Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 04. 2013. 18:06 >> 18:20

LAJMET 02.04.2013

02.04.2013

Deputetet e frontit demokratikk ia kanë dorëzuar Kuvendit propozim konkluzionet

Deputetet e frontit demokratikk ia kanë dorëzuar Kuvendit propozim konkluzionet sipas të cilave Qeveria duhet të obligohet që më së largu deri me 12 prill të marr drejtimin në Kombinatin e Aluminit dhe në minierat e Boksitit dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme financiare për funksionimin racional të këtyre ndërmarrjeve. Propozim konkluzionet e Frontit janë në kuadër të informats mbi mënyrën e realizimit të konkluzioneve kuvendore prej datës 29 shkurt të vitit të kaluar, të cilat do të shqyrtohën në seancën Kuvendore të paraparë  për me 10 prill.

Sipas propozim konkluzioneve  të Frontit Demokratik, Qeveria do të obligohet të formojë menanxhmentin i cili do të sigurojë funksionimin racional të Kombinatit të Aluminit në Podgoricë dhe të Minierave të Boksitit dhe në bazë të marrveshjes reciproke të gjejë mënyrat  për plotësimin e detyrimeve ligjore dhe të kontraktuara ndaj të punësuarëve , furnizuesëve dhe shtetit. Nënkryetari i Kuvendit,  e deputet i Frontit Branko Radulloviq ka deklaruar në Konferencën për gazetarët se e ardhmja e Kombinatit dhe e minierave të Boksitit mund të jetë e dyfishtë , si disfatë ose fitore. Opcioni i disfatës  ka të bëjë me legalizimin e veprimeve paraprake  jolegale , të huave dhe subvencioneve të reja dhe sipas të gjitha gjasave bankrotim i financimeve publike, tha theksuar Radulloviq.

 

Këshilli kushtetues  me 8 prill shqyrtimin e amendamenteve

Këshilli kushtetues do të vavazhdojë me 8 prill shqyrtimin e amendamenteve në ndryshimin e Kushtetutës në pjesën e gjyqësorit dhe në mendimin e Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias kah mesi i dhjetorit ka miratuar mendimin për amendamentet e propozuara për ndryshimet e Kushtetuës malazeze në pjesën e legjislacionit  dhe ka propozuar që kryeprokurori i shtetit dhe gjykatësit e gjyqit kushtetues të zgjedhen me shumicën e dy të tretave në Kuvendin e malit të Zi. Komisioni ka propozuar që kryetarin e Gjyqit suprem në të ardhmën ta zgjedh kolegji gjyqësor, po ashtu me shumicën prej dy të tretave dhe me propozimin e mbledhjes së zgjeruar të gjyqit suprem.  Funksionari i frontit demokratik Nebojsha Medojeviq më parë ka theksuar se shumica në pushtet nuk do ta pranojë reformën e gjyqësorit e cila për këtë parti do të ishte e rrezikshme duke theksuar se pret presionin e Brukselit  mbi PDS me qellim të përparimit . Mali i Zi pozitiv ka vlerësuar se opozita parlamentare ka treguar vullnet për marrveshje mbi ndryshimet kushtetutese dhe tani varet nga pushteti që të tregojë kapacitetet e veta demokratike.

 

Çarapiq komentimi I aktvendimeve 

Gjyqi i apelit të Malit të Zi i ka rekomanduar sot kryerprokurores së shtetit Ranka Çarapiq se nuk është e rëndomtë që anash mjeteve juridike të komentojë  aktvendimet  jo fuqiplote gjyqësore, siç është rasti me aferën Zavalla. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës ,,POBJEDA,, Gjyqi i apelit ka kumtuar se për rastin Zavalla nuk do të deklarohet , sepse fjala është për aktvendimin gjyqësor jo fuqiplotë.

Të përkujtojmë se  prokurorja kryesore e shtetit  të premtën në emisionin “e vertet e gjallë” nëTelevizionin Atllas i ka ftuarë kolegët nga Gjyqi i Apelit, duke theksuar se nuk e kupton shkakun që ky gjyq  e ka shfuqizuar aktvendimin e mëparshëm  në rastin Zavalla dhe as qëndrimin e këtij institucioni në rastin Shariq .

 

TV dueli të premtën që vjen

Dueli televiziv i kandidatëve presidencial Miodrag Lekiq dhe Filip Vujanoviq do të mbahet të premtën e ardhshme në Servisin publik në ora 20 e jo sonte siç ishte paralajmëruar më parë. Marrëveshja është arritur dje pas bisedimeve të gjata të përfaqësuesëve të Shtabit zgjedhor të Miodrag Lekiq me kryetarin e Këshillit të RTMZ Dushan Simonoviq, drejtorin e përgjithshëm Rade Vojvodiq dhe drejtorën e TV të Malit të Zi Radojka Rutoviq me pelqimin e Shtabit zgjedhor të Filip Vujanoviq. Për ndryshe sot duhet të nxirret shorti për duelin televiziv i cili do të zgjasë dy orë të plota.

 

Vitin e kaluark kryeprokurorit shtetërore vitin e kaluar janë paraqitur 62 individ, për shkak të veprës penale të korrupsionit 

Në kryeprokurorin shtetërore në vitin e kaluar janë paraqitur 62 individ, për shkak të veprës penale të korrupsionit dhe ky organ në të njëjtën periullë i ka përfunduar hetimet kundër 42 individëve nga fusha e kriminalitetit të organizuar . Në raportin për punën e kryeprokurorisë  së shtetit për vitin e kaluar  theksohet se këtij organi i janë paraqitur 62 raste për shkaqe të korrupsionit   ose  33 për qind më tepër se në vitin 2011. Siç theksohet, rastet e paraqitura të korrupsionit kanë të bëjnë me ministrinë për punë të brendshme , policinë, gjyqësorin,  ndërmarrjet  publike dhe  bankat.  Edhe pse fjala është për korrupsionin e nivelit mesatar  rëndsia e rasteve të procesuara është me rëndësi, për shkak të opinjonit i cili ka përceptim të shtuarë  për korruptimin e të punësuarve në këto institucione , thuhet në raport.

 

Mali i Zi i ka përparuar raportet drejtë grupeve të ndieshme shoqërore 

Mali i Zi i ka përparuar raportet drejtë grupeve të ndieshme shoqërore,  mirëpo akoma është i pranishëm diskrimini  ndaj romëve , LGBT dhe personave me invaliditet, grave, të moshuarëve dhe popujve pakicë , është vlerësuar në raportin mbi punën e avokatit të popullit për vitin e kaluar. Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, siç theksohet shënon numër relativisht të vogël të rasteve të paralajmëruara të diskriminimit, gjë që siç vlerësohet , është pasojë e mos njohjes së mjaftueshme të drejtave të njeriut dhe mekinazmave mbrojtës  si dhe frikës së pranishme tek qytetarët, për kallzimin e këtyre dukurive. Në raport  vlerësohet se akoma janë të pranishëm problemet e personave me invaliditet edhe përkundër  miratimit të suazave ligjore, dokumentave strategjik dhe aktiviteteve konkrete.

 

Të punësuarit në ndërmarrjen  Pllavsko jezero vazhdojnë grevën në Podgoricë

Të punësuarit në ndërmarrjen ,,Pllavsko jezero,, pas grevave të pa sukseshme të organizuara në Plavë , kanë kaluar në Podogricë, ka kumtuar  Lidhja e Sindikatave të Malit të Zi. Punëtorët, para dy ditësh kanë hyrë në grevë urie në restorantin Ribnica me qellim të realizimit të drejtave të veta, thuhet në Kumtesë. Punëtorëve nuk u janë paguar rrogat për më tepër se 20 muaj dhe as kontributet  tjera, që i ka obligim punëdhënësi. Sipas fjalëve të punëtorëve ky është vazhdim i grevës të filluar para 17 ditësh e që është ndërperë  pas marëveshjes me punëdhënsin se do tu plotësohen të gjitha kërkesat.

 

Të reshurat e sotme akoma të parrezikshme

Të reshurat e sotme akoma nuk kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujrave dhe momentalisht me përjeshtim të zonës së Liqenit të Shkodrës dhe të Bunës , situata nuk është kritike, ka deklaruar shefi i sektorit për Hodroologji  Darko Novakoviq. Megjithatë ai shtoi se edhe pse të reshurat e sotme nuk kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujrave, sot pasdite ose nesër kjo mund të ngjajë. Situatë më krtike, siç theksoi ai nëse mund të quhet kritike, është në Liqenin e Shkodrës ku kuotat e Liqenit  tani më janë të larta, ka theksuar Novakoviq për agjencin  MINA.

 

Filloi raundi i tetë i dialogut Kosovë - Serbi

Në Bruksel ka filluar raundi i tetë i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Baronesha Catherine Ashton ka filluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq dhe me delegacionin e tij. Kjo do pasohet nga një takim bilateral ndërmjet Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe delegacionin kosovar.

Pas kësaj pritet të mbahet një takim i përbashkët i të dy kryeministrave dhe i ekipeve të tyre.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, në takimin që do të zhvillojnë bashkërisht me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të diskutojnë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Para hyrjes në ndërtesën ku po mbahet takimi, Kryeministri Hashim Thaçi  tha se kjo është një ditë e rëndësishme dhe njëherë porositi se, pala kosovare nuk do të pranojë asgjë jashtë Kushtetutës së Kosovës.

 

SHBA: Vetëdijesim i Beogradit rreth pavarësisë së Kosovës

Mediat amerikane, ato të shtypit dhe elektronike, në faqet dhe tablot e lajmeve ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirë bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë ku në Bruksel sot po zhvillohet një nga takimet më të rëndësishme të dialogut të deritashëm. Kundërthëniet rreth veriut të Kosovës të kontrolluar nga serbët thuhet se kanë qenë burim i vazhdueshëm i tensioneve dhe dhunës gjatë viteve. Washington Post thekson se ‘serbët e Kosovës druajnë se qeveria e Serbisë do t’i braktisë për hir të një marrëveshje me BE-në. Ata tërheqin vërejtjen se ‘ribashkimi i qytetit të ndarë do të çojë në shpërngulje dhe protesta masive.’ Ata thonë se nuk do të pranojnë asnjë integrim brenda Kosovës dhe se nëse Serbia vendosë të çojë dorë nga veriu, atëherë ‘katër komunat, përfshi Mitrovicën, do të krijojnë një asociacion dhe ta shpallin atë si pjesë të Serbisë’. Agjencia Reuter  në anën tjetër vëren se bisedimet janë në rrugë të mirë të çojnë në fundin e ndarjes etnike, të paktën në letër. Njëkohësisht, marrëveshja do të mund të njihte pushtetin e Kosovës për veriun në këmbim të një lloj vetëqeverisje të serbëve atje. Agjencia Reuter në këtë raportim thekson një vetëdijesim më të madh të politikës së Beogradit rreth pavarësisë së Kosovës, por edhe të qytetarëve të Serbisë të cilët sot ‘63 për qind e pranojnë se Kosova është de facto e pavarur.

 

Graf- Zvicra vazhdon të mbështes Kosovën

Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të shkëlqyera prandaj edhe bashkëpunimi në shumë fusha do të vazhdojë edhe në të ardhëm. kështu u shpreh kryetarja e parlamentit të Zvicrës, Maja Graf e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Në një konferencë të përbashkët me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Graf u interesua për zhvillimet në Kosovë.“Zvicra ka qenë njëra ndër vendet e para që ka njohur republikën e Kosovës, prandaj kjo na jep më shumë përgjegjësi që ta përcjellim dhe mbështesim tranzicionin e vendit. Dhe atë me resurse tonë njerëzore dhe financiare”, tha ajo. Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me shtetin zviceran.Ndër temat e prekura në takim ishte edhe cështja e pezullimit të pensioneve të kosovarëve që kanë punuar në Zvicër. Për këtë çështje kemi biseduar edhe  vitin e kaluar  por edhe sot dhe natyrisht se çështja është më tepër në mes dy ekzekutiveve të vendeve tona sesa të parlamenteve  dhe unë besoj se do të arrihet një marrëveshje në mes dy vendeve,ka deklarua Krasniqi.

 

SHBA: Kosova e Serbia të largohen nga e kaluara 

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, do të jetë i suksesshëm.Këto komente i ka bërë mbrëmë vonë në Uashington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, gjatë një konference me gazetarë.“Ne kemi qenë ekstremisht në mbështetje të procesit të diskutimeve, që Përfaqësuesja e lartë, zonja Ashton, i ka udhëhequr. Do t’iu përkujtoj se sekretarja Klinton dhe zonja Ashton së bashku patën udhëtuar në rajon për ta mbështetur procesin, dhe ajo ka pasur disa runde prej atëherë. Pra, ne e mbështesim vazhdimin e këtij dialogu. Ne shpresojmë se rundi i ri do të jetë i suksesshëm, pasi ne mendojmë se është e rëndësishme për të dy palët, për Kosovën dhe Serbinë, që t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe të largohen nga trashëgimia e së kaluarës, dhe të lëvizin përpara në mënyrë demokratike, në aspektin ekonomik dhe në rrugën e tyre për integrime evropiane”, tha Victoria Nuland.

 

Kirbi- marrëveshja eventuale Kosovë-Serbi, “në të mirë të paqes” 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael Kirby, ka shfaqur shpresën se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshje në Bruksel.
“Shpresoj që të përparojnë. Do të doja të arrihej marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse mendoj se ajo do të ishte mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, u ka thënë Kirby gazetarëve në Beograd.

 

Marsi 2013, muaji më vdekjeprurës në Siri 

Marsi ka qenë muaji më vdekjeprurës në konfliktin dy vjeçar të Sirisë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup ky i opozitës, ka bërë të ditur për mbi 6,000 të vrarë, të regjistruar në muajin e fundit.
Sipas burimit të njëjtë, të vrarët në muajin mars përfshijnë 2,080 civilë, 1,486 rebelë dhe 1,464 ushtarë.Pjesa tjetër e viktimave, ndërkaq, nuk është identifikuar.Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime.  

 

Birmani: 13 fëmijë humbin jetën në xhami 

Trembëdhjetë fëmijë kanë humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë një xhami në Birmani, në qytetin Rangon  e cila strehon rreth 75 jetimë.
Autoritetet e rendit kanë thënë se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse, por turma të zemëruara njerëzish kanë kërkuar që të hetohet incidenti.
Birmania ka qenë shpesh skenë e përleshjeve ndërmhet myslimanëve dhe budistëve.

 

Koreja V. rikthen në punë kompleksin bërthamor 

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se do të rikthejë në punë reaktorin e saj bërthamor në Jongbyon, i cili është mbyllur në vitin 2007. Agjencia shtetërore ,,KCNA,, ka raportuar se Phenjani do të riaktivizojë të gjitha objektet e kompleksit, i cili përfshin edhe uzinën për pasurim të uraniumit.
Reaktori Jongbyon ka prodhuar plutonium për dy provat e para bërthamore të Koresë së Veriut, më 2006 dhe 2009. Reaktori është çmontuar pjesërisht më 2007, pas një marrëveshjeje me komunitetin ndërkombëtar, e cila i ka siguruar Phenjanit  50 mij ton naftë.

 

Iraku var katër terroristë 

Ish-shefi i Al Kaidës në Bagdad, Munaf Abdul Rahim al-Ravi, dhe tre persona të tjerë, të dënuar për vepra terroriste, janë ekzekutuar.
Ministria e Drejtësisë në Irak ka thënë se të katër të dënuarit janë varur.
Ravi është arrestuar në mars të vitit 2010 dhe është fajësuar për dy sulme masive në Bagdad, më 2009, të cilat kanë lënë rreth 250 njerëz të vrarë.
Megjithatë, misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak, Bashkimi Evropian dhe grupe për të drejtat e njeriut kanë kërkuar nga Bagdadi që të ndalojë përdorimin e ndëshkimit kapital.Dënimi me vdekje në Irak është pezulluar për një vit, pas ndërhyrjes së SHBA-së në vend, më 2003.Qeveria irakiane e ka kthyer atë më 2004, duke thënë se do të ndihmojë në frenimin e dhunës.

 

Në kete muaj fillon regjistrimi në shkolla fillore

Regjistrimi i femijeve ne klase te pare te shkollave fillore do te realizohet gjate ketij muaji pas kontrollit te obliguar mjeksor, eshte kumtuar nga ministria e arsimit. Ivona Megjedoviq nga kjo ministri njoftoi se ne shkolle regjistrohen femijet te cilet ne kete vit kalendarik deri ne fillim te vitit te ri shkollore do ti mbushin 6 vjet. Per te regjistruar femijet nevoitet qe te dorezohet vertetimi mjeksore i institucionit kompetent shendetsore, tha ajo, duke shtuar se nese femija nuk gjendet ne regjitser, prinderit duhet te sjellin certifikaten e lindjes nga evidenca. Sipas fjaleve te saj, shkolla e cila ka mundesi do te kryej testimin e femijeve per regjistrim ne klase te pare. Femise mund ti lejohet regjistrimi edhe para se te mbushe 6 vjete, nese kete e propozojne prinderit apo e lejon komisioni kompetent, tha Megjedoviq. Ajo poashtu theksoi se, me propozimin e sherbimit kompetent shendetsore apo komisionit te vecante per femije, mund te shtyhet regjistrimi ne klase te pare per nje vit shkollore. Ajo na rikujtoi se regjsitrimi i femise ne klase te pare, mund te shtyhet me pelqimin e prinderve, nese konstatohet se femija nuk eshte i gatshem per te vijuar shkollen. Prinderit ose kujdestaret jane te obliguar qe ti regjistrojne femijet, pasi qe shkollimi fillore eshte i obliguar, kane rekomanduar nga ministria per arsim dhe shkence.

 

Edhe nesër mot i vranët

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe në pjesën më të madhe të vendit me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë vende vende shumë e fortë nga drejtimet jugore dhe lindore.      Temperaturat: Tivar 14, Ulqin, Budvë, Tivat, Plevle e B. Pole 13, Podgoricë, H. Novi e Beranë 12, Rozhaj 11, Cetinë, Nikshiq e Shavnik 8, Kollashin 7 dhe në Zhablak 4 g.  Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut në Jug dhe të borës në Veri të  Republikës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare gjat paraditës vende vende e fortë  jugore dhe Lindore.     Temperatura e mengjesit prej 1 deri në 12 , kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се