Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 10. 2025. 00:00 >> 18:48

Ditari 31.10.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

DRAFT-RAPORTI I KE-SË PËR MALIN E ZI: ANGAZHIMI I QEVERISË JEP REZULTATE TË PREKSHME NË RRUGËN DREJT ANËTARËSIMIT NË BE

Angazhimi i vazhdueshëm politik i autoriteteve malazeze ndaj qëllimit strategjik të integrimit evropian ka dhënë rezultate të prekshme në arritjen e reformave të nevojshme dhe progresin e vendit në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, sipas pjesës së draftit të raportit të Komisionit Evropian që lidhet me Malin e Zi. “

Pjesa e draftit të raportit, në të cilën korrespondenti i RTMZ nga Brukseli pati qasje, thotë se Mali i Zi ka hapur të 33 kapitujt e negociatave dhe shtatë kapituj janë mbyllur përkohësisht.

Paketa e zgjerimit pritet të miratohet në një takim të Kolegjit të Komisionit Evropian të martën, më 4 nëntor. Dokumenti thotë se Mali i Zi, përveç Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, ka ruajtur përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Pjesa e draftit të raportit mbi gjyqësorin thotë se, pas një faze intensive reformash në vitin 2024, zbatimi i një kuadri ligjor të përmirësuar që garanton pavarësinë, paanshmërinë dhe llogaridhënien e gjyqësorit në Mal të Zi ka dhënë disa rezultate pozitive fillestare.

Megjithatë, shton se korrupsioni mbetet një sfidë e rëndësishme që vendet e zgjerimit duhet ta adresojnë si përparësi. Pjesa e draftit të raportit vëren gjithashtu se “disa përmirësime” mund të vërehen në Mal të Zi kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe pluralizmin e medias. Mali i Zi është gjithashtu një nga vendet në rajon që ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar politikat e tij kundër trafikimit duke forcuar më tej kuadrin e tij ligjor, institucional ose operacional për luftimin e trafikantëve dhe ndihmën ndaj viktimave.

Për më tepër, drafti vëren se Mali i Zi ka bërë përparim në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit gjatë vitit të kaluar, gjë që ka hapur rrugën edhe për anëtarësimin në SEPA.

MANDIQ: SFIDAT ME TË CILAT PËRBALLET VENDI AKTUALISHT JANË TË PËRKOHSHME DHE NUK DO TA DESTABILIZOJNË SHTETIN

Kryetari i Parlamentit, Andria Mandiq, gjatë shënimit të 119 viteve nga futja e parlamentarizmit në Mal të Zi, deklaroi se sfidat me të cilat përballet vendi aktualisht janë të përkohshme dhe nuk do ta destabilizojnë shtetin. 

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në kohë turbulencash globale. Gjatë muajve të fundit kemi parë skena të ngjashme në rrugët e qyteteve më të mëdha të BE-së, dhe demokracitë e tyre kanë gjetur zgjidhje adekuate.

Besoj se si komb dhe shtet jemi të mjaftueshëm të pjekur që edhe demokracia jonë, ende e re, të bëjë të njëjtën gjë në Mal të Zi,” tha Mandiq në seancën solemne të Kuvendit të Malit të Zi.

MEDENICA U SHPALL FAJTOR PËR SHPËRDORIM DETYRE DHE U DËNUA ME GJASHTË MUAJ BURG

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica është shpallur fajtore për shpërdorim detyre dhe është dënuar me gjashtë muaj burg, vendosi gjyqtarja Sonja Kekoviq.

Medenica u dënua sepse në vitin 2019 ajo lejoi që gjyqtari i atëhershëm Millosav Zekiq të mos pezullohej përkohësisht nga puna, edhe pse kundër tij po zhvilloheshin procedura në Gjykatën e Kotorrit.

Avokatët e Medenicës kishin thënë më parë se prisnin një lirim nga akuzat sepse nuk kishte prova kundër saj.

"Pres që ju, gjyqtarët, të ruani integritetin tuaj personal dhe dinjitetin profesional duke dhënë një lirim nga akuzat.

Ky është i vetmi vendim i mundshëm në këto procedura", tha Medenica në argumentet e saj përfundimtare.

Prokurorja Maja Jankoviq i kërkoi gjyqtares Kekoviq ta shpallte Medenicën fajtore dhe ta dënonte sipas ligjit.

Në gjyqin e parë më 4 nëntor të vitit të kaluar, gjyqtarja Kekoviq e shpalli Medenicën fajtore për shpërdorim detyre dhe e dënoi me gjashtë muaj burg.

U HEQ MASA E PARABURGIMIT PËR DY SHTETAS TË HUAJ

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka hequr masën e paraburgimit për dy shtetas të huaj që u arrestuan nën dyshimin se kishin marrë pjesë në incidentin, kur qytetari i Podgoricës me inicialet M.J. ka pësuar lëndime të lehta, pasi, siç thuhet, nuk ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të vrasjes në tentativë, siç ishin ngarkuar.

Gjykata e Lartë, e cila ka hequr masën e paraburgimit për shtetasit e Turqisë dhe Azerbajxhanit, Y.G. dhe N.D., ka sqaruar se është konstatuar që të dy, në kohën kur M.J. u plagos në lagjen Zabjello të Podgoricës, ndodheshin në vendin e tyre të akomodimit dhe se nuk ekziston më dyshim i bazuar se janë të pandehur në këtë procedurë.

MAKINISTI DHE NDIHMËSI I TIJ KANË PËSUAR LËNDIME TË LEHTA

Në linjën hekurudhore midis kryqëzimit Trebalevo dhe stacionit Mojkovac, mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:30, ka ndodhur një kontakt midis trenit të mallrave dhe një lokomotive elektrike ndihmëse të Transportit Hekurudhor të Malit të Zi.

Makinisti dhe ndihmësi i tij kanë pësuar lëndime të lehta.

Qarkullimi hekurudhor midis Kollashinit dhe Bjello Poles është pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve.

Pasagjerët e trenit që u nis nga stacioni i Tivarit drejt Bjello Poles në orën 5:10, janë ndalur në Kollashin dhe më pas janë transportuar me autobusë.

Nga Transporti Hekurudhor i Malit të Zi bëjnë të ditur se lokomotiva elektrike ndihmëse ishte dërguar për të ofruar ndihmë teknike, përkatësisht për të tërhequr trenin e mallrave që kishte pësuar defekt, dhe se në këtë ngjarje nuk ka qenë i përfshirë asnjë tren pasagjerësh.

DO TË PËRGATISIN NJË LISTË PRODUKTESH, ÇMIMET E TË CILAVE DO TË JENË TË KUFIZUARA, DUKE U PËRQENDRUAR NË PRODHIMIN VENDAS

Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, u takua me përfaqësues të ekonomisë - prodhues, shitës me pakicë dhe shumicë nga industria ushqimore, dhe me atë rast u arrit një marrëveshje e përbashkët për përgatitjen e një liste produktesh, çmimet e të cilave do të jenë të kufizuara, me fokus të veçantë në prodhimin vendas.

Për këtë qëllim është formuar një grup pune, i përbërë nga përfaqësues të prodhuesve, shitësve me pakicë dhe shumicë, si dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, ndërsa koordinimi i aktiviteteve do të udhëhiqet nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, njoftoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Detyra e grupit të punës është që, "përmes një qasje partneriteti dhe me pëlqimin e pjesëmarrësve", të përgatisë një projektvendim që do t'i paraqitet Qeverisë për shqyrtim javën e ardhshme.

Gjeloshaj theksoi se mesazhi më i rëndësishëm i takimit është se të gjitha zgjidhjet do të bazohen në partneritet dhe dialog, dhe jo në vendosjen e njëanshme të masave.

Ai shtoi se të gjithë pjesëmarrësit bien dakord se është e nevojshme të sigurohet një pjesë e produkteve bazë ushqimore me një çmim të kufizuar, me qëllim mbrojtjen e kategorive më të cenueshme të popullsisë dhe ruajtjen e stabilitetit të tregut.

"Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të vazhdojë komunikimin intensiv me të gjitha subjektet përkatëse në periudhën e ardhshme për të siguruar zbatimin efikas të masave dhe stabilitetin e tregut", thuhet në deklaratë.

BULLGARI-MALI I ZI: NJË HAP TË RI DREJT FORCIMIT TË BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E TURIZMIT DHE AVIACIONIT

Bullgaria dhe Mali i Zi bënë një hap të ri drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe aviacionit. Pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në fillim të shtatorit, të dy vendet konfirmuan se ekziston interes për të krijuar një linjë ajrore direkte midis Sofjes dhe Podgoricës. Tri kompani ajrore janë të interesuara të vëndosin fluturime të rregullta dhe çarter mes Sofjes dhe Podgoricës. Ministritë e transportit dhe turizmit të të dy vendeve tashmë po punojnë mbi një model bashkëpunimi që do të lejonte që linja të vihet në jetë muajt e ardhshëm.

NË MOSHËN 73-VJEÇARE NDËRRON JETË ISH-KRYEMINISTRI FATOS NANO

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohej për probleme shëndetësore.

Ish-kryeministri prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit, raporton RTSH.

Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike. Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika.

PËRFUNDOI TAKIMI MES LIDERËVE POLITIKË ME PRESIDENTEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Pas takimit të liderëve politikë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike nuk ekziston shumicë parlamentare dhe kjo sipas tij e bën të domosdoshme organizimin e zgjedhjeve të reja.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takim është diskutuar për gjetjen e zgjidhjeve të përkohshme lidhur me çështjen e buxhetit dhe marrëveshjen për fondin e zhvillimit nga Bashkimi Evropian. Kreu i AAK-së, , deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa ditë kohë për të parë mundësitë nëse mund të formojë një shumicë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se takimin e partive politike me presidenten u bë e qartë që në legjislaturën aktuale askush nuk mund të krijoj shumicën parlamentare, ndërsa Kryetari i LVV dhe kryeministër në detyrë nuk u prononcua për media.       

KOSOVË: QEVERIA NE DETYRE E KA MIRATUAR SOT BUXHETIN PËR VITIN 2026

Qeveria ne detyre e Kosovës e ka miratuar sot buxhetin për vitin 2026, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtoje miratimin e tij.

 Kryeministri ne detyre i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri, parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale. Ministri ne detyre i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i ri është 10% me i larte sesa ai paraprak.

 Gjate mbledhjes, qeveria ne detyre njoftoi se paga minimale do te rritet nga 350 sa është aktualisht, ne 500 euro, ndërsa duke nisur nga 1 nestori i këtij viti, pensioni minimal do te rritet nga 120 ne 150 euro, si dhe shtesat për të gjithë fëmijët nga 0 deri ne 16 vjeç për 50%, nga 20 ne 30 euro.

VELIAJ KOMENTOI MËNYRËN E SHOQËRIMIT TË TIJ NË QELI

Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese komentoi mënyrën e shoqërimit të tij në qeli, të cilin e krahasoi si të një vrasësi serial.

 Po ashtu u ndal dhe te shoqërimi i tij në gjykatë dhe forcat e shtuara në perimetrin e Kushtetueses, duke thënë ‘kam më shumë polic sot këtu, sesa kam avokatë’.

Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj Republike, por mbi të gjitha, një periudhë denigrimi dhe përpjekjeje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri, tre herë radhazi nga qytetarët e Tiranës.

DËSHTOI TAKIMI NË NDËRMJET TRAMP-IT DHE PUTIN-IT

Dështon takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, i planifikuar për t’u mbajtur në kryeqytetin hungarez.

 Takimi është anuluar nga presidenti Trump, pas këmbënguljes nga pala ruse ndaj kërkesave për pranimin e një marrëveshje me Ukrainën.

Ky vendim erdhi menjëherë pas bisedës telefonike të zhvilluar mes dy ministrave të jashtëm të dy vendeve, e cila sipas mediave të huaja, raportohet se ishte mjafte tensionuar.

 Kujtohet se Trump dhe Putin ranë dakord muajin e kaluar të takoheshin në kryeqytetin hungarez për të diskutuar një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

 Megjithatë, plani dështoi shpejt pasi Ministria e Jashtme ruse dërgoi një notë diplomatike duke përsëritur kushtet për “shkaqet më të thella” të konfliktit.

Këto kërkesa përfshijnë lëshime territoriale, zvogëlimin e forcave të armatosura të Ukrainës dhe garanci se vendi nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s.

RUSIA KREU SULME NDAJ UKRAINËS, KU U PLAGOSËN TË PAKTËN 11 BANORË

Ukraina ka raportuar një seri tjetër sulmesh nga Rusia gjatë natës, përfshirë një sulm në qytetin veriperëndimor ukrainas, Sumi, ku u plagosën të paktën 11 banorë, thanë autoritetet lokale, sipas The Guardian.

Shërbimet emergjente thanë në shërbimin e mesazheve Telegram se Rusia kishte goditur një ndërtesë banimi me shumë kate, shtëpi private dhe objekte infrastrukturore.

Ndërkohë, u bë e ditur se Rusia ka sulmuar Ukrainën muajt e fundit me një raketë rruge-dore 9M729, zhvillimi sekret i së cilës bëri që Donald Trump të tërhiqej nga një marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore me Moskën gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA-së.

TRUPAT E 30 PALESTINEZËVE TË BURGOSUR U DORËZUAN NGA PALA IZRAELITE

Izraeli ka dorëzuar ditën e sotme në spitalin Nasser trupat e 30 palestinezëve, si pjesë e një marrëveshjeje për të marrë mbetjet e dy izraelitëve të rrëmbyer, të cilët u kthyen dje nga organizata islamike palestineze Hamas, njoftoi spitali, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës. “Trupat e 30 palestinezëve të burgosur u dorëzuan nga pala izraelite, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e trupave”, tha spitali, që ndodhet në Khan Yunis.

 Në total, si pjesë e këmbimit për mbetjet e 15 izraelitëve, 225 trupa palestinezësh janë dorëzuar sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Që nga ajo datë, Hamas gjithashtu ka dorëzuar mbetjet e dy të huajve të rrëmbyer, një Tajlandezi dhe një Nepalese.

MICHIGAN: FBI KA PARANDALUAR NJË SULM TË MUNDSHËM TERRORIST DHE KA ARRESTUAR DISA INDIVIDË

“Sot në mëngjes FBI ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist dhe ka arrestuar disa individë në Michigan, të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it.

Detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti”.

Ai falënderoi agjentët federalë dhe të gjitha forcat e rendit për punën e tyre në mbrojtje të sigurisë kombëtare. Autoritetet amerikane pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim mbi natyrën e komplotit dhe personat e arrestuar.

NESËR MOT ME DIELL DHE I NGROHTË

Për nesër pritet mot kryesisht me diell dhe gjatë ditës i ngrohtë. 

Në veri, në mëngjes, nëpër lugina mund të ketë mjegull të përkohshme.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit nga 2 deri 14, ndërsa më e larta e ditës nga 17 deri 25 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се