- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
12. 08. 2025.
00:00 >> 16:07
Ditari 12.08.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Një anëtar i Ushtrisë së Malit të Zi (UMZ) vdiq gjatë shuarjes së zjarrit në rajonin e Kuçit
Një anëtar i Ushtrisë së Malit të Zi (UMZ) vdiq gjatë shuarjes së zjarrit në rajonin e Kuçit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Nga ky departament qeveritar, ata thanë se një tjetër anëtar i Ushtrisë u plagos rëndë. "Incidenti ndodhi kur cisterna e ujit, të cilën ata po e drejtonin, u përmbys", thuhet në njoftim. Ministria tha se Ushtria e Malit të Zi, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, po kryen një hetim për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit. "Pasi mësoi për aksidentin, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, Miodrag Vuksanoviq, erdhi në vendngjarje", thuhet në njoftim.
Mandiq i ka dërgua Presidentit të Shtetit Jakov Millatoviq dhe Kryeministrit Millojko Spajiq kërkesë për të thirrur urgjentisht seancën e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, për shkak të zjarreve
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq i ka dërgua Presidentit të Shtetit Jakov Millatoviq dhe Kryeministrit Millojko Spajiq një kërkesë për të thirrur urgjentisht një seancë të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, për shkak të zjarreve që janë aktive në të gjithë Malin e Zi. Mandiq deklaroi në rrjetin X se Mali i Zi po përballet sot me një fatkeqësi natyrore, e cila ka tendencë të bëhet një nga më të mëdhatë në historinë e tij. "Kushtet ekstreme të motit - temperaturat mbi 40 gradë, lagështia e ulët e ajrit, situata hidrologjike jashtëzakonisht e pafavorshme dhe erërat e forta çuan në shpërthimin e zjarreve masive dhe rrisin vazhdimisht rrezikun e përhapjes së zjarreve dhe shfaqjen e vatrave të reja", tha Mandiq. Ai theksoi se tre ditët e ardhshme, sipas ekspertëve, janë kritike për stabilizimin e situatës."Pikërisht për shkak të kësaj, vendi ynë kërkon unitet të pakushtëzuar nga ne sot", theksoi Mandiq. Siç deklaroi ai, në momente të tilla nuk duhet të ketë ndarje midis shumicës dhe pakicës, qeverisë dhe opozitës. "Ne të gjithë duhet t'i lëmë mënjanë dallimet tona, të jemi plotësisht të përkushtuar për të kryer detyrat tona dhe së bashku të mbështesim burrat dhe gratë e guximshme që ditë e natë mbrojnë jetët e njerëzve, shtëpitë, pronat dhe bukurinë natyrore të Malit të Zi, tha Mandiq.
Beshoviq - Në Mal të Zi, aktualisht zjarre aktive ka në gjashtë komuna, dhe situata më e vështirë është në zonën e Piprit dhe në pjesën e Kuçit
Në Mal të Zi, aktualisht zjarre aktive ka në gjashtë komuna, dhe situata më e vështirë është në zonën e Piprit dhe në pjesën e Kuçit, tha drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Miodrag Beshoviq. Ai i tha agjencisë MINA se aktualisht ka zjarre aktive në Podgoricë, Tivar, Budvë, Nikshiq, Shavnik dhe Bijelo Polje. Beshoviq tha se situata më e vështirë është në zonën e Podgoricës - në Pipër, në malin e Kakarriqit, Smokovac, Rogam dhe Dolan, si dhe në vendet Kufin, Buljarica dhe Çanj. "Aktualisht, situata më e vështirë është në Piper dhe në pjesën e Kuçit - Smokovac dhe Doljan," tha Beshoviq. Siç tha ai, kapacitetet e shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit janë kryesisht të vendosura në këto vende. Beshoviq tha se aktualisht katër aeroplan po shuajnë zjarret, dhe një aeroplan kanadez pritet të mbërrijë së shpejti për të shuar zjarret në bregdet. Ai tha poashtu se një helikopter nga Serbia po vepron në shuarjen e zjarrit në zonën e Piprit dhe Kuçit. Aeroplani ynë është në Nikshiq, dhe dy helikopterë ushtarakë janë në territorin e Piprit, tha Beshoviq. Kur u pyet nëse presin ndihmë nga një vend tjetër, përveç Serbisë dhe Kroacisë, Besoviq tha se ata kanë komunikim përmes Mekanizmit të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile. "Ata tani po shqyrtojnë kërkesat tona dhe ekziston mundësia që ata të dergojnë disa Aeroplan të tjerë tek ne", shtoi Beshoviq.
Spajiq - Austria do të dërgojë mbi 100 anëtarë të shërbimit të shpëtimit në Mal të Zi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve
Austria do të dërgojë mbi 100 anëtarë të shërbimit të shpëtimit në Mal të Zi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, tha kryeministri Millojko Spajiq, duke shtuar se pret ndihmë të konsiderueshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Spajiq, pas takimit me kancelarin austriak Kristijan Stocker në Podgoricë, tha se sot Mali i Zi po lufton zjarret në pyje dhe se të gjitha shërbimet e Ushtrisë së Malit të Zi, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qeverive lokale janë në terren dhe kjo është përtej aftësive tona. Ne u kemi dërguar një sinjal për ndihmë partnerëve tanë evropianë dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mbi 100 anëtarëve të shërbimeve të shpëtimit që do të vijnë nga Austria, së bashku me pajisjet, për të ndihmuar", tha Spajiq. Ai tha se Mali i Zi dhe qytetarët e tij do të jenë jashtëzakonisht mirënjohës për këtë gjest, i cili, siç deklaroi ai, vjen në një moment kritik. Spajiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se policia kishte indikacione se disa zjarre ishin të ndezura qëllimisht, ndërsa disa të tjera si ai në Buljaricë ishin aksidentale. "Po punojmë dhe po hetojmë dhe nevojitet kujdes i jashtëzakonshëm për shkak të temperaturave ekstreme që kanë goditur Malin e Zi", tha Spajiq.
Ivanoviq - Aeroplanët italianë për shuarjen e zjarreve do të dërgohen në Mal të Zi gjatë ditës
Aeroplanët italianë për shuarjen e zjarreve do të dërgohen në Mal të Zi gjatë ditës, tha zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq. Ai deklaroi në rrjetin X se kjo i është konfirmuar nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, me të cilin ka folë sot. "Mali i Zi është mirënjohës ndaj Italisë mike për ndihmën jashtëzakonisht të rëndësishme në këto momente kritike", theksoi Ivanoviq.
M. Azemoviq – diaspora e gatshme për të ndihmuar
Në këto momente të vështira për vendin tonë, kur shohim skenat e zjarreve që kanë përfshirë të gjithë Malin e Zi dhe që kërcënojnë njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë, në të njëjtën kohë po dëshmojmë shqetësim të madh, por edhe gatishmërinë e diasporës sonë për të ndihmuar, tha Ministri i Diasporës Mirsad Azemoviq. "Njerëzit tanë nga e gjithë bota, nga Evropa, Amerika, Australia, na kontaktojnë dhe ofrojnë ndihmë financiare, pajisje, kohën dhe kontaktet e tyre, të gatshëm të përfshihen në çdo mënyrë. Kjo gatishmëri për të ndihmuar, për të qëndruar pranë popullit të vetë edhe kur janë mijëra kilometra larg, tregon se as distanca dhe as vitet e kaluara jashtë atdheut nuk mund ti ndajnë nga Mali i Zi, tha Azemoviq.
Administrata e policisë aktivizoi të gjitha kapacitetet e disponueshme për shuarjen e zjarreve
Administrata e policisë ka aktivizua të gjitha kapacitetet e disponueshme për shuarjen e zjarreve. Aktivitetet do të kryhen gjithashtu përmes mbikëqyrjes ajrore, me fokus të veçantë në identifikimin dhe trajtimin e personave të, cilët qoftë me dashje ose nga pakujdesia, shkaktojnë ose ndezin zjarre. Administrata e Policisë njoftoi se do të merren masa represive kundër personave të tillë. Administrata e Policisë njoftoi poashtu se oficerët e policisë po ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e zjarreve që kanë qenë aktive në territorin e disa bashkive dhe rajoneve në gjithë vendin në dy ditët e fundit."Për të ofruar një përgjigje adekuate ndaj kësaj sfide serioze të sigurisë dhe mjedisit, janë aktivizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme të policisë. Aktivitetet do të kryhen gjithashtu përmes mbikëqyrjes ajrore, me fokus të veçantë në identifikimin dhe trajtimin e personave që, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, shkaktojnë ose ndezin zjarre. Administrata e policisë do të marrë masa represive kundër personave të tillë, me anë të të cilave ata do t'i nënshtrohen ligjit dhe do të ndiqen penalisht në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi", njoftohet në deklaratë.
Zyra e prokurorit të lartë shtetëror në Bijelo Pole ka ngritë padi kundër Mitropolitit Metodij dhe udhëheqësit të Malit të Zi të Lirë, Vladisllav Dajkoviqit
Zyra e prokurorit të lartë shtetëror në Bijelo Pole ka ngritë padi kundër Mitropolitit Metodij dhe udhëheqësit të Malit të Zi të Lirë, Vladisllav Dajkoviqit, për shkak të ngjarjeve që lidhen me ngritjen e paligjshme të monumentit të komandantin çetnik Pavle Gjurishiq. Monumenti i Gjurishiqit u ngrit më 31 korrik në Gornji Zaostro pranë Beranit, dhe një ditë më vonë u zhvendos në kishën në këtë fshat, pas njoftimit se do të hiqej. "Për shkak të incidentit në qytetin Gornje Zaostro, në komunën e Beranës, dhe në lidhje me ngritjen e paligjshme të memorialit të Pavle Gjurishiqin, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit ka haëi dy raste kundër Metodijit dhe Dajkoviqit", u njoftua në faqen e internetit të Zyrës së Prokurorit të Lartë të Shtetit të Bjelo Poles. Njoftimi thotë se një hetim për këto raste është duke vazhduar. “Pas kësaj, do të përcaktohet nëse ka elementë të veprës penale në veprimet e personave të emëruar për çgjë ata ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare”, shtohet në deklaratë.
Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta. Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda afatit 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Nuk dihet ende saktësisht se kur mund të mbahet seanca gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja. Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë. Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten një deri në dy javë më së shumti për ta publikuar të plotë aktgjykimin.
Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin evropian
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se pret që të gjitha fuqitë politike në Kosovë të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Berlini paralajmëroi se do të ketë pasoja nëse ky vendim nuk zbatohet. “Tani politikanët duhet të veprojnë në mënyrë urgjente që t’i japin fund kësaj krize gati gjashtëmuajshe. Ne presim një zgjidhje të shpejtë, brenda afatit [të Kushtetueses] dhe u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesëve politikë që të veprojnë drejt një kompromisi. Dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”, u tha në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë dërguar Radios Evropa e Lirë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 8 gusht publikoi njoftimin mbi aktgjykimin e saj lidhur me ngërçin politik, duke thënë se deputetët duhet të konstituojnë Kuvendin brenda 30-ditësh dhe se kryekuvendari i ri duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur. Afati kohor prej 30-ditësh nis kur të publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses në Gazetën Zyrtare, gjë që ende nuk ka ndodhur. Thirrja e Ambasadës gjermane vjen në kohën kur në Kosovë drejtori gjerman për Ballkanin Perëndimor, Michael Reiffenstuel, zhvilloi takime me udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë. Ai, sipas Ambasadës, në këto takime, përcolli mesazhin se duhet respektuar vendimi i Kushtetueses.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë. Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”. Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit.Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë dhe Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.
BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë njoftua sot se “Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj”. Ky qëndrim i bllokut evropian vjen tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur në vitin 2022. “Ne, udhëheqësit e BE-së, mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe arritjes të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të sigurisë për Ukrainën”, u tha në deklaratë.“Një paqe e qëndrueshme që sjell stabilitet dhe siguri duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar, përfshirë parimet e pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, u shtua në deklaratën e bllokut. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë pritet të takohen me Trumpin ditën e mërkurë. Trump ka qenë i paqartë për pritjet e tij nga samiti i të premtes në Alaskë me Putinin, duke thënë se dëshiron që të shikojë dhe vlerësojë se cilat janë idetë e udhëheqësit rus për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin
Të shumtë janë ata që presin pak nga takimi i kësaj jave në Alaskë të presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin. Ata do të takohen për të negociuar dhënien fund të luftës në Ukrainë. Ukrainasit nuk janë në mesin e tyre. Pas më shumë se tre vjetësh luftë dhe bisedimeve për paqe që përfundonin ende pa nisur mirë, më pas ultimatumeve të papërfillshme, dhe mijëra të vdekurve, Ukraina tenton t’iu bëjë ballë trupave ushtarake ruse. Optimizmi se do të ketë përparim në bisedimet në Alaskë, më 15 gusht, është shumë i zbehtë në Ukrainë – të paktën deri më tani. “Nuk ka shumë për të shpresuar për ndonjë zhvillim pozitiv”, ka thënë një burrë në Kiev për televizionin Current Time.“Mendoj se është fazë e re në zinxhirin e afateve kohore. Frikësohem se situata do të zvarritet kështu deri në fund të mandatit të presidentit aktual amerikan”. Përpara takimit, Uashingtoni duket se ka nisur t’i përgatisë Kievin dhe Moskën për kompromise të mëdha, në mënyrë që të përfundojë lufta, pasi nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka paralajmëruar se ka mundësi që të dyja palët do të mbesin të pakënaqura nga marrëveshja përfundimtare.
Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e fundit, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, miratoi planet për zgjerimin e ofensivës ushtarake në këtë zonë. Qeveria izraelite nuk ka treguar saktësisht se kur forcat e saj do të hyjnë në këtë zonë, por sipas zëdhënësit të agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, Mahmud Bassal, sulmet ajrore mbi Qytetin e Gazës janë shtuar gjatë tri ditëve të fundit. Bassal tha se lagjet e banuara të Zeitounit dhe Sabrës janë goditur “me sulme të rënda ajrore që kanë shënjestruar shtëpi civile dhe ndërtesa shumëkatëshe”. “Për të tretën ditë me radhë, Izraeli po i intensifikon bombardimet e tij”, tha ai. “Izraeli po përdor të gjitha llojet e armëve në këtë zonë – bomba, dronë, si dhe municione shumë shpërthyese që shkaktojnë shkatërrime masive të shtëpive civile”, shtoi ai. Bassal tha se të paktën 24 persona janë vrarë të martën në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë edhe në Qytetin e Gazës.
Për nesër pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë
Për nesër pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në viset kontinentale me zhvillim të vranësirave të dobëta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 29, ndërsa më e larta e ditës nga 28 deri në 41 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар