Žabljak
Pretežno oblačno
7.4 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
11.1 °C
Herceg Novi
Oblačno
15.3 °C
Nikšić
Oblačno
10.4 °C
Cetinje
Oblačno
10.9 °C
Bar
Pretežno oblačno
16.7 °C
Podgorica
Oblačno
13.9 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
14.6 °C
Kolašin
Oblačno
9.6 °C

Lajmet

23. 08. 2018.   >>  16:48 0

Lajmet 23.08.2016

23.08.2018

Ushqimi në Mal të Zi është cilësorë

Ushqimi në Mal të Zi është i sigurt dhe cilësorë. Në kufijtë e Malit të Zi është penguar importi i mishit ,pemëve dhe perimeve .Po ashtu është penguar edhe shitja e mjaltit të dyshimtë ,i cili është prodhim i tregtarëve  ,e jo prodhuesve vendas  të mjaltit,ka deklarua për Radion e Malit të Zi drejtorja e administratës për  sigurinë e ushqimit Vesna Dakoviq. Për shkak të  mungesës së higjienës është ndaluar puna në 26 objekte  ku përgatitet ushqimi.

 

Zjarret u shuan,nuk ka dëme materiale

Zjarri i cili i cili nga e hëna ka përfshirë rajonin  e Pashtroviqit  është shuar ,ka njoftuar kryeshefi i shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim të Budves ,Dragan Bozhoviq dhe ka shtuar se , zjarri i cili për tri ditë ishte aktiv nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Flakët kanë përfshirë pjesët nga fshatrat Medigoviqi e Berdo deri te Bllizakuqa në Sveti Stefan. Bozhoviq për agjencinë Mina tha se katër ekipe kanë kujdestaruar tërë natën  deri sa zjarri është shuar plotësisht.

 

Pajisje të reja për zjarrfikës

Komuna Herceg Novi dhe Organizata lokale turistike kane investuar rreth 56 mije eura ne pajisje te reja te Shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim te këtij qyteti. Edhe kabineti i kryetarit te Komunës ka njoftuar se Shërbimi  për mbrojtje dhe shpëtim i Herceg Novit ka fituar helmeta te reja dhe  pajisjet mbrojtëse ,si dhe cisternën me kapacitetit 13 kubikësh .Kryeshefi i Shërbimit te mbrojtjes dhe shpëtimit ,Zllatko Qiroviq  ka thënë  se pajisjet mbrojtëse  nuk janë ripërtëri  10 vite  dhe me sigurimin e pajisjeve  te reja dukshëm përparohet siguria  e zjarrfikësve  në terren dhe efikasiteti i tyre.

 

Policia e Tivarit konfiskon armë,municion...

Policia e Tivarit ka shoqëruar dy të rinj nga ky qytet me inicialet M.J 21 vjeç dhe S.J 23 vjeç, nga të cilët ka konfiskuar armë, municione , katër automjete si dhe sende tjera.

Siç njoftohet nga Drejtoria e policisë, aksioni ka qenë i drejtuar ndaj personave interesant për sigurimin dhe atyre që kanë lidhje me ta. Sendet e gjetura dhe të konfiskuara do të dërgohen në qendrën Forenzike për analiza. Mbi këtë rast është njoftuar edhe prokuroria shtetërore.

 

Mirënjohje prestarit  të Ushtrisë së Malit të Zi në misionin e UE në Mali

Prestarit  të  Ushtrisë së Malit të Zi ,togerit të anijes luftarake Sasha Çepiq,i cili është i angazhuar  në misionin e UE  në Mali “EUTM” ,i është dozuar mirënjohja Komandanti Lieutenant. Nga Ministria e mbrojtjes është kumtuar se mirënjohjen në kampin ushtarak  në qytetin Kulikoru ,ia ka dozuar  komandanti i forcave ETTF në misionin “EUTM Mali “,Ignacio Rosales de Salamanca.”Kjo mirënjohje i ndahet Cepiqit në shenje falënderimi  për kontributin dhe rezultatet e arritura në këtë mision “,thuhet në kumtesë.

 

Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginë

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur se në takimin e ardhshëm me palën serbe në Bruksel, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator, do të diskutohet për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, shkruan gazeta "Zëri".Në takimin e shtatorit në Bruksel do të diskutohet bashkimi i Luginës me Kosovën.Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi, i cili pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, si temë e diskutimit do të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës. Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pohuar, shkruan kjo gazetë, se në këtë takim do të bisedohet mbi kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

 

Pa Rusinë,Serbia nuk vendos për Kosovën

Serbia nuk do të marrë asnjë hap për zgjidhjen e statusit përfundimtar për Kosovën pa mbështetjen e Rusisë dhe konsultimet me zyrtarët e saj të lartë. Sipas gazetës serbe ‘Novosti’ kjo marrëveshje solide është përcaktuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi të diplomatëve të të dy vendeve në Soçi. Muajt në vijim vlerësohen si vendimtar për të ardhmen e Serbisë, e cila ka mbështetjen e plotë të Kremlinit për propozimet që ajo paraqiti në negociatat me Prishtinën, transmeton lajmi.net. Gazeta thekson se këto rezultate të cilat rrjedhin nga bisedimet e fundit midis zyrtarëve serbë dhe rusë mbështeten në mesazhet e mëparshme që vinin nga Moska. Në mënyrë të veçantë, në dhjetor të vitit të kaluar Vuçiq siguroi Putinin se Rusia do të ndërhyjë ne dialogun Beograd-Prishtinë, nëse një gjë të tillë do e bënin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Johanes Han: Referendumi mundësi e zgjidhjes për të ardhmen

Komisioneri evropian për zgjerim Johanes Han tha se shpreh brengosje për shkak të mungesës unitetit nacional në Maqedoni lidhur me referendumin mbi marrëveshjen me Greqinë. Ai i ftoi qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e vet në mënyrë që ta përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe të shtetit. Han në intervistën dhënë agjencisë Mina tha se referendumi është një mundësi për qytetarët që të zgjedhin ndërmjet ardhmërisë evropiane apo izolimit.

Kur është fjala për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë mbi emrin , Han përkujtoi se ky dokument është pranuar nga Bashkimi evropian dhe tërë bashkësia ndërkombëtare si e vetmja zgjidhje e këtij kontesti që po zgjatë tash gati tri dekada. Ai tha se kjo do ta çonte Maqedoni drejt anëtarësimin në Nato dhe BE.

 

Dy persona vdesin pas përplasjes së trenave në Bosnjë

Policia e Bosnje-Hercegovinës ka thënë se dy trena të mallrave janë përplasur jug të këtij shteti duke lënë të vdekur dy persona teksa personi i tretë është i plagosur rëndë. Përplasja ka ndodhur pak para mesnatës më 22 gusht në një stacion treni në Jabllanicë, rreth 40 kilometra në veri të Mostarit.

Mediat boshnjake kanë thënë se personi i katërt u ka ikur plagëve duke kërcyer nga njëri prej trenave pak momente para përplasjes. Për shkak të daljes së trenave nga binarët, autoritetet kanë thënë se shërbimet e trenave në mes të Sarajevës dhe Mostarit do të mbyllen derisa të kompletohen hetimet për arsyen e incidentit.

 

Bosnja përballet me fluks të migrantëve

Bosnja është duke u përballur me fluks të mijëra refugjatëve dhe migrantëve, pas vendimit të vitit të kaluar për mbyllje të rrugëve, të cilat dërgonin në Evropën Perëndimore përmes Ballkanit. Rreth 11,000 persona nga Azia dhe Afrika Veriore janë regjistruar teksa kanë hyrë në Bosnje gjatë këtij viti. Ky numër tejkalon disa herë shifrën e 755 migrantëve në gjithë vitin 2017. Për më shumë, Bosnja pret që të paktën 4,000 persona të qëndrojnë në territorin e saj, të cilën kanë nevojë për strehim në muajt vijues. Sipas autoriteteve të Bosnjës, shumica e migrantëve nga Afganistani, Irani, Siria dhe Pakistani arrijnë përmes Serbisë dhe Greqisë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

 

Sulmi në Paris: I dyshuari vrau nënën dhe motrën, shteti islamik merr përgjegjësinë për sulmin

Një burrë ka vrarë dy persona të cilët raportohen se janë nëna dhe motra e tij, dhe ka plagosur një person të tretë në një rrugë në periferi të Parisit para se të vritet nga policia.

Një burim në Ministrinë e Brendshme i tha BBC-së se viktimat ishin të afërm të tij dhe policia po shqyrtonin raportet se ishte një grindje familjare.

Grupi i Shtetit Islamik morri përgjegjësinë për sulmin, por nuk ofroi prova
Disa raporte thonë se ai kërcënoi të vriste policinë dhe bërtiti “Allahu Ekber” (“Zoti është më i madhi” në arabisht).

Franca ka qenë në gatishmëri të vazhdueshme për sulmet terroriste xhihadiste që nga sulmet e Parisit të vitit 2015.

 

Putin takon Lukashenkan në Soçi

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenka janë takuar në Soçi. Lukashenka ka falënderuar Putinin për ftesën në fillim të takimit më 22 gusht dhe ka theksuar se janë mbledhur “probleme të ndryshme” sa i përket marrëdhënieve mes dy palëve, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Interfax.“Ne duhet të zgjidhim disa probleme”, është cituar të ketë thënë Lukashenka.“Sidoqoftë, askush nuk do të zgjidhë këto probleme pa ne”.Vizita e presidentit bjellorus në Moskë ka ardhur pasi ai ka kritikuar ashpër Moskën më 10 gusht, në atë që e ka cilësuar “dështim për kryerje të obligimeve si anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë”, grup i udhëhequr nga Rusia, që përfshin Bjellorusinë, Armeninë, Kazakistanin dhe Kirgizinë. Lukashenka po ashtu pati thënë se Rusia është duke garuar në mënyrë shumë të padrejtë me partnerët tjerë në bllok dhe se Bjellorusia do ta bëjë më të mirën për të krijuar “kushte të barabarta” për të gjitha pjesëtarët e atij Unioni.

 

Lideri i IS-it bën thirrje për më shumë sulme

Lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi u ka bërë thirrje mbështetësve të tij, në atë që pretendohet të jetë fjalimi i parë i incizuar këtë vit, që të vazhdojnë të luftojnë grupet armike në gjithë botën, pavarësisht humbjeve të fundit. Incizimi 54 minutësh është publikuar nga një medium i këtij grupi, Fondacioni al-Furqan më 22 gusht. Deri tani ka pasur raportime të ndryshme rreth asaj se ku ndodhet al-Baghdadi dhe nëse është gjallë apo i vdekur. Grupi i tij ka humbur rreth 90 përqind të territorit që ka kontrolluar dikur në Irak dhe Siri, ku edhe pati shpallur kalifatin në qershor të vitit 2014. Fjalimi i fundit i Baghdadit në shtator të vitit 2017 u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të vrasin armiqtë kudo që janë dhe me çfarëdo arme që kanë mundësi. Pas atyre deklaratave, militantët e këtij grupi kanë kryer disa sulme në gjithë botën.

 

Në Dubravë, afër Tuzit mbrëmë u mbajt takimi tradicional me  mërgimtarët

Mbrëmë, në skenën e hapur verore në Dubravë, afër Tuzit, u mbajt “Takimi me mërgimtarë”. Ishte ky takimi i 15-ti me radhë që mbahet në të njëjtin vend në organizimin e Misionit Françeskan në Malësi. Përveç meshës të cilën e udhëhoqi argjipeshkvi i Tivarit, mons. Rrok Gjonlleshaj, në takimin e mbrëmshëm u bë edhe promovimi i librit  Gjergj Kastrioti –Heroi i kombit tonë, e që është përmbledhje kumtesash nga studiues dhe krijues  françeskan dhe jezuit të cilët punimet e veta i publikuan në revista të ndryshme të kohës. Lidhur me librin në fjalë  foli, patër  Vitor Demaj, profesor i filozofisë i cili, mes tjerash, vlerësoi se qëllimi i Provincës Françeskane ishte që përmes këtij botimi të ndriçohet  edhe më shumë figura madhore e  krye-heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përmes punimeve  të shumta shkencore në kohëra të ndryshme, të misionarëve të shquar françeskan dhe jezuitë  në kohëra të ndryshme. Ai, po ashtu, falënderoi të gjithë ata të cilët ndihmuan botimin e kësaj vepre në të cilën janë përmbledhur punimet nga emra të spikatur të shkencës dhe të letërsisë. Në programin e  kësaj mbrëmje u paraqit edhe SHKA “Besa”, me disa pikë të zgjedhura muzikore nga repertori i sajë. Në emër të organizatorit, P.Pashko Gojçaj, falënderoi të pranishmit e shumtë në këtë takim, në veçanti bashkëvendësit që jetojnë e punojnë në mërgim, por që  në këtë kohë ndodhen për pushime në vendlindje. Ai, po ashtu, njoftoi se takimi i sivjetshëm, përkon me 550 –vjetorin nga vdekja e Gj.K- Skënderbeut, andaj edhe organizatorët kanë paraparë një përmbajtje të këtillë të Takimit me mërgimtarë.  

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell ,vende vende me vranësira kalimtare. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan:Podgoricë 37,Herceg Novi 36,Ulqin 33,Budvë e  Tivar 32,Cetinë e Biello Pole 31,Beranë,Nikshiq e Petrovac 30,Plevle, Rozhajë e Shavnik 28,Kollashin ,Andrievicë,Plavë e Plizhinë 27 dhe në Zhablak 22 gradë. Për nesër në orët e paradites metereologet paralajmërojnë se do të mbaj mot  i nxehte,kurse në orët e pasdites me vranësira të kohe pas koheshe dhe vende vende me reshje te shkurtra te shiut. Do të fryjë ere e dobët  deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 24,kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 36 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se