Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

21. 11. 2017.   >>  16:28 0

Lajmet 21.11.2017

21.11.2017

Darmanoviq nesër në konferencën në Zagreb

Ministri për punë të jashtme Srgjan Darmanoviq do të marr pjesë në konferencën ndërkombëtare shkencore “Zgjerimi i   NATO-s në Ballkanin Perëndimore “e cila nesër do të mbahet në Zagreb. Nga Ministria e Punëve të jashtme është kumtuar se Konferenca organizohet në bashkëpunim me Këshillin atlantikë të Kroacisë dhe Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb.

Darmanoviq, së bashku me nënkryetaren e Qeverisë e ministren për punët e jashtme dhe evropiane të Republikës së Kroacisë Maria Pejçinoviq Buriq do të flas në panelin “Politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe efektet e saja në rajon”.

 

Nuk do të ketë masa kursimi në vitin 2018

Edhe për kundër masave të konsolidimit fiskal ,të cilat askund nuk janë popullore , Mali i Zi ka arritur të ruaj ambient konkurrent tatimorë ,ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai ka shtuar se Qeveria në vitin 2018 nuk do të fus masa të reja të konsolidimit fiskal.

Në vitin 2017 kemi realizuar prioritetin më të madh shtetëror  prej rivendosjes së pavarësisë, anëtarësimin në NATO dhe me sukses kemi vazhduar integrimet në UE. Asocimi në UE ndihmon që të forcojmë institucionet dhe të rrisin konkurrencën, ka theksuar Markoviq në takimin me Këshillin për investimet e huaja të Malit të Zi. Rritja reale e ekonomisë malazeze është dukshëm mbi atë të planifikuar , ka theksuar Markoviq duke shtuar se kjo rritje është 5.1 për qind  dhe gjendet në mesin e rritjeve më të larta në Evropë.

 

Subvencione për 42 ndërmarrje

Ministria e ekonomisë ka nënshkruar kontrata për ndarjet e subvencioneve me vlerë të përgjithshme afro 70 mijë euro, për futjen e standardeve ndërkombëtare të afarizmit me 42 sipërmarrje malazeze . “Pas nënshkrimit të sotëm të kontratave për ndarjen e subvencioneve , ndërmarrjeve u mbetet që të realizojnë me sukses aktivitetet  e parapara dhe të prezantuara me aplikime ,në mënyrë që të arrijnë kushtin për realizimin e subvencionit të lejuar ,gjë që realizohet sipas principit të subvencionit” , ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zhvillim Millosh Çellanoviq . Numri  më i madh i ndërmarrjeve të cilat kanë marrë lejen e subvencionimit në kuadër të këtij programi janë nga pjesa qendrore, respektivisht nga Podgorica , Nikshiqi dhe Danillovgradi.

 

Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtarët e BE

Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtare të Bashkimit evropianë, ka vlerësuar kryetari i Unionit internacional pan Evropianë Alain Terrenoire  ,duke theksuar se është me rëndësi që Evropa në botën e sotme të jetë e bashkuar. Ai në margjinat e konferencës internacionale të Unionit panevropianë malazezë me titull “Për Evropën:komunikimi i integrimeve evropiane ndërmjet vendeve anëtare të BE dhe vendeve për zgjerim” , ka vlerësuar se Podgorica sot është një qytet modern me shumë ndërtesa të mëdha dhe atraktive. Në pyetjen se cili është mesazhi nga Kuvendi i përgjithshëm i Unionit internacional panevropianë e mbajtur para do kohe në Kroaci , ai është përgjigjur se ky është solidaritet ndërmjet shteteve të Evropës Jug Lindore , sidomos të gjitha vendeve të cilat kanë qenë pjesë e ish Jugosllavisë me Shqipërinë. Vetëm dy vende për momentin janë anëtare të UE ,Sllovenia dhe Kroacia dhe kjo nuk mjafton. Ne dëshirojmë që të gjitha shtetet të bëhen anëtare të Unionit sa më parë që të jetë e mundur sepse Evropa nuk është pjesë e Evropës, por Evropa është Evropa në tërësi dhe të gjitha vendet duhet të jenë anëtare, ka theksuar Terrenoire.

 

Nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e parlamentit me 23 nëntor

Fronti demokratik nuk do të marr pjesë në seancën e Kuvendit të Malit të Zi me 23 nëntor , ka deklaruar për gazetën “Pobjeda” Millutin Gjukanoviq , shefi i klubit të deputetëve të FD.

Me 23 nëntor deputetët duhet të debatojnë mes tjerash për ndryshimet e ligjit për prokurorin e shtetit dhe një serë ligjesh që kanë të bëjnë marrëveshjen e nënshkruar me NATO aleancën. Ndryshimi i Ligjit për prokurorin e shtetit parasheh që në mbledhjet e prokurorive të larta shtetërore të propozohen nga dy kandidat ,si dhe numri i kandidatëve në listë të cilët sipas rendit të alfabetit e harton Komisioni për zgjedhje të rritet nga 8 në 9 persona.

 

Kryeprokurorja e shteti kërkon konfiskimin e përhershëm të pronës.

Në gjyqin e lartë ka arritur kërkesa e prokurorisë speciale për konfiskimin afatgjatë të pronës të Svetozar Maroviq, njofton TVMZ . Më parë Gjyqi i lartë përkohësisht ka konfiskuar tërë pasurinë e Svetozar Maroviq, të bashkëshortes Gjurgjina ,të birit Milloshi dhe të familjes së tij . Në këtë mënyrë gjyqi ka pranuar kërkesën e prokurorisë special të shtetit që prona e Maroviqëve të pezullohet derisa të mos publikohen rezultatet e hetimeve financiare – se shumë banesa , shtëpi dhe troje janë blerë përmes aktiviteteve kriminale .

 

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim me Universitetin nga Shqipëria

Marrëveshja për bashkëpunim e Universitetit të Malit të Zi dhe Universiteti “Ismail Qemal” e nënshkruar sot ,parasheh shkëmbimin e kuadrit administrativ mësimor dhe shkëmbimin e studentëve në të gjitha nivelet e studimeve ,si dhe aktivitete të përbashkëta hulumtuese.  Ushtruesi i detyrës të rektorit të Universitetit të Malit të Zi Danillo Nikoliq dhe rektori i Universitetit “Ismail Qemali” nga Vlora Roland Zisi kanë nënshkruar marrëveshjen ,duke u nisur nga interesi i përbashkët për nevojën e  zhvillimit të arsimimit dhe veprimit shkencoro- hulumtues ,si dhe e zgjerimit i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Siç theksohe,t marrëveshja është afatizua në 5 vjet me mundësi të vazhdimit.

 

Meta takon kryetarët e partive në Maqedoni, diskutojnë për sfidat e përbashkëta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar krerët e partive politike në Maqedoni.

Meta ka takuar kryetarët e partive shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së, Ziadin Selën e Aleancës për shqiptarët, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa. Në njoftimin drejtuar Telegrafit nga presidenca thuhet se Meta ka folur për rolin e faktorit politik shqiptar në harmoninë ndëretnike në Maqedoni.

”Gjatë këtyre takimeve Presidenti Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë” thuhet në njoftimin e dërguar nga presidenca. Dje Ilir Meta është takuar me Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë dhe kryetar i LSDM-së. Gjithashtu Presidenti i Shqipërisë është takuar edhe me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

 

Hahn: Maqedonia ta bëjë edhe kilometrin e fundit

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar nga zyrtarët e Maqedonisë që të zbatojnë reformat e domosdoshme për marrjen e një raporti pozitiv nga Brukseli në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pas takimit në Shkup me kryeministrin, Zoran Zaev, komisioneri Hahn, tha se vendi duhet ta bëjë edhe kilometrin e fundit për arritjen e synimit përfundimtar, marrjen e rekomandimit pozitiv dhe një datë të mundshme për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Nga ana tjetër, kryeministri, Zoran Zaev, ka numëruar sferat në të cilat sipas tij Qeveria është e përqendruar në realizimin e reformave, si në sektorët e sigurisë, administratën publike si dhe zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve me shtetet fqinje. Zaev tha se Maqedoni pret marrjen e një raporti pozitiv dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Në kuadër të vizitës në Shkup, komisioneri për zgjerim i BE-së, ka takuar edhe liderët e partive politike, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe liderin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

 

Haradinaj priti në takim Nils Melzeri, raportuesin e OKB-së për torturën dhe trajtimin ç‘njerëzor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Raportuesin Special të  Kombeve të Bashkuara për torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin e egër, çnjerëzor ose poshtërues, Nils Melzeri, së bashku me ekipin e tij. Gjatë takimit, Kryeministri Haradinaj shprehu konsideratën e lartë për punën e Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, lidhur me adresimin e çështjeve që lidhen me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, në vendet e ndryshme në mbarë globin. “Edhe pse nuk jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në legjislacionin tonë i kemi përfshirë të gjitha standardet që personave që bien ndesh me ligjin t’u sigurojmë kushte dhe trajtim human dhe të dinjitetshëm, konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Haradinaj. Kryeministri ofroi udhëzime dhe informacione të nevojshme lidhur me mbarëvajtjen dhe realizimin e një vizite sa më të suksesshme të raportuesit special, duke i siguruar qasje të plotë në të gjitha vendet të cilat Raportuesi special dëshiron t’i vizitojë me ekipin e vet. Vizita e raportuesit special realizohet me qëllim të vëzhgimit dhe vlerësimit të situatës në lidhje me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, veçanërisht në aspektin e politikave zyrtare, praktikave, programeve dhe mekanizmave institucionalë të krijuara nga autoritetet përkatëse.

 

Misioni i BE-së vlerëson pozitivisht organizimin e balotazhit

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka konstatuar se nuk ka vërejtur parregullsi të mëdha gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të mbajtura më 19 nëntor. Shefi i këtij misioni, Alojz Peterle, i cili prezantoi sot gjetjet preliminare, tha se “këto ishin zgjedhje me konkurrencë shumë të fortë”.Ai ka njoftuar se në ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e këtij misioni kanë vizituar 292 vendvotime, ku “hapja dhe votimi ishin kryesisht të qeta dhe u zhvilluan në mënyrë të rregullt”. Peterle po ashtu ka thënë se edhe fushata ka kaluar në një atmosferë kryesisht të qetë. Megjithatë, sipas këtij misioni, atmosfera në komunat me shumicë serbe, në Partesh dhe Kllokot ishte e polarizuar, por nuk ndodhi ndonjë incident i madh. Tensionim i situatës ishte vërejtur edhe në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut. Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve kishte më shumë se 70 vëzhgues në tërë Kosovën në ditën e zgjedhjeve. Ata vinin nga 25 shtete anëtare të Bashkimit Evropian si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra. Ky mision do të mbetet në Kosovë për të përcjell procesin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe zgjidhjen e çdo parashtrese dhe ankese, deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare.

 

Kabineti i Vuçiqit: Serbia nuk dëshiron të bashkohet me Republikën Serbe

Autoritetet në Serbi nuk duan që Republikës Serbe të bashkohet me Serbinë.

Kështu kanë thënë për ‘Danas’ nga kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.Një ditë më parë, presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik deklaroi se janë të gatshëm t’i bashkohen Serbisë, ku pjesë e këtij bashkimit do të jenë Republika Serbe dhe veriu i Kosovës.Kabineti i Vuçiq e pranon se Serbia është pengesa e vetme për shkëputjen e Republikës Serbe duke shtuar se edhe Dodik e ka përmendur këtë gjatë intervistës. Megjithatë, ai pretendon se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mbijetojë në asnjë formë. Dodik ka shtuar, se Republika Serbe është një barrë për faktin se Serbia ka mbetur në politikën e ruajtjes së integritetit territorial.

 

Presidenti i Iranit shpall fundin e Shtetit Islamik

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, shpalli fundin e grupit militant Shteti Islamik, gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror iranian.

“Do të doja të shpreh mirënjohjen time për luftëtarët për Islamin, diplomatët iranianë, Qeverinë iraniane dhe njerëzit e saj, liderin suprem (Ajatollah Ali Khamenei), forcat e armatosura, popullin iranian, popullin irakian, popullin sirian, popullin libanez për fundin e një grupi që nuk solli asgjë, përveç së keqes, dëmtimit, shkatërrimit, vrasjeve dhe egërsisë”, tha Rohani.“Është fundi i një grupi terrorist që është ushqyer, armatosur dhe financuar nga fuqi të mëdha dhe disa vende konservatore në rajon”, shtoi ai.Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral-major Qassem Soleimani, po ashtu shpalli fundin e Shtetit Islamik përmes një mesazhi dërguar udhëheqësit suprem të Republikës Islamike. Shteti Islamik ka pushtuar territore të mëdha në Siri dhe Irak në verën e vitit 2014, por ai është luftuar në disa fronte dhe është dobësuar ndjeshëm.Garda Revolucionare e Iranit, një forcë e fuqishme ushtarake, ka luftuar në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe qeverisë qendrore në Bagdad për disa vjet.

 

Së paku 50 njerëz të vrarë në një sulm në Nigeri

Së paku 50 njerëz janë vrarë në një sulm vetëvrasës në rajonin Adamava të Nigerisë. Policia tha se sulmi ka ndodhur brenda një xhamie në qytetin Mubi, e cila ka qenë e mbushur me besimtarë. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët islamistë të Boko Haramit sulmojnë shpesh vendet e populluara në veri të Nigerisë.

Rreth 20,000 njerëz janë vrarë në kryengritjen 8-vjeçare të Boko Haramit, i cili synon krijimin e një shteti islamik.

 

Presidenti çek takon sot Putinin

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, ka arritur në Soçi të Rusisë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Presidenti pro-rus i Çekisë do të qëndrojë edhe në Moskë, ku do të takojë kryeministrin rus, Dmitry Medvedev, dhe do t’i adresohet Forumit Biznesor Rusi-Çeki, së bashku me rreth 130 shefa të kompanive çeke. Vizita katërditëshe e Zemanit do të përfshijë edhe takimin me ish-liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev. Pozita e Zemanit është kryesisht ceremoniale, por komentet e tij në të kaluarën, duke shprehur mbështetje për Rusinë dhe Putinin, kanë ngritur shqetësime te Qeveria çeke dhe aleatët perëndimorë. Zeman e ka zemëruar Kievin kur ka vënë në dyshim efektivitetin e sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për agresionin e saj në Ukrainë. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Qeverisë çeke që të mbajë referendum mbi anëtarësimin e Çekisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por pa sukses.

 

Poeti Haxhi Shabani në Panairin e Tiranës

Libri i zgjedhur me poezi “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” i poetit Haxhi Shabani përurohet në Panairin e Librit të në Tiranë që konsiderohet veprimtaria më e madhe dhe më cilësore e këtij lloji ndër shqiptarët. Botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Malit të Zi, libri është një zgjedhje nga tërë krijimtaria e  poetit Haxhi Shabani i cili deri më tash ka botuar 4 përmbledhje me poezi, tri në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën malazeze. Ai është përfshirë në përzgjedhje e antologji të ndryshme në shqip dhe në gjuhë të ndryshme. Redaktor i librit është poeti dhe studiuesi Dimitov Popoviq, kurse recensentë janë poeti e studiuesi Basri Çapriqi dhe Liridona Sinishtaj, e cila ka shkruar edhe parathënien e librit. Autori i librit, Haxhi Shabani theksoi se përurimi i librit të tij në panairin e Tiranës është një nderë për të sepse është panairi që është bërë jo vetëm më i njohuri ndër shqiptarët, por është bërë i njohur edhe në rajon. Ai tha se letërsia shqipe krijohet edhe aktualisht në Ulqin, sepse aty janë rrënjët e para të shkrimit të shqipes. Poeti konkretizoi se krijimtaria e tij e konsideron të nevojshme të integrohet brenda letërsisë shqiptare, por edhe asaj që krijohet brenda Malit të Zi. Në përurimin e librit “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”në Panairin e Tiranës, foli redaktori i librit Dimitrov Popoviq, i cili theksoi rëndësinë e botimit të këtij libri, duke e cilësuar poezinë e Haxhi Shabani të bukur. Ai tha se  në këtë botim do të gjeni edhe mendimet për poezinë e Shabanit nga poeti i njohur Basri Çapriqi dhe studiuesja Liridona Sinishtaj. Në këtë përurim morën pjesë një publik i gjerë si poetë, studiues e mësimdhënës nga Tirana, Podgorica, Tetova, Ulqini e Tuzi, si dhe nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Drita” nga Ulqini të cilët në mënyrë të veçantë kishin ardhur nga Ulqini në këtë veprimtari. Të gjithë pjesëmarrësve në përurim poeti Haxhi Shabani u dhuroi nga një libër nga krijimtaria e tij.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët . Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

 Temperaturat: Budvëë 16, Tivar 15, H. Novi 14, Podgoricë e Ulqin 13, Nikshiq e Cetinë 10, Beranë, B. Pole e Shavnik 8, Rozhajë 7, Plluzhinë 6, dhe në Plevle , Kollashin, Zhablak e Plavë 5 g.

            Edhe për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të  ndryshme. Temperatura e mëngjesit  prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se