Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 09. 2022. 00:00 >> 18:26

Ditari 23.09.2022

Përgatiti, Gj. Dukaj

Gjuroviq, ia ktheu iniciativën presidentit Gjukanoviq 

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, i ka kthyer Presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku ishte paraparë të diskutohej shkurtimi i mandatit të Kuvendit, është njoftuar jozyrtarisht Portali RTMZ, pas mbledhjes së kolegjiumit  të kryetares së Kuvendit. Arsyeja për këtë është se kërkesa nuk ishte ligjërisht në regull.

Në sqarim thuhet se është bërë gabim procedural pasi, presidenti i Malit të Zi, nuk ka dorëzuar Propozimin për vendim që duhet votuar. Këtë e ka theksuar dje kryetari i klubit të deputetëve të FD, Slaven Radunoviq.

“Deri më tani, propozuesit kanë dorëzuar vendimin që duhet votuar, prandaj mendojmë se kjo kërkesë duhet të ripërsëritet në mënyrë që të jetë në  rregullt”,kanë konstatuar ata.

FD: Kuvendi ka shumicën për shkarkimin e presidentit Gjukanoviq

Parlamenti i Malit të Zi, ka shumicën për të shkarkuar presidentin, Milo Gjukanoviq, dhe duhet ta bëjë këtë, njoftoi sot Fronti Demokratik (FD).

Ata, theksojnë se situata aktuale në lidhje me rrëzimin e rendit kushtetues nga presidenti Gjukanoviq është shumë e thjeshtë.Në këto kushte, siç thonë ata, Kuvendi duhet të ndalë dhunën e Presidentit të Malit të Zi duke e shkarkuar dhe shpallur zgjedhje presidenciale.

“Përndryshe, Qeveria në mandatin e saj teknik ka kapacitet të plotë për të zbatuar të gjitha vendimet e Kuvendit deri në zgjedhjen e një qeverie të re”, theksuan nga   FD. Ata thonë se jo rastësisht presidenti “bisedon me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend” në procesin e nominimit të kandidatit.

Rakoçeviq; Gjukanoviq ka vepruar sipas Kushtetutës 

Deputeti i PDS-së, Nikolla Rakoçeviq, vlerësoi se Kushtetuta e Malit të Zi, përcakton qartë se presidenti i shtetit e jep mandatin pas konsultimit me subjektet politike. Gjatë prezantimit të djeshëm në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, Rakoçeviq ka bërë të ditur se subjektet politike, Fronti Demokratik dhe të tjerët që nuk kanë ardhur në konsultim, “duke mos respektuar kështu institucionin e presidentit, nuk kanë fare të drejtë të marrin mandat”.

Duke përsëritur se nënshkrimet nuk janë dorëzuar, Rakoçeviq ka sqaruar se me mospranimin e konsultimeve, disa palë tashmë kanë humbur të drejtat e tyre.

"Ju është dhënë mundësia për nënshkrime, por nuk i keni dorëzuar brenda afatit dhe nuk keni të drejtë në mandat. Kjo është e qartë, është plotësisht e qartë", tha Rakoçeviq.

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të mazhorancës së vjetër që të zgjedhin bashkërisht gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të dërgojnë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë.

Krivokapiq; Mali i Zi, mund të dalë nga kriza përmes zgjedhjeve 

Mali i Zi, mund të dalë nga kriza aktuale politike duke mbajtur zgjedhje dhe me vendim demokratik të qytetarëve, të cilët besoj se do të zgjedhin zgjidhjen më të mirë si në vitin 2006, tha ministri i jashtëm, Ranko Krivokapiq, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Krivokapić, paralajmëroi gjithashtu përshkallëzimin e ndërhyrjes ruse në Mal të Zi, e cila, sipas mendimit të tij, mund të jetë një pikë e nxehtë në Ballkan.

Duke folur për pasojat e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë për rajonin dhe Malin e Zi, Krivokapiq tha se ato tashmë po ndihen në rajon.

“Pasojat tashmë ndjehen në rajon, ndoshta edhe para se të ndodhte kjo me Ukrainën, ato filluan të ndodhin në Mal të Zi. Ato aktivitete që tani janë kthyer në agresion të egër në Ukrainë, përmes formave të ndryshme të luftës hibride, kanë qenë të pranishme në Mal të Zi dhe më herët dhe, tani, po përshkallëzohen, tha Krivokapiq.

I pyetur se deri në çfarë mase Mali i Zi është aktualisht i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve edhe më të mëdha ruse, duke pasur parasysh krizën aktuale politike, Krivokapić, thotë se ai ndjeu në të gjitha kontaktet "se aleatët tanë e kuptonin këtë".

Të forcohet fushata promovuese turistike e Malit të Zi në SHBA 

Përfaqësuesit e komuniteteve hebreje nga Nju Jorku, theksuan interesin e veçantë të biznesmenëve dhe qytetarëve për potencialin turistik të Malit të Zi dhe vlerësuan se është e nevojshme të forcohet fushata promovuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu kanë thënë ata gjatë një bisede me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Nju Jork. Siç njofton Qeveria, Abazoviq, ka pasur takime me përfaqësues të komuniteteve hebraike (B'nai B'rith International, Konferenca e Presidentëve, NCSEJ, Kongresi Botëror Hebre, Kongresi Hebre Amerikan) me të cilët ka shkëmbyer mendime për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Izraelit.

Ai, vuri në dukje gjithashtu ardhjen e një investitori të rëndësishëm izraelit në Mal të Zi, kompania BIG, e cila ka një plan për të zgjeruar së shpejti aktivitetet e saj në jug të Malit të Zi. Abazoviq, i njoftoi bashkëbiseduesit për planet për ndërtimin e Qendrës Hebraike në Podgoricë dhe theksoi se realizimi i atij projekti do të kontribuojë dukshëm në promovimin e multikulturalizmit të shoqërisë malazeze.

Përfaqësuesit e komuniteteve hebraike në Nju Jork, shprehën kënaqësinë e tyre për takimin me kryeministrin e Malit të Zi.

Bashkëbiseduesit, po ashtu, vlerësuan se Mali i Zi, mund të jetë krenar sepse është një nga vendet e rralla ku nuk ka ndodhur kurrë Holokausti.

 

M.Lekiq; Dy qeveritë e mëparshme, janë krijuar jashtë[ rendit kushtetues 

Miodrag Lekiq në emisionin “Naçisto”, në TV Vijesti, ka vlerësuar se dy qeveritë e mëparshme janë “krijuar jashtë rendit kushtetues”.

“Qeveria e parë ishte themelua nga kisha dhe, e dyta, në kombinim edhe nga disa operatorë ndërkombëtarë që e formuan dhe u pa që nuk ishte e mundur”.

“Kjo, Qeveria e mundshme, është ajo që është e ligjshme dhe që duhet të ketë qëndrim normal ndaj faktorit ndërkombëtar, por edhe të ruajë dinjitetin dhe të mos ketë kalimtarë që veprojnë me vendosmëri. Parlamenti, mund të organizojë datat e zgjedhjeve, ndoshta zgjidhja është organizimi i përbashkët i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale”, tha Lekiq.

Punëtorët turistik të kënaqur me passezonin në Ulqin 

Vera  përfundoi, por jo edhe pushimet.  Edhe pse temperaturat  kanë shënuar  një rënje të lehtë   javën e tretë të shtatorit  në  Ulqin, ka një numër relativisht të mirë mysafirësh të regjistruar nga  vende të ndryshme të rajonit. Sipas të dhënave të sotme të Organizatës Turistike të Ulqinit,  aktualisht  në këtë qytet  po qëndrojnë  4.139 mysafirë .  Afro 98 për qind e tyre janë  mysafirë të huaj kurse  vetëm 2 përqind janë  vendas. Numri më i madh i tyre pushon në akomodime  private  2.923, në hotele 1.137, në kampe 76, ndërsa në pushimore 3 turistë.  Ata shprehen se kanë zgjedhur pikërisht të pushojnë në muajin shtator  pasi preferojnë kohën e freskët, qetësinë, detin më të pastër, por edhe çmimet që janë pak më të ulëta sesa në pikun e sezonit.

Siç njofton korespondetni ynë Gjekë Gjonaj, një turist i ardhur nga Kosova,  i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri,  shprehet i kënaqur me Ulqinin, të cilin e ka vizituar edhe  sezonin e kaluar.

”Jemi prej tri ditësh këtu dhe  nesër do të kthehemi në vendin tonë.  Moti është i mirë, deti i mrekullueshëm. Gjithçka është shumë mirë këtu, duke filluar nga qetësia, ushqimet, shërbimet , por çmimet  edhe pse  janë ulur pak, janë të larta  për këtë kohë”, deklaroi  ai.

Përagtiti, Gj. Gjonaj

BE, fotn Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në Bashkësinë politike evropiane    

Kosova dhe 16 shtete të tjera joantëare të Bashkimit Evropian janë ftuar që të marrin pjesë në takimin e parë të forumit të ri evropian, Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë, tha një zyrtar i bllokut. Përveç Kosovës, edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Litenshtajni, Moldavia, Norvegjia dhe Zvicra janë ftuar, tha ky zyrtar, duke shtuar se ftesë u është dërguar edhe Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe Ukrainës. Ky takim do të mbahet para një samiti joformal të liderëve të bllokut evropian. Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë për sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike, por edhe për situatën aktuale ekonomike, megjithatë deri më tani nuk është paraparë që në fund të takimit të ketë një deklaratë të përbashkët, tha zyrtari i bllokut.

   ,,,,,,,Pristina- poziv za ucesce u radu novog evropskog foruma

Rusia, organizon referendumet e rreme në rajoinet e pushtuara në Ukrainë 

Administratat e instaluara nga Rusia në katër territore ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë nisur të mbajnë më 23 shtator të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Moska mëton që përmes këtij procesi të aneksojë rajonet ukrainase. Administrata në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja, do t'i mbajnë këto referendume, të cilat bien në kundërshtim me Ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Liderët e instaluar nga Kremlini në këto katër rajone kanë thënë më 20 shtator, se planifikojnë të mbajnë votimet për aneksim prej 23 deri më 27 shtator.

“Votimi ka nisur në rajonin e Zaporizhjas, për t’u bërë pjesë e Rusisë, si entitet përbërës i Federatës Ruse, ka thënë Vladimir Rogov, zyrtar i administratës së mbështetur nga Rusia në këtë rajon.

NATO, nuk do ta njohë kurrë referendumet e rreme Ruse në Ukrainë 

Aleanca ushtarake e NATO-s dënoi planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume në rajonet e pushtuara të Ukrainës. Aleanca u bëri thirrje të enjten të gjitha shteteve që të refuzojnë ato që i cilësoi si “përpjekje të qarta të Rusisë për pushtim territorial”.

“Referendumet e rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha NATO përmes një deklarate.

Separatistët në këto katër rajone ukrainase njoftuan më 20 shtator se të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë do të mbahen nga 23 deri më 27 shtator.

“Aleatët e NATO-s nuk do të njohin aneksimin e tyre të paligjshëm. Këto territore janë të Ukrainës”, u tha në deklaratë.

OKB; Në ukrainë janë kryer krime lufte gjatë luftimeve të Rusisë në këtë shtet 

Hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime luftë gjatë luftës që është duke zhvilluar Rusia në këtë shtet.

Ata kanë përmendur bombardime të civilëve, ekzekutime të ndryshme, torturë dhe dhunë të tmerrshme seksuale.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga Komisioni, është ardhur në përfundim se në Ukrainë janë kryer krime lufte”, ka thënë Erik Mose, udhëheqës i Komisionit për Hulumtime në Ukrainë.

Komisioni, i cili është krijuar në muajin maj për të hetuar krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë, ka prezantuar të dhëna për shumë shkelje të kryera.

Mose ka thënë se ekspertët e Komisionit kanë pranuar dhe dokumentuar “supozime kredibile sa u përket disa rasteve të ekzekutimeve”.

SHBA, analizon me seriozitet kërcënimet e presidentit rus 

Shtetet e Bashkuara janë duke analizuar me “seriozitet” kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur rajonet në Ukrainë, ka thënë John Kirby, zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndryshuar “pozicionin strategjik parandalues”, dhe se Putin ka folur në mënyrë të papërgjegjshme.

Të mërkurën, lideri rus ka paralajmëruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e vet.

Kjo deklaratë ka ardhur teksa rajonet ukrainase, që kontrollohen pjesërisht nga forcat ushtarake ruse, kanë nisur të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Të paktën katër të vrarë gjatë sulmit afër një xhamie në Kabul 

Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur afër një xhamie në Kabul, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Shpërthimi i 23 shtatorit ka ndodhur në lagjen Vazir Akbar Khan, zonë ku më parë kanë qenë zyrat e ambasadave të huaja dhe NATO-ja.

Pas largimit të këtyre misioneve nga Afganistani, në gusht të vitit të kaluar, lagjja tani është nën kontrollin e talibanëve.

Shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë qenë duke dalë jashtë xhamisë, pas përfundimit të faljes së Xhumasë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kombëtarja futbollistike malazeze shpreson në rezultat pozitiv nga ndeshja në Zenicë 

Reprezaentacioni futbollistik i Malit të Zi, luan sonte ndeshjen e radhës me kombëtaren e Bosnjë Hercegovinës. Lojtarët e kombëtares malazeze dhe udhëheqësit e tyre, shpresojnë në rezultat pozitiv i cili do ti siguronte ekipit pozicionin e parë në këtë grup, respektivisht kalimin në divizionin A, që do të thotë kulaifikimin e drejtëpërdrejtë, në gjysmëfinalen e barazhit për kamionatin evropian.

Edhe pse, reprezentacioni i Malit të Zi, kësaj radhe përballet me probleme kuadrovike, shpresojnë në rezultat të volitshëm nga loja që luhet sonte në stadiumin e qytetit në Zenicë, duke filluar nga ora 20: 45.      

Nesër, mot i ngjashëm 

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi, mban mot kryesisht me diell, në viset veriore me vranësira të ndyrshueshme. Frynë erë e lehtë deri e mesme drejtimeve të ndryshme.

Temperatura në orën 14; Ulqin e Budvë 24 gradë, Herceg Novi 23, Podgoricë, Tivar e Petrovac 22, Cetinë e Bjello Pole 18, Nikshiq 17, Beranë e Andrijevicë 16, Plluzhinë, Shavnik, Petnjicë e Rozhajë 15, Plevlë e Kollashin 14 dhe në Zhablak 9 gradë.

Meteorlogët parashohin se nesër do të mbaj mot kryesisht me diell, vende - vende, me vranësira të pakta kalimtare.

Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme e cila, pasdite, do të marr kahje jugore dhe juglindore.

Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 24 gradë celsius.    

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се