Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 11. 2025. 00:00 >> 18:52

Ditari 07.11.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Mojkovac-Bijelo Polje në Ravna Rijeka

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Mojkovac - Bijelo Polje në Ravna Rijekë. Siç na u tha qendra spitalore, aksidenti ndodhi rreth orës 13:30, me çrast  pati një përplasje ballore midis një makine të tipit golf me një kamion. Për arsye të panjohura, shoferi i golfit, një oficer policie nga Mojkovci, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas ballësisht me një kamion. Trafiku në këtë pjesë u ndërpre dhe pas dy orësh ndërprerjeje, u formua një kolonë e madhe automjetesh. Trafiku sapo është kthyer në normalitet. Policia ka përfunduar hetimin dhe do të përcaktojë rrethanat që çuan në aksident.

Millatoviq - Raporti i Komisionit Evropian mbi Progresin e vitit 2025 tregon se Mali i Zi është udhëheqës në negociatat e pranimit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian mbi Progresin e vitit 2025 tregon se Mali i Zi është udhëheqës në negociatat e pranimit, gjë që përbën inkurajim të fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.
Raporti i KE-së i është dorëzuar sot Millatoviqit nga shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Satler. Millatoviq ka theksuar se 14 muajt e ardhshëm janë vendimtarë, dhe se nga aftësia e institucioneve varet nëse anëtarësimi në BE do të bëhet realitet, është bërë me dije nga kabineti i tij.

Filip Ivanoviq - gjatë vitit të ardhshëm pritet një përforcim i luftës kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht korrupsionit

Zëvendëskryeministri për Politikë të Jashtme, Filip Ivanoviq, deklaroi për Transmetuesin Publik se gjatë vitit të ardhshëm pritet një përforcim i luftës kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht korrupsionit të lartë, si dhe  vendime përfundimtare në rastet që tashmë janë në gjykim. Duke komentuar raportin e Komisionit Evropian, Ivanoviq thekson se Mali i Zi është vlerësuar si një demokraci funksionale, ku qeveria vepron në një mjedis politik të qëndrueshëm, parlamenti ka rol kontrollues, dhe ekziston pluralizëm mediatik. Raporti mund të shihet si një hyrje e mirë për Konferencën ndërqeveritare në dhjetor dhe si udhërrëfyes për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2026, thotë Ivanoviq. Ai shton se, ndërsa janë dhënë vlerësime pozitive, ka edhe rekomandime për përmirësime, ku prioritet mbeten sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për vitin e ardhshëm pritet forcim i këtyre masave dhe shpallja e vendimeve përfundimtare në rastet ekzistuese, gjë që do të vendosë Malin e Zi në rrugën e duhur për të përmbushur kriteret e kapitujve të negociatave.

Disa shkolla të mesme në Nikshiq morën njoftime për vendosjen e bombave këtë mëngjes

Disa shkolla të mesme në Nikshiq morën njoftime për vendosjen e bombave këtë mëngjes. Drejtori i Shkollës së Parë të Mesme Profesionale, Radomir Krstajiq, i tha Portalit të RTMZ se pas inspektimit të policisë, nxënësit u kthyen në bankat shkollore. "Në orën 7:50 të mëngjesit pati një raportim për një pajisje shpërthyese të vendosur. Nxënësit ishin përpara shkollës për orën e parë, ndërsa policia inspektoi ambientet. Nxënësit dhe punonjësit u kthyen në shkollë për orën e dytë dhe mësimi po vazhdon normalisht", tha Krstajiq. Në disa shkolla të mesme, mësimi është pezulluar dhe policia e Nikshiqit po inspekton ambientet.

Nishaviq, kompania mori leje për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Botun

Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Podgoricës, Aleksandar Nishaviq, njoftoi se kompania mori leje për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Botun, i cili, siç thekson ai, do të zgjidhte përgjithmonë çështjen e mbrojtjes së rrjedhave ujore. Nishaviq kujtoi se edhe Komuna e Zetës do të përfitonte nga ndërtimi i pajisjes, sepse sistemi do të mbulonte edhe territorin e tyre."Është e rëndësishme që qytetarët e Zetës të dinë se pajisja në Botun do të pastronte edhe ujërat e tyre të zeza, gjë që do të siguronte mbrojtje afatgjatë të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve", tha Nishaviq në emisionin Link në RTMZ. Megjithatë, vendasit e Botunit thonë se nuk do të lejojnë që puna të fillojë derisa të përfundojë referendumi në Zetë, i cili është planifikuar për mesin e dhjetorit. Ata besojnë se komuna e re duhet të vendosë vetë për projektet që lidhen me territorin e saj. Nishaviq thekson se ndërtimi i impiantit është pjesë e projektit për modernizimin e infrastrukturës komunale të Podgoricës, i cili po zbatohet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, dhe thekson se qëllimi është trajtimi i ujërave të zeza para se të shkarkohen në lumenj dhe rrjedhat nëntokësorë.

Shumica e deputetëve të pushtetit është përsëri kundër rritjes së shtesave për fëmijë

Shumica e deputetëve të pushtetit është përsëri kundër rritjes së shtesave për fëmijë dhe kompensimeve për punëtorët, është bërë me dije nga Lëvizja qytetare URA.
Ata theksojnë se në seancën e sotme të Kuvendit, rendi i ditës nuk u zgjerua për propozimet e tyre, që kanë të bëjnë me rritjen e shtesave për fëmijë dhe kompensimin e punëtorëve të ndërmarrjeve shtetërore në falimentim.

Predrag Radunoviq të emërohet në Senatin e Institucionit Shtetëror të Auditimit

Këshilli për Ekonomi, Financa dhe Buxhet ka propozuar që Predrag Radunoviq të emërohet në Senatin e Institucionit Shtetëror të Auditimit. Për këtë propozim kanë votuar shtatë deputetë të shumicës parlamentare, ndërsa opozita ka braktisur seancën para votimit. Partia Demokratike Socialiste, Socialdemokratët dhe Lëvizja Qytetare URA konsiderojnë se Radunoviq nuk i përmbush kushtet e konkursit, pasi nuk ka përvojën e nevojshme për vendet përkatëse të punës. Emërimi i anëtarëve të Institucionit Shtetëror të Auditimit është pjesë e rendit të ditës së seancës së sotme të parlamentit.

Gjyqi i Alija Balijagiq, i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Sokolac pranë Bijelo Poles, u shty për me 17 nëntor

Gjyqi i Alija Balijagiq, i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Sokolac pranë Bijello Poles, u shty sot në Gjykatën e Lartë në këtë qytet, sepse ekzaminimi psikologjik nuk ka përfunduar ende, dhe eksperti nga Qendra Mjekësore Ligjore në Danillovgrad nuk mori pjesë në seancë. Gjykata u informua se eksperti kimik, Dejan Smolloviq, nuk ka pas mundësi të marrë pjesë në seancën e sotme dëgjimore për shkak të angazhimeve të mëparshme.Balijagiq më parë pranoi se më 25 tetor të vitit të kaluar, vrau vëlla dhe motër, Jovan (60) dhe Milenka Maxhgal (69), në shtëpinë familjare në Sokolac, duke i qëlluar me një pushkë gjuetie. Vazhdimi i gjyqit është planifikuar për 17 nëntor.

Edhe 13 kallëzime penale për shkak të dyshimit të bazuar se 13 persona kanë paraqitur dokumente arsimore të rreme dhe të pavërteta

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit i ka dorëzuar Prokurorit Themelor të Shtetit në Podgoricë edhe 13 kallëzime penale për shkak të dyshimit të bazuar se 13 persona kanë paraqitur dokumente arsimore të rreme dhe të pavërteta, të cilat, në procesin e njohjes së dokumenteve të huaja arsimore, institucionet kompetente i kanë përcaktuar si dokumente publike autentike, njoftoi ky departament qeveritar. Siç thanë ata, mbi bazën e kësaj, dyshohet në mënyrë të arsyeshme se personat e përmendur kanë kryer veprën penale të falsifikimit të një dokumenti nga neni 412 i Kodit Penal. "Ne presim që autoritetet kompetente të veprojnë në përputhje me kompetencat dhe fuqitë e tyre, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm institucional", përfunduan ata. Diplomat e falsifikuara përfaqësojnë një nga format më të rrezikshme të shembjes së vlerave shoqërore, sepse ato sulmojnë drejtpërdrejt sistemin meritokratik dhe besimin e qytetarëve në institucione, tha më parë Zarija Paviqeviq nga Alternative Montenegro për Portalin RTMZ.

Një tanker, kapiteni i të cilit është nga Mali i Zi, është sulmuar nga piratët pranë brigjeve të Somalisë

Një tanker, kapiteni i të cilit është nga Mali i Zi, është sulmuar nga piratët pranë brigjeve të Somalisë.
Kompania “Latsko Marine Management” ka konfirmuar se incidenti ndodhi dje, ndërsa anija që transportonte benzinë udhëtonte nga Sika në Indi drejt Afrikës së Jugut, rreth 550 milje detare larg bregdetit somalez. Të 24 anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt. Kompania ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me ta, se ka aktivizuar ekipin emergjent dhe po bashkëpunon me autoritetet kompetente për të garantuar sigurinë e mëtejshme të ekuipazhit.

Tërmet me magnitudë 3.9 në kufirin midis Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kufi midis Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur në orën 8 e 59 minuta, në një thellësi prej 6 kilometrash. Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën kufitare midis dy vendeve.

Numri i viktimave nga zjarri në Tuzlla rritet në 13

Në Qendrën Klinike të Tuzllës mbrëmë ka ndërruar jetë një person tjetër, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarri që më 4 nëntor kaploi shtëpinë e pleqve në Tuzlla në 13. Kjo u bë e ditur sot në mëngjes nga ky institucion shëndetësor. Sipas rezultateve preliminare të autopsive të kryera deri më tani, të cilat mjekët ia kanë komunikuar gojarisht Prokurorisë, 11 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes, pra helmimit nga monoksidi i karbonit. Nga Prokuroria e Kantonit të Tuzllës u bë e ditur se hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe se ky institucion do t’i dorëzojë raportet në periudhën e ardhshme Sektorit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij kantoni. “Rreth shkaqeve të zjarrit do të informojmë publikun pasi të analizohen raportet dhe gjetjet e ekspertëve dhe hetuesve”, tha prokuroria në këtë kanton. Në Tuzlla janë shpallur katër ditë zie.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës. A.I. kishte qenë në arrati pas vrasjes së dyfishtë në Malishevë më 6 nëntor. Autoritetet njoftuan se ndaj A.I. do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërkaq, Policia dha detaje të tjera, duke theksuar se ai u arrestua mëngjesin e sotëm në fshatin Pllaqicë. “Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor”, u tha në njoftim. Po ashtu, sipas Policisë së Kosovës pas vrasjes së dyfishtë në Malishevë, njësitet e saj kanë gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje dy armë që dyshohet se janë përdorur në këtë rast. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha një ditë më parë se dorasi i dyshuar dhe viktimat kishin raporte familjare. Mediat raportuan se ai ishte dhëndri i viktimave. Sa i përket motivit të vrasjes së dyfishtë, prokurori Gashi tha se “nuk e dimë saktësisht”. Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmuan se A.I. kishte pasur precedentë penalë. Ai ishte dërguar në paraburgim në prill të këtij viti dhe ndaj tij atëbotë ishte ngritur aktakuzë për “dhunë në familje” dhe “kanosje”. Policia e Kosovës deklaroi se i dyshuari i kishte qëlluar dy vëllezërit me armë zjarri pak para mesditës të së enjtes.

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

Do të ketë shumë ngrohtësi në pritjen që presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i bëjë kryeministrit hungarez, Viktor Orban, sot në Shtëpinë e Bardhë, por përveç kimisë së fortë personale, të dy udhëheqësit do të kenë një listë të gjatë çështjesh për të cilat do të diskutojnë gjatë drekës së tyre. Edhe pse prej kohësh i bashkon ideologjia dhe fjalët, dy udhëheqësit janë në anë të kundërta sa i përket politikës ndaj importeve të naftës ruse. Ndërkaq, planet që Orbani të mirëpresë Trumpin dhe presidentin rus, Vladimir Putin, në një samit në Budapest për momentin janë lënë mënjanë. Një përjashtim nga masat amerikane që synojnë të kufizojnë tregtinë me naftën ruse duket se është pikë kyç në listën e dëshirave të Orbanit në Uashington. Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë raportoi se bisedat me burime brenda Qeverisë hungareze sugjeronin se ata mendonin se një marrëveshje për përjashtim nga masat ka gjasa të ndodhë. Ka një precedent evropian, pas vendimit të muajit të kaluar që përkohësisht të përjashtohet nga sanksionet dega gjermane e Rosneft-it. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë. Ai ka kërkuar një përjashtim”, tha Trump më 31 tetor për gazetarët që gjendeshin në aeroplanin presidencial amerikan. “Ai ka kërkuar për një përjashtim por nuk ia kemi dhënë, edhe pse Viktori është miku im u shpreh Tramp.

Trump dhe shtetet e Azisë Qendrore arrijnë marrëveshje për mineralet

Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi një sërë marrëveshjesh tregtare, diplomatike dhe minerare, teksa mirëpriti udhëheqësit e Azisë Qendrore në një samit dhe një darkë që synonin forcimin e ndikimit të Uashingtonit në rajon. I shoqëruar nga sekretari amerikan i Shtetit, Macro Rubio, dhe nga nënpresidenti JD Vance, në një tryezë të gjatë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai ishte i përkushtuar që ta bënte raportin e SHBA-së me Azinë Qendrore “më të fortë se kurrë më parë”, ndërsa presidentët e Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit thanë se kjo është një epokë e re e bashkëpunimit. Para darkës së punës, Kazakistani njoftoi për një marrëveshje të madhe minerale përmes një partneriteti të ri të përbashkët me SHBA-në për zhvillimin e njërës nga rezervat më të mëdha të pashfrytëzuara të tungstenit në botë, që gjendet në territorin kazak. Sipas marrëveshjes, kompania amerikane Cove Kaz Capital Group do të ketë 70 për qind të aksioneve në këtë projekt të përbashkët me kompaninë shtetërore minerare të Kazakistanit, dhe kostoja totale e projektit vlerësohet të jetë 1.1 miliard dollarë. Ndërkaq, Banka Amerikane Eksport-Import do të lëshojë një letër interesi për të financuar projektin me 900 milionë dollarë.

Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike  

Koreja e Veriut ka gjuajtur sot një raketë balistike, tha ushtria e Seulit. Ky njoftim vjen rreth një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, miratoi një plan të Koresë së Jugut për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore. Analistët kanë thënë e plani i Seulit për ndërtimin e një nëndetëseje të tillë me energji bërthamore mund të nxisë një reagim agresiv nga Pheniani. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë në Seul tha se Koreja e Veriut gjuajti një raketë të paidentifikuar balistike drejt Detit Lindor, duke iu referuar trupit ujor që njihet edhe si Deti i Japonisë. Raketa ra në det jashtë ujërave të Japonisë dhe nuk është raportuar për ndonjë dëm apo për të lënduar, tha kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, raketa u lëshua në orën 12:35, sipas kohës lokale, nga një zonë në veri të Phenianit dhe fluturoi rreth 700 kilometra.

Për nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut dhe bubullinë

Sot në Mal të Zi ka mbajtë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13: Tivar,Ulqin e Budvë 20 gradë, Podgoricë 17, H.Novi 14, Cetinë e B.Pole 12, Nikshiq e Beranë 11, Plevle e Plluzhinë 10, Shavnik e Andrievicë 9, Kollashin 8, Rozhajë, Guci e Petnicë 7 dhe në Zhablak 5 gradë.

                            Për nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut dhe bubullinë.Reshje më intensive pritën në orët e paraditës kurse në orët e pasditës pritet dobësim të të reshurave.Do të fryjë erë e mesme deri e forte nga drejtimi i lindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 2 deri në 14 kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се