Žabljak
Oblačno
-4.6 °C
Pljevlja
Oblačno
-0.2 °C
Herceg Novi
Vedro
6.2 °C
Nikšić
Vedro
2.3 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
8.1 °C
Bar
Pretežno oblačno
11.5 °C
Podgorica
Vedro
6.8 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
10.1 °C
Kolašin
Vedro
-1.0 °C

Lajmet

24. 08. 2018.   >>  17:51 0

Lajmet 24.08.2018

24.08.2018

Veloviq - Mali i Zi është stabil dhe i sigurte për të gjithë qytetaret e vet dhe ata që vizitojnë këtë vend

Mali i Zi është stabil dhe i sigurte i cili garanton sigurinë për të gjithë qytetaret e vet dhe ata që vizitojnë Malin e Zi, ka deklaruar drejtori i policisë Veselin Veloviq. Me rastin e incidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë sezonit turistik, të cilat kanë formën e prishjes së rendit dhe qetësisë Veloviq ka deklaruar se policia e Malit të ZI është e vendosur,gatshme dhe e aftë të mbrojë secilin person që gjendet në Mal të Zi. Pra Mali i Zi është shtet stabil dhe i sigurt i cili u garanton sigurinë si qytetareve e po ashtu edhe turistëve të cilët vizitojnë këtë vend. Disa ngjarje  të pa dëshirueshme dhe të izoluara, të cilat janë prodhimi mos ndërgjegjes të disa personave janë shndritur dhe proceduar, ka deklaruar Veloviq për agjencinë Mina.

Vukoviq - Kryeqyteti në repartet për menaxhimin e mbeturinave ka investuar më shumë se dhjetë milion euro, ka deklaruar krye bashkiaku

Kryeqyteti në repartet për menaxhimin e mbeturinave ka investuar më shumë se dhjetë milion euro, ka deklaruar krye bashkiaku Ivan Vukoviq dhe ka vlerësuar se gjendja në këtë fushë është shumë më e mirë se para disa viteve. Ai sot gjatë vizitës në Deponija theksuar se kjo është njëra ndër shërbimet më të rëndësishme të qytetit dhe ka përsëritur se kryeqyteti në dhjetë vitet e kaluara ka investuar më shumë se dhjetë milion euro në këtë dhe repartet e ngjashme, ka deklaruar Vukoviq për gazetarët mbasi që ka vizituar Deponinë.

Paviqeviq - Nëse përfaqësuesit e partive serbe në Mal të Zi do të ndryshonin qëndrim, do të bënin më shumë në përmirësimin e statusit të bashkësisë serbe

Nëse përfaqësuesit e partive serbe në Mal të Zi do të ndryshonin qëndrim, do të bënin më shumë në përmirësimin e statusit të bashkësisë serbe dhe do ta dëshmonin që në këtë korpus krahas të drejtës legjitime në identitetin etnik, ekziston besnikëria ndaj Malit të Zi, ka vlerësuar kryetari i partisë malazeze Vladimir Paviqeviq. Mendoj se përfaqësuesit më të dalluar të partive serbe në praktiken e deritashme politike kanë patur qasjen rrëzimin nga pushteti partinë demokratike të socialisteve ose më saktë rrëzimin e Millo Gjukanoviq, pastaj edhe gjithçka tjetër. Qasja e këtillë nuk ka lënë rezultate . Përvoja dhe dija dëshmojnë se nëse dëshirohet rezultat tjetër, duhet ndryshuar qasjet, ka thënë Paviqeviq për gazetën Pobjeda.

Media Qendra ka ftuar anëtaret e Këshillit të RTMZ që të iniciojnë procedurën për shkarkimin nga funksioni të ushtruesit të drejtorit të përgjithshëm  të RTMZ Bozhidar Shundiq

Organizata jo qeveritare Media Qendra ka ftuar anëtaret e Këshillit të RTMZ që të iniciojnë procedurën për shkarkimin nga funksioni të ushtruesit të drejtorit të përgjithshëm  të RTMZ Bozhidar Shundiq për shkak prej se siç kanë potencuar shkeljen e akteve të RTMZ. Kryetari i media qendrës Dragolub  Vukoviq ka deklarua se këshilli duhet të iniciojnë procedurën e shkarkimit në bazë të nenit 52 të ligjit për imituesin publik nacional të RTMZ i cili rekomandon se ai inicohet nëse drejtori i përgjithshëm nuk vepron në bazë[ të ligjit dhe akteve të përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike. Shundiq nuk ka sigurua zbatimin e planit programor  të RTMZ për këtë vit , statutin e RTMZ pastaj rregulloren për emetimin e pjesëve audio vizuale të prodhuesve të pavarur si dhe rregulloren për kushtet dhe mënyrën e investimeve në prodhimin e veprave audio vizuale, ka deklaruar Vukoviq në kumtesën e vet.

Aksioni humanitar ,,të shpërndajmë  sepse së bashku mundemi më shumë,, përfundon nesër

Aksioni humanitar ,,të shpërndajmë, sepse së bashku mundemi më shumë,, i cili ndihmon familjet e prekura nga aspekti social që të përgatisin fëmijët për vitin e ri shkollor do të përfundojë nesër. Nga shoqata e familjeve është kumtuar se përfaqësuesit e klubit vullnetar të gjimnazit slobodan shkeroviq prej orës dhjetë deri në orën 22 do të gjenden në pultin qendror të qendrës tregtare Delta Siti ku do të grumbullojnë donacionet. Në këtë qendër gjatë tërë javës ka qenë e vendosur shporta për donacione në të cilën të interesuarit kanë pasur mundësinë që të ndihmojnë përmes pajisjeve shkollore pastaj veshmbathjeve e të tjera thuhet nga shoqata e prindërve.

Shtatori, 'i nxehtë' për Kosovën dhe Serbinë

Takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut në Bruksel, ku do të diskutohet edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, vizita e presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë dhe publikimi i një plani nga autoritetet e Serbisë, si dhe protestat e paralajmëruara nga opozita për ndërprerjen e bisedimeve me shtetin fqinj, janë këto disa nga zhvillimet “e nxehta” politike që pritet të ndodhin gjatë muajit të ardhshëm, shkruan sot Gazeta "Zëri". Muaji shtator pritet të nisë me zhvillime tejet të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Në fillim të këtij muaji do të mbahet takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi. Nga Presidenca tashmë kanë bërë të ditur se në këtë tryezë do të diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës, respektivisht për kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Thaçi takon nesër Vuçiqin: Po pres me padurim të diskutoj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në, “European Forum Alpbach”. Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jenë  të pranishëm edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë. Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim. “Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi. 

Vuçiq: Beogradi dhe Prishtina nuk janë as afër arritjes së marrëveshjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit. “Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informojë qytetarët,” tha Vuçiq. I pyetur nga gazetarët nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiq tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja. "Le t’i presim rezultatet dhe kështu mund të shohim se kush çka ka fituar, e kush çka ka humbur. Në marrëveshjen eventuale me shqiptarët, duhet ta dimë që të gjithë do të humbim ngapak”, tha Vuçiq. Ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Bolton: SHBA s'do të përfshihet në shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka thënë sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Presidenti serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është deklaruar pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës. Idetë  nuk janë mbështetur nga aleatët kyçë të Kosovës. Edhe Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar një gjë të tillë, ka potencuar Bollton.

Haradinaj dhe O’Connell nënshkruajnë marrëveshje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, kanë nënshkrua Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gjatë ditës së sotme, për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike, raporton zeri.info. Me këtë rast, u bë e ditur se do të rekrutohen edhe 21 persona në pozita te reja, ndërkohë që para dy vjetësh ishin rekrutuar 22 të tillë. Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar ne pozitat e rëndësishme të institucioneve do të vijnë njerëz meritorë, jo të atillë që vetëm kanë lidhje partiake. Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell  bëri thirrje që te respektohen rekomandimet nga ana e qeverisë dhe në pozita të emërohen njerëz profesionistë.

Kosova dhe Shqipëria planifikojnë liberalizimin ekonomik

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po planifikojnë të liberalizojnë lëvizjen e mallrave dhe unifikimin e doganave. Për këtë çështje, të dy qeveritë janë duke harmonizuar dokumentacionet e nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas procedurave të reja që janë në përgatitje e sipër, planifikohet që të mos kërkohen dokumente të panevojshme, por të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime. “Liberalizimi ekonomik Kosovë - Shqipëri nënkupton eliminimin e gjithë burokracisë që ekziston në shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve. Po ashtu, edhe marrjen e të gjitha masave për të eliminuar dokumentacionin e tepërt - dokumentacion, i cili dyfishon punën dhe njëkohësisht rrit koston e biznesit, si te pala kosovare, po ashtu edhe te pala e Shqipërisë”, thotë Rafuna. Zyrtarë të qeverive në Tiranë dhe Prishtinë tashmë kanë deklaruar se procedurat e reja për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Kosovës dhe Shqipërisë, do të fillojnë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm.

BE-ja pret referendum të suksesshëm në Maqedoni

Sa më shumë afrohet data e mbajtjes së referendumit,qendrat vendosëse dëshirojnë të përçojnë mesazh të qartë se Maqedonia, si shtet, e ka mbështetjen e tyre të fuqishme në procesin e integrimeve euroatlantike. Megjithatë, partitë në pushtet, të cilat janë shprehur pro referendumit, nevojitet që përmes kontakteve të drejtpërdrejta, t’u shpjegojnë qytetarëve se cilat perspektiva hapen për vendin me votën e tyre pozitive për marrëveshjen Maqedoni - Greqi në referendumin e shtatorit”, kështu i shohin njohësit e çështjeve politike porositë që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli, lidhur me rëndësinë e rezultatit pozitiv në referendum. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zbogar, thotë për Radion Evropa e Lirë se dëshiron që referendumi të jetë i suksesshëm, sepse në këtë mënyrë dëshiron të shohë se si Maqedonia ecë para dhe arrin të fillojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në BE gjatë vitit të ardhshëm. “Dëshiroj të shoh se referendumi është i suksesshëm. Dhe, më duhet të theksoj se në këtë nuk jam i vetëm. Sigurisht, keni vërejtur se muajve të fundit si asnjëherë më parë, keni marrë porosi pozitive, si dhe janë realizuar shumë vizita nga liderë të Evropës në Maqedoni". Ndërkohë, në lidhje me referendumin është deklaruar edhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Hahn. Ai ka theksuar se referendumi në Maqedoni paraqet zgjedhje mes së ardhmes në Bashkimin Evropian dhe izolimit. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se “mbështet rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së” gjatë një bisede telefonike që ka realizuar po të mërkurën me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, ka njoftuar Qeveria e Maqedonisë.

Italia kërcënon të pezullojë fondet e BE-së për emigrantët

Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio ka thënë se do të marrë një qëndrim “të fortë” ndaj Komisionit Evropian, gjatë një takimi në Bruksel, në lidhje me zhvendosjen e emigrantëve nga anijet në portin në Sicili.
Di Maio përsëriti se Roma është gati të pezullojë fondet e BE-së për këtë rast. “Një qëndrim i butë, nuk funksionon”, tha zëvendëskryeministri. Ai shtoi se "është e nevojshme të kemi një qëndrim të fortë për mohimin e fondeve nëse nuk na dëgjojnë”. Përfaqësuesit e 12 vendeve anëtare të BE-së, do të takohen sot për të diskutuar zhvendosjen e rreth 150 emigrantëve nga anija “Diciotti”. Italia këmbëngul që anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e pranimit të emigrantëve.

Rusia "zhgënjehet" pasi Bosnja i ndalon hyrjen shkrimtarit Zakhar Prilepin

Autoritetet në Bosnjë dhe Hercegovinë i kanë ndaluar hyrjen në këtë shtet shkrimtarit rus, Zakhar Prilepin, duke shkaktuar zemërim te liderët e serbëve të Bosnjës dhe ambasada ruse në Sarajevë. Në një deklaratë të lëshuar më 23 gusht, ambasada ka shprehur “shqetësim dhe zhgënjim” pasi Prilepin është kthyer nga kufiri në mes të Serbisë dhe Bosnjës, duke kërkuar sqarim nga ministria e Jashtme e Bosnjës. Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik ka thënë se ndalimi i Prilepinit është i “turpshëm dhe i drejtuar kundër miqve të Republikës Serbe të Bosnjës”, që banohet me shumicë serbe. Prilepin kishte planifikuar të merrte pjesë në një ngjarje të letërsisë më 24 gusht në Banja Llukë. Ai i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik se kur ka tentuar të hyjë në kufi, atij i është prezantuar një dokument në të cilin thuhej se atij i është ndaluar hyrja në Bosnjë sepse “përbën kërcënim për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare” në këtë shtet.

Nesër mot kryesisht me diell  dhe pasdite  jo  stabil

Sot në jug të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell kurse në veri mot i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut. frynë erë e dobët deri e mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: Podgoricë, H.Novi e Budveë 34 gradë, Ulqin 33,  Tivar Cetinë e Petrovac 31, B.pole e Beranë 29, Nikshiq Rozhajë e Shavnik 28, Andrijevic 27, Plavë 26, Kollashin 22, Plevle 20 dhe Zhablak 17 gradë.  Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë. Gjatë ditës pritet vranësim gradual i motit e vende-vende me reshje të shkurtra të shiut. Në orët e mbrëmjes në jug pritet të mbajë mot kryesisht me shi dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri e mesatare nga drejtimi i jugut. temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri në 23, kurse mëe larta e ditës prej 24 deri në 35 gradë c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se