Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 11. 2025. 00:00 >> 18:28

Ditari 27.11.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

SPAJIQ: QEVERIA SYNON TË MARRË NJË KREDI PREJ 32 MILIONË EUROSH PËR TË ZGJIDHUR PROBLEMIN E BASENIT ME BALTË TË KUQE

Në seancën e posaçme të Kuvendit të Malit të Zi të kushtuar Orës së Kryeministrit, shpërtheu një debat i ashpër mes kryeministrit Millojko Spajiq dhe kryetarit të Partisë Demokratike Popullore, Millan Knezheviq, lidhur me ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza në Botun. Knezheviq e pyeti kryeministrin kur do të takohet me banorët e Botunit dhe pse ende nuk është publikuar kontrata për ndërtimin e impiantit. Ai përsëriti paralajmërimin se do të iniciojë largimin nga pushteti nëse policia ndërhyn ndaj qytetarëve të mbledhur në Botun. Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, kryeministri Spajiq theksoi se Qeveria synon të marrë një kredi prej 32 milionë eurosh për të zgjidhur problemin e basenit me baltë të kuqe dhe se ai u beson institucioneve që vlerësojnë se impianti i planifikuar për pastrimin e ujërave të zeza është një projekt i mirë në çdo aspekt. Knezheviq, megjithatë, e kritikoi ashpër projektin, duke akuzuar Qeverinë për neglizhimin e shëndetit të qytetarëve dhe duke pohuar se bëhet fjalë për një aferë korruptive.

REFERENDUMI NË ZETË DO TË MBAHET MË 14 DHJETOR

Komisioni për organizimin e referendumit në Komunën e Zetës, ku votuesit do të japin mendimin e tyre për çështjen e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza pranë Botunit, ka caktuar qendrat e votimit. Qytetarët do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 25 qendra votimi. Rikujtojmë se referendumi në Zetë do të mbahet më 14 dhjetor.

BOZHOVIQ: VETINGU NË SISTEMIN GJYQËSOR DUHET TË JETË NJË PROCES I VAZHDUESHËM

Vetingu në sistemin gjyqësor duhet të jetë një proces i vazhdueshëm, deklaroi ministri i drejtësisë Bojan Bozhoviq gjatë hapjes së konferencës së Qendra për Tranzicion Demokratik “25 vitet e para të reformës së drejtësisë”. I pyetur se cilat janë pikat kyçe dhe pengesat në reformën e drejtësisë, Bozhoviq tha se vetë fakti që diçka e quajmë reformë, ndërsa zgjat një çerek shekulli, tregon se reforma nuk ka ekzistuar në atë format që të gjithë dëshironim. Nuk duhet të kërkojmë justifikime, por të zgjidhim problemet, e probleme ka mjaftë, tha ai. Bozhoviq theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe vendosjen e kritereve të matshme, në mënyrë që më të mirët brenda sistemit të mbrohen nga ndikimet e jashtme. Ai shpjegoi se vetingu nuk nënkupton zgjedhje totale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por kontroll i përgjegjësisë etike, disiplinore dhe profesionale, me një proces të vazhdueshëm mbikëqyrjeje. Na duhet një verifikim i lidhjeve të zyrtarëve publikë me persona që kanë pasuri të pajustifikuar, tha ai.

U ARRESTUA 61-VJEÇARIN DANKO SAVIQ NGA DANILLOVGRADI

Në operacionin policor disamujor "Lugansk", oficerët e Drejtorisë së Policisë njoftuan se arrestuan 61-vjeçarin Danko Saviq nga Danillovgradi nën dyshimin për pjesëmarrje në formacione të armatosura të huaja në Lugansk, ku, sipas dyshimeve të hetuesve, ai fitoi në mënyrë të paligjshme 1.5milion euro. Sipas policisë, Saviq dyshohet se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në formacione të armatosura të huaja. Policia sqaroi se deri më tani në operacion janë përfshirë 12 persona, duke shtuar se dje janë kryer kontrolle në 13 lokacione, në Danilovgrad, Nikshiq dhe Podgoricë.

PARABURGIMI I UBOVIQ-IT DHE KOVAÇEVIQ-IT U ZGJAT EDHE PËR DY MUAJ TË TJERË

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka zgjatur paraburgimin e biznesmenëve Ranko Uboviq dhe Veselln Kovaçeviq, të dyshuar për pastrim parash, për dy muaj të tjerë, konfirmoi ky institucioni për Portalin RTMZ.

Paraburgimi i tyre u zgjat me propozim të Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit, me urdhër të të cilit Uboviq dhe Kovaçeviq u arrestuan më 27 tetor.

Në këtë hetim janë përfshirë edhe Vladan Ivanoviq, Aleksandar Mijajloviq, ish zyrtari policor Zoran Llazoviq, si dhe kompanitë Bemax dhe Master Inzhenjering, të cilat PSSH i dyshon për pastrim parash.

QEVERIA NDAN BUXHETIN PËR RTK-NË, KURTI: MJETET VIJNË NGA KURSIMET

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka ndarë buxhetin për pagat e Transmetuesit publik. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mjetet do të ndahen nga kategoria e kursimeve. Siç e edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Pra, kjo zgjidhje e sotshme, apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës për ta miratuar aty buxhetin për RTK-në", ka thënë, ndër të tjera, Kurti. Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se 4 milionë e 480 mijë euro për RTK-në merren si kursime nga projekte ekzistuese në kuadër të organizatave të tjera buxhetore.“4 milion e 480 mijë euro për RTK-në që është dashur të merren si kursime nga projekte ekzistuese në kuadër të organizatave të tjera buxhetore, për shkak që në kuvend nga partitë opozitare u refuzua që të kryhej detyra e tyre, të themelohej komision për buxhet. Në pamundësi që të sigurohen pagat e punëtorëve nga ana e kuvendit si themelues i RTK-së na është dashur neve si qeveri të ndërmarrim këtë hap improvizues e të gjendet një zgjidhje emergjente” tha Murati.

KQZ CERTIFIKON REZULTATIN E BALOTAZHIT TË 9 NËNTORIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 18 komuna më 9 nëntor, duke i hapur rrugën marrjes së mandateve nga kryetarët e rinj në 38 komuna të Kosovës. Në rundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna të tjera. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se votojnë kundër certifikimit të rezultatit për kryetar komune në Kllokot. Bazuar në dy rundet e votimit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna dhe Lista Serbe dhjetë.

GJYKATA E LARTË RRËZON KËRKESËN E ISH-PRESIDENTIT ILIR META PËR T’U LIRUAR

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për t’u liruar, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin. Vendimi është bërë publik sot, duke vulosur kështu qëndrimin e ish-Presidentit të Republikës në qeli. Ndërkohë, sot ishte parashikuar të mbahej seanca paraprake ndaj Metës, e cila u shty për në datën 5 dhjetor. Prej më shumë se një viti kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli.

RUMA-IRIG: KATËR PERSONA HUMBEN JETËN DHE TRE TË TJERË U PLAGOSËN NË NJË AKSIDENT TË RËNDË TAFIKU

Katër persona humben jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë tafiku që ndodhi në mëngjese në rrugën kryesore Ruma –Irig pran fabrikës për prodhimin e paletave , njoftojnë mediat e Serbisë. Aksidenti ndodhi kur fugoni i pasagjerëve goditi një rul asfalti të parkuar në anë të rrugës. Hetim i për aksidentin e rëndë është duke vazhduar.

HONG KONG: ZJARRI KA SHKAKTUAR TË PAKTËN 55 VIKTIMA DHE MË SHUMË SE 270 TË ZHDUKU

Zjarri që shkatërroi një kompleks banimi në Hong Kong dje dhe sot ka shkaktuar të paktën 55 viktima dhe më shumë se 270 të zhdukur. Flakët shpërthyen në disa ndërtesa të larta të kompleksit, ku banonte një numër i madh i personave të moshuar, duke e bërë evakuimin edhe më të vështirë. Zjarrfikësit vijojnë luftën me zjarrin për më shumë se 20 orë pas shpërthimit të tij, ndërsa ekipet e emergjencës po kërkojnë mes rrënojave për të gjetur të mbijetuar dhe për të identifikuar personat e zhdukur. Policia ka arrestuar tre persona, dy drejtorë dhe një konsulent të një kompanie ndërtimi me dyshimin për vrasje të paqëllimshme. Ata akuzohen për “neglizhencë të rëndë”, nën dyshimet se shkeljet e standardeve të sigurisë dhe keqmenaxhimi mund të kenë kontribuar në tragjedinë e rëndë.

TRUAP NJOFTOI SE PO PEZULLON PËRPUNIMIN E TË GJITHA KËRKESAVE TË EMIGRACIONIT QË LIDHEN ME SHTETAS AFGANË

Administrata e presidentit Donald Truap njoftoi se po pezullon përpunimin e të gjitha kërkesave të emigracionit që lidhen me shtetas afganë, vetëm disa orë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Uashington. I dyshuari për sulmin e djeshëm, i cili la dy anëtarë të Gardës Kombëtare në gjendje kritike, raportohet se ka mbërritur në SHBA nga Afganistani në shtator të vitit 2021. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se sulmi ishte një “akt terrori”, duke shtuar se do të ndërmarr hapa për të larguar të huajt “nga çdo vend që nuk i përket këtu”. Dhjetëra mijëra afganë hynë në SHBA nën mbrojtje të posaçme për emigracion pas tërheqjes kaotike të SHBA-së nga vendi në vitin 2021 nën ish-Presidentin Xho Bajden. Pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se edhe 500 trupa të Gardës Kombëtare do të dërgohen në Uashington.

PAPA LEONE XIV PRITET NGA PRESIDENTI ERDOGAN

Papa Leoni i XIV-të ka nisur sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Vatikanit, gjashtë muaj pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike. Destinacioni i parë është Turqia, ku vizitoi mauzoleun e babait të kombit turk, Mustafa Kemal Ataturk. Ai vendosi një kurorë me lule në vendin e shenjtë për turqit. Papa takohet me zyrtarë turq duke përfshirë presidentin Rexhep Tajip Erdogan, do të vizitojë qytete kyçe dhe vende të rëndësishme fetare. Gjatë qëndrimit në Turqi Papa do të marrë pjesë në përvjetorin historik të Këshillit të Nikeas, 1700 vjet pas zhvillimit të tij. Në Iznik, Nicaea e lashtë, ai do të bashkohet me krerë të komuniteteve të tjera të krishtera për të dërguar mesazhe uniteti dhe kapërcimi të ndarjeve shekullore mes Lindjes dhe Perëndimit të krishterë.

U SHËNUA 81-VJETORIN E THEMELIMIT TË RTMZ-SË

Radio Televizioni i Malit të Zi sot shënon 81-vjetorin e themelimit. Me këtë rast drejtori i përgjithshëm Boris Raoniq në ceremoninë solemne bëri ndarjen e çmimeve. Çmimin për vepër jetësore e mori Sllavisha Gjorgjeviq, ndërsa çmimin e produksionit “Husein Bato Dukaj” Ranko Sekuliq. Çmimet vjetore të gazetarisë u ndanë për Tatjana Fatiq, Aleksandra Shliviq dhe Masha Malishiq Lumoviq. Çmimi për gazetarin e ri e fitoi Milica Kaleviq.

SINDIKATA E PUNËTORËVE TË RTMZ-SË.: MENAXHIMETI PO KRIJOJNË NJË ATMOSFERË TË PADURUESHME KËRCËNIMI, FRIKE DHE PËRÇARJEJE

Nga ana tjetër, Sindikata e punëtorëve të Radiotelevizionit të Malit të Zi protestoi para godinës së Transmetuesit Publik për shkak të, siç thanë, padrejtësive që ata po pësojnë nga menaxhmenti. Ata rikujtuan se ekipi negociator i Sindikatës kishte negociuar që nga mesi i korrikut për Marrëveshjen Kolektive, e cila pas dakordësimit iu dorëzua Ministrisë së Financave, por gjatë negociatave të lodhshme, anëtarët e Sindikatës përballeshin çdo ditë me presione për t’u larguar nga sindikata. Ata theksuan se diskriminimi sindikalist vazhdoi edhe pas dakordimit të marrëveshjes kolektive.

NESËR MOT I VRANËT, VENDE-VENDE ME SHI, KURSE NË VERI ME SKLLOTË DHE BORË

Në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët, vende-vende me reshje të dobëta të shiut, në pjesët jugore me rrebesh dhe bubullimë. Frynë erë, vende-vende mesatare deri e fortë, madje edhe shumë e fortë e drejtimeve veriore. Temperaturat e shënuara në orën 13:Tivar 12, Podgoricë, Ulqin e Budvë 11, Herceg Novi 10, Nikshiq e Cetinë 6, Shavnik e Guci 5, Andrievicë 4, Bijello Pole 3, Beranë e Plluzhinë 2, Plevle, Kollashin , Petnjicë e Rozhajë 1 dhe në Zhablak -2 gradë. Për nesër pritet mot i vranët, vende- vende edhe me shi, kurse në veri me skllotë e borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura e mëngjesit nga -5 deri në 11, kurse më e larta ditore nga -3 deri në 15 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се