Žabljak
Pretežno vedro
8.5 °C
Pljevlja
Vedro
8.5 °C
Herceg Novi
Vedro
19.8 °C
Nikšić
Vedro
12.4 °C
Cetinje
Pretežno vedro
10.2 °C
Bar
Vedro
19.3 °C
Podgorica
Pretežno vedro
19.6 °C
Ulcinj
Vedro
15.2 °C
Kolašin
9
6.0 °C

Lajmet

09. 08. 2018.   >>  17:50 0

Lajmet 09.08.2018

09.08.2018

Në misionin e NATO- në Afganistanë do të dërgohen 29 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi

Në misionin e NATO-s resolute support në Afganistanë do të dërgohen 29 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Nga ky dikaster kanë theksuar për „Pobjedën“ se ushtarëve malazezë në këtë mision do të shkojnë më muajin gusht.

Kontigjenti i 8-të aktual i cili është i angazhuar në këtë mision numëron 20 ushtarë,  por me vendimin e parlamentit të Malit të Zi datës 5 korrik është vendosur që numri i pjesëmarrësve në këtë mision të rritet në 40 . Në kuadër të kontigjentit të ardhshëm të 9-të , gjatë gushtit  do të dërgohen 29 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi, kanë kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

 

PDS kërkon ndryshimet e ligjit për të penguar  veptrimtaritë  antishtetërore

PDSnuk kërkon ndryshimet e ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave për të shuar Këshillin Nacional Serbë por për të penguar  veptrimtarinë e tij antishtetërore, është kumtuar nga kjo parti. Kryetari i Këshillit Momçillo Vukasanoviq ka theksuar , duke komentuar ndryshimet e paralajmëruara të ligjit në pjesën që ka të bëjnë me financimin e punës së këshillave nacional se PDS në këtë mënyrë dëshiron të shuaj këtë organizatë , me qëllim të shuarjes së mediave serbe dhe më lehtë të realizojë projektin e asmilimit të popullit serbë në Mal të Zi. Nga PDS kanë theksuar se Vuksanoviq në reagimin e vetë është marrë ekskluzivisht me çështje politike dhe në asnjë mënyrë me çështjet kulturore ose të identitetit.

Askush nuk ka thënë se PDS do të kërkojë ndryshimin e ligjit me qëllim të shuarjes së Këshillit nacional serbë, por me qëllim të pengimit të shpenzimit të mjeteve nga buxheti nga ato këshilla të cilët këto mjete i shpenzojnë për të rrëzuar themelet e shtetit të Malit të Zi , kanë kumtuar nga PDS.

 

Kuvendi i Malit të zi dhe Dhoma e komunave të Mbretërisë së Bashkuar do të formojnë në shtator grupet parlamentare të miqësisë

Kuvendi i Malit të Zi dhe Dhoma e komunave të mbretërisë së bashkuar do të formojnë në shtator grupet parlamentare të miqësisë të dy shteteve , është paralajmëruar nga takimi i kryetarit të Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët  Andria Nikoliq me deputetin e Dhomës së poshtme të parlamentit të mbretërisë së Bashkuar Xhon Grogan.

Grogan , i cili është njëri nga inicuesit e formimit të grupit të miqësisë në parlamentin e mbretërisë së bashkuar ka theksuar se vlerëson lartë sukseset e Malit të Zi në planin e politikës së jashtme. Ai siç është kumtuar nga Parlamenti , ka theksuar rëndësinë e rolit të Malit të Zi në ruajtjen e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nikoliq ka falenderuar përkrahjen e vazhdueshme  të Londrës zyrtare në të gjitha etapat e politikës së re të Malit të Zi.

 

Nënat ditën e  shtunë në ora 13 organizojnë protestë të re mbi urën në Gjrugjeviqa Tara

Shfrytëzueset e kompensimeve për nënat me 3 dhe më tepër fëmijë do të organizojnë të shtunën në ora 13 protestë të re mbi urën në Gjrugjeviqa Tara. Nga Këshillli koordinues kanë theksuar se këtë lokalitet e kanë zgjedhur sepse ura gjithmon asocon unitetin , lidhjet , bukurinë dhe pastërtinë, sado e vjetër që të jetë ajo.

Sot nënat qëndrojnë mbi këtë urë dhe porosisin se nuk mund të ketë kategorizim dhe aty gjendën për hirë të të gjitha nënave , thuhet në kumtesë. Nënat konsiderojnë se institucionet kompetente përpiqen ti ndikojnë mbi  3500 nëna të cilave ua kanë kthyer një pjesë të kompensimit. Me këtë rast Këshilli koodinues ka bërë ftesë të gjitha nënave sidomos atyre nga veriu i shtetit që të shkojnë në protestë dhe të përkrahin luftën e përbashkët për të drejtën e cila u është marrë.

 

Sinisha Kusovac është zgjedhur sot kryetar i Komunës së Tivatit

Kryetari i këshillit komunal të tivatit të PDS Sinisha Kusovac është zgjedhur sot kryetar i Komunës së Tivatit. Zgjedhjen e tij në mbledhjen e parlamentit lokal e kanë përkrahur 23 këshilltarë të PDS, social demokratëve dhe të iniciativës qytetare kroate.

Kunëdr emërimit të tijë kanë votuar 6 këshilltarë, transmeton Portali i Boka News. Pas zgjedhjes , Klikovac ka theksuar se brenda dy viteve të ardhshme do ti përfundojë shumë projekte me të cilat PDS ka fituar zgjedhjet lokale në viin 2016.

 

Kryqi i Kuq ka aktivizuar sistemin për marrjen e përkrahjes ndërkombëtare për ndihmë humanitare

Kryqi i Kuq ka aktivizuar sistemin për marrjen e përkrahjes ndërkombëtare për ndihmë humanitare për emigrantët në Mal të Zi përmes DREF Fondit. Kjo organizatë humanitare përkrahjen e kërkuar nga Fondacioni ndërkombëtarë i Kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së kuqe. Nga kryqi i kuq i Malit të Zi është kumtuar se mjetet e DREF , gjegjësisht të fondit për ndihma dedikohen për sigurimin e ushqimit, higjienës ndihmës së parë dhe për vendosjen e lidhjeve familjare. Siç kanë theksuar kjo ndihmë do të zgjas deri kah fundi i muajit tetor. Nga Kryqi i Kuq kanë theksuar se Mali i Zi me hapjen e rutës së Adriatikut është ballafaquar me rritjen e numrit të emigrantëve dhe të azil kërkueseve. Siç kanë theksuar numëri më i madh i tyre hynë në Mal të Zi përmes vendkalimit kufitar Bozhaj, kurse një numër i caktuar largohet përmes Plevles.

 

Radulloviq ka kërkuar nga Gjyqi themelor në Podgoricë që Vanja Qalloviq Makoviq të kthehet në vendin e antares së këshillit

Avokati Veselin Radulloviq ka kërkuar nga Gjyqi themelor në podgoricë sjelljen e masës së përkohshme me të cilën Vanja Qalloviq Makoviq do të kthehej në vendin e anëtares  të Këshillit të agjencisë për pengimin e korrupsionit nga i cili është shkarkuar në fillim të muajit korrik.

Avokati Marko Radulloviq ia ka dorëzuar sot Gjyqit themelorë aktë vendimin e gjyqit afaristë me të cilin shfuqizohet vendimi i agjencisë për pengimin e korrupsionit dhe i cili ishte bazë për shkarkimin e Qalloviq-Markoviq në funksionin e anëtares të Këshillit .

 

Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se pajtohet për ridefinim të kufijve me shqiptarët në Kosovë.“Unë pajtohem dhe kjo është politika ime, për ridefinim të kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt, kjo është gjithmonë potencial për përleshje”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk mund të flas se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, sepse kjo do të zbulonte kartat e Serbisë në bisedime, transmeton lajmi.net. Vuçiq ka sqaruar edhe se marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse e cila nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa disa e mendojnë.

 

LVV-ja e gatshme për protesta, jo edhe LDK-ja e PSD-ja

Lëvizja Vetëvendosje tash e një kohë po shpreh gatishmërinë për të organizuar protesta kundër vendimeve të dëmshme që mund të arrihen në dialogun me Serbinë dhe kundër presidentit Hashim Thaçi si kryenegociator, shkruan sot Gazeta "Zëri".Zyrtarë të këtij subjekti politik kanë thënë për gazetën “Zëri” që do t’i provojnë të gjitha mundësitë institucionale për largimin e presidentit Hashim Thaçi, por në të njëjtën kohë janë edhe duke punuar për mobilizim të përgjithshëm të qytetarëve, të subjekteve politike dhe të shoqërisë civile për protesta.

Ndërkaq, të pavendosur për këtë iniciativë janë shprehur pjesa tjetër e opozitës, të cilët për gazetën “Zëri” kanë thënë që për këtë çështje duhet të shteren të gjitha mundësitë institucionale dhe se opsioni i fundit duhet të jenë protestat.

 

Britania kundërshton ndryshimin e kufijve

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim. “Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese,” ka thënë kjo Ambasadë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. “Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”. “Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilën përfitojnë të dy vendet.” Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

 

Presidenti Thaçi emëroi gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

Ceremonia e  betimit e gjyqtarëve të rinj para presidentit Thaçi është zhvilluar sot, ku e pranishme ka qenë edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Leban dhe Nexhmi Rexhepi, që sot kanë dhënë betimin para presidentit Thaçi, paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe emrat e tyre ishin shqyrtuar nga Komisioni i Posaçëm për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të procedurave të votimit të fshehtë të mbajtura në seancat plenare të Kuvendit. Gjatë procesit të votimit të fshehtë, Remzije Istrefi-Peci kishte marrë gjithsej 83 vota, Radomir Leban kishte marrë 71 vota, Nexhmi Rexhepi kishte marrë 66 vota, Safet Hoxha kishte marrë 62 vota dhe Bajram Ljatifi kishte marrë gjithsej 58 vota. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese, për herë të parë në historikun e saj, tanimë është vetëm me gjyqtarë vendorë.

 

Irani mund t'iu përgjigjet sanksioneve amerikane me sulme kibernetike

Ekspertët  e  inteligjencës dhe sigurisë kibernetike kanë thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për sulme kibernetike nga Irani, si shenjë hakmarrjeje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për rivendosje të sanksioneve. Shqetësimet për kërcënim kibernetik janë rritur nga muaji maj, kur Trump është tërhequr nga pakti bërthamor i vitit 2015, i cila parasheh lirim nga sanksionet për Iranin, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthmor. Sipas ekspertëve, ky kërcënim mund të rritet pas vendimit të Uashingtonit për të rivendosur sanksionet ekonomike në Teheran. “Derisa nuk kemi ndonjë kërcënim specifik, ne kemi parë disa shenja të rritjes së aktivitetit iranian në javët e fundit”, ka thënë, Priscilla Moriuchi, udhëheqëse e Recorded Future, kompani që heton kërcënimet kibernetike në kohë reale në botë. Kompania me seli në Masaçusets pati parashikuar në muajin maj se tërheqja e SHBA-së nga pakti bërthamor do të provokonte përgjigjje kibernetike nga Qeveria Iraniane në dy deri katër muajt e ardhshëm, transmeton AP. Një valë e sulmeve, për të cilën autoritetet amerikane kanë fajësuar Iranin në periudhën 2012-2014, ka shënjestruar banka dhe ka shkaktuar dëme në vlerë të miliona dollarëve. Irani kundërshton përdorimin e kapaciteteve kiberbetike për qëllime të dëmshme dhe akuzon SHBA-në, se ka cak Iranin.

 

SHBA sanksionon sërish Rusinë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta godasin Rusinë me sanksione të reja me qëllim të ndëshkimit të Moskës, për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në muajin mars në Sallsbëri të Anglisë. Njoftimi i 8 gushtit nga Departamenti amerikan i Shtetit vjen pas masave të mëparshme të Uashingtonit për këtë rast, përfshirë dëbimin e dhjetëra diplomatëve rusë në koordinim me Britaninë dhe aleatë tjerë, si përgjigjje ndaj helmimeve, për të cilat autoritetet kanë thënë se është përdorur agjendi nervor, Noviçok. Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se vala e parë e sanksioneve do të nisë së zbatuari më 22 gusht dhe se të njëjtat janë vënë sipas ligjit amerikan të vitit 1991 për armët kimike dhe ato biologjike. Këto masa shënjestrojnë licensat e pajisjeve teknologjike amerikane siç janë turbinat e gazit, eletronika dhe pajisje të kalibrimit. Një zyrtar ka thënë se kërkesat për licensimin e eksportit të këtyre mallrave në Rusi tani do “mohohet me paramendim”. Zyrtarët kanë thënë se një gjë e tillë mund të ndërpresë qindra miliona dollarë në eksportet e ardhshme drejt Rusisë. Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti po ashtu ka thënë se Rusia do të ketë 90 ditë për të vepruar në përputhje me kërkesat tjera specifike duke përfshirë lejimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara dhe personelit ndërkombëtar për të vërtetuar se nuk ekzistojnë armë biologjike apo kimike në këtë vend.

 

Disa fëmijë vriten pas sulmeve ajrore në Jemen

Dhjetëra persona, shumica prej tyre fëmijë janë vrarë apo plagosur pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në veri të Jemenit. Autobusi ishte duke udhëtuar nga dyqani Dahyan në provincën Saada, të kontrolluar nga rebelët. Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga rebelët huthi ka thënë se të paktën 43 persona janë vrarë. Kryqi i Kuq ka njoftuar se shumica e viktimave kanë qenë nën moshën 10 vjeçare. Koalicioni, i cili mbështet Qeverinë e Jemenit në luftë kundër rebelëve huthi nuk ka komentuar ende për këtë incident. Po ky grup ka insistuar më parë se nuk shënjestron civilët, mirëpo grupet për të drejtat e njeriut kanë akuzuar të njëjtin për sulme në dyqane, shkolla, spitale dhe zona të banimit. Pothuajse 10,000 persona, dy të tretat e civilëve janë vrarë prej kur rebelët huthi kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe në veri të shtetit, duke përfshirë kryeqytetin Sanna më 2014, çka ka shtyrë presidentin, Abdrabbuh Mansour Hadi të jetojë në ekzil në Arabinë Saudite. Një vit më vonë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërhyrë në konflikt.

 

Numri i personave që kanë humbur jetën është rritë në 319, ka deklarua sot ministri  indonezhian për siguri  Viranto

Më shumë se 70,000 persona kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që ka goditur ishullin Lombok në Indonezi, kanë njoftuar autoritetet.Numri i personave që kanë humbur jetën është rritë në 319, ka deklarua sot ministri  indonezhian për siguri  Viranto.

Termeti edhe sot  për të tretën herë me radhë e ka goditur ishullin Llombok me forcë prej 6,2 shkallë  me çrsat ka shtua panikën tek qytetarët dhe ka dëmtuar  shumë objekte ndertimi.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshmet.

       Temperaturat: Podgoricë 37 gradë, Ulqin 34, H. Novi e Budvë 33, Tivar, Nikshiq, Plevle , Shavnik e Bjello Pole 32, Kollashin e Beranë 31, Cetinë, Plavë e Rozhaj 30, Plluzhinë 29 dhe në Zhablak 24 g.

       Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pas dite janë të mundshme vranësira graduale dhe në viset malore vende vende reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se