

Sot u shënua dita e RTMZ

Me rastin e shënimit së ditës së Radiotelevizionit të Malit të Zi sot u organizua solemniteti në të cilin u dorëzuan shpërblimet për merita dhe kontribut të veçantë në afirmimin e transmetuesit publik. Dita e Radiotelevizionit të Malit të Zi shënohen më 27 nëntor, kurse këtë vit kremtohet 77 vjetori i Radios dhe 57 vjetori i Televizionit të Malit të Zi. Shpërblimi për vepër jetësore i është dhënë Gorica Millosheviqit nga Radio e Malit të Zi dhe Raco Nikoliq nga Televizioni. Shpërblimi vjetor për gazetarin më të mirë të Radios së Malit të Zi e ka marrë Bilana Radosavoviq, kurse në televizion është laureuar Darko Bullatoviq. Shpërblimi vjetore kanë marrë edhe Igor Marash, Svetozar Çagjenoviq, Bojan Rashoviq, Bratisllav Kraleviq dhe Lilana Bojoviq.

M.Camoviq- Veliçkoviq - në Mal të Zi gjatë këtij viti janë evidentuar 25 sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe punëtorëve në medie

Në Mal të Zi gjatë këtij viti janë evidentuar 25 sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe punëtorëve në medie, ka theksuar kryetarja e sindikatës së medieve Marjana Camoviq Veliçkoviq për emisionin Link të Radios së Malit të Zi. Të dhënat e këtilla, siç ka theksuar ajo, janë të ngjashme me ato të vitit 2014 kur ka pasur më së shumti sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve. Vitin e kaluar ka pasur 17 raste. Jemi dëshmitarë të tensioneve të mëdha në shoqëri, në një mënyrë rregullit e gjitha kjo kalon mbi shpinën e të punësuarve në mediet e Malit të Zi, ka thënë Camoviq Veliçkoviq. Në pyetjen se çka duhet ndërmarrë që të ndërpritet kjo, ajo ka thënë se të gjithë do të duhej t’i paraqisnin incidentet ose situatat e pakëndshme, të cilat i kanë përjetuar, kurse shteti do të duhej të reagojë kur janë në pyetje sulmet ndaj gazetarëve.

Lajçak: Ka hapësirë për progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë dje se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, derisa theksoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë Bashkimin Evropian. Ai tha se gjatë vizitës në Kosovë ka diskutuar për një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që BE-ja shpreson se do të mbahet para fundit të vitit. Pas takimit me kryeministrin Kurti, Lajçak tha se nuk është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit, por edhe rezultati që mund të ketë ai. Kësaj here, ambiciet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar se cili do të jetë rezultati", tha Lajçak. Ai shtoi se palët kanë shprehur vullnet të mirë për procesin e dialogut dhe "ne vetëm duhet të sigurohemi që takimi do të prodhojë rezultate". Lajçak ka qëndruar për vizitë njëditëshe në Prishtinë me ç’rast u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë takimit me Osmanin, Lajçak tha se ka nevojë për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes Evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Në anën tjetër, presidentja Osmani deklaroi që Kosova mbetet palë e përkushtuar dhe konstruktive në dialogun me Serbinë. Sipas saj, suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por edhe për krejt rajonin. Megjithatë sipas Osmanit epilogu i dialogut do të duhej të ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftimin e presidencës kosovare.

 

Franca anulon bisedimet me Britaninë pas letrës së Johnsonit për migrantët

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka anuluar bisedimet me ministren e Brendshme britanike, Priti Patel, pasi kryeministri britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Francës që të kthejë migrantët, të cilët kanë kaluar Kanalin Anglez. Si pasojë e përshkallëzimit të krizës politike, pas vdekjes së 27 personave duke kaluar Kanalin Anglez, Darmanin ka thënë se Franca është zhgënjyer nga letra. “Publikimi i letrës e bën situatën edhe më të keqe”. Ai ka thënë se si rezultat i letrës, Priti Patel nuk është më e ftuar. Fundosja e barkës prej gome të mërkurën, ka regjistruar incidentin me numrin më të madh të viktimave në Kanalin Anglez, duke përfshirë 17 burra, shtatë gra – njëra prej tyre shtatzënë – dhe tre fëmijë. Kryeministri Johnson ka thënë në letër se një marrëveshje me Francën për të marrë migrantët që e kanë kaluar Kanalin përmes kësaj rruge të rrezikshme, do të kishte ndikim të menjëhershëm. Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, 31, 500 persona kanë tentuar të kalojnë Kanalin drejt Britanisë prej fillimit të vitit dhe 7,800 persona janë shpëtuar në det. Sipas autoriteteve britanike, më shumë se 25,000 persona kanë arritur ilegalisht këtë vit në Britani, shifër tri herë më e lartë sesa në vitin 2020.

Gjermania pritet të emërojë gruan e parë si ministre të Jashtme

Partia e Gjelbër në Gjermani ka bërë të ditura planet për emërime nëpër ministri, teksa përgatitet për të qenë pjesë e Qeverisë për herë të parë në 16 vjet. Pas dy muajve negociata prej mbajtjes së zgjedhjeve federale, Social-Demokratët e qendrës së majtë (SPD), Partia e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë, kanë arritur marrëveshje për koalicion qeveritar. Në një adresim para anëtarëve të partisë, një zyrtar i lartë i Partisë së Gjelbër, Michael Kellner, ka thënë se bashkudhëheqësi i tij, Robert Habeck do të udhëheqë “super ministrinë” duke bërë bashkë, ekonominë, energjinë dhe mbrojtjen e klimës. Ai po ashtu pritet të jetë nënkancelar i Gjermanisë. Kancelari i ri gjerman pritet të jetë Olaf Scholz nga SPD, i cili do të zëvendësojë kancelaren, Angela Merkel, pas formimit të Qeverisë në fillim të muajit dhjetor. Bashkudhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock, pritet të jetë gruaja e parë në pozitën e Ministres për Punë të Jashtme. Ajo ka dhënë shenja se do të jetë më e vendosur kundër shteteve me regjime autoritare sikurse Kina dhe Rusia, duke i vënë të drejtat e njeriut në qendër të diplomacisë.


Rreth 600 migrantë kthehen nga Bjellorusia në Irak

Rreth 600 irakianë të bllokuar për disa javë në zonën kufitare mes Bjellorusisë dhe Polonisë, janë kthyer sot në shtëpitë e tyre, ka thënë Qeveria irakiane dhe zyrtarët në rajonin autonom kurd. Qindra irakianë, shumica prej tyre kurdë, janë kthyer në shtëpitë e tyre një javë më parë nga Bjellorusia, përmes fluturimit të parë për riatdhesimin e tyre. Aktualisht në Bjellorusi janë mijëra migrantë që janë duke qëndruar nëpër kampe pavarësisht temperaturave të ulëta. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme irakiane, Ahmed al-Sahaf, ka thënë se 617 qytetarë do të kthehen vullnetarisht në Irak me dy fluturime nga Minsku, ka raportuar një agjenci e lajmeve irakiane dje më 25 nëntor. Të dy aeroplanët kanë ateruar në Irbil, kryeqytetin e rajonit të kurdëve. Brukseli ka akuzuar Bjellorusinë se po tenton të destabilizojë Bashkimin Evropian, duke marrë mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Lindja dhe Mesme, dhe duke i shtyrë më pas drejt kufijve të BE-së, përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë. Veprimet e Minskut janë parë si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj regjimit të Alyaksandr Lukashenkas, pas shtypjes brutale të opozitës, e cila beson se lideri autoritar ka manipuluar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit të kaluar. Brukseli po ashtu ka akuzuar Minskun për “qasje të stilit të bandave” ndaj krizës në kufi, ku të paktën 11 migrantë kanë vdekur në muajt e fundit. Në përgjigje të krizës, Polonia ka angazhuar forca shtesë në kufi për të parandaluar hyrjen e migrantëve, veprime që janë kritikuar ashpër nga grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.

Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë

Republika Çeke ballafaqohej dje me dy sfida përballë pandemisë derisa numri në rritje i personave të infektuar ka detyruar vendin të shpallë gjendje të jashtëzakonshme e në anën tjetër presidenti, Millosh Zeman është hospitalizuar sërish pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Qeveria kalimtare e Andrej Babishit shpalli 30 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme në vend pasi më shumë se 18 mijë raste të reja me koronavirus u regjistruan dit;n e djeshme. Autoritetet menjëherë prezantuan masa të reja sikurse ndalimi i tubimeve të mëdha apo ndalimin e punës për biznese deri në orët e vona. Mesatarja ditore prej 1516 rasteve pozitive në ditë në republikën Çeke në një milion banorë përgjatë javës së fundit paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve në botë, derisa më keq qëndrojnë vetëm Sllovakia fqinje dhe Austria, pohojnë statistikat e ueb-faqes Our World in Data. “Të presim dhjetë ditë dhe më pas eventualisht mund të rishqyrtojmë masat”, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech pasi sugjeroi se numri i të infektuarve mund të rritet në një periudhë të shkurtë kohore.

 
Merkel kërkon unitet të BE-së në ballafaqim me Rusinë

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel ka paralajmëruar dje që Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të shtojë sanksionet ndaj Rusisë në rast të përkeqësimit të situatës afër kufirit mes Ukrainës ose Bjellorusisë e Polonisë. Ajo kërkoi unitet brenda BE-së dhe kujdes kundrejt Moskës gjatë një takimi në Berlin që pati me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki. Zyrtarët evropianë e amerikanë akuzojnë Moskën për përkrahje të fushatës ‘hibride’ të Bjellorusisë për të nxitur krizën me migrantë në kufijtë e saj me BE-në dhe paralajmëruan për grumbullimin e trupave ruse afër Ukrainës, ku Rusia vazhdon të përkrahë separatistët në luftën e tyre tetëvjeçare kundër autoriteteve qendrore. Merkel shtoi se shtensionimi i situatës është gjithmonë opsion i preferuar, por tha se ‘çfarëdo agresioni i mëtutjeshëm kundër sovranitetit të Ukrainës do të ketë çmim të lartë’. Gjatë takimit me kryeministrin polak, Merkel diskutoi rreth krizës aktuale me migrantë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë të cilët shpresojnë që të arrijnë brenda territorit të BE-së.

Nesër mot i vranët e me shi

Në Mal të Zi prej sot deri më 30 nëntor pritet aktivitet i ciklonit që do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe erëra të rrëmbyeshme, është kumtuar nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Nesër pritet mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët dhe me shi, kurse në viset e larta malore në veri janë të mundshme reshje të përkohshme të skllotës dhe borës. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura më e lartë e ditës prej 4 deri në 16 gradë.

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се