Žabljak
Pretežno oblačno
7.1 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
8.9 °C
Herceg Novi
Vedro
21.9 °C
Nikšić
Pretežno vedro
15.8 °C
Cetinje
Vedro
17.5 °C
Bar
Vedro
22.3 °C
Podgorica
Pretežno vedro
21.2 °C
Ulcinj
Vedro
22.4 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
11.3 °C

Lajmet

20. 08. 2018.   >>  17:35 0

Lajmet 20.08.2018

20.08.2018

Nesër besimtarët e konfesionit islam  kremtojnë Kurban Bajramin

Nesër te gjithë besimtaret e konfesioni islam  kremtojnë Kurban Bajramin. Bajrami është një festë që e mbron njeriun duke i dhënë kuptim dhe dinjitet. Kjo është një mundësi për forcimin e familjes, miqësisë dhe lidhjeve fqinjësore, thuhet në mesazhin e Kurban Bajramit të reisit të Bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat Fejziq. Ditët e Bajramit na përkujtojnë në besimin e fortë të stërgjyshërve tanë të monoteizmit, Ibrahimit, gatishmërinë e tij për flijim dhe mëshirën e Zotit ndaj tij. I dërguari i Zotit profeti Ibrahim vendosi themelet e Qebes, që është tempulli i barazisë, ku bëjnë pelegrinazh me miliona besimtar nga e gjithë bota. Të gjithë këta dëshmojnë për besimin në një Zot dhe manifestojnë barazinë para tij, theksoi mes tjerash Fejziq. Ai tha se mesazhet e kurbanit dhe haxhit tregojnë se jeta e njeriut është e shenjtë, se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe se drejtësia është mëshirim i paqes dhe lirisë në botën e sotme të idealeve të larta. Reisi Fejziq i ftoi besimtarët që të ndajnë gëzimin dhe shpresën e festës me të gjithë njerëzit. Le të jenë lutjet tona të Bajramit të pranuara nga Zoti dhe ai të na ndihmojnë që të ndryshojmë për të mirë. Duke iu lutur Zotit për paqe ,liri dhe drejtësi për botë të gjithë myslimanëve në vend dhe diasporë iu uroj Bajramin, thuhet në urimin e reisit Rifat Fejziq.

Markoviq,Brajovic,Husovic:urojnë reisin e Bashkësisë islame me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i Qeverisë Dushko Markoviq, në emër të Qeverisë dhe në emrin e vetë personal i ka urua festën e Kurban  Bajramit reisit të Bashkësisë Isame në Mal të Zi Rifat Fejziq dhe qytetareve të konfesionit islam me dëshirë që këtë festë të madhe ta kalojnë në harmoni duke respektua besimin në mes të njerëzve. Me rastin e Kurban Bajramit Reisit të Bashkësisë Islame Rifat Fejziq dhe të gjithë besimtarët konfesionit isliman i urojë edhe kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq, si dhe kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq.

Zhytësit nga Bijella kanë gjetur sot trupin e pajetë të Sllagjan Janjiqit

Zhytësit nga Bijella kanë gjetur sot trupin e pajetë të Sllagjan Janjiqit nga Plluzhina, i cili para disa ditësh kishte humbur në liqenin Piva.Këtë e vërtetoi për media drejtori i Qendrës rajonale të zhytësve nga Bijella Vesko Mijajlloviq. Në nxjerrjen e turpit të tij kanë marrë pjesë 6 zhytës, kufoma është gjetur në thellësi prej 15 metrash. Me 30 vjeçarin Tijaniq nga Plluzhina ka qenë edhe Zharko Jokiq nga Nikshiqi i cili ka humbur jetën pas përmbysjes së skuterit. Kjo fatkeqësi ka ndodhur të enjten në orën 18 e 20 minuta.

Për shkak të vjedhjeve të disa pajisjeve është ndërprerë qarkullimi i trenit në linjën Beograd- Tivar

Për shkak të vjedhjeve të disa pajisjeve në linjën hekurudhore mëngjesin e sotëm është ndërprerë qarkullimi i trenit në linjën Beograd- Tivar. Si pasoj i ndërprerjes së kontaktit, treni në linjen Beograd-Tivar i cili rretho orës 8 e 30 minuta ishte ndalur në Podgoricë, pas një orë vonese u nis për në Tivar, deklaroi për Televizionin e Malit të Zi zëdhënësja për transportin hekurudhor Amina Muriq. Ajo njoftoi se ky defekt ende nuk është riparuar, por megjithatë treni është nisur rreth orës 10. Në vendin ku nuk ka qasje elektrike do të bëhet tërheqja e trenit me një makineri me naftë, deklaroi ajo.

Në Mal të Zi gjatë shtatë muajve të kaluar në fatkeqësitë në komunikacion kanë humbur jetën 27 persona

Në Mal të Zi gjatë shtatë muajve në fatkeqësitë në komunikacion kanë humbur jetën 27 persona, 32.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Nga janari e deri në gusht të vitit të kaluar, siç kanë theksuar, në fatkeqësitë në komunikacion kanë humbur jetën 40 persona.  Nga policia kanë thënë se do të vazhdojnë me forcimin e aktivitetet në mënyrë që të sigurojnë  një shkallën më të lartë të sigurisë në komunikacion.

Kvir Montenegro: duhet krijuar  kushte  për jetën në partneritet  të personave të të njëjtës gjini

Institucionet, shoqëria dhe organizatat e shoqërisë civile duhet te krijojnë kushte që ligji  për jetën në partneritet  të personave të të njëjtës gjini, miratimi i të cilit pritet deri në fund të vitit, të zbatohet në praktikë ,ka vlerësuar kryetari i Këshillit drejtues të organizatës Kvir Montenegro, Danijell Kalleziq. Ai ka thënë se në Kvir Montenegro janë të kënaqur me përmbajtjen e projektligjit, duke shtuar se me rastin e hartimit të këtij dokumenti kanë pasur dialog konstruktiv me institucionet kompetente.  Ai ka theksuar se në Kvir Montenegro presin, siç është planifikuar me planin e Qeverisë që ligji të miratohet deri në fund të vitit. Kalleziq ka vlerësuar se me miratimin e ligjit dukshëm do të përmirësohet pozita e LGBT personave   krahasuar me të drejtat që kanë.

R. Haradinaj - Strategjia e Sigurisë  është përgjigjja që institucionet duhet të kenë në çdo çast

Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, sovranitetit dhe rendit kushtetues. Haradinaj këto komente i bëri pas takimit të Grupit Punues për draftin e Strategjisë së Sigurisë duke shtuar se Kosova duhet të jetë e aftë të mbrojë veten në të gjitha dimensionet. Ai po ashtu theksoi se Kosova do të angazhohet edh për paqen në rajon dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale”.

Daçiq: Para demarkacionit, duhet të arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se demarkacioni i kufirit me Serbinë i cili po diskutohet në Prishtinë nuk mund të bëhet në baza të njëanshme. Sipas tij, para demarkacionit duhet të arrihet një marrëveshje.“Nuk ka dilemë që ne duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Dialogu do të vazhdojë në shtator”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka theksuar se ka një linjë administrative e cila ka qenë nën KFOR-in pothuajse për 20 vjet.“Në qoftë se zyrtarët e Kosovës mendojnë të marrin Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ata nuk e kuptojnë situatën në të cilën janë vendosur. Nuk është gjithçka e kryer, ato janë fjalë boshe”, është shprehur ministri serb.Ai ka shtuar se Serbia dëshiron një zgjidhje e cila nuk con në dëm të saj. Ndërsa sa i përket një referendumi të mundshëm për Kosovën, Daçiq ka thënë ‘jeni vonë’.“Jemi në fund të kapitujve të bisedimeve dhe dua kërkuar një zgjidhje kreative, ashtu siç ka thënë edhe administrata amerikane”.Një ditë më para anëtarë të Komisionit të Qeverisë së Kosovës për shënjimin e kufirit, kanë deklaruar se janë duke mbledhur dokumentacion dhe kanë nisur përgatitjet për demarkacionin me Serbinë.

KORRIGJIMI i KUFIJVE MUND TË NDIKOJË EDHE NË REFERENDUMIN E MAQEDONISË

Në fokus të debatit për referendumin në Maqedoni, përkatësisht rëndësisë për të qenë rezultati pozitiv përmes së cilit synohet të hapen perspektivat për integrimin e vendit në NATO dhe BE, është gjendur dhe ideja për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Koordinatori kombëtar për NATO në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, duke komentuar idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vlerëson se rezultati i referendumit në shtator duhet të jetë patjetër i suksesshëm, në të kundërtën, Maqedonia si shtet do të jetë e para që do të pësojë nga e ashtuquajturat “stuhi rajonale”.Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme, për Radion Evropa e lirë thotë se ndryshimi I kufijve është çështje e mbyllur dhe një gjë të tillë në asnjë mënyrë nuk mund të realizohet, sepse edhe vendet e rajonit, por edhe forcat e mëdha e dinë se realizmi i kësaj ideje do të ketë pasoja të parashikueshme. Trajanov nënvizon se pikërisht për këtë arsye nuk duhet të ndërlidhet rezultati i referendumit në vjeshtë me atë se se çka mund të sjellë ideja për ndryshimin e kufijve, përkatësisht këmbimin e territoreve.

OKB dënon një vendim të Asamblesë së Republikës serbe të Bosnjës

Zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë dënuar një vendim të Asamblesë Kombëtare të Republikës serbe në Bosnje-Hercegovinë, për të tërhequr miratimin e një raporti që pranon masakrën ndaj mijëra myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 2004.Këshilltari i Posaçëm për parandalimin e genocidit, Adama Dieng, paralajmëron se vendimi përbën një hap prapa për Bosnje Hercegovinën.Ai thotë se ky vendim minon sundimin e ligjit dhe përpjekjet për vendosjen e drejtësisë për viktimat e krimeve të kryera kundër popujve të të gjitha përkatësive ndëretnike gjatë Luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995.I të njëjtit mendim është edhe Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra-ad Al Hussein.Ai tha se ky vendim do të përkeqësojë retorikën përçarëse, nacionaliste, të prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje, që janë në plan të mbahen në tetor. Zëdhënësja e tij, Ravina Shamdasani, tha se ky vendim do të përbëjë pengesë ndaj përpjekjeve të pajtimit në mesin e komuniteteve të përçara të Bosnjes:“Raporti i Komisionit për Masakrën e vitit 2004 në Srebrenicë arriti në përfundimin se nga data 10 deri më 19 korrik të vitit 1995, 7 mijë deri në 8 mijë boshnjakë figurojnë të zhdukur në rajonin e Srebrenicës”.

Raportohet për të shtëna jashtë ambasadës amerikane në Ankara

Disa raportime në Ankara kanë njoftuar se janë dëgjuar disa të shtëna drejt kabinave të sigurisë jashtë ambasadës amerikane në orët e hershme të 20 gushtit, mirëpo zyrtarët amerikanë kanë thënë se askush nuk është plagosur. Agjencitë turke të lajmeve kanë thënë se një person me armë zjarri ka shtënë katër apo pesë herë nga një veturë e bardhë që ka qenë duke lëvizur. Policia në Ankara ka thënë më 20 gusht se është duke kërkuar për veturën e përfshirë në incident. Ambasada amerikane është e mbyllur këtë javë pasi Turqia shënon festën e Kurban Bajramit.

Policia spanjolle vret një sulmues me thikë

Një burrë është vrarë në një stacion policor në Cornellà de Llobregat, në jug të Barcelonës, pasi ishte i pajisur me thikë dhe ishte dëgjuar duke bërtitur në gjuhën arabe. Sulmuesi që është raportuar të ketë qenë 29 vjeç nga Algjeria, ka hyrë në ndërtesë në orët e hershme të mëngjesit dhe është vrarë nga një anëtar i sigurimit. Policia e Katalonjës ka thënë se sulmuesi ka shënjestruar zyrtarët. Sipas raportimeve ai ka bërtitur “Allabu Akbar” (Zoti është më i madhi).Agjencia spanjolle e lajmeve, Efe ka thënë se sulmuesi ka jetuar afër zonës Cornellà de Llobregat dhe se ka pasur numër identifikues të të huajve. Stacionet policore në gjithë Spanjën janë alarmuar si rezultat i këtij incidenti. Ky sulm ka ndodhur vetëm tri ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të sulmeve xhihadiste të vitit 2017 që kanë ndodhur në qendër në Barcelonës dhe afër Cambrils, në të cilat patën vdekur 17 persona.

Irani i kërkon BE-së, Rusisë e Kinës të rrisin përpjekjet për ruajtje të paktit bërthamor

Teherani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Kinës të rrisin përpjekjet e tyre për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që Irani ka me fuqitë botërore.Ky pakt është braktisur nga presidenti amerikan, Donald Trump, me arsyetimin se i njëjti ka “të meta të mëdha”.Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qasemi, ka thënë më 20 gusht se “evropianët dhe vendet tjera nënshkruese, Kina dhe Rusia kanë tentuar të ruajnë marrëveshjen mirëpo procesi ka qenë shumë i ngadalshëm”, dhe se duhet të shpejtohet.Britania, Franca dhe Gjermania, tri vendet tjera nënshkruese të paktit kanë tentuar t’i sigurojnë Iranit përfitime të mjaftueshme ekonomike për ta shtyrë atë që të kryejë obligimet e parapara sipas marrëveshjes, pavarësisht tërheqjes së SHBA-së.Pakti bërthamor parasheh frenim të aktivitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja në muajin gusht kundër Teheranit, duke shënjestruar tregtinë iraniane në sektorin e arit dhe metale tjera, industrinë e veturave dhe qasjen në dollarin amerikan.Uashingtoni ka njoftuar se do të aplikojë sanksione tjera në eksportet e naftës iraniane dhe sektorin bankar duke nisur nga 4 nëntori. Qeveria e presidentit iranian, Hasan Rohani është duke u përballur me pakënaqësi për shkak të uljes së valutës kombëtare.

Nesër mot i ngjashëm me te sotmin

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët., vende-vende edhe me vranësira mesatare e bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan në Herceg Novi 36, Ulqin 35, Podgoricë 34, Tivar 31, Cetinë e Nikshiq 30, Plevle 27, Kollashin 26 dhe në Zhablak 21 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Pasdite në pjesët malore pritet vranësim gradual dhe vende-vende edhe me reshje të shkurtra të shiut e bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 36 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se