Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 08. 2025. 00:00 >> 18:59

Ditari 05.08.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Knezheviq - Situata e sigurisë në Mal të Zi është alarmante, por përgjegjësia nuk mund të kërkohet ekskluzivisht tek udhëheqësit aktualë

Nëse dikush mendon se sektori i sigurisë mund t’i zgjidhë problemet që janë grumbulluar për dekada brenda një ose dy vitesh, gabohet rëndë. Kur i shtojmë kësaj sistemin gjyqësor që është drejtuar nga individë të korruptuar për vite me radhë, bëhet e qartë se verifikimi është shumë i nevojshëm, tha kreu i Partisë Demokratike Popullore, Millan Knezheviq. Situata e sigurisë në Mal të Zi, shton ai, është alarmante, por përgjegjësia për situatën aktuale nuk mund të kërkohet ekskluzivisht tek udhëheqësit aktualë të sistemit të sigurisë, pasi është një problem i hershëm.“Unë gjithashtu besoj se të gjithë duhet të kontribuojmë, duke filluar nga presidenti i vendit, kryeministri, të gjithë të tjerët përfshirë edhe mua, për të provuar të veprojmë në mënyrë parandaluese sa më shumë që të jetë e mundur përmes disa ligjeve dhe normave të reja”, tha Knezheviq.Fatkeqësisht, shton Knezheviq, ky vend ka jetuar nga krimi në dekadat e fundit, më saktësisht, nga kontrabanda e narkotikëve, produkteve të duhanit dhe naftës. "Nuk është sekret nëse them se Agjencia e Sigurisë Kombëtare formoi një klan mashtruesish dhe farkëtarësh, si një klan unik që grindej për ndarjen e fitimeve. Tani kemi pasojat e asaj që bëri ish-Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Nëse dikush mendon se sektori ynë i sigurisë mund t'i riparojë të gjitha këto brenda një ose dy vitesh, atëherë gabohet rëndë, potencoj Knezheviq.

Koprivica - shkatërrimi i duhanit të konfiskuar në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit po ecë shumë mirë

Për transportimin e duhanit të sekuestruar në "vendin e shkatërrimit", në vitin 2022, ishte e angazhuar kompania Bat Bojana d.o.o. pronari i të cilës ndermarrje u arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit  më 10 prill të këtij viti, kur ra grupi i krimit të organizuar i Mujo Mujeviq nga Rozhaja, njoftoi Zëvendëskryeministri për Drejtësi, Sistem Politik dhe Antikorrupsion, Momo Koprivica. Kjo është "provë e qartë se ai kishte planifikuar kontrabandë, jo shkatërrim," shkroi Koprivica në rrjetin X. Ai shpjegoi gjithashtu se si u zhvillua  krejtë situata. "Pronari i kompanisë së përmendur ishte gjithashtu shoferi i kamionit me 8 gusht, 26 gusht dhe 5 shtator të vitit 2022, gjatë transportit të duhanit për në Nikshiq. Nuk dihet se si u bë përzgjedhja e këtij transportuesi, si u punësua dhe për çfarë kontrollesh kaloi? Ndërsa sot, qeveria zbaton shkatërrimin e duhanit në mënyrë të besueshme, nën mbikëqyrje të shumëfishtë me video, në vend, me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë. Transporti i materialit të shkatërruar  kryhet nga kompania shtetërore Deponija", theksoi pos tjerash  Momo Koprivica. Koprivica për RTMZ-në poashtu tha se shkatërrimi i duhanit të konfiskuar në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit po ecë shumë mirë. Ai shpjegoi se deri më tani janë shkatërruar mbi 930 ton cigare, domethënë rreth gjysma e sasisë totale, duke theksuar se puna po shkon sipas planit.

Prokuroria Speciale e Shtetit ka ngritë aktakuzë kundër ish-Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Petar Ivanoviq, Nemanja Katniq, dhe  Vukica Peroviq

Prokuroria Speciale e Shtetit ka ngritë aktakuzë kundër ish-Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Petar Ivanoviq, ish-sekretarit në këtë departament, Nemanja Katniq, dhe ish-kreut të Shërbimit të Financave, Vukica Peroviq, me dyshimin për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. PSSH njoftoi se aktakuza iu dorëzua sot Departamentit Special të Gjykatës së Lartë në Podgoricë. "Objektet e aktakuzës janë veprimet e të pandehurve në vitet 2014, 2015 dhe 2016, me të cilat, duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pozicionin dhe kompetencat e tyre zyrtare, të pandehurit P.I. poste të larta publike, dhe N.K.,  duke tejkaluar kufijtë e autoritetit zyrtar, gjatë shpërndarjes së fondeve nga Buxheti i Bujqësisë, përvetësuanë një përfitim financiar për Shoqatën Kombëtare të Vreshtarëve dhe Verëtarëve të Malit të Zi", thuhet në deklaratë.

Dushko Goluboviqit i zgjatet paraburgimi edhe për tre muaj

Këshilli i Gjykatës Supreme, duke vendosur mbi propozimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit lëshoi vendimin për tia zgjatur paraburgimin të pandehurit Dushko Golluboviq, edhe për tre muaj të tjerë. Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) paraqiti një propozim të tillë më 1 gusht. "Paraburgimi i të pandehurit D.G. u zgjat për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai kreu veprën penale të krijimit të një organizate kriminale, veprën penale të zgjeruar të pastrimit të parave dhe veprën penale të zgjeruar të kontrabandës si bashkëkryerës", thuhet në shpjegimin e Gjykatës Supreme. Siç theksuan ata, paraburgimi i të pandehurit Golluboviq u përcaktua me vendimin e gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë më 11 maj 2025 dhe u zgjat me vendimet e kolegjit të kësaj gjykate më 6 qershor dhe 8 korrik 2025, kështu që sipas vendimit të Gjykatës Supreme, paraburgimi mund të zgjasë deri më 9 nëntor të këtij viti.

Ivanaj - Presidenti i Malit të Zi, nuk ka forcë që mund të na pengojë të mbrojmë Malësinë dhe popullin tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare , Ivan Ivanaj, dha sot një deklaratë për policinë e Podgoricës në lidhje me deklaratat në media pasi Presidenti malazez Jakov Millatoviq ktheu në parlament ligjin për taksën e pasurisë së paluajtshme. Ivanaj njoftoi në Facebook se ishte marrë në pyetje dhe deklaroi para policisë se kishte shprehur një qëndrim politik dhe se nuk kishte ndërmend të rrezikonte sigurinë e Presidentit të Malit të Zi apo të kujtdo tjetër. "Sot dhashë një deklaratë në polici në lidhje me padinë e ngritur nga presidenti, Jakov Millatoviq. Arsyeja për këtë thirrje është një artikull i botuar në media, në të cilin shpreha pikëpamjet e mia politike në lidhje me veprimet e presidentit, veçanërisht përpjekjet e tij për të penguar zhvillimin e Malësisë", tha Ivanaj në një postim në Facebook. Ai deklaroi se Millatoviq refuzoi të nënshkruante një ligj që do t'u sillte dobi drejtpërdrejt qytetarëve të Malësisë dhe do të kontribuonte në zhvillimin e këtij rajoni. "Ky veprim është një shembull i qartë i një politike përjashtuese dhe diskriminuese që, për fat të keq, synon të pengojë zhvillimin e Malësisë", thotë Ivanaj. Ai deklaroi se e kuptoi ftesën për të dhënë  deklaratë në polici në lidhje me pikëpamjet politike si presion nga presidenti, por edhe tentimin e tij që për të na disiplinuar". "Megjithatë, theksova se Presidenti i Malit të Zi, nuk ka forcë që mund të na pengojë të mbrojmë Malësinë dhe popullin tonë, tha Ivanaj.

Tamara Vujoviq - Posti publik duhet të jetë një rast për thirrje për përgjegjësi dhe dialog

Posti publik nuk duhet të jetë një rast për dehumanizim, por një thirrje për përgjegjësi, dialog dhe mospajtim të arsyeshëm, tha Ministrja e Kulturës dhe Medias, Tamara Vujoviq. Në një njoftim për shtyp, ajo dënoi sulmet ofenduese dhe mizogjine ndaj Ministres së Turizmit Simonida Kordiq, të cilat, siç deklaroi, kanë përmbytur hapësirën dixhitale ditët e fundit."Këto sulme nuk janë vetëm një shprehje e intolerancës personale, por tregues të rrezikshëm të normalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj grave që mbajnë funksione publike", tha Vujoviq. Ajo deklaroi se mbështet pikëpamjet e Klubit të Grave të Parlamentit të Malit të Zi se sulme të tilla nuk janë vetëm një sulm ndaj një personi, por një përpjekje për të minuar rolin që gratë kanë dhe duhet të kenë në jetën politike dhe publike. "Me futjen e minimumit ligjor prej 40 për qind përfaqësimi të grave në listat zgjedhore, është krijuar hapësirë për pjesëmarrje më të madhe të grave, për një zë dhe prani më të fortë në proceset vendimmarrëse", theksoi Vujoviq.

Në Karnevalin e Kotorrit oficerët e Departamentit të Sigurisë kanë vepruar në përputhje me planin e sigurisë

Veprimet e policisë së Kotorrit në Karnavalin Ndërkombëtar Veror të Kotorrit ishin në funksion të ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe nuk kishin për qëllim ndërprerjen e ngjarjes, njoftoi Administrata e Policisë. Thuhet se oficerët e Departamentit të Sigurisë së Kotorrit, duke vepruar në përputhje me planin e sigurisë në këtë manifestim kulturor, ndërmorën masa dhe veprime brenda juridiksionit të tyre. "Këto masa kanë përfshi ndalimin e përkohshëm dhe të plotë të trafikut në periudhën kohore nga ora 20  e 45 minuta deri në ora 23, me qëllim të kalimit të papenguar dhe të sigurt të procesionit të karnavaleve", thuhet në deklaratë. Siç thanë ata, oficerët e policisë, duke vepruar në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat e përcaktuara, lejuan që automjeti i Institutit për Ndihmë Mjekësore Emergjente të kalonte përkohësisht përmes procesionit të karnavaleve, me qëllim që t'i ofronte kujdes mjekësor personit të lënduar, kështuqë  automjeti ka lëvizë përgjatë skajit të rrugës duke nxanë vetëm hapësirë minimale. "Gjatë kohëzgjatjes së manifestimit, në përputhje me procedurat e vlefshme, kalimi ishte i mundur vetëm për automjetet zyrtare të policisë", theksoi Administrata e Policisë.

Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq. Ndihmësi i drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, akuzohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. “I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha Prokuroria Speciale përmes një njoftimit. Prokuroria tha se Popoviq, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Rahovec më 18 korrik. Prokuroria tha se ai gjatë fjalimit, ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: “'Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK – organizatë terroriste', dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: 'Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe..'”, u tha në njoftim.

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

Disa deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe. Bashkimi i fundit i partisë opozitare serbe Fytyra e re e Serbisë, me nismën qytetare Drejtësia Popullore nga Leposaviqi, është cilësuar nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, si “zgjatje e dorës së Albin Kurtit”. Fytyra e re e Serbisë dhe Drejtësia Popullore kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë nën emrin “Fytyra e Re – Drejtësia Popullore”. Lideri i Fytyrës së Re të Serbisë, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë, Millosh Parandilloviq, tha se bashkimi me partinë nga Leposaviqi është “luftë kundër regjimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit”. Ai  është përgjigjur ndaj akuzave të Listës Serbe duke thënë se ajo, së bashku me Partinë Progresive Serbe dhe presidentin Vuçiq, janë “aleatët më të mëdhenj” të regjimit në Prishtinë dhe se “kanë frikë nga çdokush që u rrezikon pozitën”.

Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, tha se terrenet sportive nuk duhet të përdoren për të përhapur gjuhë të urrejtjes e fyerje. Ky reagim i Silanovska-Davkovas vjen pasi më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët. Ajo tha se për atë që ndodhi në Kumanovë gjatë fundjavës “turpi bie mbi të gjithë ne”. Përmes një postimi në Facebook, presidentja maqedonase tha se reagimet e shumta për incidentin gjatë kësaj ngjarjeje sportive, që ishte në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë të justifikuara. “Edhe për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, për disa herë, me të drejtë nuk pushojnë reagimet për incidentin e tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me ‘plumba urrejtjeje’ ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë – por, na goditën të gjithëve, edhe veten, dhe jemi të turpëruar”, u shpreh presidentja Gordana Silanovska - Davkova.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH) do të shqyrtojë nesër vendimin për  Milorad Dodik

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH) do të shqyrtojë nesër vendimin për ndërprerjen e mandatit të Presidentit të Republikës Srpska (RS) Millorad Dodik. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi Dodikun me një vit burg dhe ndalim për kryerjen e këtij funksioni dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në përputhje me këtë vendim, KQZ duhet të marrë një vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i RS, raporton Radio Evropa e Lirë.

Izraeli thotë se do të lejojë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë

Izraeli do të lejojë hyrjen graduale dhe të kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë, tha COGAT, agjencia e ushtrisë izraelite që kontrollon ndihmën. “Ky vendim synon rritjen e volumit të ndihmës që hyn në Gazë dhe njëkohësisht ul varësinë nga shpërndarja e ndihmave nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha agjencia sot më 5 gusht. Javën e kaluar, Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se po përgatitet që të koordinohet me Kryqin e Kuq për të dërguar ndihma te pengjet që mban në Gazë, nëse Izraeli plotëson disa kushte. Ky njoftim i grupit radikal palestinez erdhi pasi u publikua një video që shfaqte një peng të dobësuar shumë, gjë që nxiti kritika të ashpra nga fuqitë perëndimore. Zyrtarët e OKB-së dhe palestinezët thonë se nevojiten që çdo ditë të hyjnë afër 600 kamionë me ndihma në Gazë në mënyrë që të plotësohen kërkesat humanitare – shifër që Izraeli lejonte që të hynte në territorin palestinez para nisjes së luftës. Sipas zyrtarëve izraelitë, 50 pengje janë në Gazë dhe vetëm 20 prej tyre besohet se janë gjallë. Deri më tani, Hamasi ka penguar organizatat humanitare të kenë çfarëdo lloj qasjeje te pengjet, ndërsa familjet e tyre kanë pak ose aspak informacione mbi gjendjen e tyre.

Ukraina thotë se Rusia ka kryer sulm masiv në Harkiv

Një person është vrarë dhe dhjetë persona – përfshirë dy fëmijë – janë plagosur në sulmin më të madh ajror që ka kryer Rusia në qytezën Lozova të Ukrainës që kur ka nisur lufta mbi tre vjet më parë, thanë zyrtarët. Sulmi masiv shkaktoi dëme në një stacion të trenit dhe infrastrukturë tjetër në qytezën, që është qendër e transportit në rajonin e Harkivit – që gjendet në kufi me Rusinë – tha operatori shtetëror i hekurudhave, Ukrzaliznytsia, përmes një njoftimi.“Infrastruktura kritike, ndërtesa banimi dhe shtëpi janë dëmtuar. Lozova ka përjetuar sulmin më të madh që nga nisja e luftës”, tha kreu i Këshillit të qytetit, Serhiy Zelenskiy, përmes një postimi në Telegram. Ai shtoi se disa pjesë të rajonit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë për shkak të sulmit rus. Kompania Ukrzaliznytsia tha se një nga punonjësit e saj vdiq dhe katër të tjerë u plagosën gjatë këtij sulmi. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka goditur infrastrukturën civile në Lozova me më shumë se 25 dronë, duke dëmtuar një depo dhe një stacion. Ndërkaq, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë rrëzuar 29 nga 46 dronët e lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën gjatë natës. Në njoftim u tha po ashtu se një raketë balistike dhe 17 dronë goditën lokacione të ndryshme në Ukrainë.

Trump kërkon nga Kina dhe India të ndalin blerjen e naftës së lirë ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje Kinës dhe Indisë që të ndalin blerjen e naftës nga Rusia, duke thënë se përmes kësaj po ndihmojnë financiarisht luftën e Kremlinit kundër Ukrainës. Trump e ka ngritur këtë çështje në kuadër të përpjekjeve për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, që të pranojë një armëpushim. Megjithatë, nafta e lirë ruse u sjell përfitime rafinerive në Kinë dhe Indi, duke përmbushur njëkohësisht nevojat e tyre energjetike, dhe këto vende nuk kanë shfaqur vullnet për ndaljen e kësaj praktike. Pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndalur importet detare të naftës ruse nga janari i vitit 2023, Kina, India dhe Turqia janë kthyer në përfituesit kryesorë të kësaj nafte. Që atëherë, Kina është bërë blerësja më e madhe e energjisë ruse, me afër 219.5 miliardë dollarë të harxhuara për naftë, gaz dhe qymyr. India ka shpenzuar 133.4 miliardë dollarë, ndërsa Turqia 90.3 miliardë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga Shkolla e Ekonomisë në Kiev.

Nesër mot i ngajshëm me të sotmin

Sot në pjesët bregdetare të vendit mban mot kryesisht me diell kurse në ato kontinentale me vranësira mesatare , vende vende me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë e dobët deri mestare, vende vende deri e forte nga drejtimet e lindjes dhe verilindjes. Temperaturat: Ulqin 34, Podgoricë, H. Novi e Budvë 31, Tivar 29, Cetinë 28, Nikshiq 27, B. Pole 24, Beranë, Andrievicë e Pluzhinë 23, Plevle , Petnicë e Guci 22, Kollashin 21 Rozhajë 19 dhe në Zhablak 16 gc.

                                       Për nesër në jug të vendit metereologët parashohin të mbajë mot me diell dhe kohë pas kohe me vranësira të pakta deri mesatare. Në veri me vranësira kalimtere dhe vende vende me reshjetë të dobëta të shiut. Do të fryje erë e dobët deri e mesme, vende vende deri e forte nga drejtimi i veriut. Temperatura e më gjesit prej 9 deri në 24 kurse më e larta e ditës prej 18 deri 34 gc.

 

Për transportimin e duhanit të sekuestruar në "vendin e shkatërrimit", në vitin 2022, ishte e angazhuar kompania Bat Bojana d.o.o. pronari i të cilës ndermarrje u arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit  më 10 prill të këtij viti, kur ra grupi i krimit të organizuar i Mujo Mujeviq nga Rožaj, njoftoi Zëvendëskryeministri për Drejtësi, Sistem Politik dhe Antikorrupsion, Momo Koprivica. Kjo është "provë e qartë se ai kishte planifikuar kontrabandë, jo shkatërrim," shkroi Koprivica në rrjetin X. Ai shpjegoi gjithashtu se si u zhvillua  krejtë situata. "Pronari i kompanisë së përmendur ishte gjithashtu shoferi i kamionit me 8 gusht, 26 gusht dhe 5 shtator të vitit 2022, gjatë transportit të duhanit për në Nikshiq. Nuk dihet se si u bë përzgjedhja e këtij transportuesi, si u punësua dhe për çfarë kontrollesh kaloi? Ndërsa sot, qeveria zbaton shkatërrimin e duhanit në mënyrë të besueshme, nën mbikëqyrje të shumëfishtë me video, në vend, me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë. Transporti i materialit të shkatërruar  kryhet nga kompania shtetërore Deponija", theksoj pos tjerash  Momo Koprivica. Koprivica për RTMZ-në poashtu tha se shkatërrimi i duhanit të konfiskuar në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit po ecë shumë mirë. Ai shpjegoi se deri më tani janë shkatërruar mbi 930 ton cigare, domethënë rreth gjysma e sasisë totale, duke theksuar se puna po shkon sipas planit.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се