Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 11. 2025. 00:00 >> 17:22

Ditari 21.11.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

MARTA KOS: BASHKIMI EVROPIAN PO JEP GJITHÇKA NGA VETJA QË SA MË SHPEJT TË PRANOJË ANËTARË TË RINJ

Mali i Zi ka mundësi të përmbushë deri në 98 për qind të detyrimeve nga plani i rritjes, çka është shumë më tepër se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, u tha në samitin e liderëve në Tiranë. Kjo veçanërisht e gëzon kryeministrin Millojko Spajiq, para së gjithash për shkak të ritmit të reformave të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian. Edhe Bashkimi Evropian po jep gjithçka nga vetja që sa më shpejt të pranojë anëtarë të rinj – ka porositur komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos. Ajo është e kënaqur me atë që është arritur dhe vlerëson se Mali i Zi ka avancuar më së shumti. Komisionerja Kos tha se Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. “Shtëpia e juaj po ju pret dhe ju jeni pjesë e Evropës”, tha ajo në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian në Tiranë, ku janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor. Komisionerja Kos e ka cilësuar si një gabim të së kaluarës vonesën në procesin e integrimit të rajonit. Ajo theksoi se BE duhet të përshpejtojë hapjen e dyerve për vendet aspiruese dhe të forcojë bashkëpunimin institucional. Ju jeni pjesë e Evropës dhe ne thjeshtë duhet ta bëjmë këtë edhe në formë institucionale, që ju të bëhen shtete anëtare të Bashkimit Evropian, u shpreh Kos.

MILLATOVIQ: MIRATIMI I LIGJIT NJË SINJAL I FORTË I MBËSHTETJES AMERIKANE

Miratimi i Ligjit për Demokraci dhe Prosperitet të Ballkanit Perëndimor do të jetë një sinjal i fortë i mbështetjes amerikane për zhvillimin tonë demokratik, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës, ​​duke hapur hapësirë ​​për nisma të reja të përbashkëta dhe duke forcuar më tej partneritetin. Kjo u njoftua nga Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq gjatë vizitës së tij të punës në Uashington, me rastin e shënimit të 120 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara. Millatoviq u takua me senatorin Steve Daines dhe senatoren Jeanne Shahin."Bashkëbiseduesit shprehën mbështetje të fortë dhe të qartë për rrugën tonë evropiane dhe theksuan se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërtuara përmes më shumë se një shekulli bashkëpunimi, bazohen në besim, vlera dhe interesa të përbashkëta", njoftoi Zyra e Presidentit. Një nga temat kryesore të takimeve ishte Ligji për Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të miratohet nga Senati i SHBA-së deri në fund të vitit. Senatori Shahin, iniciatori i këtij ligji theksoi se Ligji do të sjellë stimuj të rinj për forcimin e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit institucional, reformave, stabilitetit rajonal dhe mbështetjes afatgjatë për projektet e zhvillimit. Ata diskutuan gjithashtu thellimin e mëtejshëm të lidhjeve politike, ekonomike dhe të sigurisë, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit brenda aleancës së NATO-s.

PLENKOVIQ PËR VUKSANOVIQ: KROACIA QËNDRON ME KROATËT NË MAL TË ZI

Kryetari i Iniciativës Qytetare Kroate dhe anëtar i Parlamentit të Malit të Zi, Adrijan Vuksanoviq, ishte sot në Zagreb, ku u takua me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Sipas IQK-së, Vuksanoviq falënderoi Kryeministrin Plenkoviq për zgjidhjen e statusit të Qendrës Kulturore "Josip Markoviq" në Donja Lastva dhe për mbështetjen e përgjithshme që Republika e Kroacisë i ofron komunitetit kroat në Mal të Zi. Kryeministri Plenkoviq shprehu interes të fortë për pozicionin e kroatëve në Mal të Zi, duke theksuar se Qeveria e Republikës së Kroacisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për pakicën kombëtare kroate. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet midis dy vendeve, integrimin evropian të Malit të Zi dhe sigurinë rajonale. Plenkoviq tha se komuniteti kroat në Mal të Zi do të vazhdojë të marrë mbështetje përmes projekteve që synojnë ruajtjen dhe promovimin e kulturës kroate dhe forcimin e unitetit. Në fund të takimit, Vuksanoviq falënderoi Kryeministrin për komunikimin e rregullt dhe mirëkuptimin që Qeveria e Republikës së Kroacisë tregon ndaj sfidave me të cilat përballen kroatët në Mal të Zi në ruajtjen e identitetit të tyre dhe forcimin e perspektivës evropiane të Malit të Zi.

70 LINJA AJRORE NË PODGORICË, 60 NË TIVAT: SË BASHKU ME KOSTON E ULËT, LINJAT AJRORE PREMIUM PO RRISIN GJITHASHTU PRANINË E TYRE

Aeroporteve të Malit të Zi u nevojiten investime deri në 300 milionë euro nëse Qeveria vendos që të mos i japë nën koncesion – ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, Roko Toliq. Ai tha se nuk e di se kur dhe çfarë vendimi do të marrë Qeveria, por theksoi se në këtë ndërmarrje po punojnë sikur koncesioni të mos ndodhë. Aeroportet i pret një punë e madhe zgjerimi kapacitetesh dhe futja e ndërrimit të tretë në Podgoricë deri në pranverën e vitit të ardhshëm, kur do të hapen 14 linja të reja të kompanisë me çmime të ulëta “Uiz Eir”. Opinioni kërkoi nga ne linja me kosto të ulët. Ato i hapëm. Sot fokusi është te prestigjiozja British Eiruejs, e cila nga 14 maji deri në fund të shtatorit të ardhshëm do të operojë tri herë në javë në linjën Londra Hitro – Tivat. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një linjë të re, por edhe për një mesazh të drejtpërdrejtë për investitorët. Ardhja e British Eiruejs është kurora e përpjekjeve tona deri më tani, theksoi Toliq. Ai shtoi se për Aeroportet e Malit të Zi ky është një vit rekord, sepse për herë të parë që nga themelimi kompania pret tre milionë pasagjerë.

PODGORICË: POLICIA KA ZBARDHUR RRETHANAT E NJË SHERRI MIDIS DY VAJZAVE TË MITURA

Policia e Podgoricës ka zbardhur rrethanat e një sherri midis dy vajzave të mitura, video e të cilave u publikua në rrjetet sociale dhe në disa medie. Një e mitur 14-vjeçare është arrestuar për dyshimin se ka shkaktuar lëndime të lehta trupore ndaj një të miture 15-vjeçare. Kundër vajzës tjetër, 15-vjeçares, është paraqitur padi pranë Gjykatës për Kundërvajtje për sulm fizik, njoftoi policia. Po ashtu theksohet se në video shihet qartë se ka pasur përleshje, dhe se njëra prej tyre, ndërsa ndodhej në tokë, humbi për një moment vetëdijen si pasojë e goditjeve. Dyshohet se këto dy të mitura kanë rënë dakord për sherr në një objekt të braktisur në Podgoricë, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin më parë.

POLICIA E ULQINIT KA ARRESTUAR TRI SHTETASE KINEZE PËR PROSTITUCION

Në vazhdim të aksionit “Liberterra III”, policia e Ulqinit ka arrestuar tri shtetase kineze për prostitucion, mëson Portali Radiotelevizionit të Malit të Zi. Zyrtarët policorë të Departamentit të Sigurisë Ulqin, gjatë punës operacionale në terren dhe në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër lirisë seksuale, arrestuan tri shtetase kineze. Pas mbledhjes së informatave, Policia bëri të ditur se këto u arrestuan për shkelje sipas Nenit 27 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike – prostitucion në vend publik ose veprime që nxisin prostitucionin. Shtetaset kineze u dënuan në gjykatën për kundërvajtje me gjoba me nga njëmijë euro secila, pas së cilës inspektorët për çështjet e të huajve morën masa represive dhe u dorëzuan urdhra për dëbim nga territori i Malit të Zi, thanë nga Policia.

KURTI: BASHKIMI EVROPIAN TË HEQË MASAT NDAJ KOSOVËS DHE TË HAPË RRUGËN PËR STATUSIN E VENDIT KANDIDAT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian në Tiranë tha se është koha që Bashkimi Evropian të heqë masat ndaj Kosovës dhe të hapë rrugën për statusin e vendit kandidat. Ai theksoi se Kosova është vendi më i sigurt në rajon dhe ndër vendet me kriminalitetin më të ulët, si dhe se ka shënuar rritjen më të fuqishme ekonomike. Megjithatë, kryeministri kritikoi politikën e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat, sipas tij, janë në kontrast me raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare. Ai deklaroi se masat duhet të hiqen plotësisht dhe se aplikimi i Kosovës për status kandidat nuk duhet të mbetet i bllokuar. Në fjalën e tij, Kurti theksoi se asnjë vend i rajonit nuk ka qenë më i përgatitur për këtë hap sesa Kosova sot, duke e cilësuar vonimin e BE-së si paradoksal përballë deklarimeve për urgjencën e zgjerimit.

RAMA: PEZULLIMI I NJË MINISTRI DHE ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËRBËN NJË NDËRHYRJE NË PAVARËSINË E EKZEKUTIVIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama komentoi sot vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh edhe zëvendëskryeministre, Belinda Balluku. Rama theksoi se qeveria do të respektojë vendimin dhe nuk do të hyjë në “beteja politike e retorike” me drejtësinë e re. Ai nënvizoi se mbrojtja e pavarësisë së gjyqësorit mbetet prioritet absolut, por cenimi i pavarësisë së ekzekutivit nga ky vendim do të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese. Rama shtoi se pezullimi i një ministri dhe zëvendëskryeministre përbën një ndërhyrje në pavarësinë e ekzekutivit, por qeveria do të veprojë me “strategjinë e durimit dhe respektimit të pavarësisë së drejtësisë”. Ai theksoi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese do të vendos për të përcaktuar qartë kufijtë midis pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë.

VUÇIQ ËSHTË VËNË NË QENDËR TË AKUZAVE TË RËNDA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është vënë në qendër të akuzave të rënda lidhur me pjesëmarrjen e tij në të ashtuquajturat “Safari i Snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës prej vitit 1992 deri në vitin 1996, ku të huaj të pasur pretendohet të kenë paguar për të qëlluar mbi civilë. Pretendimet, të cilat Vuçiq i ka mohuar kategorikisht, janë bërë nga gazetari kroat Domagoj Margetiq, i cili ka depozituar një ankesë pranë prokurorëve italianë, të cilët po hetojnë tashmë këtë fenomen makabër, shkruan The Telegraph. Margetiq thotë se ka dorëzuar prova, video e dokumente që sipas tij e vendosin Vuçiqin në një pozicion ushtarak në varrezat hebraike të Sarajevës, zonë e njohur si pikë snajperësh e forcave serbe. Ai përmend një video të vitit 1993 ku pretendon se Vuçiq shihet me një armë në dorë, ndërsa vetë Vuçiqi ka thënë se bëhet fjalë për një çadër.

ZELENSKY I GATSHËM PËR PUNË KONSTRUKTIVE ME TRUMPIN LIDHUR ME PLANIN PËR PAQE

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka thënë se e ka pranuar draft-planin e diskutueshëm amerikan për paqe, i cili parasheh që Kievi të bëjë koncesione të mëdha. Zelenski ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Tramp më shumë hollësi për planin. Në deklaratën e parë, duke e konfirmuar planin, nga zyra e Zelenskit është bërë me dije se ai “është pajtuar për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës”. “Ne jemi gati që të punojmë në mënyrë konstruktive me anën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe botë, që rezultat të jetë paqja”, është kumtuar nga zyra e Zelenskit. Rusia nuk ka marrë ende një dokument zyrtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me planin prej 28-pikësh të SHBA-së për paqen në Ukrainë, por mbetet e gatshme për të negociuar, është bërë me dije nga Kremlini.

RUSËT NUK NDALEN SË BOMBARDUARI OBJEKTET CIVILE, PESË VIKTIMA TË REJA NË ZAPORIZHZHIA

Ndërkohë, sulmet ruse vranë të paktën pesë persona dhe plagosën tre të tjerë të enjten në mbrëmje në Zaporizhia, në jug të Ukrainës, njoftoi guvernatori rajonal Ivan Fedorov nëpërmjet Telegram. Fotografitë e ngarkuara nga guvernatori rajonal tregojnë ndërtesa të përfshira nga flakët dhe rrugë të mbushura me mbeturina. Më parë, Fedorov kishte paralajmëruar për një sulm rus me bomba. Shërbimi ukrainas i situatave të emergjencës dha të njëjtën deklaratë nëpërmjet Telegram: “Më 20 nëntor në orën 22:10, trupat ruse sulmuan Zaporizhien.”

VIETNAM: RESHJET E SHIUT DHE RRËSHQITJET E TOKËS KANË SHKAKTUAR VDEKJEN E TË PAKTËN 43 PERSONAVE

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 43 personave në Vietnam që nga fundjava e kaluar, thanë sot autoritetet. “Nëntë të tjerë mbeten të zhdukur”, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit. Gati 70 mijë shtëpi janë ende të përmbytura, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen. Dhjetëra mijëra kafshë kanë ngordhur gjithashtu pas përmbytjeve. Mediet lokale e përshkruan situatën si një “përmbytje historike”. Shumë rrugë u bllokuan nga shkëmbinj të rënë dhe rrëshqitjet e tokës, duke ndërprerë trafikun. Meteorologët parashikojnë reshje të mëtejshme shiu gjatë fundjavës.

TIVATI DHE KOTORRI SHËNUAN DITËN E KOMUNËS

Tivati dhe Kotorri sot shënojnë dita e komunës. Udhëheqësit lokal shprehën të kënaqur me atë që është arritur midis dy festave. Në seancën solemne të Kuvendit komunal të Kotorit që u mbajt pas mesdite u ndan çmimet "21 Nëntori". Edhe qytetarët e Tivatit shënojnë ditën e komunës me aktivitete të shumta, përfshirë hapjen ceremoniale të studios së re të TVMZ në ndërtesën e Shtëpisë së Punëtorëve "Gracia Petkoviq", që u zhvillua para dite. Udhëheqjes dhe banorëve të Kotorit dhe Tivatit, mesazh urimi u dërguan krerët e institucioneve shtetërore.

NESËR MOT KRYESISHT I VRANËT DHE ME RESHJE TË SHIUT

Në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët , vende-vende me reshje të shiut , kryesisht në pjesët veriore. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Podgoricë, Tivar e Ulqin 19, Budvë e Beranë 18, H.Novi e Andrievicë 17, Plevle, Bijello Pole e Rozhajë 15, Cetinë e Petnjicë 13, Shavnik 12, Nikshiq e Kollashin 11, Plluzhinë 9 dhe në Zhablak 5 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut. Në pjesët jugore kohë pas kohe me rrebesh dhe bubullimë, kurse në veri dhe në viset e larta malore me borë dhe skllotë. Do të fryje mesatare deri e fortë e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се