Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 01. 2022. 00:00 >> 19:54

Ditari 24.01.2022

ditarin e përgatiti, Senad Gilajditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Parlamenti për shkarkimin e Beçiqit më 7 shkurt

Në seancën e jashtëzakonshme të 7 shkurtit, Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq. Propozimi për shkarkim është nënshkruar nga 38 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokratike dhe Koalicionit Shqiptar, “Një zëri”. Në arsyetim thuhet se “Kuvendi gjatë mandatit të kryetarit Beçiqit nuk ka qenë vend i dialogut esencial politik, prandaj nuk ka përmbushur një nga funksionet e tij themelore dhe ka çuar në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi”.

 

Projekti ”Evropa tani” do të vazhdojë

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në emisionin “Link” në RTMZ tha se projektin ”’Evropa tani” do ta vazhdojë kushdo që është në pushtet dhe se nuk do t’i shkojë ndërmend asnjë partie apo Qeverisë ta prekë.

Kushdo që të jetë në Qeveri do ta respektojë, thekson ai. “Ky projekt nuk kërkon njohuri të veçanta, projekti si projekt nuk ka asgjë të tepërt për të aplikuar. Kemi ligjin për buxhet dhe qeveria pakicë do ta zbatojë në të mirë të qytetarëve”, tha Gjeloshaj. Kur është fjala për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, ai tha se qeveria e pakicës nuk do ta problematizojë çështjen e nënshkrimit. Gjeloshaj tha se i vjen keq që ministri i Financave, Millojko Spajiq, ka mohuar t’u ketë ofruar pakicave zëvendësimin e URA-së në Qeveri. Ai tha se është gati të shkojë në poligraf, sepse qëndron pas fjalëve të tij. Gjeloshaj shtoi se nuk e dinte që Spajiq i kishte ftuar në takim për t’u ofruar për të qenë pjesë e qeverisë, por mendonte se kishte arsye të tjera.

 

FD nuk do ta mbështesë Qeverinë e pakicës

Nuk ka asnjë gjasë teorike që Fronti Demokratik të mbështesë qeverinë e pakicës tha kryetari i Lëvizjes për Ndryshime dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq. Ai beson se kriza aktuale në Mal të Zi mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje dhe se gjithë kësaj duhet t'i paraprijë një marrëveshje mes elitës politike.

Duke komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq se opsioni i qeverisë së pakicës dhe asaj teknike për të dalë nga kriza janë në tavolinë, dhe se fillimisht duhet të bisedohet me Frontin Demokratik, Medojeviq tha se zëvendëskryeministri nuk ka pasur asnjë komunikim me drejtuesit e Frontit Andria Mandiq dhe Millan Knezheviq. Medojeviq tha se as ai nuk ka pasur asnjë komunikim me Abazoviqin për shkak, siç tha ai, të pavërtetave që kishte thënë më parë në lidhje me kandidaten për presidente Milka Tadiq- Mijoviq. "Qëndrimi ynë është i qartë. Për momentin, ne jemi për një marrëveshje për një qeveri teknike dhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo ka kuptim”, tha Medojeviq.

 

Sot mblidhen organet drejtuese të URA dhe PSP

Këshilli Qendror i Lëvizjes Qytetare URA do të takohet sot në Podgoricë, ku në rend dite do të jetë situata aktuale politike në Mal të Zi, me referencë të veçantë për propozimin për formimin e qeverisë së pakicës. Ditë më parë, kreu i URA-s Dritan Abazoviq paraqiti propozimin për tejkalimin e krizës politike, i cili përfshin një qeveri të ardhshme të pakicës të përbërë nga disa prej partive të mazhorancës aktuale dhe partive opozitare, por jo Frontit Demokratik dhe Partisë Demokratike të Socialistëve. Po ashtu, sot në Podgoricë do të mbahet mbledhja e Këshillit Qendrorë të Partisë  Popullore Socialiste, në të cilën poashtu do të diskutohet edhe për situatën politike në vend.

 

Reagime të ashpra ndaj deklaratës së ministres Bratiq

Edhe mbrëmë në Podgoricë është mbajtur tubimi protestues, për shkak të paralajmërimit për votimin e mosbesimit të qeverisë. Tubimit i janë bashkëngjitur edhe ministrat Millojko Spajiq, Jakov Millatoviq dhe Vesna Bratiq. Edhe pse ishte paralajmëruar, ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq- Bojoviq, nuk ishte e pranishme në këtë tubi protestues.  Ndërkaq, ministri Spajiq, deklaroi për gazetarët se ata të cilët votuan për programin “Evropa tani”, duan ta zbatojnë të njëjtin program por, siç tha ai, qëllimisht do ta sabotojnë atë dhe ka përsëritur se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje  e ndershme. Ndërkaq lidhur me deklaratat e ministres Vesna Bratiq, nga ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit, kanë pohuar se në këtë tubim, ministrja Bratiq ishte në shoqërinë e një përfaqësuesi të pakicave nacionale dhe, siç kumtuan ata, ajo as në fund të mendjes nuk e kishte të fyej asnjërën nga pakicat, njofton Portali i RTMZ.

 

Bratiq, ministre në largim

Ndërkohë, në reagimin e përbashkët, Ervin Ibrahimoviq nga Partia Boshnjake, pastaj Nik Gjeloshaj nga Lista Shqiptare dhe Fatmir Gjeka nga koalicioni shqiptar ,“Një zë”, kanë theksuar se fjala e mbrëmshme, siç thonë ata,  ministre të rastit, Vesna Bratiq, drejtuar përfaqësuesve të popujve pakicë, me elemente të urrejtjes, primitivizmit dhe mostolerancës nacionale  është, sipas të gjitha gjasave, fjalimi i fundit i këtij tipi i ndonjë zyrtari të lartë të qeverisë, duke shtuar se Bratiq, është ministre në qeverinë në largim të kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

 

Qeveria e ekspertëve nuk mund të ketë jetë të gjatë

Analisti politik Sërgjan Periq beson se duhet këmbëngulur gjithmonë në gjetjen e përgjegjësisë për gjithçka që ndodh në skenën politike në Mal të Zi. Deri më tani, thotë ai, kanë pasur vetëm një situatë ku qeveria e ekspertëve ka rezultuar e pasuksesshme, pa marrë asnjë përgjegjësi për këtë. Prandaj duhet të insistojmë që secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Ai, në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, vlerësoi se 4 shkurti mund të jetë domethënës për atë nëse do të merret vendim për shkarkimin e qeverisë aktuale. Duke vlerësuar se situata në Mal të Zi për qytetarët është e tensionuar dhe njëkohësisht konfuze, Periq tha se tani jemi dëshmitarë të mungesës së përgjegjësisë aty ku duhet të jetë më së shumti dhe një lloj shpërbërjeje të sistemit politik. Ai kujton se ka pasur paralajmërime se në një ekuilibër të tillë pushteti, qeveria e ekspertëve nuk mund të ketë jetë të gjatë. "Ne kishim një qeveri të të ashtuquajturit legjitimitet të huazuar. Them të huazuar sepse partitë politike që fituan 41 mandate në thelb nuk e ushtruan atë pozicion, përveç zëvendëskryeministrit, i cili ishte pjesë e një marrëveshjeje të gjerë," tha Periq.

 

Shpallet ftesë publike për PKSH

Përndryshe, sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Prokurorisë, me rendin e ditës të së cilës ishte paraparë përcaktimi i ushtruesit të detyrës të Prokurorit Kryesor të Shtetit. Siç është publikuar në sajtin e Prokurorisë Kryesore të Shtetit, me rendin e ditës ishte paraparë edhe emërimi i zëvendësit të kryetarit të Këshillit të Prokurorisë si dhe konstatimi i skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës, Drazhen Buriq. Përndryshe, Gjykatësja  Gjurgjina Ivanoviq u zgjodh zëvendëskryetare e Kolegjit Prokurorial, kurse siç njoftoi anëtari i Kolegjit, nga radhët e Organizatave Joqeveritare, Stevo Muk, sot do të shpallet ftesa publike për ushtrues detyrës të Prokurorit të Lartë të Shtetit.  Të rikujtojmë se në Kuvendin e Malit të Zi, më 29 dhjetor të vitit të kaluar, janë zgjedhur pesë anëtarë të rinj të Këshillit të Prokurorisë nga radhët e juristëve eminent dhe të sektorit joqeveritar. Seanca filloi me kërkesën e anëtarit të Këshillit nga radhët e avokatëve eminentë, Sinisha Gazivoda, për ndryshimin e rendit të ditës në mënyrë që sa më parë të shpallet konkursi publik për zgjedhjen ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit shtetëror.

 

Të zgjedhet PLSH legjitim dhe i pavarur

Nevojitet të zgjidhet një Prokuror i Lartë i Shtetit, i cili do të jetë legjitim dhe i pavarur, tha nënkryetari i Partisë Social Demokratike Bojan Zekoviq, duke thënë se anëtarët e Këshillit Prokurorial duhet t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimit nga Komisioni Evropian (KE) dhe të insistojnë në një debat të gjerë dhe gjithëpërfshirës. Ai tha se shumica e kualifikuar për zgjedhjen e kryeprokurorit shtetërorë pikërisht parasheh që asnjë qeveri, as e kaluar dhe as e ardhmja, nuk mund ta zgjedhë Kryeprokurorin me shumicë kualifikuese të nevojshme që ai të ketë besim shumë më të gjerë. Me një legjitimitet të tillë, kryeprokurori do të përmirësonte punën e institucionit kyç për sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit në BE, thuhet në kumtesën e Partisë Socialdemokratike.

 

Janë paraqitur gati katër mijë kërkesa për kompensim

Gjithsejtë 3 mijë e 974 aplikime janë dorëzuar  për dy javë regjistrim në Qendrat për Punë Sociale për ish-përfitueset e kompensimeve bazuar në lindjen e tre e më shumë fëmijëve, njofton Ministria e Financave dhe Kujdesit Social. Nga ky departament u tha se të dhënat janë unifikuar nga e premtja ndërkohë që sot është java e tretë e paraqitjes së kërkesave. Nga Ministria e Financave rikujtuan se 9 marsi është dita e fundit për dorëzimin e aplikacioneve, në përputhje me Ligjin për Kompensimin e ish-përfitueseve të beneficioneve në bazë të lindjes së tre e më shumë fëmijëve.

 

Ftesë për pjesëmarrje në programin për mbështetjen e zhvillimit iniciativës së grave

Partnerët në projektin Mbështetje për zhvillimin e iniciativës i ftuan gratë e interesuara të papuna, të cilat dëshirojnë të hapin biznesin e tyre, të aplikojnë deri më 10 shkurt për të marrë pjesë në këtë program. Qëllimi i projektit, siç thuhet, është zhvillimi i mëtejshëm i bizneseve në komunitetin lokal dhe përmirësimi i strukturës gjithëpërfshirëse afariste në Herceg Novi, e deri në fund të realizimit pritet të përmirësohen kapacitetet e së paku të 25 grave të papuna në biznes, si dhe shtatë kompanive të saporegjistruara të veprimtarive ose shoqatave të pavarura.

 

11 të vdekur,  756 të infektuar

Nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 11 pacientë kurse 756 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e këtij infeksioni, është kumtuar sot nga Instituti për shëndetin publik. 

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 69 persona. Kurse siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 2 mijë e 55 mostra të dyshuar për koronavirus dhe janë diagnostikuar 756  të prekur nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në këtë moment në Mal të Zi 9 mijë e 256 raste të infektimit me koronavirus konsiderohen aktive.  Në qendrën Klinike të Malit të Zi jetën e kanë në rrezik 38 pacientë pozitiv në koronavirus. Siç bëhet me dije, në këtë institucion shëndetësor janë të shtruar 138 pacientë me infeksionin Kovid 19.

 

Sllovenia i dhuroi Malit të Zi 42,000 doza të vaksinës “Moderna”

Sllovenia i ka dhuruar Malit të Zi 42 mijë doza të vaksinës “Moderna”, vaksina këto kundër COVID-19, me vlerë më shumë se një milion euro, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sekretari shtetëror në departamentin e shëndetësisë, Velo Çagjenoviq tha se Sllovenia me donacionin e vaksinave ka konfirmuar se është një mik i madh i Malit të Zi dhe një fqinj i mirë, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, veçanërisht në kohët sfiduese të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Duke theksuar se vlera e donacionit është më shumë se një milion euro, Çagjenoviq tha prej tani edhe Mali i Zi ofron vaksinën “Moderna”. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë imunizimin, i cili, siç tha ai, ndihmon në tejkalimin më të lehtë të pandemisë COVID-19. Ambasadori slloven në Mal të Zi Gregor Presker tha se Sllovenia me dhurimin e vaksinave tregoi solidaritet në luftën kundër pandemisë COVID-19.

 

Është tejkaluar mungesa e vaksinave

Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus. Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime. “Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit”, ka thënë ai. “Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij viti”. Ai u ka thënë ministrave të shëndetësisë dhe zyrtarëve nga 34 shtete se tanimë është tejkaluar mungesa e vaksinave dhe sfidë logjistike përbën procesi i dërgimit të dozave në të gjitha kombet.

 

S’ka nevojë për dramatizim

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se blloku evropian nuk ka asnjë plan të menjëhershëm për të urdhëruar tërheqjen e stafit nga Ukraina. “Ne nuk do të veprojmë njësojë sepse nuk kemi asnjë arsye specifike”, tha Borrell teksa arriti në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, takim në të cilin, përmes video-lidhjes do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, transmeton Radio Evropa e Lirë. “Nuk mendoj se duhej ta dramatizonin për aq kohë sa bisedimet po vazhdojnë”, tha Borrell. Gjatë takimit të sotëm ministrat e BE-së pritet të ripërsërisin dënimin e Evropës për grumbullimin ushtarak rus. Vlerësohet se mbi 100,000 trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken më herët hodhi poshtë thirrjet për vendosjen e sanksioneve parandaluese ndaj Rusisë, duke thënë se një veprim i tillë do të minonte aftësinë e Perëndimit për të penguar Moskën nga çdo agresion i mëtejmë i mundshëm kundër Ukrainës.

 

NATO përforcon kufijtë lindorë deri sa tensionet në ukrainë rriten

NATO-ja po forcon kufijtë e saj lindorë me forca tokësore, detare dhe ajrore, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, pasi një pushtim rus i Ukrainës duket gjithnjë e më i mundshëm, shkruan The Guardian.  Jens Stoltenberg tha se “gjendja e përkeqësuar e sigurisë” i kishte çuar aleatët e NATO-s në gatishmëri fregate, avionë luftarakë dhe trupa për “mbrojtjen e tyre kolektive”. Administrata amerikane ishte gjithashtu e gatshme të rriste praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore, paralajmëroi shefi i NATO-s, një ish-kryeministër i Norvegjisë, në një deklaratë që dukej e krijuar për të rritur më tej aksionet për Kremilin. Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, dënoi vendosjet e NATO-s, duke thënë se aleanca ushtarake po “demonizon Rusinë” me qëllim që “të justifikojë aktivitetin ushtarak në krahun lindor të NATO-s”.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në jug dhe bregdet të Malit të Zi mbajti mot kryesisht me diell, kurse në veri i vranët dhe vende vend e edhe me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë 6 gradë, Tivar, Herceg Novi e Ulqin 5, Podgoricë 3, Cetinë -1, Nikshiq, Bijello Pole e Beranë -3, Plevle -4, Rozhajë -6, Kollashin e Guci -7 dhe në Zhablak -11 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë vende- vende e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -21 deri në -1, kurse më e larta e ditës prej -6 deri në 9 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се