Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 10. 2022. 00:00 >> 18:08

Ditari 04.10.2022

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Për shkak të kontrabandës së cigareve, u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare 

Për shkak të kontrabandës së cigareve, u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me kërkesë të Kryeministrit Dritan Abazoviq.
Seanca filloi në orën 8, në të cilën morën pjesë në ushtruesja e detyrës së prokurorit të përgjithshëm të shtetit, Maja Jovanoviq dhe prokurori kryesor special Vlladimir Novoviq.
Kryeministri  Abazoviq tha se zhdukja e kamionit me cigare është kulmi, dhe se qëndrimi i këshillit është ti jepet mbështetje e plotë zyrës së prokurorisë speciale të shtetit dhe policisë, për të zbuluar të gjithë rrjetin e kontrabandës së cigareve në Mal të Zi. Këshilli për siguri kombëtare, po ashtu ka marrë vendim që qeveri të mbrojë të gjitha institucionet e shtetit , çka do të totë se dikush do të mbajë përgjegjësi. 

Masa ndalimi 72 orëshe për Adroviqin dhe Pejoviqin 

Shefit të Komisionit për asgjësimin e Cigareve Elvir Adroviq dhe Drejtuesit të Ekipit Mobil për luftimin e kontrabandës në Drejtorinë e doganave,
Millutin Pejoviq iu caktua masa e ndalimit deri në 72 orë pasi u morën në pyetje mbrëmë vonë nga prokurori special.Ata u arrestuan dje për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në vjedhjen e cigareve të sekuestruara.Prokuroria dyshon se disa zyrtarë doganor morën një kamion plot me cigare që ishin të destinuara për asgjësim në Nikshiq. Cigaret e vjedhura u gjetën afër Podgorica, dhe vlera e tyre llogaritet në rreth një milion euro.

Abazoviq shkarkon Konjeviqin 

Kryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ka njoftua  pas mbledhjes të këshillit për sigurinë nacionale se ministri i mbrojtjes Rashko Konjeviq është shkarkuar nga vendi i shefit të byrosë për koordinimin operativ. Abazoviq pas mbledhjes të këshillit për sigurinë nacionale ka deklarua për gazetarët se Konjeviq e ka caktua mbledhjen e byrosë për koordinimin operativ për ditën e premte 10 ditë para zgjedhjeve. Abazoviq ka njoftua poashtu se Konjeviq ende mbetet anëtar i byrosë, sepse është ministër në mandatin teknik.

 

Medejeviq bëri thirrje për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe demokratike për  krizën e thellë politike 

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim Nebojsha Medejeviq i bëri thirrje kryetares së parlamentit Danijella Gjuroviq që të iniciojë një takim me udhëheqësit e partive parlamentare për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe demokratike për  krizën e thellë politike. Aj thotë se një gjë e tillë është e domosdoshme, pasi kriza ka paralizuar institucionet dhe bllokuar proceset politike në vend. Medojeviq, në letrën e hapur dërguar Presidentes së Parlamentit, theksoi se shpreson se lideret e partive politike do të tregojnë përgjegjësi për kanalizimin e proceseve politike në Mal të Zi.

Nuk do të ketë rritje çmimi të energjisë elektrike 

Elektro ekonomia e Malit të Zi nuk do ta rrisë çmimin e energjisë elektrike deri në fund të vitit dhe se do të vazhdoje me zbritje për paguesit e rregullt.Këtë e deklaroi për emision Link të Radios së Malit të Zi drejtori ekzekutiv i elektro-ekonomisë, Nikolla Rovçanin, i Cili tha se ekziston baza që çmimet të mbeten të njëjta edhe vitin e ardhshëm.Ai shtoi se nuk do të ketë Kufizime të Planifikuara.

Ndërtimi i katër pjesëve të mbetura të autostradës me kosto ekonomikisht të leverdishme 

Sipas studimit të fizibilitetit, ndërtimi i katër pjesëve të mbetura të autostradës është i mundshëm dhe me kosto ekonomikisht të leverdishme, përveç nëse nuk ka rënie të trafikut të paraparë ose rritje të kostos së vlerësuar. Ky dokument është i nevojshëm që Mali i Zi të aplikojë për para në fondet evropiane.  Ministri i Investimeve Kapitale Ervin Ibrahimoviq tha se në vitin 2024 ose 2025 mund të pritet shpallja e tenderit për zgjedhje e kontraktorit për ndërtimin e segmentit të radhës.

Sot u vendos gurthemeli për ndërtimin e tribunës së re të stadiumit në Tuz 

Kryetari i Federatës së futbollit të Malit të Zi Dejan Saviqeviq, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dhe drejtori i klubit futbollistik të “Deçiqit” Pal Dreshaj vendosën sot gurthemelin për ndërtimin e tribunës së re të stadiumit në Tuz. Në fazën e parë të projektit do të ndërtohet tribuna me kapacitet prej 1 mijë e 80 vende në kuadër të të cilës do të jenë të gjitha ambientet për organizimin e ndeshjeve. Investimet, të cilat pothuajse do t’i financojë federata e futbollit të Malit të Zi kapin shifrën e rreth 2.5 milionë eurosh. Afati i përfundimit të punimeve është 12 muaj. Me këtë rast Kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj e falënderoi Federatën e futbollit për këtë investim.

 

Konjufca: Presim mbështetjen e Francës për liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç`rast e ka uruar për marrjen e detyrës. Kryeparlamentari e ka falënderuar ambasadorin Guérot për përkrahjen të cilën Franca e ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane. “Presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Konjufca në takim, njofton zyra për media e Kuvendit të Kosovës. Tutje sipas njoftimit thuhet se kryetari Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët. ​

Disa deputetë të shumicës kërkojnë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Qeveria e Kosovës, përmes zyrtarëve të ndryshëm, si ministrja e Arsimit, zëdhënësi i Qeverisë apo edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, e bëri të qartë se do të paguhen për muajin shtator, vetëm ata mësimdhënës që kanë punuar dhe nuk kanë qenë pjesë e grevës.Një veprim të tillë, ekzekutivi e arsyeton në ligj. Por me një vendim të tillë, nuk është se po pajtohen edhe disa deputetë të shumicës në Kuvendin e Kosovës.Kështu, deputeti Alban Bajrami nga LVV, ka bërë thirrje  për ekzekutim të pagave për mësimdhënësit grevistë. Ai ka kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjejë alternativë për kompensimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës, raporton RTKlive. Në anën tjetër, edhe deputeti tjetër i LVV-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit. “Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka deklaruar ai, raporton RTKlive. E thirrjes për ekzekutim të pagave u është bashkuar edhe deputetja nga lista “Guxo”, që është në koalicionin qeverisës me LVV-në, Jeta Statovci si dhe bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli. 

Ushtria ukrainase avancon në jug

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës kanë avancuar kundër forcave ruse dhe kanë çliruar disa qyteza e rajone tjera. Ai nuk ka dhënë hollësi shtesë në adresimin e tij ditor para popullit. Mirëpo zyrtarët ukrainas dhe lideri i instaluar nga Rusia, kanë thënë se forcat e Kievit kanë avancuar në jug, duke rikthyer kontrollin e disa fshatrave përgjatë Lumit Dnjepër. Komanda ushtarake ukrainase, e koncentruar në jug të shtetit, ka thënë se forcat e saj kanë shkatërruar 31 tanke ruse, një lansuese raketash, por nuk ka treguar se ku kanë ndodhur luftimet. Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane ka thënë dje se sulmet e forcave ukrainase kanë shtyrë Rusinë “në pozicion mbrojtës” në Herson dhe se janë penguar përpjekjet ruse për rifurnizim të trupave në front të luftës. Një ditë më parë, Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase ka kontroll të plotë mbi qytetin strategjik të Limanit, që gjendet në rajonin Donjeck. Rënia e Limanit kanë qenë një tjetër zmbrapsje për presidentin rus, Vladimir Putin pak ditë pasi ai ka aneksuar katër rajone ukrainase, të cilat i ka pushtuar ushtria ruse prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt. Kievi dhe Perëndimi i kanë konsideruar deklaratat e aneksimit si ilegale dhe të rreme. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Gjermania i analizon "me shumë seriozitet" kërcënimet bërthamore të Putinit

Qeveria gjermane i analizon “me shumë seriozitet” kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Megjithatë, ajo ka thënë se Berlini nuk do të lejojë që të shantazhohet nga Moska.“Ne i analizojmë fjalët e tij me shumë seriozitet, gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë”, ka thënë ajo për gazetën, Neue Osnabrücker Zeitung.Putin e ka dëshmuar disa herë se ai nuk u shmanget krimeve më të këqija të luftës, ka thënë Baerbock. Prapëseprapë, sipas saj, Putin e kupton se “asnjë shtet në botë, as ato, sikurse Kina - që nuk kanë marrë pozicion të qartë - nuk do të pranojnë të luajnë me zjarrin në këtë çështje”.“Ne nuk duhet, dhe as nuk do t’i nënshtrohemi shantazhit – Putin do të shihte diçka të tillë si ftesë për përshkallëzim të mëtutjeshëm”. Bearbock ka thënë se është e bindur që presidenti rus është duke humbur mbështetjen në botë.“Janë shumë pak shtete që ende e mbështesin Putinin; qindra mijëra rusë të rinj janë duke ikur nga shteti. Presidenti rus është më i izoluar dhe më i vetmuar se kurrë më parë”, tha Baerbock.

Çekia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Republika Çeke ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj për t’u larguar nga Rusia, pasi Moska shpalli mobilizimin ushtarak muajin e kaluar. Qeveria çeke edhe më herët kishte paralajmëruar kundër udhëtimit në Rusi dhe në shkurt – kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës – u kishte bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi. Dje me 3 tetor, Ministria e Jashtme çeke zgjeroi thirrjet e saj, duke thënë se çekët që janë të pajisur me shtetësi ruse përballen me rreziqe pas shpalljes së mobilizimit nga Rusia në shtator, tha një zëdhënëse e kësaj ministrie. “Qytetarët e Republikës Çeke që po ashtu janë të pajisur me shtetësi ruse, duhet të dinë se nëse ata janë në territorin e Federatës Ruse, ata shihen nga autoritetet ruse si shtetas të Federatës Ruse”, tha Ministria e Jashtme çeke përmes deklaratës së publikuar në ueb-faqen e saj. “Ambasada çeke në Moskë nuk mund t’u ofrojë mbrojtje adekuate dhe të plotë konsullore të gjithë këtyre shtetasve”, u tha në njoftim.

Japonia dëbon një diplomat rus

Tokio ka urdhëruar që një zyrtar i lartë rus të largohet nga shteti, pasi Rusia para një jave dëboi një diplomat japonez nën dyshimet për spiunim. Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, ka njoftua sot se konsulli rus në qytetin verior Saporo, do të dëbohet “si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë”. Kjo deklaratë erdhi pasi Rusia më 26 shtator në qytetin lindor të Vladivostokut kishte arrestua dhe urdhë rua të largohej nga vendi një diplomat japonez nën dyshimet për spiunazh duke pretenduar se konsulli kishte kërkuarqë të merrte informacione ,,të kufizuara,,. Moska tha se diplomati, i identifikuar si Motoki Tatsunori, u kap duke pranuar informacione mbi efektet ekonomike të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë në këmbim “të shpërblimit monetar”. Ministria e Jashtme ruse tha se Tatsunori ishte shpallur person non grata dhe i ishin dhënë 48 orë afat për t’u larguar nga Rusia.

Të paktën 90 persona të vdekur në Florida si pasojë e Uraganit Ia

Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka shkuar në mbi 90, në Florida.Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit. Zyrtarët në Florida janë kritikuar ashpër, pasi disa banorë të zonave të goditura nga stuhitë janë ankuar se nuk kanë marrë paralajmërime të mjaftueshme për evakuim. Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragani i kategorisë së katërt. Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të vizitojë Floridan ditën e nesërme.Dje ai ka vizituar Puerton Rikon – vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan – dhe është zotuar se do të ndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.“Ne do të sigurohemi që ju të merrni secilin dollar që u premtohet”, ka thënë ai.Ndërkohë në Florida besohet se 588.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë.Disa kompani amerikane, përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, kanë thënë se një pjesë e mirë e banorëve do të kenë qasje në rrymë më 7 tetor. Ekspertët kanë thënë se kostoja ekonomike e shkaktuar nga Uragani Ian mund të shkojë në dhjetëra miliarda dollarë.

Çmimi Nobel për Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve

Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve: francezit, Alain Aspect, amerikanit, John Clauser dhe austriakut, Anton Zeilinger, për zbulimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike. Kjo shkencë e përshkruan natyrën në format e saj më të vogla. Puna e tyre mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re, potencialisht të pathyeshme, të kompjuterëve dhe sistemeve të komunikimit. Ky çmim – i vjetër më shumë se një shekull – ka vlerën e 902.315 dollarëve amerikanë, dhe ndahet nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë. Nobeli për Fizikë është çmimi i dytë që ndahet këtë javë, pasi suedezi, Svante Paabo është nderuar në fushën e Mjekësisë më 3 tetor. Në ditët në vazhdim do të ndahen çmimet Nobel për Paqe, Letërsi, Kimi dhe Ekonomi. Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve mbahet më 10 dhjetor, për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896). Ai njihet për shpikjen e dinamitit.

Nesër mot kryesisht i kthjellët

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, në viset veriore me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët.Frynë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve veriore. Temepraturat në orën 14; Budvë 24,Tivar e H.Novi 23, Podgoricë,Ulqin e Petrovac 22,Cetinë 18, Nikshiq e B.Pole 16, Shavnik e Andrievicë 15,Beranë 14,Rozhajë 13, Plevle ,Kollashin e Plluzhinë 12 dhe në Zhablak 7 gradë.

             Për nesër meteorologët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët. Pasdite në pjesën më të madhe të vendit pritet vranësim gradual. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 24 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се