Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

11. 08. 2017.   >>  18:14 0

Lajmet 11.08.2017

11.08.2017

R.Bllant; Mali i Zi, shembull i suksesshëm në rajon

Delegacioni i senatit të SHBA, qëndron sot në Mal të Zi, ku fillimisht kanë biseduar me ministrin e punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq. Në takimin e zhvilluar në ministrinë e jashtme senatori amerikan, Roi Bllant, ka theksuar se Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe shembull i suksesshëm i integrimeve. Ai, po ashtu, me këtë rast ka theksuar se SHBA dhe Kongresi Amerikan, do të vazhdojnë me përkushtim të punojnë në përforcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Malin e Zi.

Ndërkaq, ministri Darmanoviq, ka theksuar  bashkëpunimin përmbajtjesor dhe shumë të mirë të Malit të Zi dhe SHBA,  dhe, njëkohësisht, ka falënderuar në përkrahjen në vazhdimësi në realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të  Malit të Zi, e që e vërteton  miqësinë e dëshmuar dhe të vazhdueshme si dhe partneritetin strategjik. Darmanoviq,  në veçanti ka theksuar vizitën e paradokohshme historike të zëvendës presidentit amerikan, Majk  Pens, në Mal të Zi, si dhe mesazhet e dërguara që do të jenë shtysë më tepër në përforcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore por, edhe energji e re në rrugën e mëtejme reformuese  të Malit të Zi dhe të rajonit në përgjithësi, është kumtuar nga kabineti i ministrit Darmanoviq, njofton portali i RTMZ.

 

A.Nikoliq; Opozita ka lëshuar shansin e fundit të paraqitet si alternativë e pushtetit 

Opozita malazeze, duke injoruar ftesën e zëvendës presidentit amerikan Majk Pens që të kthehet në parlament, ka lëshuar edhe shansin e fundit që, së paku sipërfaqësisht, të paraqitet si një farë alternative e pushtetit, ka deklaruar kryetari i këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtaret, Andrija Nikolliq.

Ai në bisedë  me ambasadoren amerikane në Podgoricë,  Margaret En Uehara,  ka theksuar se se ky moskuptim i qëllimshëm i sugjerimeve qellim mira nga zyrtarët më të lartë ndërkombëtar nuk është befasi. “Nuk është hera e parë që liderët e opozitës malazeze të demonstrojnë se si i ka kapluar urrejtja ndaj partisë në pushtet dhe njeriut të parë të sajë, që i pengon në obligimin që sikur përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve të jenë në funksion të interesave shtetërore të Malit të Zi, dhe të shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë Nikoliq.

 

G.Dashiq; Vetëm kandidati neutral ruan unitetin e PSP

Kandidati për kryetar të PSP,  Goran Dashiq, ka shprehur besimin se do të dalë fitues nga kongresi partiak duke theksuar se në situatën ekzistuese të forcave brenda kësaj partie, vetëm kandidati i tretë neutral, mund të sigurojë unitetin e plotë të PSP.

Dashiq, po ashtu, ka porositur se nëse do të zgjidhet për kryetar të PSP nuk do të lejojë që asnjë funksionar as anëtar partiak  që pas kongresit të ndjehet humbës.

Ky do të jetë njëri ndër qëllimet e mija kryesore, ka thënë Dashiq, për agjencinë Mina.

Dashiq,  ka pohuar se deputetët e kësaj partie nuk do të kthehen në parlamentin jo legjitim e as nuk do të marrin pjesë në punën e këshillave të kuvendit.

 

R.Kolenoviq; Dallimet duhet të bashkojnë e jo të ndajnë

Është koha që ta dëshmojmë qartë dhe me vendosmëri se rajoni duhet  të ketë lidhje më të fuqishme kurse të rinjtë janë potenciali të cilin, para se gjithash, duhet ta ruajmë dhe orientojmë në rrugë të drejtë, ka thënë shefi i zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve (RYCO) në Mal të Zi, Edin Kolenoviq.

 

Sipas fjalëve të tij dallimet duhet ti lidhin të rinjtë  e jo ti ndajnë ata. Ai në intervistën dhënë portalit të RTMZ,  ka sqaruar se zyra rajonale është themeluar me katër korrik të vitit të kaluar në Paris, në samitin për Ballkanin perëndimor ku është nënshkruar marrëveshja për themelimin e zyrës.

Zyra rajonale për bashkëpunimin e të rinjve paraqet mekanizëm të pavarur institucional i cili është themeluar dhe, në pjesën më të madhe, financohet nga qeveritë e gjashtë vendeve të rajonit: Shqipërisë, Bosnie Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi, me status të veçantë të organizatës ndërkombëtare, ka thënë Kolenoviq.

 

N.Çobeliq; Arsyetimi nga ministria bisedë për të padituritë 

Pohimi se në asnjë ushtri në botë askujt nuk i garantohet se pas një viti do të vazhdojë në shërbimin në ushtri janë biseda për të padituritë, ka kumtuar kryetari i sindikatës së mbrojtës dhe ushtrisë së Malit të Zi, Nenad Çobeliq.

Duke u përgjigjur në vlerësimet e djeshme të ministrisë së mbrojtës se në asnjë ushtri në botë askujt nuk i garantohet një gjë e tillë, Çobeliq, thekson se deklaratat e ngjashme “paraqesin fyerje për opinionin malazez”.

Në mënyrë që të ndërpritet agonia e ushtarëve që janë larguar nga shërbimi dhe e familjeve të tyre, Çobeliq ka apeluar  në prokurorin kryesor special  që publikisht të paraqes rezultatet e hetimeve dhe veprimeve tjera që janë ndërmarr lidhur me këtë rast, ka thënë ai.

 

Ministria, partneri më i rëndësishëm  për të rinjtë

Ministria e sportit është e vendosur të jetë partneri më i sigurt dhe më i rëndësishëm i të rinjve në Mal të Zi dhe për këtë arsye në mënyrë të vazhdueshme avancon pozitën e tyre, kanë porositur nga kjo ministri.

Ministria e sportit ka uruar 12 gushtin- Ditën ndërkombëtare të rinjve dhe kanë rikujtuar se kjo datë tashmë disa dekada shënohet në mbarë botën.

Qëllimi i shënimit të kësaj ditë  është  që të rinjtë të vendosin, pastaj të gëzojnë të arriturat e veta, që shteti të vlerësojë potencialin e tyre kurse atyre që miratojnë vendimet tu tërhiqet vërejtja në çështjet e rëndësishme e që kanë të bëjnë me kualitetin e jetës së tyre pasi ata, në anën tjetër, me punën e vetë, njohuritë, idetë dhe aktivitetet i kontribuojnë kualitetit më të mirë të jetës në bashkësi në të cilat jetojnë, thuhet nga ministria e sportit.

 

R.Haradinaj: Kosova, brenda 10 ditëve të ardhshme, do të ketë institucionet e reja

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të ketë institucionet e reja.

Haradinaj thotë se me mbështetjen e partisë politike Aleanca Kosova e Re, Kosova do të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse. Ai thotë se kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është Kadri Veseli.

Mendoj se tani ky është vullnet politik i Vetëvendosjes dhe i LDK-së. Pra, është në vullnetin e tyre që a të lejojnë një të drejtë që PAN-i e ka nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke marrë pjesë në votim. Pra, mos marrja pjesë në votim ose mosvotimi i kryeparlamentarit është bërë shkak i kësaj gjendjeje. Për fat, gjendja ka evoluar, pra nuk jemi në atë gjendjen e ngurtë. Është vërtetë e mirëseardhur, një pozicion i ri i AKR-së, edhe i zotit [Behgjet] Pacolli, një gatishmëri që t’i jepet edhe një afat kohor kësaj gjendjeje dhe një afat kohor të caktuar, për të zhbllokuar krijimin e institucioneve në vend, në këtë rast, konstituimin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisë.

 

A.Mikullovci; Bllokada mund të zgjas deri në zgjedhjet lokale

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Adem Mikullovci, ka thënë se nuk do të ketë më takime konsultative mes partive, pavarësisht se koalicioni PAN ka kërkuar që një takim i tillë të mbahet të mërkurën e ardhshme.

Mikullovci në një intervistë për gazetën “Zëri” ka konsideruar se koalicioni PAN është duke e zvarritur qëllimisht procesin e krijimit të institucioneve. Kjo pasi që, sipas tij, PAN-i ose nuk i ka numrat, ose ka përçarje mes vetë koalicionit.

Sipas tij, një bllokadë e tillë mund të zgjasë deri në zgjedhjet lokale (të cilat do të mbahen më 22 tetor). Por, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që për shkak të mangësive të Kushtetutës një gjë e tillë të zgjasë deri në pafundësi.

 

I.Daçiq; Reagimet në propozimin tim, flasin gjithçka

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerëson se gjithë ajo nervozë që provokoi propozimi i tij për ndarjen e Kosovës, është dëshmia më e mirë se në çfarë drejtimi do të duhej të shkonim.

“Mirë është që në mjetet e informimit publik shfaqen ide të ndryshme për dialogun për Kosovën. Është interesant dhe këtë e ka vërejtur edhe kryetari Vuçiq se vetëm ideja ime për ndarjen e Kosovës, deri tani, ka shkaktuar nervozë mes shumë partive”, deklaroi ministri Daçiq, njoftojnë mediat serbe.

Një nervozë të tillë, theksoi Daçiq, nuk nxitë as propozimi për heqjen dorë nga Kosova, as që të mbajmë konflikt të ngrirë, transmeton RTK.

“Ndoshta e gjithë kjo nervozë që është shkaktuar nga propozimi im për Kosovën dëshmon qartë se në ç’rrugë do të duhej të shkonim, që të arrijmë deri te zgjidhja përfundimtare, me të cilën asnjëra palë nuk do të ishte e kënaqur”, theksoi ministri Daçiq./RTK

 

Kroacia, ka tërhequr vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime

Kroacia ka thënë se e ka tërhequr vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime, në mesin e kërcënimeve për hakmarrje nga disa vende fqinje të Ballkanit.

Gjatë muajit të kaluar, ky vend ka vendosur të bëjë disa ndryshime dramatike në çmime, duke i arsyetuar këto veprime me faktin se janë të nevojshme për t’u përputhur me standardet e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.

Siç  njofton RTK, Ministria e Agrikulturës, ka thënë sot përmes një deklarate, se vendimi për kthimin e çmimeve të mëparshme, do të rifuqizohet nga data 11 gusht.

Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, i patën nisur ultimatum Kroacisë, që të ndryshojë tarifat, pasi mund të përballet më kundërpërgjigje.

 

Tramp, përsërit kërcënimin ndaj Koresë  së  Veriut

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot ka ashpërsuar deklaratat ndaj Koresë së Veriut, duke thënë se komenti i tij se “Pheniani do të përballet me zjarr që bota kurrë nuk e ka parë, nëse përsëri e kërcënon Uashingtonin, mund të kenë qenë pamjaftueshëm të rënda”, raporton Reuters.

"Ndoshta kjo deklaratë nuk ishte mjaft e fortë", u ka thënë gazetarëve Tramp në përgatitje të një takimi me këshilltarët e lartë të sigurisë kombëtare amerikane.

 

Seuli, fton palët në dialog

Koreja Veriore dhe SHBA-ja duhet të fillojnë dialog për uljen e tensioneve, deklaroi Çung Eui-jong, këshilltar i presidentit të Koresë Jugore Mun Xhe-in, në një intervistë për gazetën "Asahi".

"Nëse SHBA-ja nuk heq dorë nga politika armiqësore nuk do të ketë kurrfarë përgjigje nga Koreja Veriore për negociata për programin raketor dhe bërthamor. Koreja Veriore dhe SHBA-ja nuk duhet të provokohen mes vete, por të fillojnë dialog", theksoi Çung.

Uashingtoni dhe Pheniani gjatë javës disa herë kanë shkëmbyer kërcënime verbale, pas çka Koreja Veriore kumtoi se po përgatit plan për sulm raketor ndaj territorit amerikan të Oqeanit të Qetë, ishullin Guam.

 

Guterres, i pikëlluar pas lajmit se kontrabandistët kanë hedhur në ujë rreth 300 migrantë  

Shefi i Kombeve të Bashkura, Antonio Guterres, ka thënë se është i shumë i “pikëlluar”, pas lajmit se kontrabandistët i kanë hedhur rreth 300 migrantë në ujërat e bregdetit në Jemen,në dy incidente, gjatë dy ditëve të fundit.

Të paktën 56 migrantë janë gjetur duke luftuar me vdekjen në këtë incident, derisa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.

Kontrabandistët, pas zbulimit të anijeve, i kanë hedhur nga varkat e tyre në ujë, rreth 180 migratë nga Etiopia dhe Somalia, gjatë ditës së enjte, një ditë para se të bënin të njëjtën gjë edhe me 120 persona të tjerë.

Shumica e migrantëve kanë qenë të rinj, që po kërkonin punë në vendet e Gjirit Arab.

 

AI, dënon ashpër ekzekutimin e 21 vjeçarit në Iran

Irani ka ekzekutuar një 21 vjeçar, i cili ishte arrestuar kur ishte 15 vjeç, ka raportuar Amnesty International dhe agjenci të lajmeve iraniane.

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International e ka cilësuar ekzekutimin e Alireza Tajikit, si “akt të turpshëm”.

“Me ekzekutimin e ditës së sotme, autoritetet iraniane kanë demostruar edhe një herë mizorinë e tyre ndaj të drejtave të fëmijëve”, ka thënë përmes një komunikate, zëvendësdrejtoresha e organizatës Amnesty për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, Magdalena Mughrabi.

Bazuar në raportin e Amnesty Inernational, Tajiki është arrestuar në maj të vitit 2012, kur ishte 15 vjeçar, dhe është dënuar me vdekje në vitin 2013, pasi gjykata kriminale e ka shpallur atë të fajshëm nën akuzat për kryerjen e një vrasje.

Ky grup për të drejtat e njeriut ka thënë së kjo organizatë ka identifikuar të paktën 89 persona, që mund të dënohen me vdekje, ndonëse kanë qenë nën moshën 18 vjeçare kur kanë kryer krimet.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe më i freskët

Në Mal të Zi,  mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri e mesatare, në viset veriore deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperaturat në orën 14: Podgoricë, Plevle e Beranë 38 gradë, B.Pole,  Mojkovac e Andrijevicë 36, Budvë, Kollashin, Shavnik e Rozhajë 35, Tivar, Cetinë e Nikshiq 34, Ulqin, H.Novi e Plavë 33, Plluzhinë 32 dhe në Zhablak 30 gradë.

Për nesër, parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell.

Nga mesi i ditës  janë të mundshme të reshura lokale dhe bubullimë, kryesisht në viset kontinentale. Në orën e vona të pasdites dhe mbrëmjes do të mbaj mot deri plotësisht i vranët, dhe me të reshura të shiut, në veçanti në viset veriore të vendit.

Do të fryjë erë e mesme, vende-vende deri e fortë,  jugore dhe perëndimore e cila në orët e mbrëmjes do të marrë kahe veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 22, deri në 34 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se