- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
10. 09. 2025.
00:00 >> 17:39
Ditari 10.09.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Millatoviq për vizitë dy- ditore në Turqi
Presidenti Jakov Millatoviq po qëndron në Stambollë ku u pritë me nderime ushtarake. Së bashku me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë Hakan Fidan Millatoviq do të marrë pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Malit të Zi të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme në Stambollë.Është hera e parë që ministri i jashtëm Fidan merr pjesë në pritjen e një përfaqësie të huaj diplomatiko – konsulare në Stamboll, gjë që vlerësohet si një nder i veçantë dhe një sinjal i qartë besimi dhe miqësie ndaj Malit të Zi.
Aktualizohet përsëri dhuna e bashkëmoshatarëve nëpër shkolla
Dhuna e bashkëmoshatarëve nëpër shkolla është aktualizuar përsëri, pasi vetëm brenda një jave u regjistruan dy informacione për rrahje midis të miturve. Për shkak të dhunës ndaj një nxënësi pran shkollës në Zetë, nëna e tij Bojana Jokiq ka reaguar publikisht duke akuzuar drejtorin për minimizimin e rastit. Ajo ngre çështjen e kufijve të përgjegjësisë së shkollës dhe thekson se, sipas ligjit, organit të kujdestarisë i besohet kujdesi i fëmijës dhe ai është i detyruar të bëjë këtë. Kristina Mihailloviq nga Shoqata e Prindërve thotë se dhuna nga bashkëmoshatarët është shumë më brutale sot krahasuar me disa raste të mëparshme dhe se teza se ka pasur gjithmonë dhunë dhe se do të ketë nuk qëndron. Sipas saj, problemi nuk është vetëm në arsim, por në vetë shoqërinë.
Vlladimir Novoviq zhvilloi dje një takim me kolegun e tij shqiptar, kreun e SPAK-ut Altin Dumani
Kryeprokurori special i shtetit, Vlladimir Novoviq zhvilloi dje një takim me kolegun e tij shqiptar, kreun e SPAK-ut Altin Dumani. Prokuroria speciale e shtetit përmes një deklarate njoftoi se në takimin, i cili u mbajt në Vila "Gorica", u theksua "bashkëpunimi i shkëlqyer midis dy prokurorive në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, veçanërisht në aspektin e zbulimit dhe ndjekjes penale të autorëve të krimeve të kontrabandës dhe narkotikëve. "Kreu i prokurorisë malazeze Vlladimir Novoviq dhe ai i SPAK-ut Altin Dumani diskutuan edhe për bashkëpunimin në raste specifike penale në të cilat bashkëpunimi i ndërsjellë midis tyre është më se i nevojshëm, thuhet në deklaratë. Në takim morën pjesë prokurorja speciale Tanja Çolan Deretiq, shefi i kabinetit të kryeprokurorit special Millan Dakiq, kreu i Departamentit të Policisë Speciale Predrag Shukoviq dhe prokurori i SPAK-ut Bledar Maksuti.
Përmbushën kushtet për ekstradimin në Mal të Zi të anëtarëve të akuzuar të klanit Kavaç dhe bashkëpunëtorëve
Kushtet për ekstradimin në Mal të Zi të anëtarëve të akuzuar të klanit Kavaç dhe bashkëpunëtorëve Radoje Zvicer, Marko Kilibarda dhe Aleksandar Paunoviq janë përmbushur, njoftoi Gjykata e Lartë në Beograd. Ky vendim nuk mund të apelohet. Kilibarda dhe Paunoviq kanë deklaruar tashmë para gjykatës se pranojnë të ekstradohen në Mal të Zi... Ata akuzohen për rrëmbimin e Mileta Radulloviq, si dhe për vrasjen e Damir Hoxhiq dhe Adis Spahiq. Përveç kësaj, Kilibarda dyshohet për vrasjen e Vaso Delibasiq në Tivar në vitin 2018.
Gjykata e Apelit e Malit të Zi mori parasysh rrethanat lehtësuese për V.Klikovac
Nga Gjykata e Apelit u deklaruan lidhur me vendimin që morën për uljen e dënimit me burg të Violeta Klikovac me 13 muaj. Ata thonë se gjatë marrjes së vendimit, Gjykata e Apelit e Malit të Zi mori parasysh rrethanat lehtësuese nga ana e të akuzuarës, të cilat u vërtetuan saktë nga gjykata e shkallës së parë. Po ashtu fakt tjetër në uljen dënimit është se Klikovac i ktheu kompanisë së dëmtuar më shumë se gjysmën e shumës së dëmit, njoftohet nga Gjykata e apelit.
Rrite importi i produkteve ushqimore
Importi i produkteve ushqimore në Mal të Zi, krahasuar me vitin e kaluar, është rritur, ndërsa shitja e produkteve vendase është ulur. Këtë e deklaroi për Programin e mëngjesit Millutin Gjuranoviq, kryetar i Bordit të Shoqatës së Industrisë Bujqësore dhe Ushqimore të Dhomës së Tregtisë. Ai theksoi se në gjysmën e parë të këtij viti për importe janë shpenzuan 493 milionë euro, pra 51 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Fyerjet e Vuçiqit ngrenë në këmbë BE-në
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kritikoi ashpër eurodeputetët, duke i quajtur "fundrrina më të këqija", pas protestave masive antiqeveritare. Institucionet evropiane shprehën shqetësim për veprimet e policisë serbe dhe propozuan rishikimin e mbështetjes financiare për Serbinë. Eurodeputetët kërkuan sanksione ndaj përfaqësuesve serbë dhe një reagim më të fortë nga BE për tendencat autokratike të Vuçiqit. Vuçiqi nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundrrinat më të këqija”. Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane. Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane. Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë - vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian - ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe. Pas kritikave, Vuçiq pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”.
Autoritetet e Kosovës thonë se mbyllën një objekt që përdorej nga institucione të Serbisë
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka konfirmuar se ka mbyllur një objekt ku vepronte Gazeta Zyrtare e Serbisë dhe një librari, pasi tha se në të u gjetën "persona pa dokumentacion për përdorimin e hapësirës". "Pas mosparaqitjes së çertifikatave apo kontratave, objekti është mbyllur deri në prezantimin e dokumentacionit", u tha në njoftim. Lidhur me këtë rast ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, duke theksuar se Policia e Kosovës “ka uzurpuar dhe mbyllur zyrat e Gazetës Zyrtare , duke penguar furnizimin normal të nxënësve dhe shkollave serbe me tekste shkollore dhe mjete mësimore”. Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, me planprogram të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë serbe. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur probleme me furnizimin e teksteve shkollore për shkollat që zhvillojnë në gjuhën serbe, sepse autoritetet e Kosovës nuk kanë lejuar importin e tyre, gjë që është thënë nga autoritetet serbe, por edhe nga organizatat joqeveritare.
Polonia thotë se i rrëzoi tre prej 19 dronëve rusë që u futën në hapësirën e saj ajrore
Polonia njoftoi mëngjesin e sëotëm se i ka ngritur në ajër aeroplanët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”. Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e sotëm, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe territorin afër kufirit me Poloninë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se ishte njoftuar nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me “rrëzimin e dronëve që u futën në hapësirën ajrore të Polonisë dhe që mund të përbënin kërcënim”. Ai tha se e ka njoftuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për veprimet e ndërmarra nga pala polake. Nuk raportohet për viktima në Poloni dhe mbetet e paqartë sa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë. Por, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se të paktën tetë dronë rusë kishin shënjestruar Poloninë, pasi Rusia kishte lëshuar gjithsej rreth 415 dronë dhe mbi 40 raketa drejt Ukrainës perëndimore.
Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se do të kërkojë sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelin për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Bashkimi Evropian, i cila ka 27 vende anëtare, është thellësisht i ndarë mbi qasjen ndaj Izraelit dhe palestinezëve, dhe nuk është e qartë nëse do të gjendet një shumicë e nevojshme për t’i mbështetur sanksionet dhe masat tregtare kundër Izraelit. “Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur ndërgjegjen e botës”, tha von der Leyen në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg. Von der Leyen shtoi se komisioni “do të krijojë muajin e ardhshëm një grup donatorësh për palestinezët” një pjesë e të cilit do të përqendrohet në rindërtimin e ardhshëm të Gazës.“Uria e shkaktuar nga dora e njeriut nuk mund të jetë kurrë armë lufte. Për hir të fëmijëve, për hir të njerëzimit. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ajo, duke marrë duartrokitje në Parlament. Fjalimi i saj erdhi një ditë pasi ushtria izraelite i paralajmëroi banorët e Qytetit të Gazës të evakuohen, para se ta nisë ofensivën e gjerë për ta marrë nën kontroll qytetin, i cili thuhet të jetë bastioni i fundit i Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Macroni e emëron Lecornun kryeministër të ri të Francës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka emëruar besnikun e tij, Sebastien Lecornu, kryeministër të ri të vendit, pavarësisht pritshmërisë se mund ta zgjidhte dike nga e majta. Zgjedhja e 39-vjeçarit Lecornu lë të kuptohet se Macroni është i vendosur për të vazhduar me një qeveri pakicë, e cila nuk do të heqë dorë nga agjenda e tij probiznesit, në kuadër të së cilës taksat për biznesin dhe të pasurit janë ulur dhe mosha e pensionit është rritur. Megjithatë, në një lëvizje të pazakontë në politikën franceze, zyra e Macron tha se presidenti i ka kërkuar Lecornut të mbajë bisedime me të gjitha forcat politike në Parlament për të gjetur kompromise mbi buxhetin dhe politikat e tjera, para se ta emërojë kabinetin e tij. “Presidenti i Republikës më ka ngarkuar me detyrën për të ndërtuar një qeveri me një drejtim të qartë: mbrojtjen e pavarësisë dhe fuqisë sonë, shërbimin ndaj popullit francez dhe stabilitetin politik e institucional”, shkroi Lecornu në X. “Dua ta falënderoj për besimin që tregoi ndaj meje duke më emëruar kryeministër”, shtoi ai. Lecornu do të bëhet kryeministri i pestë i emëruar nga Macroni në më pak se dy vjet, pasi Parlamenti, i ndarë thellësisht mes tri kampeve ideologjike kundërshtare, e rrëzoi të hënën François Bayroun për shkak të planeve të tij për ta frenuar borxhin e shtetit që po rritet me shpejtësi.
Presidenti polak: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera
Presidenti rus, Vlladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë, deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki. “Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, u tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki. Polonia dhe Finlanda ndajnë kufirin me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës. “Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë. “Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.
Nesër mot jostabil
Për nesër meteorologët paradite paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil. Në disa vende janë të mundshme edhe rrebeshe të përcjella me stuhi. Pasdite pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim i motit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në veri vende-vende edhe e fortë, nga drejtimet e jugut dhe juglindjes. Temperatura e mëngjesit nga 14 deri në 22, ndërsa më e lartë ditore nga 18 deri në 28 gradë.
Коментари0
Остави коментар