Žabljak
Umjereno oblačno
13.7 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
17.5 °C
Herceg Novi
Vedro
21.3 °C
Nikšić
Vedro
18.3 °C
Cetinje
Vedro
28.2 °C
Bar
Vedro
21.1 °C
Podgorica
Vedro
24.9 °C
Ulcinj
Vedro
20.7 °C
Kolašin
Vedro
13.1 °C

Lajmet

08. 08. 2018.   >>  16:29 0

Lajmet 08.08.2018

08.08.2018

Nuk ka nënshkrime të mjaftueshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

Fronti Demokratik nuk ka arritur që të grumbullojë 27 nënshkrime të deputetëve , sa ishin të domosdoshme për të caktuar seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit me rastin e pjesëmarrjes së përfaqësuesit ushtarako- diplomatik të Malit të Zi në shënimin e përvjetorit të operacionit “Olluja” , është kumtuar nga kjo aleancë politike. Afati për dorëzimin e iniciativës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshmet ë Kuvendit ka skaduar sot në mesditë.

FD konstaton me keqardhje se nuk ka arritur të grumbullojë 27 nënshkrime të deputetëve opozitare për të caktuar  mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit me rastin e pranisë të përfaqësuesit  ushtarako- politikë të Malit të Zi në shënimin e përvjetorit të spastrimit etnik të serbëve nga Kroacia në operacionin famëkeq “Olluja”, thuhet në kumtesën e FD. Nga FD i kanë falënderuar disa deputet opozitarë të cilët e kanë përkrahur iniciativën e tyre. Ata theksojnë se disa parti nuk e kanë parë të arsyeshme që së paku të respektojnë qytetarët dhe të sqarojnë arsyet të cilat për ta nuk janë të pranueshme që të përkrahet kjo iniciativë, thuhet në kumtesën e FD.

 

PDS dëshiron të ndalojë punën e Këshillit nacional serb

PDS me ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave dëshiron të ndalojë punën e Këshillit serb, me qëllim që ti shuaj mediat serbe dhe më lehtë të realizojë projektin e asimilimit të popullit serbe në Mal të Zi , ka vlerësuar kryetari i Këshillit, Momçillo Vuksanoviq.

PDS ka paralajmëruar se do të iniciojë ndryshimet e ligjit në pjesën që ka të bëjë me financimin e punës të Këshillave nacional. Ai në kumtesë ka theksuar se Këshilli serb që prej themelimit ishte cak i sulmeve si të pushtetit ashtu edhe të opozitës , sidomos nga momenti kur , siç ka  theksuar, është bërë e qartë se nuk do të jetë organizatë shërbyese e asnjërës nga këto dy grupacione.

 

Gjyqi afarist shfuqizon vendimin e APK

Gjyqi afarist i Malit të Zi e ka shfuqizuar aktvendimin e Agjencisë për pengimin e korrupsionit në bazë të të cilit Vanja Qalloviq Markoviq shkarkohet nga pozita e anëtares se Këshillit të Agjencisë , është kumtuar nga Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë MANS.

Gjyqi ka vlerësuar se vendimi i Agjencisë nuk është i ligjshëm sepse është sjell përmes shkeljes së disa rregullave me ç’rast Qalloviq disa herë ka tërhequr vërejtjen në agjencinë për pengimin e korrupsionit dhe në kuvendin e Malit të Zi ,thuhet në kumtesë. Theksohet se gjyqi afarist ka vërtetuar se Qalloviq Markoviq si anëtare e Këshillit të Agjencisë nuk ka vendosur për iniciativat e MANS-it edhe pse drejtori i APK-s ka vërtetuar të kundërtën, duke theksuar se në këtë mënyrë interesi privat e ka trajtuar para atij publikë.

 

Kërkohet dorëzimi i 4 nënshtetasve të Malit të Zi

Ministria e drejtësisë u ka dorëzuar kërkesë kolegëve nga Kosova për dorëzimin e 4 nënshtetasve malazez – Mario Millosheviq nga Podgorica, Igor Mashanoviq dhe Vukan Vujaçiq nga Cetinë dhe Gjorgje Paviqeviq nga Nikshiqi, i është konfirmuar Televizionit të Malit të Zi nga Ministria e drejtësisë. Hetuesit malazezë presin përgjigjen nga pushteti i Kosovës gjatë ditëve të ardhshme. Millosheviq, Mashanoviq , Vujaçiq dhe Paviqeviq janë arrestuar në korrik në Prishtinë dhe gjenden në burgun e ekstradimit. Pushteti i Malit të Zi i ka kërkuar këta individ në bazë të fletë arrestit të kuq të Interpolit për shkak të dyshimit se kanë marr pjesë në vrasjen e Radomir Gjuriçkoviq.

 

Në Ministri janë të kënaqur me rezultatet e afatit të parë të regjistrimeve

Në Ministrinë e arsimit janë të kënaqur me rezultatet e afatit të parë të sivjetmë të regjistrimeve, gjegjësisht me interesimin për arsimimin e mesëm profesionist. Ministri i arsimit Damir Shehoviq ka theksuar se për shkollat e mesme profesionale tani janë vendimtare të ashtuquajturat diplomat Lluça. Ai ka shtuar se regjistrimin e sivjetmë e ka karakterizuar interesimi i lart për shkollën elektroteknike. Nxënësit , siç ka theksuar, po ashtu kanë qenë të interesuar për programin e shkallës së tretë elektroinstalues dhe këto programe tani realizohen në shkollat e Podgoricës, Nikshiqit, Beranës dhe në Biello Pole. Shehoviq ka theksuar se në këtë vit edhe programet nga fusha e ndërtimtarisë dhe komunikacionit kanë qenë në qendër të vëmendjes të nxënësve . Kur është fjala për afatin plotësues të regjistrimeve i cili do të zhvillohet prej 15 deri me 17 gusht , numri i përgjithshëm i vendeve për nxënësit e shkollave të mesme është 2.72 mijë.

 

Nuk ekziston qasje serioze ndaj problemit të varfërisë

Në Mal të Zi nuk ekziston qasje serioze ndaj problemit të varfërisë dhe të dhënat zyrtare për numrin e të pa punësuarve dhe të shfrytëzuesve të asistencës sociale janë të kurdisura , ka vlerësuar kryetarja e Fondacionit Banka e ushqimit ,Marina Medojeviq. Ajo me rastin e Ditës ndërkombëtare të varfërve i cili shënohet me 9 gusht, ka theksuar se varfëria është temë e lënë pas dore në media . Pasi që vite me radhë në Mal të Zi nuk kemi të dhëna për numrin e të varfërve ekzistojnë dyshime se të dhënat zyrtare për numrin e të pa punësuarve dhe shfrytëzuesve të asistencës sociale janë të kurdisura , për të treguar se Qeveria vepron me sukses , andaj nuk mund të flitet për një qasje serioze ndaj problemit të varfërisë, ka theksuar Medojeviq. Sipas fjalëve të saj ,Mali i Zi në vitin 2013 ka disponuar të dhënat e fundit zyrtare  për të varfëritë. Ajo konsideron se situata ka ndryshuar dukshëm andaj kemi edhe më tepër varfëri të reja.

 

Thaçi: Nëse dështon dialogu, Kosova rrezikon të shndërrohet në Qipro veriore, Oseti…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se pa normalizim të raporteve, as Kosova dhe as Serbia nuk mund te lëvizin drejt anëtarësimit.

“Nëse ndodh dështimi i dialogut me fajin tonë, Kosova mund të shndërrohet në një Qipro veriore, Oseti, Nagorni Karabah apo Abkazi. BE-ja dhe SHBA-ja janë kundër kësaj gjendjeje të ngrirë, andaj të gjithë në Kosovë e Serbi duhet të punojmë për një marrëveshje te balancuar”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Sipas tij, këtë liderëve kosovarë në Bruksel ua kanë thënë miqtë e Kosovës.

Këto vende që i përmendi Thaçi janë pa status të definuar dhe nuk njihen si shtete nga bashkësia ndërkombëtare.

 

DAÇIQ: NUK KA ZGJIDHJE PËR KOSOVËN PA MIRATIMIN E FUQIVE TË MËDHA

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq ka thënë se nuk sheh gatishmëri nga ana e Prishtinës për kompromis kur është fjala për statusin e Kosovës. Daçiq ka deklaruar se gjatë muajve të ardhshëm do të intensifikohen bisedimet për të gjetur një zgjidhje më të përhershme për Kosovën.

Sipas tij, janë dy arsye pse duhet shpejtuar bisedimet.“Arsyeja e parë është nevoja për kompromis, dhe jo për ta mbajtur këtë temë mbrapa me dekada. Arsyeja e dytë është se do theksohet mandati i organeve evropiane, Federica Mogherini duhet të shkojë në votime. Kjo do të thotë intensifikim të dialogut, por nuk ekziston një zgjidhje e tillë pa miratimin e fuqive të mëdha”, është shprehur Daçiq, transmeton lajmi.net. Lidhur me ndarjen e mundshme të Kosovës, ai ka thënë se ka folur rreth dhjetë vite më parë rreth kësaj çështje. Ndërkohë ai ka përfunduar duke thënë se kalon çdo orë të kohës në punë për të penguar njohjen e Kosovës.

 

DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën negative

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se "politika e kësaj administrate është e qëndrueshme: thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues".Ditëve të fundit janë shtuar idetë e hedhura nga të dyja palët për ndarjen tokësore të Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo 'korrigjimin e kufirit" në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës që ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë dhe Serbisë që vazhdon ta kundërshtojë atë. Marrëveshja është kusht për të dyja palët që të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Më shumë se 70.000 persona të pastrehë pas tërmetit në Indonezi

Më shumë se 70,000 persona kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që ka goditur ishullin Lombok në Indonezi, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën, transmeton AFP. Tërmeti i shkallës 6.9 ka lënë të vdekur 105 persona dhe ka shqetësuar turistët të dielën, një javë pasi një tjetër tërmet që ka ndodhur në këtë vend ka shkaktuar vdekjen e 17 personave tjerë. Rreth 236 persona janë plagosur rëndë, mijëra shtëpi janë dëmtuar derisa autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë mjekësore dhe furnizim me gjëra të domosdoshme.“Përpjekjet për të evakuuar njerëzit janë shpejtuar mirëpo ende ka shumë probleme në këtë pjesë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për Katastrofa, Sutopo Purwo Nugroho.“Numri i viktimave vazhdon të rritet. Më shumë se 70,000 persona janë evakuuar dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar”, është shprehur ai.

 

Irani mund t'iu përgjigjet sanksioneve amerikane me sulme kibernetike

Ekspertë të inteligjencës dhe sigurisë kibernetike kanë thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për sulme kibernetike nga Irani, si shenjë hakmarrjeje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për rivendosje të sanksioneve. Shqetësimet për kërcënim kibernetik janë rritur nga muaji maj, kur Trump është tërhequr nga pakti bërthamor i vitit 2015, e cila parasheh lirim nga sanksionet për Iranin, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor. Sipas ekspertëve, ky kërcënim mund të rritet pas vendimit të Uashingtonit për të rivendosur sanksionet ekonomike në Teheran. Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë cilësuar Iranin si një nga kërcënimet kryesore të huaja me të cilat përballet Amerika, duke përmendur edhe Rusinë, Kinën, dhe Korenë Veriore. Një valë e sulmeve, për të cilën autoritetet amerikane kanë fajësuar Iranin në periudhën 2012-2014, ka shënjestruar banka dhe ka shkaktuar dëme në vlerë të miliona dollarëve. Irani kundërshton përdorimin e kapaciteteve kiberbetike për qëllime të dëmshme dhe akuzon SHBA-në, se ka cak Iranin.

 

OKB kërkon nga Mianmari të shpejtojë kthimin e myslimanëve Rohingya

Agjencitë për ndihma të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Mianmarit të mërkurën për të përmirësuar kushtet në shtetin Rakhine, në mënyrë që të realizohet kthimi i sigurt i qindra mijëra refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi, transmeton Reuters. Komisioni i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) dhe Programi për Zhvillim (UNDP) kanë thënë në një deklaratë të përbashkët, se atyre iu duhet qasje e plotë në shtetin Rakhine dhe se janë duke pritur për leje, në mënyrë që të dërgojnë një ekip në qytetin Maungdaw. Kombet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me Mianmarin në fillim të muajit qershorit për të lejuar mijëra myslimanë Rohingya të kthehen në baza vullnetare në vendet e tyre. Mirëpo pakti sekret, i parë nga agjencia e lajmeve Reuters nuk garanton shtetësi apo liri të lëvizjes së lirë në këtë shtet për këta persona. Më shumë se 700,000 myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari, si pasojë e një dhunës ushtarake që kanë nisur në muajin gusht të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të një grupi të armatosur Rohingya. Mianmari kundërshton akuzat për spastrim etnik dhe hedh poshtë shumicën e akuzave për mizori, duke fajësuar myslimanët Rohingya si “terroristë”.

 

Bjeshkët, gjithnjë e më të zbrazëta

Një pjesë e banorëve të Malësisë, tradicionalisht, kanë kaluar sezonin veror në bjeshkët e njohura përreth duke  shfrytëzuar, në këtë mënyrë, resurset natyrore në stinën e verës në bjeshkët e njohura, duke filluar nga bjeshka e njohur e Koritës e kështu me radhë deri në bjeshkët më të larta. Edhe pse, jo shumë kaherë, dalja në bjeshkë ishte mjaft masive, në këto dy-tri dekadat e fundit ajo është zvogëluar dukshëm, kurse sot përveç në Koritë, në bjeshkët tjera numri i banorëve është pothuajse simbolik.

Njëri ndër shkaqet kryesore është emigrimi i popullsisë në botën e jashtme, të një pjese të konsiderueshme si dhe, pjesa tjetër, të shpërngulur në pjesën fushore. Kjo ka pasuar zvogëlimin maksimal të amvisërive në fshatrat përreth ashtu që edhe shfrytëzimi i bjeshkës nga banorët vendas është shumë i vogël.

Në anën tjetër, kushtet e sotme të jetës  në zonat urbane, dallojnë shumë nga ato në fshatrat përreth e të mos flitet për dallimin ekzistues me ato në bjeshkët e larta. Edhe pse, shfrytëzimi i resurseve ekzistuese në kushtet e bjeshkës, është gjithnjë e më i preferuar, prapëseprapë, mungesa e krijimit të kushteve adekuate e ka ngadalësuar afirmimin e  kushteve që ofrojnë bjeshkët tona. Ndoshta, në një perspektivë të afërt, me zhvillimin e infrastrukturës adekuate  do të krijohen kushtet  për shfrytëzimin e resurseve ekzistuese natyrore në bjeshkët tona, dhe në këtë mënyrë tu kthehet gjallëria, së paku, për të kaluar një pjesë të pushimeve verore në klimën e përshtatshme dhe bukurinë e bjeshkëve përreth.

Gjokë Dukaj, gazetar i RMZ

 

Edhe nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë

     Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

        Temperaturat: Podgoricë e H. Novi 36. Ulqin 34, Budvë, Nikshiq e Shavnik 32, Tivar, Plevle, Beranë e B. Pole 31, Rozhajë e Plluzhinë 30, Cetinë, Kollashin e Plavë 29 dhe në Zhablak 24.

       Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht jugore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 24 , kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 38 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se