- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
03. 10. 2025.
00:00 >> 18:16
Ditari 03.10.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
ARRESTOHEN SPIÇANOVIQ, MIJAJLOVIQ, PAVIQEVIQ, LLAZOVIQ DHE PROKURORJA NASTIQ
Njësia Speciale e Policisë ka arrestuar këtë mëngjes ish-oficerin e policisë Drago Spiçanoviq dhe biznesmenin Aleksandar Mijajloviq. Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për vazhdimin e aksionit kundër kontrabandës së cigareve. Është arrestuar gjithashtu edhe ish-zyrtari i policisë Millovan Paviqeviq, polici Vlladan Lazoviq, si dhe prokurorja Andrijana Nastiq. Gjithashtu, është ndaluar edhe koordinatori i Seksionit për Mbështetje Operative të Njësive të Drejtorisë së Policisë dhe ish-udhëheqësi i Grupit për Krime të Teknologjisë së Lartë të Drejtorisë së Policisë, Jaksha Backoviq. Prokuroria Speciale e Shtetit i dyshon ata për krijimin e një organizate kriminale. Zyrtarët e Njësisë Speciale të Policisë, me urdhër për kontroll, aktualisht po bastisin banesën e ish-zyrtarit të Policisë Millovan Paviqeviq. Ai dyshohet për veprat penale të krijimit të një organizate kriminale dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare. Hetimet në këtë rast drejtohen nga prokurori i Prokurorisë Speciale -së, Jovan Vukotiq. Sipas informacioneve të gazetës "Vijesti", zyrtarët e Njësisë Speciale të Policisë janë duke bastisur banesat e zyrtarëve dhe biznesmenëve të arrestuar në disa lokacione, si dhe banesat e disa personave të tjerë që janë përfshirë në hetimin e këtij rasti.
BORIS PEJOVIQ: NE PËRSHËNDESIM ARRESTIMET E SOTME TË ISH-ZYRTARËVE TË SIGURISË DHE BIZNESMENËVE
“Ne përshëndesim arrestimet e sotme të ish-zyrtarëve të sigurisë dhe biznesmenëve, në kuadër të aksionit të Prokuroria Speciale e Shtetit dhe Njësisë Speciale të Policisë i cili përbën vazhdim të luftës së tyre kundër krimit të organizuar,” deklaroi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes “Evropa tani” dhe zëvendëskryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviq. Ai thekson se, në dritën e lirimeve të fundit, është e rëndësishme që organizatat prokuroriale të punojnë në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e aktakuzave, në mënyrë që të materializohet përparimi në bilancin e sundimit të ligjit. Pejoviq thekson se përparimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë është i rëndësishëm për përmbushjen e kritereve përfundimtare në kapitujt 23 dhe 24, dhe kështu edhe për fazën përfundimtare të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim, por edhe për të siguruar siguri ligjore për të gjithë qytetarët, është e nevojshme të arrihen rezultate në formën e vendimeve përfundimtare dënimi.
GJTH-JA I LIROI NGA AKUZA TË PANDEHURIT NË RASTIN "TUNELI"
Gjykata Themelore në Podgoricë i liroi nga akuza të pandehurit në Rastin "TUNELI" për shkak të mungesës së provave se ishin anëtarë të një grupi kriminal dhe se kanë kryer vepër penale vjedhje të rëndë. Lirimi i tyre u bë pasi në proces nuk u vërtetua prania e gjurmëve të ADN-së në asnjë rast si nga tuneli, apartamenti që ishte marrë me qira, bodrumi, as nga depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Të akuzuarit Velko dhe Millan Markoviq, Dejan Jovanoviq, Vlladimir Eriq, Predrag Mirotiq, Katarina Baqoviq dhe Nikolla Millaçiq u liruan nga akuza e kryerjes së veprës penale të organizimit kriminal në lidhje me veprën penale të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje, e pandehura Katarina Baqoviq u lirua nga akuza për veprën penale të falsifikimit të dokumentit, ndërsa i pandehuri Marijan Vulaj u lirua nga akuza për kryerjen e veprës penale se i ndihmojë pjesëmarrësit pas kryerjes së vepra penale.
KËSHILLI DO TË MARRË NË PYETJE MARKOVIQIN, NOVOVIQIN DHE PEROVIQ ,VOJINOVIQIN LIDHUR ME RASTIN "TELEKOM".
Këshilli për Sistemin Politik, Gjyqësorin dhe Administratën i Parlamentit të Malit të Zi po shqyrton iniciativën për të mbajtur një seancë dëgjimore kontrolluese me temën: "Aktivitetet e prokurorisë që çuan në hedhjen poshtë të kallëzimit penal për shpërdorim të detyrës zyrtare, pranim ryshfeti dhe krijim të një organizate kriminale gjatë shitjes së ish-ndërmarrjes shtetërore "Telekom".Iniciativa u paraqit nga deputetët e Lëvizjes Evropa Tani Vasilije Çrapiq, Darko Dragoviq dhe Drazhen Petriq.
Ata propozuan të dëgjonin Prokurorin e Lartë të Shtetit Millorad Markoviq dhe Kryeprokurorin Special Vlladimir Novoviq. Carapiq tha se krerët e prokurorisë duhet t'u përgjigjen pyetjeve të deputetëve dhe publikut në lidhje me këtë ngjarje. Ai tha se nuk i mban përgjegjës krerët aktualë të prokurorisë për epilogun e këtij rasti, por se ata kanë të gjithë informacionin dhe se duhet të sqarojnë rrethanat që çuan në parashkrim.
Në fillim të gushtit, Prokuroria Speciale e Shtetit e Malit të Zi hodhi poshtë akuzat penale kundër ish-Presidentit Millo Djukanoviq, motrës së tij Ana dhe disa individëve të tjerë për shkak të parashkrimit. Më 23 shtator, Prokuroria e Lartë e Shtetit njoftoi se ky vendim ishte i saktë dhe i ligjshëm. Iniciativa u mbështet edhe nga Nikolla Rovçanin nga Partia Demokratike e Malit të Zi, duke deklaruar se është kryer një akt kriminal, por manipulimet penguan ndjekjen penale të autorëve. Deputeti i PDS-së, Jevto Erakoviq, tha se shumica parlamentare ishte përfshirë në një lojë të rrezikshme. Ai deklaroi se do të kishte qenë më mirë nëse shumica do të ishte marrë me skandalet e viteve të fundit, siç është Porti i Tivarit ose Miniera e Qymyrit. Siç tha ai, Telekom u shit në vitin 2005 për 115 milionë, në atë kohë ishte pak mbi 23 përqind e buxhetit të shtetit.
KOPRIVICA: KONTRABANDA E CIGAREVE - DIKUR BIZNES I TË FUQISHMËVE, TANI KRIM PA PËRJASHTIM
“Kontrabanda e cigareve – dikur biznes i të pushtetshmëve, e sot vepër penale pa përjashtim,” ka deklaruar zëvendëskryeministri për drejtësi, sistem politik dhe antikorrupsion, Momo Koprivica. “Sot, arrestime të policëve, prokurorëve dhe tajkunëve nga grupi Bemax. Dje, në një procedurë në Portin e Tivarit, 1.3 miliardë cigare – u shkatërruan. Shteti nuk dorëzohet dhe nuk bën pazare me mafian,” deklaroi Momo Koprivica. Siç theksoi ai, kjo është një shembull i mirë për Ballkanin Perëndimor.
"MALI I ZI DHE BELGJIKA JANË ALEATË TË PËRKUSHTUAR NDAJ VLERAVE TË PËRBASHKËTA EVROPIANE"
Mali i Zi dhe Belgjika tradicionalisht kanë kultivuar marrëdhënie miqësore dhe aleate, me dialog politik dinamik dhe një partneritet të fortë brenda NATO-s, u njoftua në një bisedë midis Presidentit Jakov Millatoviq dhe Kryeministrit belg Bart de Veverom në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë.
"Bashkimi Evropian është veprimi ynë i punës - forca që na çon drejt anëtarësimit, suksesi i matur me reforma dhe fuqia e institucioneve në të cilat qytetarët besojnë. Jam i bindur se duke mbyllur kapituj të rinj deri në fund të vitit, do t'i japim një shtysë qëllimit tonë për t'u bërë një shtet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028", tha Presidenti Millatoviq. Ai theksoi se organizimi i Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi vitin e ardhshëm, kur festojmë dy dekada nga rivendosja e pavarësisë, "do të tregojë se ne dimë dhe mund të jemi një shtet kryesor dhe një shembull në integrimin në BE"."Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve belge. Presidenti Millatoviq theksoi se prania e kompanive të njohura belge konfirmon se vendi ynë është një destinacion i sigurt dhe tërheqës për investime. Në këtë kontekst, u theksua veçanërisht rëndësia e hapjes së një linje ajrore direkte midis dy vendeve", thuhet në deklaratë. U diskutua gjithashtu kontributi i përbashkët i të dy vendeve në stabilitetin e Evropës, përmes aleancës së tyre në NATO, me theks të veçantë në rëndësinë e unitetit evropian dhe ruajtjen e multilateralizmit si themel i paqes dhe bashkëpunimi.
KENTERA: SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE BASHKIMI EVROPIAN DUHET TA SHFRYTËZOJNË MOMENTIN DHE TË PËRSHPEJTOJNË INTEGRIMIN E TË GJITHA VENDEVE TË RAJONIT
Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet në mëshirë të vetvetes apo aktorëve të tretë, deklaroi kryetari i Aleancës Atlantike, Savo Kentera, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet ta shfrytëzojnë momentin dhe të përshpejtojnë integrimin e të gjitha vendeve të rajonit. Ai, gjatë hapjes së Forumit të 15-të TU BI ES, në Budvë tha se para 15 vjetësh kishim vizionin që Mali i Zi, megjithëse një shtet i vogël në aspektin territorial, mund të bëhet një vend ku diskutohet jo vetëm për çështjet rajonale, por edhe ato globale. Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Xhudi Rasing Rainke, theksoi se përparimi i Malit të Zi në sundimin e ligjit dhe modernizimin e ushtrisë dëshmon përkushtimin e vendit për të kontribuar në mënyrë të plotë në sigurinë euroatlantike.
DUKAJ: MALI I ZI DO TË KETË LIGJIN E PARË PËR FUNKSIONARËT LOKAL, NËPUNËSIT DHE ZYRTARËT
Mali i Zi do të ketë Ligjin e parë për funksionarët lokal, nëpunësit dhe zyrtarët, deklaroi Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Ai tha se Ministria e Administratës Publike publikon për debat publik Projektligjin në fjalë- që është teksti i parë normativ i këtij lloji në historinë e Malit të Zi. "Me këtë ligj, ministria vazhdon reformën themelore të vetëqeverisjes vendore, me një qëllim të qartë: krijimin e një administrate lokale efikase në shërbim cilësore të qytetarëve dhe zhvillimit të komunitetit", tha Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.
PODGORICË:MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE INOVACIONIT I PARAQITI DHJETË KALLËZIME TË TJERA PENALE
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit i paraqiti Prokurorit Themelor të Shtetit në Podgoricë dhjetë kallëzime të tjera penale për shkak të dyshimit se në procesin e njohjes së dokumenteve të huaja arsimore janë paraqitur diploma të falsifikuara. Ata thanë se presin që autoritetet të veprojnë në përputhje me kompetencat dhe fuqitë e tyre, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm institucional.
GJUKIQ: SINDIKATA E GJYQËSORIT QË NGA E HËNA DO TË NDËRPRESË PUNËN ÇDO DITË NGA ORA 11:00 DERI NË 12:00
Sindikata e gjyqësorit që nga e hëna do të ndërpresë punën çdo ditë nga ora 11:00 deri në 12:00. Arsyet janë të ardhurat e pamjaftueshme dhe koeficientët e ultë të cilët, siç thanë ata, nuk përputhen me peshën dhe përgjegjësinë e punës që kryejnë. Siç njoftoi kryetari i Sindikatës, Dejan Gjukiq, ata kërkojnë rritje prej 30% të pagave për referentët e pavarur në administratën gjyqësore në grupin D dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive të Degës për Gjyqësorin.
URSULA VON DER LEYEN VIZITON BALLKANIN PERËNDIMOR
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lejen, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor kah mesi i këtij muaji, bëhet e ditur nga burime jozyrtare të këtij institucioni. Ajo do të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit. Vizita e der Lejen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Planet e saj për të vizituar kryeqytetet e shteteve të rajonit kanë bërë që të shtyhet publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian, i cili zakonisht publikohet në tetor. Përveç Shqipërisë, dhe deri diku Malit te Zi qe po avansojne në negociatat e anëtarësimit, shtetet e tjera nuk kanë lëvizur në procesin e integrimeve, madje në disa vende është shënuar zmbrapsje. Raporti për Kosovën pritet të dominohet nga ngërçi institucional në vend; ai i Serbisë nga kriza e brendshme dhe protestat që po zhvillohen për gati një vit ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë situata konsiderohet - krizë shtetërore. Ndërsa Maqedonia e veriut mbetet e bllokuar ne integrime për shkak te vetos bullgare.
ULUTASH RIKTHEHET NË KOMANDËN E KFOR-IT
Gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash, ka rimarrë detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Sot në Kamp Film Siti në Prishtinë u mbajt ceremonia e ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it. Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enriko Barduani, i dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash. Dje në selinë e KFOR-it, u mbajt edhe inaugurimi simbolik i stemës dhe ngritja e flamurit të KFOR-it, për të shënuar vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë. KFOR është misioni më i gjatë i NATO-s dhe aktualisht më i madhi në historinë e Aleancës Atlantike. Komandanti i 30-të i KFOR-it tha se misioni ka prani në mbarë Kosovën dhe “është i gatshëm të trajtojë çdo zhvillim të sigurisë”. Ulutash tha se prioritet mbetet që të përmbushet misioni i KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjet për të gjitha komunitetet. Kjo është hera e dytë që KFOR-i udhëhiqet nga një komandat turk. Ky mision, siç u tha, mbetet plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
ALI AHMETI: TË BASHKOHEMI NË MBROJTJE TË “MARRËVESHJES SË OHRIT”
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata për zgjedhjet lokale, Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim i cilësoi këto zgjedhje si një referendum shqiptaro-maqedonas, ndërsa shigjetoi kryeministrin Kristijan Mickoski duke thënë se ai nuk mund të bëjë sukses në politikë në kurriz të shqiptarëve dhe pa respektuar legjitimitetin e tyre. Ai tha se i ka bërë thirrje VLEN-it që të tërhiqet nga koalicioni me Mickoskin për t’i dhënë fund politikave të degradimit të çështjes shqiptare dhe se ka propozuar që gjithë faktori shqiptar të bëhet bashkë rreth një platforme në mbrojtje paqësore të marrëveshjes së Ohrit. Ne ju kemi bërë thirrje disa herë partive të VLEN-it që ta braktisin koalicionin dhe të bëhemi të gjithë bashkë rreth një platforme në mbrojtje në mënyrë paqësore të marrëveshjes së Ohrit. Politikat suksesshme bëhen me politika që kanë legjitimitet, përfshirja e drejtë, demokracia konsensuale janë baza e marrëveshjes së Ohrit. Ne nuk duam të bëhemi shkaktarë të krizave, duam të kontribuojmë dhe kemi kapacitetin që ta shtyjmë vendin përpara”, tha ai. Ahmeti tha se para këtyre zgjedhjeve Bashkimi Demokratik është shumë i fortë dhe mbështeti opsionin që bashkë me zgjedhjet lokale të mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.
FILLOJNË ZGJEDHJET LEGJISLATIVE, ME BABIS PRETENDENTIN KRYESOR PËR FITIMIN E TYRE
Zgjedhjet, që mbahen sot dhe nesër në Çeki, pritet të sjellin një ndryshim të madh politik, pasi sondazhet tregojnë se qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Peter Fiala është në rënie, ndërsa populisti miliarder Andrej Babish pritet të rikthehet në pushtet me premtime për rritje pagash dhe ekonomi më të fortë. Një rikthim i mundshëm në pushtet i ish-kryeministrit miliarder, i cili dëshiron të ulë ndihmën për Ukrainën, mund ta shohë Republikën Çeke të afrohet me qëndrimet e Hungarisë dhe Sllovakisë, duke paralajmëruar marrëdhënie të vështira me Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar, ish-komunisti me origjinë sllovake bashkëthemeloi me hungarezin Viktor Orban grupin parlamentar “Patriotët për Evropën”, i cili mirëpret lëvizjet e ekstremit të djathtë, përfshirë ”Rassemblement National” të Francës. Babish ka premtuar gjithashtu se do të ulë ndihmat për Ukrainën, qëndrime këto që e vendosin atë në një linjë me aleatin e tij, kryeministrin hungarez Viktor Orban.
MYNIHU MBYLL AEROPORTIN PËR SHKAK TË DRONËVE TË DYSHIMTË
Aeroporti gjerman i Mynihut u detyrua të mbyllej gjatë natës për disa orë për shkak të pranisë së dronëve të paidentifikuar, duke çuar në anulimin e 17 fluturimeve dhe ndërprerjen e udhëtimit për gati 3 mijë pasagjerë. 15 fluturime të tjera u devijuan në disa qytete tjera më të afërta, u njoftua nga administrata e aeroportit gjerman. Si rezultat, sipas faqes së internetit të Aeroportit të Mynihut, 17 fluturime nuk mundën të ngriheshin, duke prekur gati 3 000 pasagjerë. Për më tepër, u devijuan 15 fluturime hyrëse u devijuan në Shtutgart, Nuremberg, Vjenë dhe Frankfurt. ”Rreth orës 19:30, disa persona vunë re dronë pranë aeroportit të Mynihut, i cili më pas u mbyll”, sipas një zëdhënësi të policisë lokale. Autoritetet bavareze nisën një kërkim për të identifikuar pajisjet dhe pronarët e tyre, por nuk patën sukses. Me një situatë të tillë janë përballur edhe aeroportet në Danimarkë dhe Norvegji javën e kaluar. Zyrtarët gjermanë të kontrollit të trafikut ajror fillimisht i kufizuan fluturimet në këtë aeroport ndërsa më vonë i pezulluan tërësisht. Aeroporti u rihap sot në mëngjes.
PUTIN PARALAJMËRON SHBA-NË KUNDËR FURNIZIMIT ME RAKETA ”TOMAHAWK” PËR UKRAINËN
Presidenti rus, Vlladimir Putin paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit nëse Uashingtoni i jep Ukrainës raketa ”Tomahavk”, me rreze të gjatë veprimi. ”Vendosja e armëve të tilla do të nënkuptonte përfshirje ushtarake të SHBA”, tha Putin. Putin e përshkroi situatën si të rrezikshme, duke theksuar fuqinë e armës dhe potencialin e saj për të dëmtuar Rusinë. Ai vuri në dukje se ndërsa futja e këtyre raketave nuk do të ndryshonte ekuilibrin e fuqisë në fushën e betejës në luftën e Ukrainës, kjo mund të tendoste marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së dhe të çonte në një “fazë cilësisht të re të përshkallëzimit”. Presidenti ukrainas Vollodimir Zellenski ka bërë thirrje për raketa me rreze veprimi mbi 2 mijë kilometra, ndërsa për këtë çështje diskutoi me presidentin e amerikan Donald Trump javën e kaluar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
ITALIA BLLOKOHET NGA GREVA E PËRGJITHSHME NË MBËSHTETJE TË GAZËS
Italia bllokohet pothuajse e gjitha nga greva e përgjithshme në mbështetje të Gazës. Qindra protestues janë mbledhur në në Romë për grevën e përgjithshme të thirrur nga sindikatat pas ndalimit të Flotiljes “Globale Sumud”. Trenat janë anuluar apo vonuar në stacionin Termini të Romës në ditën e grevës së përgjithshme. “Sot, një milion italianë do të mbeten të bllokuar vetëm në trena”, deklaroi ministri i Transportit Matteo Salvini, duke folur për ”Mattino5” në lidhje me grevën e përgjithshme të sotme. Greva u organizua nga sindikatat CGIL dhe USB, të cilat hodhën poshtë pretendimet e organizatës italiane për mbrojtjen nga grevën se veprimi ishte i paligjshëm për shkak të njoftimit të pamjaftueshëm për arsyen e protestës, raportoi Ansa. CGIL konfirmoi ligjshmërinë e grevës dhe njoftoi një apel kundër vendimit të kundërshtarit.
Protesta në mbështetje të Gazës dhe kundër bllokadës izraelite në flotën “Global Sumud” , e cila u përpoq të çonte ndihmë humanitare në atë enklavë palestineze, u mbajtën mbrëmë në disa qytete italiane, të shoqëruara me bllokada të infrastrukturës hekurudhore, përleshje me policinë dhe dëmtime të ndërtesave. Protesta të ngjashme pati edhe në disa qytete tjera italiane, si në Napoli, Bolonja, Perugja, e tjera, sepse, siç thonë organizatorët, ka një zgjim të ndërgjegjes civile që i thotë jo masakrës së popullit palestinez. Në krye të procesionit, të ruajtur nga forcat e rendit, ishte një flamur i madh palestinez.
HAMASIT I DUHET ENDE KOHË PËR PLANIN E TRAMPIT
Hamasit i duhet ende kohë për të studiuar planin e Trampit për Gazën, shprehet udhëheqësi i lëvizjes islamike. Hamasi po vazhdon ende konsultimet e tij në lidhje me planin e Trampit dhe ka informuar ndërmjetësit se konsultimet janë duke vazhduar dhe ende kërkojnë pak kohë. “Hamasi po vazhdon ende konsultimet e tij në lidhje me planin e Trumpit dhe ka informuar ndërmjetësit se konsultimet janë duke vazhduar dhe ende kërkojnë pak kohë”, tha udhëheqësi i kësaj lëvizje.Presidenti amerikan ditë më pare i dha Hamasit ultimatum prej tre ose katër ditësh për të pranuar planin e tij për t’i dhënë fund luftës në territorin palestinez. Përndryshe, të paktën 40 palestinezë u vranë sot ndërsa forcat izraelite bombarduan zona të shumta në Rripin e Gazës, ndërsa viktima të tjera u raportuan në sulmet ndaj kampeve të zhvendosjes dhe lagjeve. Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë gati 66.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. OKB-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar vazhdimisht se enklava po bëhet e pabanueshme, me urinë dhe sëmundjet që përhapen me shpejtësi.
NESER MOT ME VRANËSIRA TË NDRYSHUESHME DHE ME INTERVALE TË GJATA ME DIELL
Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët , vende-vende me reshje të dobëta të shiut, në viset e larta malore dhe në veri me bore. Frynë erë mesatare deri e forte nga drejtimet e veriut. Temperaturat e shënuara në orën 14: Herceg Novi 16, Budvë 15, Tivar e Ulqin 14, Podgoricë 13, Cetinë 9, Nikshiq 8, Shavnik 6, Plluzhinë 4, Plevle, Kollashin, Petnjicë, Andrievicë e Guci, Rozhajë 2 dhe në Zhablak -1 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu dhe verilindja, ku gjatë ditës do të dobësohet. Temperatura e mëngjesit nga -2 deri në 12, kurse më e larta ditore nga 5 deri në 20 gradë.
Коментари0
Остави коментар