Žabljak
Pretežno oblačno
7.7 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
11.4 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
16.7 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
15.0 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
15.6 °C
Bar
Umjereno oblačno
16.6 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
20.0 °C
Ulcinj
Malo oblačno
17.2 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
13.5 °C

Lajmet

19. 12. 2018.   >>  17:14 0

Lajmet 19.12.2018

19.12.2018

Gjukanoviq është takuar me Mogerienin në Bruksel

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka zhvilluar një bisede të gjatë në Bruksel me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë të BE, Federika Mogerini, për proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor. Pas urimeve për progresin që e ka shënuar Mali i Zi në procesin bashkëbisedues, fokusi ishte i përqëndruar në proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor, është kumtuar nga shërbimi për informim i presidentit të Malit të Zi. Më pas Federika Mogerini ka organizuar drekë pune me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përveç presidentit Gjukanoviq në drekë marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonis Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të ministrave të BH, Deniz Zvizdiq. Në drekën punuese ka marr pjesë edhe komisari për zgjërim Johanes Han.

Sot kryqyteti i Malit të Zi Podgorica shënon 19 dhjetorin ditën e çlirimit.

Me këtë rast sot është mbajtur seanca solemne e kuvendit të kryeqytetit dhe janë organizuar tubime dhe manifestime të tjera të rastit. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ua ka uruar 19 dhjetorin Ditën e kryqytetit, udhëheqjes, qytetarëve të Podgoricës dhe pjesëmarrësve të seancës solemne, me dëshirat më të mira për punë të mëtejme të suksesshme. Sipas fjalëve të tij, "këtë 19 dhjetor Podgorica e shënon në vitin e jubileve të cilët përkujtojnë datat e famshe nga lufta antifashte jugosllave në të cilat Mali i Zi ka ngritur lartë flamurin e lirisë dhe me viktima të shumta e ka kthyer dinjitetin e vet nacional dhe shtetëror". "Podgorica, siç i ka hije qendrës afariste, ekonomike dhe qendrës së zhvillimit shoqëror e pret këtë ditë më e motivuar dhe më e sigurtë se asnjë herë më parë në suksesin e progresit të vetë evropian", ka theksuar kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq me rastin e 19 dhjetorit Ditës së kryeqytetit. Përmendorja e Josip Broz Titos është vendosur dje në Podgoricë në bulevardin e Shën Petrit të Cetinës, e cila sot është zbuluar në solemnitetin  kur edhe u shënua dita e çllirimit të Podgoricës. Kryeministri Dushko Markoviq dhe kryebashkiaku i kryeqytetit Ivan Vukoviq kanë vlerësuar se Podgorica mesiguri do të ketë ekspansion zhvillimor dhe cilësi më të lartë të jetës së banorëve në ç gjë do të kontribuojnë se paku 200 milion euro gjatë 4 viteve të ardhshme. Me rastin e 19 dhjetorit kryebashkiaku Vukoviq dhe kryetari i Kuvendit të Podgoricës Gjorgje Suhih kanë vendosur kurorë në përmendorën e Partizanit luftetarë në Podgoricë. Kurorë sivjet kanë vendosur edhe delegacionet nga Sarajeva dhe Shkupi.

Zbulohet përmendorja e Josip Broz Tito në Podgoricë

Përmendorja e Josip Broz Titos është zbuluar sot në ditën e shënimit të çlirimit të kryeqytetit,  në bulevardin e Shën Petrit të Cetinës në Podgoricë. Përemendoren e kanë zbuluar kryebashkiaku i kryeqytetit Ivan Vukoviq dhe ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Vendimi që Titos ti ngritet përmendorja është sjellur në Kuvendin e kryeqytetit me propozimin e kryebashkiakut Vukoviq. Në arsyetim theksoht se iniciativa për ngritjen e e perëmendores për Josip Broz Tito , nuk është jugonostalgjia, por dëshmi se Mali i Zi i mbetet besnik orientimit antifashist.

D.Markoviq- historia dhe kultura e Malit të Zi janë vlera të vërtetuara

Historia dhe kultura e Malit të Zi janë vlera të vërtetuara, kurse zhvillimi, harmonia qytetare dhe dialogu e krijojnë identietin  e një shteti bashkëkohor  në forcimin dhe promovimin e të cilit duhet të veprojnë të gjitha segmentet e shoqërisë. Këtë e kanë vlerësuar  kryeministri Dushko Markoviq dhe anëtarët e kryesisë  të Akademisë së shkencave dhe të arteve të Malit të Zi. Sipas fjalëve të kryeministrit, Mali i Zi nuk është shtet i kombeve  por i qytetarëve. Në një shtet të tillë janë të rrezikshme dhe të pa pranueshme të gjithë nacionalizmat. Ai gjatë takimit në Akademin e shkencave dhe të arteve ka theksuar se dialogun shoqëror e konsideron si të mundshëm dhe të preferuar për çdo temë, me përjeshatim të temës mbi shtetin dhe shtetësinë e Malit të Zi. Kryetari i Akademisë së shkencave dhe të arteve, akademiku Dragan K. Vukçeviq ka vlerësuar  se qëllimi i veprimtarisë së sinkronizuar të gjithë segmenteve shoqërore  duhet të jetë Mali i Zi të cilin e duam në të ardhmen.

Parlamenti i Malit të Zi miratoi strategjinë për sigurinë nacionale

Parlamenti i Malit të Zi e ka miratura strategjinë për sigurinë nacionale e cila, siç është kumtuar,  si dokument kryesor nga kjo fushë në tërësi është i harmonizuar me strategjinë e NATO-s.  Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se shkak kryesor i ndryshimeve të dokumentit kyç strategjik ka qenë anëtarësimi i Malit të Zi në NATO me 5 qershor të vitit të kaluar me ç rast edhe korniza e sigurisë ndryshon dukshëm nga sistemi individual i sigurisë drejtë atij kolektiv. Qëllimi i strategjisë është vendosja e suazave sistematike për realizimin e interesave  të sigurisë të Malit të Zi dhe me të vërtetohen udhëzimet kryesore për definimin e politikave të sigurisë nacioanle, ka theksuar në Parlament ministri Boshkoviq. Strategjia shqyrton rrethanat e sigurisë, sfidat, dallimet dhe kërcënimet si dhe reagimin e shtetit në situata të tilla, kanë theksuar Boshkoviq.

PSD- Opozita  duhet të fokusohet në reformën e legjislaturës zgjedhore

Opozita  duhet të fokusohet në reformën e legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër,  sado që të jetë e llojllojshme, mund ti definojë kushtet e përbashkëta  për zgjedhje të lira dhe të ndershme, konsideron Partia Socialdemokratike. Kjo parti, siç theksohet, i mbetet besnike  sigurimit të gjitha kushteve të domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si parakusht kryesor për demokratizimin e shoqërisë në përgjithësi. Nga këto shkaqe kemi pranuar edhe pjesëmarrjen në grupin punues për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore, me qëllim të qartë që të sigurohen kushtet  që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me legjistlacion të ri përmes sigurimit të mekanizmave garantues për zbatimin e marrëveshjes, kanë theksuar në PSD. Ata kanë shtuar se këtë qëndrim e kanë përkrahur edhe përfaqësuesit e BE, të cilët kanë bërë presion vendimtar  mbi PDS që ta pranojë dialogun në këtë temë. Andaj konsiderojmë se në këtë moment opozita duhet të fokusohet në reformën e sistemit zgjedhor dhe të legjistlacionit tjetër.

DEMOS-i do të marr pjesë në të gjitha tubimet opozitare

DEMOS-i do të marr pjesë në të gjitha tubimet opozitare të cilat parimisht çojnë drejtë realizimit të interesit të vërtet të qytetarëve dhe drejtë prosperitetit shtetëror, por edhe do të vazhdojë punën në Këshillin për reformën e legjislaturës zgjedhore, kanë kumtuar nga kjo parti politike. Siç kanë theksuar, DEMOS do të vazhdojë të përpiqet  për ndërtimin e një opozite të mirëfilltë si alternativë demokratike të pushtetit aktual. Nga këto arsye, kanë theksuar ata, DEMOS do të marr pjesë në çdo tubim opozitarë të cilat çojnë drejtë realizimit të interesave të vërteta të qytetarëve dhe prosperitetit shoqëror.

J. Erakoviq - Qendra klinike e Malit të Zi disponon me paisjet më bashkëkohore medicinale

Qendra klinike e Malit të Zi disponon me paisjet më bashkëkohore medicinale dhe në të gjitha sferat futen procedura të reja për diagnozë dhe terapi, kurse aktivitetet e ardhshme të këtij institucioni do të jenë të orientuara drejtë edukimit dhe aftësimit të mjekëve në qendrat më të njohura evropiane dhe botërore. Këtë e ka deklaruar drejtori i Qendrës klinike Jevto Erakoviq, në Akademin solemne me rastin e shënimit të ditës të këtij institucioni. Qendra klinike, siç ka theksuar ai, është institucion referent i nivelit terciar i mbrojtjes shëndetësore në Mal të Zi në të cilin në vit shtrohen rreth 40 mijë pacient, kurse në poliklinik ofrohen mbi 1.6 milion shërbime shëndetësore. Çdo vit kryejnë mbi 12 mijë operacione, mbi 3 mijë lindje dhe mbi 10 mijë dializa, ka theksuar Erakoviq.

Thaçi, tha se në javët dhe muajt në vazhdim do të gjendet zgjidhja për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

Në një deklaratë për media, në Bruksel, ku po merr pjesë në takimin e udhëheqësve të Ballkanit Perendimorë me zyrtarë të BE-së, presidenti Thaçi tha se letra e Presidentit Donald Trump, drejtuar atij, konfirmon qëndrimin se SHBA-të, do të qëndrojnë pranë Kosovës dhe do ta përkrahin atë në këtë fazë të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.” Mesazhet e presidentit Trump duhet lexuar drejt dhe kuptuar mirë. Nuk kemi aleat më të mirë sesa SHBA-të, nuk e di kush duhet të flasë për Kosovën nëse nuk flasin SHBA-të. Gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të negociatave në Bruksel, e dinë se SHBA-të, janë shumë të përfshira në procesin e arritjes së marrëveshjes historike. Javët dhe muajt e ardhshëm do të gjendet zgjidhja për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë” tha Thaçi.Mirëpo presidenti Thaçi tha se pala kosovare nuk guxon ta humb këtë moment të angazhimit ndërkombëtar për Kosovën, pasi në të kundërten çmimi që do ta paguante do të ishte shumë i lartë.“Këtë angazhim të gjithanshëm ndërkombëtar të SHBA-ve dhe BE-së nuk guxojmë ta humbim apo të lëshojmë të kalojë sepse mund të paguajmë çmim të lartë të mosinteresimit ndërkombëtar” deklaroi Thaçi. Takimi në Bruksel i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perendimor mbahet me ftesë të Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në takim, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

SHEFI I NATO-S DHE HARADINAJ BISEDOJNË NË TELEFON PËR

USHTRINË

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, pas miratimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media,  të lëshuar nga NATO.Sipas komunikatës, thuhet se Stoltenberg i ka konfirmuar Haradinajt se Këshilli Veri-Atlantik ka zhvilluar një diskutim fillestar rreth ligjeve të miratuara për transformimin e FSK-së. “Sekretari i Përgjithshëm e njoftoi z. Haradinaj se, ndërsa mandati iFSK-së po evoluon, Këshilli Veri-Atlantik do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në në vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë. Më tutje theksohet se NATO do të vazhdojë me misionin e saj të KFOR-it për të siguruar ambient të sigurt në Kosovë.“KFOR-i operon në bazë të mandatit të OKB-së dhe nuk do të preket nga ligjet mbi tranzicionin e FSK-së”, theksohet t’i ketë thënë Stoltenberg-Haradinajt.

VESELI NUK TËRHIQET NGA TAKSA, AKUZON BE- në PËR NJËANSHMËRI

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot në një konferencë me gazetarë se Ballkani është më i sigurt nga 14 dhjetori me krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe për këtë ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Javën që shkoi në Kuvendin e Kosovës morëm dy vendime të mëdha: miratuam ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe krijuam Delegacionin Shtetëror për Dialog, shtoi Veseli. Të dy këto vendime pasqyrojnë përkushtimin tonë konkret për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në Rajonin tonë. Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vendet tjera anëtare të NATO-s, që mbështetën vendimin tonë për Ushtrinë. Nga 14 dhjetori, Ballkani është më i sigurt dhe më afër përmbushjes së aspiratës euro-atlantike. Votimi i Delegacionit për Dialogun – afirmon qartë përkushtimin e Kosovës për mirëkuptim dhe marrëveshje. Kemi pritur vlerësim pozitiv nga BE për këtë, së paku për korrektësi. Serbia, gjithë kohën, ka bërë obstruksione në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash në Dialog. Thirrjet e Serbisë për heqjen e taksës dhe përsëritja e tyre nga BE-ja, pa i bërë thirrje edhe Serbisë që të heqë dorë nga qasja e saj bllokuese, po i shqetësojnë me të drejtë qytetarët e Kosovës. Ata kërkojnë që sovraniteti e dinjiteti i shtetit tonë të mbrohet e respektohet dhe institucionet tona shtetërore pikërisht këtë po e bëjnë. Izolimi i qytetarëve të Kosovës pa lëvizje të lirë vetëm sa e rëndon më shumë këtë situatë.Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Bashkimi Evropian nuk mundet që Kosovën ta shikojë nga perspektiva integruese e Serbisë.Rruga e Kosovës për në Bruksel nuk kalon, as nuk ka për të kaluar përmes Beogradit.Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe është e detyruar të jetojë me këtë fakt në shekujt që do të vijnë,theksoi pos tjerash kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ideja e Brexitit pa marrëveshje "tmerron" bizneset në Britani

Bizneset britanike kanë kritikuar politikanët se janë fokusuar në garë të brendshme në vend se të përgatiten për Brexit, duke paralajmëruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa pakt. Në një deklaratë të përbashkët, Dhomat për Tregti të Britanisë dhe institucionet tjera biznesore kanë thënë se “mungesa e përparimit në Uestminster nënkupton se rreziku për Brexit pa marrëveshje është duke u rritur”. Qeveria britanike ka njoftuar dje se u ka dërguar letra 140,000 bizneseve, duke iu bërë thirrje për të shpejtuar planet e tyre duke u bazuar në mundësinë e Brexitit pa pakt. Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, si rezultat i mbajtjes së një referendumi në vitin 2016. Britania dhe BE-ja tashmë janë pajtuar për një marrëveshje rreth Brexitit, mirëpo ajo duhet të miratohet në Parlamentin britanik në mënyrë që të jetë e zbatueshme. Kyeministrja britanike, Theresa May ka shtyrë votimin e 11 dhjetorit në këtë parlament deri në muajin janar, pasi ka qenë e qartë se plani i saj do të refuzohej.

SHBA propozon shitjen e sistemeve raketore Patriot në Turqi

      Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar shitjen e sistemeve raketore Patriot në Turqi, në vlerë të 3.5 miliardë dollarëve.Kongresi është thënë të jetë njoftuar për këtë propozim që ka për qëllim rritjen e kapaciteteve raketore dhe atyre ajrore të Ankarasë. Departamaneti amerikan ka thënë se kjo marrëveshje “do të kontribuojë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke përmirësuar sigurinë e një aleati kyç të NATO-s, që lufton kundër terrorizmit”. Ky propozim ka ardhur pasi Turqia ka njoftuar se do të blejë sisteme raketore S-400 nga Rusia. Uashingtoni është ankuar pas këtij veprimi, duke thënë se sistemet ruse nuk janë të përshtatshme për armët e përdorura nga aleatët e NATO-s. I pyetur për propozimin amerikan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 19 dhjetor se kontrata e Rusisë për të furnizuar Ankaranë me sisteme raketore S-400 do të zbatohet pavarësisht vendimit të Turqisë për sistemet raktore Patriot.

Për nesër parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthejllët. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë veriore dhe lindore.

Temperaturat: Budvë 14, H. Novi 13, Tivar 12, Ulqin e Podgoricë 10, Nikshiq e Cetinë 6, B.Pole e Shavnik 4, Plevle 3, Plavë e Beranë 2, Rozhaj 1, Zhablak -1 dhe në Kollashin -2 g.

       Për nesër para dite parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, kurse në orët e pasditës dhe në orët e mbrëmjes vende vende me te reshura. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -11 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se