Žabljak
Pretežno vedro
13.3 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
13.0 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
19.8 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
13.2 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
11.1 °C
Bar
Malo oblačno
21.8 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
19.2 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
16.5 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
10.3 °C

Lajmet

14. 08. 2018.   >>  16:55 0

Lajmet 14.08.2018

14.08.2018

Një person është vrarë dhe një tjetër i plagosur nga të shtënat në Bjello Pole,

Një person është vrarë kurse një tjetër është plagosur nga të shtënat të cilat kanë ndodhur mbrëmë rreth mesnate në Bjello Pole, i është vërtetuar Portalit të RTMZ nga drejtoria e policisë.

Nënshtetasi i Serbisë, Zhelko Pavllov, është vrarë, kurse Lubomir Llaziq, po ashtu nënshtetas i Serbisë, është plagosur rëndë.

Siç bëhet medie, është arrestuar i dyshuari nga Bjello Pola, Ellvis Qatoviq. Policia ka gjetur edhe armën me të cilën është kryer krimi. Nga qendra klinike e Malit të Zi,  TVMZ  i kanë theksuar se Llaziq, është pranuar me lëndime në gjoks të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Në orët e para të mëngjesit është dërguar në Qendrën klinike të Malit të Zi, nga spitali i përgjithshëm në Bjello Pole. Hetimet janë në vazhdim.

 

Ambient i volitshëm afarist në Mal të Zi

Ambienti i përgjithshëm afaristë në Mal të Zi është mjaft i volitshëm, por ekziston hapësirë për përmirësime dhe eliminimin e barrierave  që kanë të bëjnë me taksa të shumta, me ngarkesë të madhe të shpenzimeve të punës , me ekonominë informale dhe me fleksibilitetin e pa mjaftueshëm të tregut të punës , është vlerësuar në Oden Ekonomike të Malit të Zi. Avancimi i ambientit afaristë kërkon  realizimin e mëtejmë të masave reformiste dhe të aktiviteteve që do të kontribuojnë në krijimin e suazave ekonomike  të volitshme për investime dhe zhvillimin e afarizmit, kanë theksuar në Oden ekonomike për agjencinë Mina. 

Mali i Zi, në vazhdimësi shënon progres kur është fjala për ambientin për afarizëm gjë që e vërtetojnë rezultatet nga raporti i fundit i Bankës botërore për lehtësinë e afarizmit.

Andaj , ata kanë theksuar se presin që qeveria në pajtim me mundësitë, kur është fjala për stabilitetin fiskal do ti zvogëlojë detyrimet tatimore para së gjithash në pjesën e tatimeve dhe kontributeve për të ardhurat e të punësuarve, kurse më vonë përmes ridefinimit të disa lehtësimeve në nivelin lokal si dhe harmonizimin e tyre në nivelin a administrative lokale.

 

Të përgatitur mirë për sezonin e zjarreve

Pjesëtarët e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit për sezonin e sivjetmë  të zjarreve janë përgatitur më mirë dhe më të sistemuar dhe, nëse ato ndodhin, do të jenë të gatshëm që të reagojnë me kohë, ka theksuar drejtori i drejtorisë për situatat e jashtëzakonshme, Mirsad Muliq. Ai për gazetën “Pobjeda “, ka deklaruar se në vitin  e fundit vëmendje e veçantë i është kushtuar aktiviteteve parandaluese dhe realizimit të tyre i janë qasur më të organizuar. Përveç kësaj, siç ka theksuar ai, këtë sezon të zjarreve  e presim me resurse të përmirësuara materiale dhe teknike krahasuar me vitin e mëparshëm.

Duke krahasuar verën e sivjetme me atë të kaluarën , Muliq, ka theksuar se në verën e kaluar janë regjistruar mbi 3 mijë zjarre kurse në këtë vit numri i tyre është shumë më i vogël dhe sillet rreth 400 zjarre,  në  ç’gjë, sipas fjalëve të tij, në pjesën më të madhe kanë ndikuar kushtet e mira klimatike.

As zjarret e regjistruara nuk kanë qenë të një vëllimi të madh e që do të kërkonin angazhimin e tërë sistemit por të gjitha zjarret janë shuar nga shërbimet lokale të mbrojtjes dhe shpëtimit, ka theksuar Muliq.

 

Sezoni turistik nuk do të përfundoj në muajin shtator

Në organizatën turistike të Kotorrit kanë theksuar se janë të kënaqur me sezonin e sivjetmë turistik i cili , siç theksojnë nuk do të përfundojë në shtator. Drejtorja e Organizatës turistike të Kotorrit, Ana Nives- Radoviq, ka theksuar se janë të kënaqur edhe me numrin e turistëve dhe sezoni, siç ka shtuar ajo, ka filluar më herët se viteve të kaluara. Ajo ka shtuar se për shkak të ngritjes së nivelit të disiplinës në mesin e qiradhënësve  është rritur edhe numri i mysafirëve të paraqitur.

Sezoni i sivjetmë  turistik nuk do të përfundojë në shtator siç ka qenë dikur .

Që në fillim të vitit kemi pasur disa anije me turistë  dhe, po ashtu, do të kemi edhe të tjerë deri në muajin dhjetor, ka theksuar ajo.

 

Vizitë e mirë nga turistët në Budvë

Momentalisht, në Budvë, qëndrojnë rreth 73 mijë e 500 turistë , ose diçka më tepër se në vitin e kaluar , ka kumtuar drejtori i Organizatës turistike lokale, Mlladen Franoviq. Budva, është përplot turistë në kulmin e sezonit gjë që edhe e kemi pritur, ka deklaruar Franoviq, për TVMZ.

Ai, ka theksuar se në mesin e mysafirëve në kryeqendrën turistike më së tepërmi ka nga shtetet e ish Jugosllavisë.

Në këtë sezon, Budva, shënon edhe grumbullim më të lartë të taksës për qëndrim, ka thënë Franoviq.

Deri tani kemi grumbulluar rreth 2 milion euro dhe deri në fund të vitit pritet pagesë më e lartë e taksës së qëndrimit,  ka kumtuar ai.

 

Majori, Miliçiq, në misionin paqeruajtës në Mali

Majori,  Millutin Miliçiq, do të dërgohet në misionin në Mali është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Atë, sot e ka prit zëvendësi i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi, Svetozar Brajkoviq.

Brajkoviq, i ka uruar atij realizimin e suksesshëm të detyrave në këtë mision dhe ka shtuar se pret që me dinjitet, ta përfaqësojë Malin e Zi dhe ushtrinë e Malit të Zi, thuhet në kumtesën e Ministrisë së mbrojtjes.

Nga ministria e mbrojtjes kanë theksuar se ushtria e Malit të Zi merr pjesë në misionin EUTM,  prej majit të vitit 2014, kurse  Miliçiq, i cili do të ushtrojë detyrën e udhëheqësit të ekipit logjistik të instruktorëve për stërvitjen e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Republikës Mali, do ta zëvendësojë togerin e luftëanies,  Sasha  Çepiq, i cili në këtë detyrë gjendet prej muajit shkurt të këtij viti.

 

Thaçi, fton sërish për korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës, për siç tha, “arritjen e qëllimit të përbashkët të bashkimit të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se bashkimi i këtyre territoreve me Kosovën, që gjenden në jug të Serbisë, do të mund të arrihet përmes korrigjimit të kufirit mes këtyre dy shteteve.

Presidenti Thaçi po kërkon që në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të flitet edhe për korrigjimin e kufijve dhe mundësisë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idenë e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve nuk po e përkrah kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një deklarim të bërë javën e kaluar, tha se kufijtë ndryshohen vetëm me luftë.

 

Berlini kundër korrigjimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor

Gjermania nuk mund të lejojë ndryshime dhe as korrigjime të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu thuhet në një komunikatë të zyrës së kancelares Merkel, botuar në faqen zyrtare të Qeverisë gjermane.

“Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i paprekshëm. Kjo është përgjigja e prerë e kancelarës Merkel ndaj disa synimeve që pas luftërave ballkanike, të ketë ndryshime dhe korrigjime të kufijve në Ballkanin perëndimor”, thuhet në deklaratën zyrtare për shtyp të Qeverisë gjermane, lëshuar nga zyra e kancelares Merkel, pas takimit të saj me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiç.

“Nuk mund të lejojmë ndryshime dhe as korrigjime kufijsh në Ballkanin perëndimor”, citohet të ketë thënë zonja Merkel në komunikatën e zyrës së saj, teksa shtohet se “në vend të kësaj, për vendet e Ballkanit Perëndimor është hapur perspektiva për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian”, transmeton RTKlive.

Në komunikatë theksohet se “Kancelarja gjermane ka krijua procesin e Berlinin më 2014 me qëllim që vendet e Ballkanit të krijojnë raporte dhe marrëdhënie fqinjësore dhe të pajtohen me njëra-tjetrën dhe me qëllim që të kryejnë reforma strukturore thelbësore”.

 

Procesi i liberalizimit të vizave, në hijen e zhvillimit të proceseve në vend

Ka kaluar një muaj prejse Komisioni Evropian (KE) ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën, por institucionet përgjegjëse janë fokusuar në tema të tjera politike, duke e lënë anash lobimin te shtetet anëtare të BE-së dhe fushatën informuese të liberalizimit për qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, si Asociacioni i Komunave Serbe në njërën anë dhe procesi i dialogut me Serbinë në anën tjetër, përkatësisht bashkimi i Luginës me Kosovën, janë dy çështje që kanë lënë “nën hije” procesin e liberalizimit të vizave,  proces ky që sipas krerëve të shtetit do të përfundojë këtë vit.

Megjithatë, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka mohuar për “Zërin” se procesi i liberalizimit të vizave është lënë anash nga Qeveria e Kosovës, ndonëse të kundërtën po e thonë përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e integrimit.

 

Rrëzohet ura në Gjenova të Italisë. Së paku 10 të vdekur

Një urë e autostradës u rrëzua sot mbi qytetin port të Gjenovës të Italisë veriore, duke vrarë dhjetëra njerëz, sipas shërbimit lokal të ambulancës, në atë që ministri i transportit tha se ka gjasa të jetë "një tragjedi e madhe".

Brigada lokale e zjarrit tha se ura u shemb rreth orës 11:30 të mëngjesit gjatë rrebeshit. Televizioni tregoi imazhet e pjesës së shembur të urës, e ndërtuar në autostradën me pagesë A10, në vitet 1960, raporton Reuters.

Të paktën 10 vetë u vranë dhe 20 automjete u përfshinë, thanë burimet e policisë lokale, transmeton RTKlive.

Rruga e ngritur u shkatërrua mbi një lumë, binarë hekurudhore dhe ndërtesa. Autostrada është një arterie kryesore në Rivierën Italiane dhe në bregun jugor të Francës. Shërbimet e trenit rreth Gjenovës janë ndalur

 

Vatra të reja zjarri në Greqi

Vetëm disa ditë pas zjarreve vrastare në periferi të Athinës, vatra të reja zjarri kanë djegur shumë zona pyjore në ishullin Evia pranë kryeqytetit grek, ndërsa orët e fundit shumë zjarre po shkrumbojnë prefekturën e Ilias në gadishullin e Peloponezit.

Mbrëmjen e së hënës, shërbimi zjarrfikës ka njoftuar se rreth 50 zjarrfikës me 17 mjete operojnë në këtë zonë që 11 vjet më parë u dëmtua më shumë se të gjitha prefekturat e këtij gadishulli nga zjarret që shkaktuan edhe vdekjen e 77 personave, midis tyre edhe shtetas shqiptare, transmeton TCH.

Në ishullin Evia, pranë Athinës, shumë vatra zjarri që prej ditës së diel, dogjën mbi 1200 hektarë pyje, tashmë janë vënë nën kontroll pas operacioneve të organizuara të rreth 200 pjesëtarëve të forcave zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga qindra trupa dhe mjete të ushtrisë,ndërsa kanë mbetur ende disa zjarre të vogla që pritet të shuhen në orët e ardhshme.

 

OKB, raporton për afro 30.000 militantë  të IS , në Irak dhe në Siri

Pavarësisht mposhtjes së grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Irak dhe pjesën më të madhe të Sirisë, i njëjti ka rreth 20,000 deri në 30,000 militantë të këto dy shtete, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Në raportin e publikuar më 13 gusht theksohet se shifrat kanë ardhur nga qeveritë dhe se ato nuk janë identifikuar. Të dhënat e raportit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të luftëtarëve të huaj. Raporti, i hartuar nga ekspertë që kanë vëzhguar sanksionet kundër IS-it dhe Al-Kaidës tregon se militantët janë ndarë në mënyrë të barabartë në Irak dhe Siri. Ekspertët kanë përmendur se shumica e luftëtarëve kyçë janë duke u zhvendosur në Afganistan, ku konsiderohet se grupi ekstremist ka rreth 4,000 luftëtarë dhe se numri është në rritje. Sipas raportit të OKB-së, ky grup, “ende mund të kryejë sulme brenda territorit të Sirisë. Ndonëse nuk kontrollon asnjë territor plotësisht në Irak, ky grup ende është aktiv”, transmeton REL.

 

H. Abadi; Iraku nuk do të respektoj të gjitha sanksionet e SHBA ndaj Iranit

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha sot se Qeveria e tij do të respektojë vetëm ndalimin e përdorimit të dollarit, kur do të bëhen transaksione me Iranin, por, nuk do t’i përmbahet të gjitha sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Teheranit.

“Përkushtimi ynë, sa i përket çështjes së Iranit, është se nuk do ta përdorim dollarin si monedhë për transaksione dhe jo të respektojmë në tërësi sanksionet e SHBA-së”, citohet të ketë thënë Abadi gjatë një konference për media, raporton agjencia Reuters.

Deklarata e sotme e Abadit është në kundërshtim me komentet që ai kishte bërë javën e kaluar, kur tha se Iraku nuk pajtohet me sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Iranit, por se do t’i respektonin ato, me qëllim që të mbrohen interesat e shtetit.

SHBA-ja dhe Irani janë aleatët kryesorë të Irakut.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar rivendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit. Trump, në muajin maj, tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore, duke argumentuar se Irani nuk e ka respektuar këtë pakt.

 

Frontex, raporton  rënien e numrit të kalimeve të parregullta kufitare gjatë këtij viti 

Numri i kalimeve të parregullta kufitare nëpërmjet katër rrugëve kryesore në Bashkimin Evropian, ka rënë për 43 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë, tha agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

Në total, sipas Frontex, në shtatë muajt e këtij viti, janë regjistruar 73,500 kalime ilegale të kufirit. Në muajin korrik, kalimet e paligjshme të kufirit ishin për 18 për qind më të ulëta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Megjithatë, Rruga Perëndimore Mesdhetare është përdorur më së shumti nga migrantët për të arritur në Spanjë. Sipas Frontex, në total 23,100 migrantë, që kryesisht erdhën nga Afrika, kanë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht në Spanjë. Kjo shifër është dy herë më e lartë, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkaq, migrantët kanë vazhduar që të tentojnë të arrijnë në Evropë edhe përmes Detit Mesdhe, ndërkaq sipas Frontex-it, shifrat e lëvizjes e migrantëve përmes Ballkanit vazhdojnë të jenë modeste.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthejllët. Frynë erë e dobët nga drejtimet e jugut.

 Temperaturat: Podgoricë 34 gradë, Budvë 33, Tivar 32, H. Novi e Ulqin 31, Cetinë e B. Pole 30, Nikshiq , Kollashin , Shavnik, Plluzhinë, Beranë e Rozhaj 29, Plavë 28 dhe në Zhablak 24 g. 

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe, kohë pas kohe ,me reshje të shiut e bubullimë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 34 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se