- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
11. 11. 2025.
00:00 >> 18:30
Ditari 11.11.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
BOZHOVIQ: NË KUVEND THA SE PO PUNOHET PËR THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE
Ministri i Drejtësisë, Bojan Bozhoviq në Kuvend tha se po punohet për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me format më të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke shtuar se beson se ajo do të themelohet në një afat të shkurtër. Sipas tij, tashmë ekzistojnë zgjidhje ideore për një vendndodhje të re të lagjes gjyqësore. Bozhoviq e tha këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit Bogdan Bozhoviq lidhur për themelimin e Gjykatës Speciale. Sot pyetjeve të deputetëve në Kuvend përgjigjen edhe Damir Gutiq, ministër i kujdesit social, Angjella Jakshiq- Stojanoviq, ministre e arsimit, Admir Shahmanoviq, ministër i energjetikës dhe Danillo Sharanoviq, ministër i punëve të brendshme.
GJURIÇKOVIQ: NË DHJETË MUAJT E KËTIJ VITI JANË ZGJIDHUR MË SHUMË RASTE SE NË VITET E KALUARA
Gjykatësi i gjykatës së lartë në Podgoricë, Igor Gjuriçkoviq duke komentuar vërejtjet e Raportit të Komisionit Evropian se në disa raste ka stagnim, tha se situata është e ndërlikuar pasi që çdo gjykatës i Gjykatës së Lartë është i ngarkuar me numër të madh të lëndëve. Ai theksoi se në dhjetë muajt e këtij viti janë zgjidhur më shumë raste se në vitet e kaluara dhe shprehu besimin se deri në fund të vitit rezultatet do të jenë edhe më të mira. Drejtoresha e drejtorisë për legjislacion qytetarë dhe penal, Jellena Grdiniq, tha se Ministria e ddrejtësisë ka përgatitur ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurën penale, të cilat aktualisht ndodhen në Komisionin Evropian. Ajo shpreson që Kuvendi do t’i miratojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
MALI I ZI RENDITET I DHJETI NË EVROPË SIPAS INDEKSIT TË KRIMIT TË ORGANIZUAR
Iniciativa Globale për Luftimin e Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GI-TOC) ka prezantuar Raportin e Indeksit Global të Krimit të Organizuar për vitin 2025.Të dhënat tregojnë se Mali i Zi mbetet ndër vendet me nivele të larta të krimit të organizuar. Megjithatë, Mali i Zi është avancuar pesë vende në Evropë dhe 10 në botë. Sipas Indeksit Global të vitit 2023, Mali i Zi ishte i pesti në Evropë dhe i 54-ti në botë. Raporti i këtij viti paralajmëron se trafikimi i drogës, kontrabanda e cigareve, pastrimi i parave dhe korrupsioni brenda institucioneve shtetërore mbeten format kryesore të krimit në Mal të Zi. Sipas raportit, Porti i Tivarit mbetet një pikë kyçe për kontrabandën e narkotikëve dhe mallrave të akcizës, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara të destinuara për tregjet e BE-së kalojnë nëpër të. Megjithëse janë kryer operacione dhe arrestime të shumta, raporti tregon se grupet kriminale vazhdojnë të kenë një ndikim të fortë, kryesisht falë mbrojtjes politike dhe korrupsionit në strukturat shtetërore. Përveç formave tradicionale të krimit të organizuar, Mali i Zi po sheh gjithashtu një rritje të sulmeve kibernetike, mashtrimeve financiare dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Raporti paralajmëron gjithashtu për prerjen e paligjshme të pemëve, nxjerrjen e zhavorrit dhe rërës, si dhe gjuetinë e paligjshme të kafshëve të mbrojtura, me korrupsionin dhe mungesën e kontrollit që i mundëson këtyre aktiviteteve të vazhdojnë për një kohë të gjatë.
MBLEDHJA E KËSHILLIT PËR SIGURI DHE MBROJTJE NUK U MBAJT PËR SHKAK TË MUNGESËS SË KUORUMIT
Mbledhja e Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje, në të cilën është dashtë të merren në pyetje ministri i Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë Llazar Shqepanoviq dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale Ivica Janoviq, në lidhje me incidentin në lagjen Zabjellë të Podgoricës, nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit. Shqepanoviq deklaroi se sa i takon incidentit në Zabjellë policia ka vepruar në përputhje me ligjin, dhe se punonjësit e policisë nuk kanë ndaluar asnjë person duke përdorur forcë fizike. Ministri Sharanoviq njoftoi se seanca e thirrur si temë kishte përmbajtje keqdashëse, por nuk u mbajt sepse pjesa e deputetëve që kishte miratuar vendimin për dëgjimin nuk u paraqit, edhe pse ishte një rast tjetër për drejtorin e Drejtorisë së Policisë dhe atë që të jepnin sqarime shtesë.
HUSOVIQ, MUJEVIQ DHE KURPEJOVIQ U KTHYEN NË PARABURGIM
Ish-kreu i policisë kriminale në Rozhajë, Sead Husoviq, i cili u arrestua dje nën dyshimin për lidhje me kontrabandën e cigareve, sot, pas një seance dëgjimore në Prokurorinë Speciale të Shtetit, u urdhërua të mbahet në paraburgim deri në 72 orë. I njëjti vendim u mor edhe për bashkëqytetarët e tij Alen Mujeviq dhe ish-oficerin e policisë Xhemal Kurpejoviq, të cilët gjithashtu u prangosën dje me urdhër të PSSH-së. Ata dyshohen se janë pjesë e grupit kriminal të babait të Mujeviqit, Mujo Mujeviq. I moshuari Mujeviq u arrestua më 10 prill me urdhër të Prokurorisë Speciale, e cila më pas e akuzoi atë si kreun e një organizate kriminale që dyshohet se dëmtoi shtetin me më shumë se 33 milionë euro përmes kontrabandës së cigareve. Në mesin e të akuzuarve përfshihen edhe pronari i kompanisë së Cetinës "Batbojana", Zharko Bullatoviq dhe Velimir Milaciq, i cili drejton farmacinë bujqësore "Agrarija", Sllobodan Gjurica dhe Enis Kajeviq. Grupi kriminal i Mujeviq-it, sipas PSSH-së, ishte i përfshirë në kontrabandën e cigareve nga Zona e Lirë Doganore e Portit të Tivarit dhe shitjen e shpërndarjen e tyre në Podgoricë, Rozhajë, Serbi dhe Kosovë.
Ministri i mbrojtjes, Dragan Krapoviq, deklaroi se Ministria e mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi, në bashkëpunim me partnerët e NATO-s dhe bashkësinë ndërkombëtare, do të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në nivel rajonal dhe global.
Me rastin e Ditës së përfundimit të Luftës së Parë botërore, ministri Krapoviq theksoi se sakrifica e luftëtarëve dhe civilëve të pafajshëm, të cilët dhanë jetën për liri dhe një të ardhme më të mirë, është themeli mbi të cilin ne sot ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.
SEKULLOVIQ NUK MORI PJESË NË SEANCËN E KËSHILLIT ANKETUES
Millosav Sekulloviq nuk u paraqit në seancën e Këshillit Anketues të formuar për të mbledhur informacione rreth vrasjeve me motive politike, si dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe intelektualëve të lirë nga oficerët e policisë të njohur si "treshja e zezë". Seanca është planifikuar për sot në Sallonin e Kuq të Parlamentit të Malit të Zi, dhe Sekulloviq e informoi këshillin se nuk mund të marrë pjesë për arsye shëndetësore. Kryetari i Partisë Demokratike Popullore, Millan Knezheviq, tha se ishte dorëhequr dhe i zhgënjyer, sepse "në fund të majit, burri foli për ngjarjet që janë tema e këtij këshilli ", se foli për takimet me Millo Gjukanoviqin dhe se Sekulloviq mund të kishte thënë gjithçka që tha në një stacion televiziv privat sot në Parlament, dhe se nuk i beson deklaratave të tij për sëmundje dhe mungesë kujtese.
SPAJIQ: MALI I ZI PO UDHËHEQ PROCESIN E BASHKIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR ME BE-NË
Kryeministri Millojko Spajiq tha se Mali i Zi jo vetëm që është në ballë të integrimit evropian, por edhe udhëheq procesin e bashkimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Ai e deklaroi këtë në ceremoninë e hapjes së Akademisë së Tregut të Përbashkët në Podgoricë, ku Kryeministrit do t'i bashkohen Ambasadori i BE-së Johan Sattler dhe Ambasadori gjerman Peter Felt. Siç theksoiSpajiq, procesi i integrimit të plotë nuk mbaron vetëm në letër, ai duhet të jetojë në çdo pore dhe institucion shoqëror. "Këtu fillon roli i akademisë, e cila do t'i ndihmojë ekspertët tanë të punojnë si kolegët e tyre në shtetet e tjera anëtare dhe të sjellin hapa konkretë për qytetarët dhe ekonominë. Akademia nuk është vetëm një simbol i së ardhmes evropiane, por edhe një instrument që na ndihmon ta shndërrojmë jetën e përditshme në praktikë evropiane", theksoi Spajiq. Ambasadori i BE-së, Johan Satler, tha se një javë pas prezantimit të raportit shumë të suksesshëm të BE-së për Malin e Zi, kemi mundësinë të dëshmojmë një tjetër ngjarje të rëndësishme - krijimin e një akademie që do të jetë një ndihmë e madhe për ekonominë dhe qytetarët.
TË PROPOZOJË DHE T’I PARAQESË KUVENDIT KANDIDATIN PËR ANËTAR TË SENATIT TË INSTITUCIONIT REVIZOR TË SHTETIT
Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet duhet edhe një herë të propozojë dhe t’i paraqesë Kuvendit kandidatin për anëtar të Senatit të Institucionit Revizor të Shtetit, pasi Predrag Radunoviq, i propozuar javën e kaluar, e ka tërhequr kandidaturën. Radunoviq ishte propozuar nga shumica parlamentare, ndërsa opozita ishte kundër, duke theksuar se nuk i plotëson kushtet sipas konkursit lidhur me përvojën e punës, përvojë në punë të lidhura me financat publike.
GJELAJ PRITI SOT AMBASADOREN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË MAL TË ZI, ARIANA ZHERKA HOXHA
Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj me bashkëpunëtorët priti sot Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, si dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Mentor Tahiri. Në takim morën pjesë edhe drejtori i Departamentit për Bashkimin Evropian dhe rajonin Ruzvelt Frokaj. Gjatë takimit, siç thuhet në njoftim nga Komuna e Tuzit, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, projektet e përbashkëta në fushën e zhvillimit lokal si dhe për nxitjen e lidhjeve më të ngushta midis institucioneve të Kosovës dhe Komunës së Tuzit.
KRAPOVIQ: SAKRIFICA E LUFTËTARËVE DHE CIVILËVE TË PAFAJSHËM, TË CILËT DHANË JETËN PËR LIRI, ËSHTË THEMELI MBI TË CILIN NDËRTOJMË TË ARDHMEN E PËRBASHKËT
Ministri i mbrojtjes, Dragan Krapoviq, deklaroi se Ministria e mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi, në bashkëpunim me partnerët e NATO-s dhe bashkësinë ndërkombëtare, do të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në nivel rajonal dhe global.
Me rastin e Ditës së përfundimit të Luftës së Parë botërore, ministri Krapoviq theksoi se sakrifica e luftëtarëve dhe civilëve të pafajshëm, të cilët dhanë jetën për liri dhe një të ardhme më të mirë, është themeli mbi të cilin ne sot ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.
OSMANI KËRKON QË TË RESPEKTOHEN AFATET LIGJORE PËR MBAJTJEN E SEANCËS SË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË KOSOVËS PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkon që të respektohen afatet ligjore për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re. “I mandatuari për kryeministër nga Vetvendosaj ende është brenda afatit kushtetues dhe varet nga deputetët dhe kryesia se kur të ftohet seanca. Shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin”, tha ajo. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditë më pare se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja parlamentare, duke shtuar se Kosova duhet të ketë qeveri deri në dhjetor, ndërsa ish-partitë opozitare janë shprehur kundër të mandatuarit për kryeministër, Glauk Konjufca.
HILL: NUK E DI NËSE THAÇI ISHTE NJË PREJ THEMELUESVE TË UÇK-SË
Ish-diplomati amerikan Kristofer Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi. “Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje”, ka dëshmuar ndër të tjera Hill. I pyetur nëse kishte komunikuar me ish-presidentin Thaçi në kohën e bombardimeve të NATO-s, Hill mohoi këtë, por shtoi se gjatë kësaj periudhe, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ishte mbajtur në Beograd pa dëshirën e tij.
GEORGIEVA: SHQIPËRIA RENDITET MES VENDEVE ME RRITJEN EKONOMIKE MË TË SHPEJTË NË EVROPË
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh se Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë. Shefja e FMN-së u shpreh se me vështrimin nga e ardhmja, Shqipëria përballet me sfida si fragmentimi gjeopolitik në rritje, transformimi digjital, roli i Inteligjencës Artificiale dhe zhvendosja demografike. “FMN do të vijojë të jetë partnere e palëkundur në këtë udhëtim duke mbështetur Shqipërinë lidhur me politikat, kërkimin dhe zhvillimin e kapaciteteve”, tha Georgieva. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se prioriteti në vitet e ardhshme do të jetë forcimi i stabilitetit financiar dhe përafrimi i plotë me kuadrin rregullator të Bashkimit Europian.
PESKOV: KONFLIKTI NË UKRAINË DO TË PËRFUNDOJË VETËM KUR RUSIA T’I ARRIJË QËLLIMET E SAJ
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka deklaruar se konflikti në Ukrainë do të përfundojë vetëm kur Rusia t’i arrijë qëllimet e saj. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se “bota ka frikë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp, por jo unë”, duke mohuar pretendimet se Tramp kishte hedhur mbi tavolinë hartat me vijat e frontit në Ukrainë gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, kur Zelenski priste të merrte raketat lundruese amerikane “Tomahavk”.
SHKON NË 12 NUMRI I TË VRARËVE NGA NJË MAKINË-BOMBË NË ISLAMABAD
Një shpërthim në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka lënë 12 të vdekur dhe 20 të plagosur, bëri të ditur Instituti i Shkencave Mjekësore të Pakistanit, njofton CNN. CNN bën të ditur se shpërthimi është kryer nga militantë të lidhur me talebanët afganë dhe Indinë. Islamabadi kërkon një nivel të lartë sigurie për të hyrë dhe dalë nga qyteti me zona specifike sigurie në të gjithë kryeqytetin. Shpërthimi ndodhi në parkimin e kompleksit gjyqësor të qytetit, në një lagje të mbushur me zyra qeveritare të nivelit të lartë.
SIRIA I BASHKOHET KOALICIONIT TË SHBA-SË KUNDËR ‘SHTETIT ISLAMIK’
Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri sirian i Informacionit, njoftoi se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi politik me koalicionin ndërkombëtar “duke konfirmuar rolin e saj si partnere në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetjen e stabilitetit rajonal”. Njoftimi erdhi derisa presidenti, Ahmed al-Share u takua me presidentin e SHBA-së Donald Tramp.
SENATI MIRATON MASËN QË PËRFUNDON BLLOKIMIN 40-DITOR TË BUXHETIT
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi masën që synon rihapjen e qeverisë federale dhe përfundimin e një mbylljeje 40-ditore. Senatorët amerikanë miratuan projektligjin e ndryshuar i cili i jep fund bllokadës së buxhetit të qeverisë deri më 30 janar dhe do të përfshijë një paketë me tri projektligje për ndarjet buxhetore për një vit të plotë. Nëse Senati miraton masën e ndryshuar, ajo duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe t'i dërgohet presidentit Tramp për nënshkrim, një proces që mund të zgjasë disa ditë.
SHOQATA “MALËSIA” NGA KALIFORNIA ZGJODHI KRYESINË E RE
Shoqata “Malësia” nga Kalifornia para dy ditësh mbajti mbledhjen vjetore me ç’rast u zgjodh kryesia e re në mandatin dyvjeçar. Shoqata, siç njoftuan, rizgjodhi Sherif Krniq si kryetar. Në kryesinë e re do të jenë edhe Nisho Vulaj, Nexhad Nikaj e Kristian Gjurashaj si nënkryetarë ndërsa Ismet Dakaj u zgjodh sekretar. Shoqata, siç thuhet në njoftim, shpreh besim të plotë në përkushtimin e kryesisë së re në avancimin e misionit të unitetit, ruajtjes së kulturës dhe shërbimit ndaj komunitetit gjatë dy viteve të ardhshme.
NESËR KRYESISHT ME DIELL
Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme, në veri deri krejt i vranët, por i thatë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Ulqin 21 gradë, Tivar e Budvë 20, Podgoricë 17, Nikshiq 15, Cetinë 13, Beranë e Bijello Pole 11, Kollashin e Plevle 10, Rozhajë 9 dhe në Zhablak 6 gradë. Për nesër pritet mot kryesisht me diell, deri me vranësira të pakta të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -2 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 21 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар