Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 09. 2025. 00:00 >> 18:02

Ditari 11.09.2025

Përgatiti, Musa Gjoka

NGA MAROVIQI TE MEDENICA, LISTA E ZEZË E SHBA-VE GJITHNJË E MË E GJATË

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, dhe ish-deputeti e kryetari i Komunës së Budvës, Millo Bozhoviq, janë vendosur nën sanksione amerikane për shkak të korrupsionit që ka mundësuar kontrabandën e narkotikëve, është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sanksionet përfshijnë ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Departamenti i Shtetit bëjnë të ditur se këto masa tregojnë përkushtimin e SHBA-ve në luftën kundër krimit transnacional dhe mbajtjen përgjegjëse të individëve të përfshirë në kontrabandën e drogës. Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, e ndryshoi urdhrin ekzekutiv, me ç’rast në qershor të vitit 2021 i zgjeroi kompetencat për vendosjen e sanksioneve në Ballkanin Perëndimor. Ndryshimet më të rëndësishme përfshijnë që sanksionet do të përfshijnë bashkëshortët dhe fëmijët e rritur të personave të sanksionuar, pastaj udhëheqësit apo anëtarët – qoftë të entiteteve qeveritare apo afariste – që janë subjekt i sanksioneve, si dhe ata që janë nën kontrollin e personave ose entiteteve të sanksionuara. Në të ardhmen, arsye për sanksione do të jetë edhe përpjekja për të marrë pjesë në korrupsion, për të cenuar stabilitetin apo për të shkelur integritetin territorial.

 

MILLATOVIQ – FIDAN: MARRËDHËNIE TË SHKËLQYERA POLITIKE JANË BAZA MË E MIRË PËR PROJEKTE TË REJA

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, po qëndron në Stamboll, ku ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Ata kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy shteteve. Presidenti Millatoviq ka theksuar se Mali i Zi dhe Turqia janë të lidhura me 146 vjet marrëdhënie diplomatike, dhe se dy shtetet janë një shembull se si, nga ish-kundërshtarët, me angazhim dhe vizion, mund të bëhen partnerë strategjikë.  „Me krijimin e Këshillit për Bashkëpunim në Nivel të Lartë, do të krijojmë kornizën për lidhje më të thella dhe bashkëpunim më të afërt. Çdo takim është një mundësi për të hapur dyer të reja – për investime, bashkëpunim ekonomik dhe vende të reja pune. Kjo është mënyra për ta kthyer miqësinë tonë në rezultate konkrete për qytetarët tanë,“ ka thënë Millatoviq.  Ai ka kujtuar se Turqia është investitori kryesor në Malin e Zi, dhe se gjithnjë e më shumë turistë turq po vizitojnë vendin tonë, duke kontribuar për një lidhje të mirë ajrore mes dy shteteve. Sipas njoftimit të shtypit, Fidan ka theksuar se ka hapësirë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, turizmit dhe investimeve, duke vlerësuar se marrëdhëniet e shkëlqyera politike janë baza më e mirë për projekte të reja.

 

ÇMIMET E ENERGJISË ELEKTRIKE NË MAL TË ZI TË QËNDRUESHME 

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Mali i Zi dallohet si një vend me çmime të qëndrueshme dhe ndër më të ulëtat të energjisë elektrike për amvisëritë në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2025, transmeton MneStat. “Paqëndrueshmëria globale energjetike, e shkaktuar nga pasiguritë gjeopolitike, kryesisht lufta në Ukrainë, si dhe ndryshimet në kërkesën globale, ka pasur një ndikim të madh në çmimet e energjisë në mbarë Evropën. Edhe pse rajoni nuk varet shumë nga importi i energjisë elektrike, lidhjet tregtare dhe dobësitë rajonale kanë bërë që edhe çmimet vendore të ndjekin trendet globale”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga CDM. Siç shtojnë ata, vende si Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia, Greqia dhe Irlanda kanë shënuar rritje të theksuar të çmimeve gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa disa vende të Evropës Lindore, përfshirë Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën, Hungarinë dhe Bullgarinë, kanë ruajtur një nivel relativisht të qëndrueshëm të çmimeve për amvisëritë. Kjo diferencë shpesh është pasojë e mbështetjes më të madhe në prodhimin vendor të energjisë, subvencioneve dhe masave rregullative që zbusin presionin e drejtpërdrejtë të tregut.

 

MALIN I ZI NIS NJË MASË TË RE PËR ANALIZËN E SHPENZIMEVE

Ministria e Financave, në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ka filluar zbatimin e projektit për implementimin e një mase të re për analizën e shpenzimeve, e cila ka për qëllim përmirësimin e disiplinës fiskale, transparencës dhe efikasitetit të financave publike. Siç njoftohet, projekti përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikave buxhetore në Malin e Zi, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OECD-së. "Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka konstatuar se vendi do të përfitojë ndjeshëm nga futja graduale e këtij mjeti dhe është rekomanduar që të niset një analizë pilot në sektorin me ndikim të lartë fiskal dhe me qasje të mirë në të dhëna. Me këtë rast, u mbajtën dy takime pune dyditore të ekipit ekspert të Ministrisë së Financave dhe ekspertëve të OECD-së, gjatë të cilave u shqyrtuan objektivat dhe kuadri strategjik i projektit dhe u zhvillua një punëtori kapaciteti me fokus në praktikat ndërkombëtare dhe planifikimin e aktiviteteve konkrete," thuhet në njoftim. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, ministri i Financave, Novica Vukoviq, theksoi se po hapet një kapitull i ri në menaxhimin e parave publike.

 

NË PARISË ËSHTË ARRESTUAR I DYSHUAR PËR VRASJEN E PEJAKOVIQIT DHE LIPOVINËS

Policia franceze ka arrestuar shtetasin e Republikës së Serbisë, Artur Cimerman Stojanoviq (29) nga Beogradi, me një urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Interpol-i në Podgoricë, për dyshimin se si autor i drejtpërdrejtë ka kryer veprën penale vrasje të rëndë më 6 nëntor 2024 në Podgoricë, njoftoi Drejtoria e Policisë. Sipas tyre, duke vepruar sipas kërkesës ndërkombëtare të lëshuar nga NCB Interpol-i në Podgoricë më 12.06.2025, oficerët e policisë së Republikës së Francës kanë arrestuar dje në Paris shtetasin e Serbisë A.C.S. (29) nga Beogradi, i cili më parë ka pasur emrin N.C, një person i lidhur ngushtë me një grup të organizuar kriminal. A.C., për të cilin Mali i Zi kishte lëshuar një kërkesë të kuqe të Interpol-it, është kërkuar për t'u dënuar për veprën penale vrasje e rëndë, e kryer më 6 nëntor 2024 në Podgoricë, ndaj viktimave Ž.P. (25) dhe P.L. (41), si dhe për veprat penale të organizatës kriminale dhe mbajtjes së armëve dhe materialeve shpërthyese. Në fakt, duke shkëmbyer të dhëna operative dhe informacionet inteligjente në lidhje me vendndodhjen e fshehjes së këtij personi, oficerët e NCB Interpol-it në Podgoricë, në bashkëpunim me policinë franceze, kanë zbuluar identitetin fals që ky person ndërkombëtarisht i kërkuar kishte përdorur për t'u fshehur, pas së cilës janë ndërmarrë aktivitete të tjera nga njësi të ndryshme të policisë franceze për lokalizimin e saktë dhe arrestimin e tij.

 

EBU: SHBA TË RUAJË KORNIZËN EKZISTUESE TË VIZAVE PËR GAZETARËT E HUAJ

Përfaqësuesit e Unionit Radiodifuziv Evropian, përfshirë edhe RT e MZ, në emër të mediave kryesore, organizatave gazetareske dhe shoqatave të gazetarëve nga mbarë bota, u bëjnë thirrje Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërheqë propozimin e saj të fundit për ndryshimin e programit të vizave për gazetarë të huaj. Kjo thuhet në deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian të Transmetimeve, e cila është mbështetur edhe nga Radio dhe Televizioni i Malit të Zi, lidhur me ndryshimet e propozuara në vizat amerikane për gazetarët e huaj. 

 

RAMA SHPALL EMRAT E KABINETIT TË RI QEVERITAR

Kryeministri Edi Rama ka shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit. Zv/ kryeministre, Belinda Balluku si edhe ministre e Infrastrukturës Kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi  kurse nënkryetar i Kuvendit,  Klodiana Spahiu. Kreu i grupit parlamentar do të jetë Taulant Balla ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ministre e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ministër i Financave Petrit Malaj, ministër i Kulturës, Turizmi dhe Sportit Blendi Gonxhja,  ministër i Mjedisit Sofjan Jaupaj, ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro ministër i Shëndetësisë Evis Sala, ministre e Antikorrupsionit Adea Pirdeni, ministre e Ekonomisë Delina Ibrahimi, ministër i Drejtësisë Besfort Lamallari, ministër i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministër i Bujqësisë Andis Salla, ministër për Marrëdhënie me Parlamentin Toni Gogu dhe ministër për Pushtetin Vendor Ervin Demo.

 

CHARLIE KIRK, AKTIVIST KONSERVATOR, VDES PAS TË SHTËNAVE NË NJË NGJARJE NË KOLEGJ NË SHBA

Charlie Kirk, aktivist konservator dhe aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, vdiq dje pasi u qëllua gjatë një ngjarjeje në një kolegj, tha Trump. Kryetari i bashkisë së Oremit në Utah, David Young, tha se i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirkut është ende në arrati. Një person i ndaluar në Universitetin Valley në Utah nuk ishte i dyshuari, sipas një burimi të njohur me hetimin, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Universiteti Valley, Kirk shfaqet duke rregulluar mikrofonin teksa qëndron i ulur në një tendë të bardhë dhe prapa shihen sloganet “Rikthimi amerikan” dhe “Ma dëshmo të kundërtën”. Më pas dëgjohet një e shtënë e vetme me armë zjarri dhe Kirk shihet duke vendosur dorën e djathtë në plagë, teksa nga pamjet mund të shihet se ai ka gjakderdhje në pjesën e majtë të qafës. Pas kësaj, spektatorët e mbledhur shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes.

 

DO T’I GJEJMË TË GJITHË ATA QË FSHIHEN PAS KËSAJ MIZORIE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas vrasjes së politikanit dhe aktivistit konservator Charlie Kirk, duke u zotuar se administrata e tij do të ndjekë penalisht jo vetëm autorët, por edhe ata që qëndrojnë pas tyre. Administrata ime do të gjejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë mizori dhe dhunë tjetër politike, përfshirë organizatat që i financojnë dhe i mbështesin ato,” tha Trump në një mesazh video të shpërndarë në rrjetet sociale. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se vendi po përballet me një periudhë të rrezikshme: Amerika ka hyrë në një moment të errët.” Deklarata e tij vjen mes tensioneve të rritura dhe protestave që kanë shpërthyer në disa qytete të SHBA-së, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Luginës së Utah-ut vijojnë.

 

TRUMP BISEDË TË TENSIONUAR ME NETANYAHUN PAS SULMIT IZRAELIT NË KATAR

Donald Trump zhvilloi një telefonatë të tensionuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pasi Izraeli kreu një sulm ajror që kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit në Katar, sipas Wall Street Journal. Trump i tha Netanyahut se vendimi për të goditur brenda territorit të një aleati të ngushtë të SHBA-ve ishte “i pamenduar”. Netanyahu thuhet se u përgjigj se kishte një dritare të shkurtër veprimi dhe e shfrytëzoi atë, raportoi gazeta, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë. Një telefonatë e dytë po atë ditë ishte më e përzemërt, me Trump që pyeti nëse operacioni kishte pasur sukses. Izraeli kreu sulmin në Doha në përpjekje për të vrarë udhëheqësin politike të Hamasit. Grupi tha se figurat e tij kryesore mbijetuan, megjithëse pesë persona u vranë, përfshirë djalin e kreut të mërguar të Gazës dhe negociatorit Khalil al-Haja. Sulmi ka nxitur dënime të ashpra ndërkombëtare, veçanërisht pasi Katari ka qenë mikpritës i bisedimeve që synojnë arritjen e një armëpushimi në luftën e Gazës. Ambasadori i Izraelit në SHBA u zotua se udhëheqësit e Hamasit do të shenjtëroheshin përsëri nëse i kishin mbijetuar sulmit ajror të së martës në Katar, duke paralajmëruar se grupi ishte “vënë në shënjestër”.

 

24 VITE NGA SULMI TERRORIST QË TRONDITI BOTËN

Shtetet e Bashkuara po shënojnë 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 me ceremoni solemne, vepra vullnetare dhe aktivitete përkujtimore kushtuar gati 3 mijë viktimave. Të afërmit e të ndjerëve, përfaqësues shtetërorë dhe figura politike u mblodhën sot në New York, në Pentagon dhe në Shanksville të Pensilvanisë për të nderuar jetët e humbura. Ndërkohë, të tjerë zgjodhën mënyra më intime për ta përjetuar ditën, përmes aktiviteteve familjare dhe shërbimeve komunitare. James Lynch, që humbi babanë e tij, Robert Lynch, në sulmet ndaj Kullave Binjake, tha se për familjen e tij dhimbja është gjithmonë e pranishme. “Është një nga ato ndjenja që nuk ikin kurrë. Por gjetja e gëzimit brenda atij pikëllimi ka qenë pjesë e rritjes time,” tha ai, ndërsa mori pjesë në një aktivitet bamirësie në Manhattan, ku mijëra vullnetarë po përgatisnin ushqime për familjet në nevojë.

 

KRYESISHT ME DIELL, DERI NË 30 GRADË

Sot në vendin tonë mbajti mot kryesisht I vranët me të reshura shiu kryesisht në veri perëndim të vendit. Frynë erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e jugut. Temperaturat në ora 14; Podgoricë 28, Tivar, Ulqin dhe Beran 27, Budva 26, H. Novi 25, Andrijevicë 23, B. Pole e Rozhajë 22, Shavnik 21, Cetinë 20, Kollashin 19, Nikshiq e Plevle 18, Plluzhinë 17, dhe në Zhablak 13 gradë. 

Për nesër në orët e para të mëngjesit meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira mesatare, kurse gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 21 kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 30 gradë. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се