- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
24. 01. 2014.
19:32 >> 19:47
LAJMET 24.01.2014
24.01.2014
Goshoviq -nuk është zgjidhje e mirë që sekretarin e Komisionit zgjedhor të shtetit ta propozojnë listat zgjedhore
Në PSP konsiderojnë se nuk është zgjidhje e mirë që sekretarin e Komisionit zgjedhor të shtetit ta propozojnë listat zgjedhore opozitare në koalicion, për shkak të problemeve të mundshme se në çfarë forme do ta bëjnë këtë .
Deputeti i PSP Neven Goshoviq ka përkujtuar se deri tani , sipas ligjit për zgjidhjen e këshilltareve dhe të deputetëve sekretarin e KZSH e ka zgjedhur opozita parlamentare duke shtuar se kjo normë është e përgjithësuar dhe e vështirë të zbatohet, ka theksuar deputeti Goshoviq.
PSP dhe Fronti Demokratik në Beranë kanë kërkuar reagim të organeve kompetente
PSP dhe Fronti Demokratik në Beranë kanë kërkuar që organet kompetente të reagojnë dhe të pengojnë , siç kanë theksuar keqpërdorimin e qartë të resurseve shtetërore dhe të pozitave zyrtare në prag të zgjedhjeve në këtë qytet.
Siç është kumtuar PSP dhe FD janë më tepër se të sigurt se në zgjedhjet me 9 marsit në Beranë pushtetin aktual lokal do ta dërgojnë në të kaluerën politike, këtë e tregojnë edhe reagimet e përditshme të qytetarëve të cilët janë të ngopur me koalicionin e deritashëm në pushtet , thuhet në kumtesën për opinion të Këshillave komunale të këtyre partive.
PDS i ka demantuar sot deklaratat e PSP dhe të Frontit
PDS i ka demantuar sot deklaratat e PSP dhe të Frontit demokratikë lidhur me gjoja shpërdorimet e resurseve shtetërore dhe të pozitave zyrtare në prag të zgjedhjeve lokale në Beranë.
Drejtori i elektrodistribucionit në Beranë Aleksander Peshiq ka theksuar se këto pohime janë të pavërteta dhe siç ka vlerësuar arsyetim në prag të disfatës zgjedhore me 9 mars.
Të dielën zgjedhjet lokale në Ulqin
Në zgjedhjet lokale në Ulqin të cilat do të mbahen të dielën do të marrin pjesë 9 lista , kurse të drejtë vote do të kenë 19 mijë e 169 votues , ka theksuar kryetari i Komisionit zgjedhor komunal Jakup Murati.
Murati ka bë me dije është ndarë materiali zgjedhor këshillave zgjedhore , kështu që pritet se çdo gjë do të jetë në pajtim me rregullt ligjore , ka theksuar Murati për agjencinë MINA. Vendvotimet do të hapen në ora 7 dhe do të mbyllen në ora 20 të mbrëmjes. Komisioni zgjedhor komunal ka caktuar me short renditjen e listave zgjedhore në fletëvotim. Në vend të parë është Mali i Zi Pozitiv, pastaj Fronti Demokratik, kurse në vendin e tretë Partia Boshnjake. Në numrin 4 është PSP ,kurse pasojnë forca dhe UDSH. Në vend të 7 është PDS , në të tetin Koalicioni së bashku për të ardhmen e Ulqinit, kurse në vendin e 9-të Partia Social demokratike. Kuvendi komunal i Ulqinit numëron 33 këshilltarë.
Radulloviq - lëshimeti i kanë kushtuar Malit të Zi deri tani mbi 2 miliardë euro.
Iniciativa e kryetares të Gjyqit suprem Vesna Medenica për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për mbrojtjen e interesave shtetërore në sektorin xeherorë metalurgjik është vërtetim i veprimtarisë së organizuar të autorëve tani më të njohur të organizatës kriminele e cila vite me radhë e ka shkatërruar Malin e Zi, konsideron nënkryetari i Kuvendit Branko Radulloviq.
Ai në kumtesë ka theksuar se Medenica realizon në vepër atë që e ka paralajmëruar shefi i saj Millo Gjukanoviq. Lëshimet e saj që kur ishte kryeprokurore e shtetit , siç ka theksuar Radulloviq i kanë kushtuar Malit të Zi deri tani mbi 2 miliardë euro.
Mustafiq- Principin e aksionit afirmativ duhet zbatuar në nivelin
Principin e aksionit afirmativ duhet zbatuar në nivelin lokal sepse pjesa më e madhe e të drejtave të pakicave dhe e integrimit të tyre në shoqëri realizohet në këto bashkësi, ka vlerësuar shefi i Klubit të deputetëve të Partisë boshnjake Sulo Mustafiq.
Kolegiumi i kryetarit të Kuvendit e ka përfunduar punën në ligjin për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe të deputetëve, por ka mbetur që deri në mbledhjen e radhës , e cila do të mbahet të hënën të harmonizohen edhe dispozitat përfundimtare të këtij akti .Në këtë akt edhe kësaj here janë paraqitur disa amendamente,ka deklarua Mustafiq.
Perkoviq i është dorëzuar sot Gjermanisë
Funksionari i ish shërbimit sekret jugosllav dhe kroatë Josip Perkoviq i është dorëzuar sot Gjermanisë, ku e pret procesi gjyqësor për shkak të përzierjes së tij në vrasjen e emigrantit politikë kroatë Stjepan Gjurekoviq në vitin 1983 jo larg nga Mynihu.
Perkoviq është dorëzuar pasi që Gjyqi kushtetues i Kroacisë ka refuzuar sot ankesën, duke vërtetuar akt vendimin e mëparshëm të Gjyqit suprem të Zagrebit, duke përfunduar kështu edhe kjo paqartësi politiko juridike e cila tash disa muaj ka qenë në qendër të vëmendjes në Kroaci.
Rroga mesatare në muajin dhjetor e këtij viti krahasuar me të kaluarin ka rënë 2.2 për qind
Rroga mesatare pa tatim, taksa dhe kontribute në dhjetor ka qenë 486 euro ose 1.6 herë me e vogël se shporta minimale shpenzuese , e cila në këtë muaj ishte 797.9 euro. Sipas të dhënave të ,,MONSTAT,, të ardhurat mesatare pa tatim, taksa dhe kontribute në dhjetor të vitit të kaluar është rritur 1.5 për qind krahasuar me muajin nëntor ose ishte 60.9 për qind e shportës minimale shpenzuese. Nga ,,MONSTAT ,,është kumtuar se rroga mesatare në muajin dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me dhjetorin e vitit 2013 ka rënë 2.2 për qind.
Vulin: “Statusi i Kosovës” nuk zgjidhet në Kapitullin e 35-të
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se “çështja e statusit të Kosovës nuk do të zgjidhet në kuadër të Kapitullit të 35-të”.“As Kapitulli i 35-të, as dialogu me Prishtinën nuk janë vende ku mund të zgjidhet çështja e statusit.
Ato zgjidhen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe për këtë nuk kemi çfarë të flasim. Këtë e kuptojnë partnerët tanë në BE dhe neve nuk na vihet ajo pyetje”, ka thënë Vulin për gazetën serbe Veçernje Novosti.
Në bisedimet për përafrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian, Kapitulli i 35-të i kushtohet Kosovës.
Dy shpërthime në Kajro, 5 të vrarë
Tre shpërthime në Kajro kanë vrarë së paku pesë persona.
Shpërthimi i parë është shkaktuar nga një makinë bombë, para selisë së policisë, dhe ka vrarë së paku katër njerëz. I dyti, ndërkaq, ka ndodhur pranë një stacioni të metrosë, duke vrarë një person dhe plagosur 15 të tjerë.
Shpërthimet ndodhin një ditë para përvjetorit të tretë të revolucionit, që ka rrëzuar sunduesin autokratik, Hosni Mubarak. Përgjegjësinë për to nuk e ka marrë ende askush.
Fuele lavdëron reformat e Moldavisë
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka lavdëruar reformat që ka bërë Moldavia deri më tash, por ka thënë se duhen përpjekje të mëtejshme nëse Kishnau do që të nënshkruajë Marrëveshjen e Asociimit me bllokun, këtë vit.
Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin moldav, Fuele ka mirëpritur përkthimin në gjuhën rumune dhe ruse të Marrëveshjes së Asociimit, së cilës Moldavia ia ka vënë inicialet në një takim në Vilnius, nëntorin e kaluar. Fuele ka thënë se përkthimi do ta ndihmojë secilin, përfshirë banorët e rajonit separatist të Transdniesterit, shumica prej të cilëve flasin gjuhën ruse, që ti kuptojnë përfitimet nga marrëveshja.
S’ka bisedime direkte midis Qeverisë dhe opozitës siriane
Palët luftuese në Siri nuk do të mbajnë bisedime ballë për pallë, sot në Gjenevë. Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se i dërguari i këtij mekanizmi, Lakhdar Brahimi, do të flasë ndaras me delegacionet e Qeverisë dhe opozitës siriane. Dy palët janë përplasur hapur në fillim të konferencës për paqe në Siri, që ka nisur punimet të mërkurën në Montre të Zvicrës. Opozita kërkon largimin e presidentit Bashar al-Assad, ndërsa qeveria insiston që të luftohen terroristët.
Dy të vrarë në një gjykatë në Frankfurt
Një shtetas afgan është arrestuar në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një gjykatë në Frankfurt. Policia ka thënë se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër në spital. Ajo ka thënë se viktimat kanë qenë 45, përkatësisht 50 vjeç, por nuk ka zbuluar identitetin e tyre. Në deklaratën e policisë thuhet se sulmuesi i dyshuar është shtetas afgan, 47 vjeçar, banor i qytetit Esborn.
SHBA vret tre “terroristë” në Jemen
Zyrtarët e sigurisë në Jemen kanë thënë se sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara kanë vrarë tre militantë të dyshuar të Al Kaidës.
Sulmi ka ndodhur në provincën Marib. Jemeni është strehë e Al Kaidës në Gadishulin Arabik, që nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si krahu më i rrezikshëm i rrjetit terrorist. SHBA përdor rregullisht sulmet e telekomanduara kundër terroristëve të dyshuar në Jemen.
Protestuesit zgjerojnë barrikadat në Kiev
Protestuesit antiqeveritarë në Ukrainë kanë zgjeruar kampin e protestës në Kiev, pas bisedimeve pa rezultat midis opozitës dhe presidentit Viktor Yanukovych. Ata kanë ngritur barrikada të reja në Sheshin e Pavarësisë dhe kanë okupuar Ministrinë e Bujqësisë.
Dje, udhëheqësit e opozitës kanë zhvilluar katër orë bisedime me Yanukovychin, por protestuesit kanë hedhur poshtë koncesionet e ofruara nga presidenti.
Ministria e Brendshme ka konfirmuar sot se dy protestuesit e vrarë të mërkurën, kanë vdekur nga të shtënat, por ka mohuar çdo përgjegjësi.
Komisionari për zgjerimi i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, do të qëndrojë sot në Kiev, në përpjekje për të ndihmuar dialogun politik.
Snowden s’i beson gjyqit të SHBA-së
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka thënë se “nuk ka shanse” për një proces të rregullt gjyqësor në SHBA dhe se nuk ka plane për t’u kthyer atje, raporton BBC.
Snowden ka thënë se ligji 100-vjeçar, në bazë të të cilit është akuzuar, “ndalon mbrojtjen e interesit publik”. Vitin e kaluar, ai ka zbuluar dokumente sekrete për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së dhe autoritetet amerikane e kanë akuzuar atë për spiunazh. Snowden aktualisht jeton në azil të pëkohshëm në Rusi.
Nesër mot i ngjashëm me të sotmin
Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët , në jug dhe Bregdet me reshje të shiut e bubullimë, kurse në Veri me borë dhe skllotë. Frynë erë e dobët deri mesatare , në Bregdet vende vende e fortë lindore dhe jug lindore.
Temperaturat: Tivar 12, Budvë 11, Podgoricë, Ulqin e H. Novi 10, Plevle 9, Beranë e Rozhajë 7, Cetinë , Mojkovac e Plavë 6, Nikshiq e Shavnik 5, Kollashin 4 dhe në Zhablak 2 g.
Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në jug dhe Bregdet vende vende me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri me borë dhe skllotë . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, pasdite vende vende shumë e fortë veriore dhe veri lindore.
Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej – 3 deri në 12 g. C.
Коментари0
Остави коментар