- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
13. 10. 2025.
00:00 >> 17:18
Ditari 13.10.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
CETINË: SEANCA E PARË E SESIONIT VJESHTOR TË KUVENDIT
Në Cetinë u mbajt seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit. Deputetët votuan për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, të cilin presidenti Jakov Millatoviq më parë e kishte kthyer Kuvendit për rishqyrtim. Në fillim të sesionit, deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Andrija Nikoliq, komentoi aksionet e fundit të Prokurorisë Speciale, duke theksuar se bëhet fjalë për përndjekjen e kundërshtarëve të pushtetit aktual. “Nuk sulmohet askush që është i fortë.
Por ai që, në këtë moment, paraqet kërcënim për shumicën parlamentare. Edhe dje, edhe sot, edhe nesër e mbështesim luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por kjo çështje po keqpërdoret për të ndalur procesin e ndryshimeve politike në Mal të Zi,” tha Nikoliq. Seanca më pas u ndërpre dhe do të vazhdojë nesër.
A KA SHUMICË PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARËVE NË GJYKATËN KUSHTETUESE?
Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, tha se do të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe se sonte do të mbahen takime të grupeve parlamentare. Mandiq për Televizionin Nikshiq tha se do të bëjë përpjekje që në bisedimet me grupet parlamentare të sigurojë mbështetjen e nevojshme të 54 deputetëve. Në të kundërtën, një votim i ri do të mbahet pas një muaji, ku kërkohet mbështetja e 49 deputetëve. Kuvendi ka propozuar dy kandidatë, ndërsa presidenti i Malit të Zi një kandidat për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
KRSTO MAROSH, NJË ANËTAR I LARTË I KLANIT KRIMINAL TË “KAVAÇIT”, U ARRESTUA NË SPANJË
Në bazë të urdhrit të Interpolit të lëshuar nga organet kompetente të Malit të Zi, policia spanjolle ka arrestuar në Malaga, një anëtar të lartë të një grupit të organizuar kriminal Kërsto Marosh nga Kotorri. Siç bëhët me dije jozyrtarisht nga policia, Maroshi është anëtar i njohur i klanit të Kavaçit, i afërt me Radoje Zvicerin. Ai kërkohej për t’u paraqitur në procedurë penale që zhvillohet kundër tij për dyshimin se ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe vrasjes së rëndë.
PESË PERSONA TË ARRESTUAR PËR TRAFIK DROGE, AKUZA PENALE KUNDËR 16 PERSONAVE: MARIHUANË, KOKAINË, HEROINË TË SEKUESTRUAR...
Policia ka arrestuar pesë persona në kuadër të aksionit me emrin e koduar "FROM", me qëllim luftimin e shitjes dhe kontrabandës së drogës, si dhe shpërbërjen e një rrjeti të shpërndarësve të rrugës, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë. Janë kontrolluar banesa dhe automjete në disa lokacione në Podgoricë dhe Plevle. Janë sekuestruar disa lloje narkotikësh dhe një automjet, i cili do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Në kuadër të këtij rasti, policia ka paraqitur deri tani 15 kallëzime penale ndaj 16 personave, për abuzim me substanca narkotike, kontrabandë me njerëz dhe vjedhje, thuhet në njoftim.
“Oficerët e Drejtorisë së Policisë vazhdojnë me aktivitete intensive dhe proaktive që synojnë identifikimin, ndjekjen penale dhe shkatërrimin e rrjeteve të tregtarëve të rrugës në të gjithë vendin, si dhe luftimin e të gjitha formave të abuzimit me drogë”, thanë nga Drejtoria e Policisë.
PADI PENALE KUNDËR TRE PERSONAVE FIZIKË DHE TRE PERSONAVE JURIDIKË
Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër krimit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, kanë ngritur padi penale kundër tre personave fizikë dhe tre personave juridikë, për dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe shmangies së taksave dhe kontributeve. Dëmi i shkaktuar për buxhetin e Malit të Zi është vlerësuar në afërsisht 437 mijë euro, njoftoi Policia. Paditë penale janë ngritur kundër kompanive HDG-MNE nga Kotorri dhe M.P. doo nga Podgorica. Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër krimit, Departamenti për luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe zbatimin e hetimeve financiare, në koordinim me prokuroritë përkatëse, kanë ngritur padi penale kundër personave juridikë "HDG-MNE" d.o.o. Kotor dhe "M.P." d.o.o. Podgorica, si dhe kundër drejtorit ekzekutiv H.M. (24 vjeç) dhe personit përgjegjës D.A. (47 vjeç).
MILLATOVIQ SOT ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEYEN
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, e nisi sot turneun e saj në Ballkanin Perëndimor me takime zyrtare në Tiranë, ndërsa mbrëmjen e sotme do të vizitojë edhe Malin e Zi, ku do të mbajë fjalim në Konferencën Rajonale për Investime në Ballkanin Perëndimor, që zhvillohet në Tivat. Von der Lejen do të takohet sot me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Sipas njoftimit nga Kabineti i Presidentit, tema kryesore e bisedimeve do të jetë fillimi i hartimit të Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. "Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian përfaqëson një mesazh të fortë politik dhe konfirmim të perspektivës evropiane të Malit të Zi në një kohë kur proceset evropiane po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur së fundmi në Kopenhagen, Presidenti Millatoviq u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të fillojnë hartimin e Traktatit për Pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke theksuar kështu qartë gatishmërinë e vendit për të ndërmarrë një hap vendimtar drejt anëtarësimit të plotë", theksohet në deklaratë.
TIRANA: PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN, URSULA VON DER LEJEN, E NISI SOT TURNEUN E SAJ NË BALLKANIN PERËNDIMOR
Gjatë qëndrimit të sotëm në Tiranë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen vlerësoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian. Ajo vlerësoi ritmin rekord të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në tri vitet e fundit. Von der Lejen shprehu gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në çdo hap të rrugës. Presidentja e KE-së u prit sot në takime të veçanta nga presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama. Ajo flet në Forumin e parë të Investimeve Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili mbledh në Tiranë përfaqësues nga rajoni, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga BE-ja dhe më gjerë.
KOSOVË:GARA PËRFUNDOI NË RAUNDIN E PARË NË 21 KOMUNA, NDËRSA 17 KOMUNA DO TË SHKOJNË NË BALOTAZH MË 9 NËNTOR
Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gara përfundoi në raundin e parë në 21 komuna, ndërsa 17 komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës fituan nga tri komuna secila, Lidhja Demokratike e Kosovës dy, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma nga një. Partia Demokratike Turke fitoi në Mamushë, Lista e Ramiz Lladrovcit në Drenas, kurse Lista Serbe në 9 komuna me shumicë serbe. Në Kllokot pritet balotazh mes Listës Serbe dhe Unitetit Kombëtar Serb. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se brenda javës do të përmbyllë numërimin e të gjitha votave, përfshirë ato me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.
BE-JA THIRRJE PËR CERTIFIKIM TË SHPEJT TË REZULTATEVE NGA RAUNDI I PARË
Bashkimi Evropian mirëpret zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Një zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se institucionet me seli në Bruksel, mirëpresin pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në votime, si dhe një mbulim mediatik të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës që, siç thuhet, kontribuon në një proces zgjedhor transparent. “Për ato komuna ku kryetarët e komunave u zgjodhën në raundin e parë, ne bëjmë thirrje për certifikim dhe zbatim të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale. Për komunat e tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e balotazhit për kryetar bashkie, ne bëjmë thirrje për një zhvillim po aq paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës më 9 nëntor”, ka porositur zëdhënësi i Bashkimit Evropian.
BERISHA: SHQIPËRIA NUK PLOTËSON ASNJË KRITER PËR INTEGRIMIN NË BASHKIMIN EVROPIAN
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot, gjatë një deklarate për mediet nga selia blu, se Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për integrimin në Bashkimin Evropian, përveç atij me natyrë gjeostrategjike. Duke iu referuar vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian në vendin tonë, Ursula von der Leyen, Berisha tha se “PD është forca politike që e anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Evropës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe ka merituar rekomandimin e KE për hapjen e negociatave” Me këtë rast, në emër të PD-së, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj”, tha Berisha. Kreu i PD-së shtoi se “PD-ja thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritë, në funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë, është në interesin më të mirë të shqiptarëve”. “Në këtë kuadër, PD-ja thekson se aktualisht Shqipëria, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin në BE.
HAMASI LIRON 20 PENGJET! PRESIDENTI TRUMP MBËRRIN NËIZRAEL, PRITET NGA KRYEMINISTRI NETANJAHU
Hamasi ka liruar 20 pengjet izraelite në Gaza. Në fillim u liruan 7 pengje dhe më pas grupi i dytë prej 13 pengjesh të cilët iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Ndërsa Hamasi përmbush fazën e parë të marrëveshjes, Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Izrael ku është pritur nga një delegacion i madh zyrtarësh, i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara. Gjithashtu të pranishëm ishin Presidenti izraelit Isaac Herzog, ambasadori i SHBA-së në Izrael Mike Huckabee dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes përfundimtare të armëpushimit, së bashku me gruan e tij Ivanka Trump. Gjatë kësaj vizite, presidenti Trump, do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit – nderi më i lartë civil i qeverisë izraelite – sipas zyrës së Presidentit izraelit, Isaac Herzog. Çmimi njeh përpjekjet e Trump për të siguruar lirimin e 48 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë. Gati 2,000 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë në Izrael do të lirohen gjithashtu si pjesë e fazës së parë vendimtare të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të.
BE-JA MIRËPRET LIRIMIN E PENGJEVE IZRAELITE, KALLAS: SUKSES I MADH PËR DIPLOMACINË, HAP VENDIMTAR DREJT PAQES
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përshëndetur lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi, duke theksuar rëndësinë e rolit të Presidentit Donald Trump në këtë proces.
Kaja Kallas në një postim në rrjetin social X, e quajti këtë zhvillim një “sukses të madh për diplomacinë” dhe një “hap vendimtar drejt paqes”.
“Lirimi i pengjeve është një sukses i madh për diplomacinë dhe një hap vendimtar drejt paqes. Presidenti Trump e bëri të mundur këtë zhvillim vendimtar,” shkruan ajo.
FRANCË, LE CORNELY EMËRON MINISTRAT E QEVERISË SË RE PËR HERË TË DYTË
Sebastien Le Corneille, i cili u rikthye në detyrë si Kryeministër francez dy ditë më parë pas dorëheqjes, ka emëruar 34 ministra për të formuar një qeveri të re. Le Corneille, qeveria e mëparshme e të cilit zgjati vetëm 14 orë, tha se qëllimi kryesor i qeverisë së tij të dytë do të jetë miratimi i një buxheti para fundit të vitit. Kryeministri francez ka emëruar Roland Lesquire, një aleat të ngushtë të Presidentit Emmanuel Macron, si ministrin e ri të Financave, ndërsa në parlament vazhdojnë tensionet dhe përçarjet mbi buxhetin për vitin 2026.Ndryshimi më i rëndësishëm në përbërjen e qeverisë së Le Corneille, krahasuar me atë të mëparshmen, është emërimi i shefit të policisë së Parisit, Laurent Nunez, si Ministër i Brendshëm, si dhe i Jean-Pierre Farandou si Ministër i Punës dhe Solidaritetit. “Vetëm një gjë ka rëndësi: interesi i vendit tonë. Jam mirënjohës ndaj grave dhe burrave që hyjnë në qeveri me liri të plotë, duke u nisur nga interesi i vendit dhe jo nga interesat personale apo partiake,” shkroi Le Cornille në llogarinë e tij në X.
NESËR MOT I NDRYSHUESHËM
Në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë kryesisht e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Tivar e Ulqin 23, Podgoricë, Herceg Novi e Budvë 21, Nikshiq 19, Cetinë 18, Beran 14, Kollashin 13, Bijello Pole e Plluzhinë 12, Plevle 11 dhe në Zhablak 8 gradë.
Për nesër në rajonet jugore dhe qendrore pritet mot kryesisht me diell ose pjesërisht i vranët. Në veri, në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë pjesërisht deri në kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit nga 1 deri në 14, ndërsa më e larta e ditës nga 10 deri në 24 gradë.
Коментари0
Остави коментар