Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 11. 2025. 00:00 >> 17:32

Ditari 13.11.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

MALI I ZI KREMTON DITËLINDJEN E NJEGOSHIT

Mali i Zi kremton sot ditëlindjen e Njegoshit si një festë kulturore, e cila tregon rëndësinë e traditës, historisë dhe vlerave kulturore që trashëgon vendi. Petri i dytë Petroviq Njegosh hodhi themelet e shtetit modern të Malit të Zi, krijoi pushtetin ekzekutiv dhe Senatin, organizoi gjykatat dhe vëndosi taksat. Gjatë mbretërimit të tij, u themelua shtypshkronja e parë në Cetinë në vitin 1834 dhe u ndërtua shkolla e parë, dhe është një nga figurat më të rëndësishme në historinë e letërsisë dhe kulturës malazeze. Duke uruar festën e kulturës, Presidenti Jakov Millatoviq tha se mendimi i Njegoshit është ende një themel i fortë i qenies sonë shtetërore dhe kulturore dhe një nxitje për të, siç tha ai, ndërtuar një Mal të Zi që mbledh dhe bashkon. Kryeministri Millojko Spajiq tha se Njegoshi mbetet udhërrëfyesi i përhershëm - sepse rruga drejt dijes, arritjeve të reja, përvojave dhe teknologjive është rruga e ndërtimit dhe ruajtjes së vazhdueshme të dinjitetit dhe integritetit personal dhe nacional.

MANDIQ: BETIMI I PETRIT TË II PETROVIQ NUK ËSHTË HARRUAR

Kryetari i Kuvendit,Andrija Mandiq, tha se betimi i Petrit të II Petroviq Njegosh nuk është harruar dhe se shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka që "kapela të zbukurojë përsëri majën e Malit të Zi". Kryetari i Parlamentit i uroi të gjithë qytetarët e Malit të Zi për festën kombëtare Ditën e Njegoshit, me dëshirën për t'u "mbledhur rreth mendimeve të tij të përjetshme dhe të mençura dhe për të vazhduar ndërtimin e vendit të njerëzve të lirë dhe të lumtur".

VUJOVIQ:MALI I ZI KA TREGUAR SE E SHEH KULTURËN SI NJË NGA SHTYLLAT E TIJ MË TË FORTË

Mali i Zi kremton festën e kulturës. Shënimi i kësaj ngjarje ka të bëjë me ditëlindjen e Petrit të II Petroviq Njegosh dhe tregon rëndësinë e traditës, historisë dhe vlerave kulturore që trashëgon Mali i Zi, deklaroi ministrja e Kulturës dhe Medies, Tamara Vujoviq. Ajo për emisionin Link të Radios së Malit të Zi tha se themelimin Festës së Kulturës, Mali i Zi ka treguar se e sheh kulturën si një nga shtyllat e tij më të forta.

CETINA SHËNON DITËN E ÇLIRIMIT DHE TË KOMUNËS

Cetina shënon Ditën e Çlirimit dhe Ditën e komunës. Me rastin e 13 nëntorit – Ditës së Çlirimit të Cetinës, sot u vendosën kurora lulesh te Varreza e Përbashkët e Dëshmorëve. Kurora vendosën kryetari i komunës Nikolla Gjurashkoviq, kryetarja e Kuvendit komunal Milena Vujoviq, dhe kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve të LNÇ-së dhe Antifashistëve të Cetinës, Borisllav Pravilloviq. Kryetari i Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, tha se 13 nëntori është ditë që bashkon kujtimin, krenarinë dhe detyrimin ndaj brezave që vijnë. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve të LNÇ-së dhe Antifashistëve të Cetinës, Borisllav Pravilloviq theksoi se sot nderohen 49 heronj popullorë nga rajoni i Cetinës, duke kujtuar se qyteti mban me krenari urdhrin e Heroit të Popullit. Në shenjë kujtimi për atdhetarët e rënë, një kurorë u vendos edhe në varrin e ushtarit të panjohur pranë Kishës Vllahe. Kryetari i Parlamentit i uroi të gjithë qytetarët e Malit të Zi për festën kombëtare Ditën e Njegoshit, me dëshirën për t'u "mbledhur rreth mendimeve të tij të përjetshme dhe të mençura dhe për të vazhduar ndërtimin e vendit të njerëzve të lirë dhe të lumtur".

BESHIQ:QEVERIA NË MAL TË ZI SHUMËMË E QENDRUESHME SESA DUKET

Qeveria në Mal të Zi është shumë më e qëndrueshme sesa duket në shikim të parë vlerëson profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Millosh Beshiq. Ai për Televizionin e Malit të Zi tha se megjithëse disa parti të shumicës parlamentare sillen sikur nuk janë pjesë e qeverisë, nuk ka paqëndrueshmëri thelbësore. Mosmarrëveshjet aktuale brenda qeverisë në lidhje me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Botun nuk duhet të jenë një pikë mosmarrëveshjeje, deklaroi Beshiq.

DUKAJ: RAPORTI I KE-SË - KONFIRMIM I KORREKTËSISË SË KURSIT TË REFORMËS SË MAP-SË

Në Raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2025, u tha se vendi ynë është mesatarisht i përgatitur dhe ka bërë disa përparime në fushën e reformës së administratës publike. Kjo konfirmon se përpjekjet e Ministrisë së Administratës Publike , në koordinim me institucione të tjera, kanë dhënë rezultate të dukshme, njoftoi Ministri Marash Dukaj.Komisioni Evropian theksoi se është krijuar një kuadër gjithëpërfshirës strategjik dhe ligjor për zbatimin e reformës së administratës publike dhe menaxhimit të financave publike, si dhe se cilësia dhe efikasiteti i zbatimit të reformës është duke u rritur."Duke miratuar Planet e reja të Veprimit për reformën e administratës publike dhe financave publike, Qeveria ka konfirmuar angazhimin e saj për ndryshime sistemike dhe përmirësimin e transparencës, përgjegjësisë dhe profesionalizmit në sektorin publik", njoftoi Dukaj.Raporti njeh miratimin e Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Nëpunësit dhe Punonjësit Civilë. Në raport, Komisioni Evropian përshëndeti fillimin e procesit të optimizimit dhe përmirësimit të kapaciteteve administrative.Në Raport, Komisioni Evropian deklaroi se Mali i Zi është në një nivel të mirë përgatitjeje në fushat e transformimit dixhital dhe sigurisë kibernetike.Ata vënë në dukje se në periudhën e ardhshme, fokusi duhet të jetë në harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me Direktivën për Sigurinë e Rrjetit dhe Sistemeve të Informacionit dhe zbatimin e plotë të ligjit, duke përfshirë themelimin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike.Kur bëhet fjalë për aksesin e lirë në informacion, u vu re se Qeveria ka miratuar Projektligjin për Qasjen e Lirë në Informacion, i cili është në procedurë parlamentare.

SAMITI I PARË NDËRQEVERITAR ITALI-SHQIPËRI, RAMA PRITET ME CEREMONI NGA MELONI, PRITET NËNSHKRIMI I 16 MARRËVESHJEVE TË BASHKËPUNIMIT

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Giorgia Meloni, pak para nisjes së Samitit të parë ndërqeveritar Shqipëri-Itali. Samiti do nisë punimet me një takim dypalësh midis Kryeministrit Giorgia Meloni dhe Kryeministrit Edi Rama, i ndjekur nga një seancë pune plenare me delegacionet përkatëse qeveritare. Kryeministri Edi Rama e konsideroi mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, si një ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Kreu i qeverisë shqiptare bëri me dije se kjo mbledhje do u hapë rrugë 16 marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit. Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama pastaj janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra. Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni më pas kanë firmosur shkëmbimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në disa sektorë mes Shqipërisë dhe Italisë. Marrëveshjet e bashkëpunimit përfshijnë sektorë si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni dhe të tjera.

BISLIMI E NJOFTON SORENSENIN SE SERBIA BLLOKON MJETET E KOSOVËS PËR LUGINË

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka njoftuar përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, se Serbia po i bllokon mjetet e Kosovës të destinuara për Luginën e Preshevës. Në një postim në Facebook, ai tha se Serbia tri herë radhazi ka refuzuar transferimin e rreth 304 mijë eurove, të cilat ishin të destinuara për tekste shkollore, mbështetje të aktiviteteve ndërkombëtare dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Bislimi theksoi se 3 mijë e 650 fëmijë shqiptarë në Luginë po përdorin mbi 35 mijë tekste të financuara nga Qeveria e Kosovës, por pagesat për to janë bllokuar pa asnjë arsye ligjore. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një gabim teknik, por për pengesë të qëllimshme administrative ndaj mbështetjes për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

PROTESTOJNË PUNËTORËT E RTK-SË, PARALAJMËROJNË GREVË NJËORËSHE TË HËNËN

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka zhvilluar sot një tjetër protestë para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, përmes së cilës ka njoftuar se të hënën do të mbahet një grevë njëorëshe në të gjitha njësitë e RTK-së. Në protestë morën pjesë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës , Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës , Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kërkesat e punëtorëve të RTK-së. Kryetari i SPERTK-së, Gazmend Bimbashi, në fjalimin e tij gjatë protestës, tha se gjendja në RTK është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa institucionet përgjegjëse vazhdojnë të heshtin përballë situatës së rëndë ekonomike të punëtorëve. “Mbi 700 familje të punonjësve të RTK-së po përballen çdo ditë me probleme për mbijetesë. Presione nga bankat, vështirësi për të paguar faturat e energjisë dhe ankth i përditshëm për të ardhmen. Kjo nuk është më thjesht krizë ekonomike, është krizë dinjiteti,” deklaroi Bimbashi. Ai theksoi se zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet menjëherë me një vendim të vetëm të kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

TRAMP KA NËNSHKRUAE NJË PROJEKT LIGJ FINANCIAR

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një projektligj financimi për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së, menjëherë pasi u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.Nënshkrimi i Trump, i konsideruar si formalitet, pasi masa kaloi në të dyja dhomat e Kongresit, i dha fund një ngërçi 43-ditor i cili ka lënë qindra mijëra punonjës federalë pa paga dhe ka ndërprerë shërbimet publike.“Pra, me nënshkrimin tim, qeveria federale tani do të rifillojë operacionet normale dhe administrata ime dhe partnerët tanë në Kongres do të vazhdojnë punën tonë për të ulur koston e jetesës, për të rivendosur sigurinë publike, për të rritur ekonominë tonë dhe për ta bërë Amerikën përsëri të përballueshme”, tha Trump ndërsa nënshkroi projektligjin.

ZELENSKI KËRKONË SHKARKIMIN E MINISTRAVE TË DREJTËSISË DHE TË ENERGJISË

Ndërsa sulmet e rinisura të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike para dimrit, një skandal i madh për përvetësim fondesh dhe ryshfete, që përfshin kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore, ka vënë zyrtarët e lartë nën hetim.Ai po shndërrohet shpejt në një nga krizat më të rëndësishme qeveritare që nga pushtimi i plotë rus, me raportime mediatike që implikojnë një bashkëpunëtor të afërt të presidentit Volodymyr Zelenskyy.Duke iu përgjigjur zemërimit publik, Zelenskyy kërkoi shkarkimin e ministrave të Drejtësisë dhe të Energjisë në kuadër të hetimit. Agjencitë kundër korrupsionit, të njëjtat institucione që Zelensky u përpoq t’i dobësonte më herët këtë vit, zbuluan rezultatet e një hetimi 15-mujor, që përfshinte 1.000 orë përgjime telefonike, duke çuar në arrestimin e pesë personave dhe në lidhjen e shtatë të tjerëve me rreth 100 milionë dollarë ryshfete në sektorin e energjisë, raporton AP.

U DISKUTUA PËR AXHENDËN EKONOMIKE DHE FINANCIARE

Ministrat e financave të BE-së diskutuan sot axhendën ekonomike dhe financiare të bllokut, përfshirë çështjen gjithnjë e më urgjente të financimit për Ukrainën.Në fjalën e saj, Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen tha se përdorimi i aseteve ruse është mënyra më efektive për të mbështetur Ukrainën.“Shtetet anëtare të BE-së kanë tre mundësi për të financuar nevojat financiare të Ukrainës, ku një kredi për dëmshpërblime lufte bazuar në asetet e ngrira ruse është opsioni më efektivT’i japim një kredi Ukrainës të cilën Ukraina do ta shlyejë nëse Rusia paguan dëmshpërblimet. Kjo është mënyra më efektive për të mbështetur mbrojtjen dhe ekonominë e Ukrainës”, tha Ursula von der Leyen.

NESËR MOT KRYESISHT ME DIELL

Në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell, vende-vende me vranësira të pakta deri mesatare . Frynë erë kryesisht e dobët nga drejtimet e ndryshme.Temperaturat e shënuar në orën 13: Ulqin 20, Tivar e Budvë 19, Podgoricë e Rozhajë 18, Herceg Novi e Nikshiq 17, Cetinë 16, Zhablak e Guci 14, Petnjicë 13, Plluzhinë e Shavnik 11, Andrievicë e Plevle 9 dhe në Beran 8. Nesër do të mbajë mot kryesisht me diell. Në veri, në mëngjes nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga jugu. Temperatura e mëngjesit nga -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës nga 13 deri në 21 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се