Žabljak
Oblačno
3.6 °C
Pljevlja
Oblačno
7.6 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
22.4 °C
Nikšić
Oblačno
13.7 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
22.3 °C
Bar
Pretežno oblačno
23.6 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
20.2 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
29.3 °C
Kolašin
Oblačno
7.6 °C

Lajmet

27. 08. 2018.   >>  17:37 0

Lajmet 27.08.2018

27.08.2018

Markoviq me lideret e EJL në Durrës

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka deklaruar se duhet bërë çështë e mundur që gjeneratat e reja të qëndrojnë në Ballkanin perëndimorë. Markoviq këtë e deklaruar në takimin joformal të kryeministrave të gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimorë që është duke u mbajtur në Durrës. Mali i Zi fuqishëm qëndron pas iniciativës së vet të formimit të Institutit ndërkombëtar për teknologjitë përmbajtësore në rajonin e Evropës juglindore sepse ajo mund të jetë me vlerë të madhe për krejt rajonin, për personat e rinj dhe për vendet e reja të punës, është shpreh Markoviq. Kryeministri ka theksuar gjithashtu se do të duhej të shkojmë drejt formimit të Fondit garantues si propozim i UE dhe të fillojnë aktivitetet për mbështetjen e fillestarëve në biznes për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Markoviq ka kumtuar gjithashtu se Mali i Zi përshëndet marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë dhe se fuqishëm përkrah dialogun e Prishtinës dhe Beogradit. Ai potencoi gjithashtu se në fokus të takimit të sotëm duhet të jenë tema ekonomike dhe obligimet e marra, ka theksuar kryeministri malazez.  

Kollashini sot feston ditën e komunës

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka uruar udhëheqësin dhe qytetarët e Kollashinit, 28 gushtin, ditën e kësaj komune. Në urim mes tjerash thuhet se tradita e luftës për liri dhe ideja e saj antifashiste që e kultivon Kollashini, kanë pozicionuar këtë qytet në piedestalin historik të lirisë malazeze. Në këto themele, sot qytetarët e Kollashinit njohin rëndësinë e përkatësisë së përhershme bashkëkohore të Malit të Zi për të mirat evropiane dhe euroatlantike, me çgjë hapet mundësia për fokusimin e zhvillimit stabil ekonomik dhe arritjen e standardit të lartë jetësorë të njerëzve tanë, në një të ardhme të afërt, ka theksuar Gjukanoviq. Poashtu edhe Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq duke uruar udhëheqjen dhe qytetarët e Kollashinit është shpreh se ky vend dhe natyra e tij paraqesin potencial shumë të madh për personat dhe bashkësitë e shumta, para se gjithash në planin bujqësorë dhe atë turistik.  Bjeshkët e Malit të Zi dhe rajonet siç është Kollashini, vazhdimisht kanë rezistuar dhe nuk janë pajtuar që të jenë nën forcat okupuese, por çdo herë kanë rezistuar dhe kanë përhapur vizionin dhe kanë qenë të njohur si paradigëm përparimtare dhe çlirimtare në Mal të Zi, dhe më gjerë, thuhet mes tjerash edhe në këtë urim të Brajoviq.

Prokuroria nuk po bënë sa duhet për krimet e luftë

Prokuroria shtetërore në vend që në mënyrë proaktive të zbatojë hetuesitë dhe të ngrisë aktakuza për çështje të krimeve të luftës, është ndaluar në strategjitë, ka vlerësuar Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes qytetare URA, Zoran Mikiq. Ai ka deklaruar poashtu se edhe pse Prokurori shtetëror Ivica Stankoviq dhe Kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica, disa herë kanë potencuar se prioritare janë lëndët që kanë të bëjnë me krimet e luftës, megjithatë shteti nuk ka bërë asgjë të re për zgjidhjen e kësaj çështje. Shteti ka paguar disa miliona euro si dëmshpërblim dhe kompensim për dëmet jomateriale të viktimave të krimeve të luftës dhe familjeve të tyre, por Prokuroria nuk ka bërë pothuajse asgjë lidhur me përgjegjësinë  dhe individualizimin e  fajit për krime të luftës, pa marrë parasysh në vërejtjet e shumta në Raportin vjetor të UE dhe kritikave të bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë Mikiq.

Duhet të formohet Këshilli i përkohshëm parlamentarë

Në Kuvend në vend të Grupit punues do të duhej të formohej Këshilli i përkohshëm parlamentarë për hartimin e legjislacionit të ri zgjedhor dhe përcjelljes në vazhdim të tij, me qëllim të definimit të qartë, të mënyrës së punës dhe përgjegjësive, konsideron deputeti i pavarur, Aleksandër Damjanoviq. Ai ka deklaruar se modaliteti ekzistues zgjedhor proporcional me listat e mbyllura dhe formulën e Dontit, janë rregulla të duhura për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, duke kyçur edhe rregullat që kanë të bëjnë me vendbanimin dhe regjistrin zgjedhor në funksion të ngrirjes së marrëdhënieve politike të pushtetit dhe opozitës për më shumë se 20 vjet. Kështu çdo bisedë për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe mënyrën e zbatimit të tij, duhet në fillim të definohet me ndryshimin e modalitetit zgjedhor në drejtim të listave të hapura, kombinimeve të mundshme dhe modalitetit proporcional dhe atij shumicë zgjedhor, me mundësinë e kandidimeve individuale, çka edhe është me rekomandime kushtetuese, ka deklaruar Damjanoviq për agjencinë Mina.  

Tre oficer të UMZ në Zagreb

Përfaqësuesit e Ushtrisë së Malit të Zi, Zoran Vukadinoviq, Milladin Çoguriq dhe Igor Koraq, do të dërgohen në shkollimin njëvjeçar në Shkollën ushtarake, “Franjo Tugjman” në Zagreb. Këta persona, siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, i ka pranuar Kryeshefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragutin Dakiq. Dakiq, siç thuhet, ka potencuar me këtë rast rëndësinë e shkollimit dhe përgatitjet e oficerëve dhe nënoficerëve të Ushtrisë së Malit të Zi në shkollat dhe akademitë e jashtme ushtarake. Vukadinoviq, Çoguriq dhe Koraq kanë shprehur me këtë rast mirënjohje për besimin që u është treguar dhe kanë theksuar se do të përfaqësojnë Malin e Zi dhe Ushtrinë e këtij vendi me praktikat më të mira dhe të ndershme të Ushtrisë dhe ftesës ushtarake,thuhet në kumtesë. 

Ftohet UE të shqyrtojnë legjislacionin zgjedhor

Përfaqësuesit e grupit të qytetarëve dhe aksionit qytetar të Budvës, Sasha Mijoviq dhe Bozhidar Vujiçiq kanë ftuar delegacionin e UE në Mal të Zi që në mënyrë më aktive të kyçen në pengimin e keqpërdorimeve gjatë procesit zgjedhor,, dhe të ndihmojnë në demokratizimin e përgjithshëm të shoqërisë. Ata janë takuar me përfaqësuesit e sektorit për sistemin politik të delegacionit të UE në Mal të Zi, të cilët siç kanë deklaruar i kanë njoftuar me sistemin e mosrespektimit të drejtës zgjedhore.

Korrigjimi i kufijve e fshin Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë

Nënshkrimi i një dokumenti juridikisht obligues me Kosovën, për Serbinë do të nënkuptonte edhe ndryshimin e Kushtetutës së saj, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike dhe ekspertë të çështjeve juridike. Pavarësisht nga kjo, në Qeverinë e Serbisë, në Zyrën për Kosovën të kësaj qeverie e as në Kuvendin e Serbisë, nuk ka informacione se dikush po merret me këtë çështje. Ministria e Drejtësisë e Serbisë, përmes një deklarate me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ajo merret ekskluzivisht me amendamentet kushtetuese që ndërlidhen me gjyqësorin. Nga Qeveria e Serbisë është thënë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk është duke u marrë me ndryshimin e Kushtetutës  në lidhje me Kosovën, ndërkohë që Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, nuk është përgjigjur fare. Edhe më tej, në fjalorin zyrtar të zyrtarëve serbë, Kosova është “krahina jugore serbe”, ndonëse, faktikisht, nuk është e tillë gati se tash e dy dekada.

Thaçi e Vuçiq kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve për korrigjim të kufirit

Arritja e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dominuar debatet në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kanë elaboruar në pika të shkurta idenë që marrëveshja të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit. Në shumë raste, Thaçi e Vuçiq e kanë trajtuar këtë fazë të dialogut më tepër si dialog për arritjen e marrëveshjes shqiptaro – serbe, si dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha gjatë konferencës përmbyllëse në Alpbach se tani kur procesi i dialogut është në finale, Prishtina dhe Beogradi kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas presidentit Thaçi, pa arritjen e një marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do ta bllokojnë njëra-tjetrën në “rrugën drejt BE-së dhe rajoni do të vuajë nga rreziku i jostabilitetit”. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk mund të ketë marrëveshje, nëse palët nuk pajtohet për çdo gjë. “Unë nuk mund të them se jemi afër ose nuk jemi afër një marrëveshjeje të mundshme sepse për asgjë nuk pajtohemi, nëse nuk pajtohemi për çdo gjë”, tha Vuçiq.

Maqedonia përgatitet për referendum

Fushata për referendum për Marrëveshjen për emrin me Greqinë, të cilën do ta udhëheqë Parlamenti i Maqedonisë, do të kushtojë 1 milion e 300 mijë euro. Por, ende nuk është bërë e ditur se cilat aktivitete do të mbulohen me këto mjete. Në referendum, qytetarët e Maqedonisë duhet të deklarohen se janë pro ose kundër “anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqinë”.Partitë politike kanë afat deri të hënën që të deklarohen se a do të përfshihen në fushatën për referendumin, i cili është caktuar të mbahet më 30 shtator. Njohësit e çështjeve politike për Radion Evropa e Lirë vlerësojnë se pavarësisht se referendumi ka karakter konsultativ, kalimi i pragut të daljes në referendum, përkatësisht dalja mbi 50 të trupit elektoral, legjitimon marrëveshjen e njohur si Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Opozita shqiptare mbështet referendumin, por ka kushte

Opozita shqiptare në Maqedonia do të mbështesë referendumin e 30 shtatorit për Marrëveshjen për emrin me Greqinë, por ka vendosur edhe disa kushte për rregullimin e raporteve shqiptaro-maqedonase, apo për zgjidhjen e statusit të gjuhës shqipe e cila në Kushtetutë përcaktohen si gjuhë që e flasin 20 për qind të popullatës së përgjithshme të Maqedonisë, por edhe çështje tjera si ajo e dokumenteve të udhëtimit, në të cilat me zbatimin e marrëveshjes shqiptarët do të shkruhen si maqedonas që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. “Pala maqedonase ka pasur të drejtë të flasë për gjuhën dhe identitetin e tyre, por edhe për rregullimin shtetëror. Ne i përshëndesim marrëveshjet që Qeveria i ka arritur me Bullgarinë, me vërejtjet që i kemi edhe me Greqinë, por Qeverisë i mungon edhe një marrëveshje shumë më e rëndësishme dhe kjo është marrëveshja e brendshme ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, shqiptarëve dhe maqedonasve”. “Në kuadër të frymës pro-evropiane, ftojmë aktorët politikë shqiptarë dhe maqedonas, që të ulemi dhe të sjellim edhe këtë marrëveshje. Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, Aleanca për Shqiptarët do të intervenojë dhe do të insistojë fuqishëm, në mënyrë që të ketë barazi qytetare në Maqedoni, pa pasur njëra më shumë sovranitet, se tjetra me qëllim të ndërtimit të shtetit të së drejtës”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për  Shqiptarët  Ziadin Sela duke i dhënë mbështetje inkuadrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si një nga prioritetet e qytetarëve të Maqedonisë, por duke kërkuar njëkohësisht edhe takim të liderëve të partive shqiptare për të biseduar mbi marrëveshjen e arritur mes tyre, të njohura si “Platforma e Tiranë”.

Macron kërkon projekt të ri të mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një projekt të ri të mbrojtjes së Evropës, duke thënë se siguria e kontinentit nuk duhet të mbështetet aq shumë në Shtetet e Bashkuara."Duhet t'i përmbushim përgjegjësitë tona dhe të garantojmë sigurinë tonë, e në këtë mënyrë edhe sovranitetin evropian", tha Macron në një fjalim para ambasadorëve francezë në Paris. Ai shtoi se bisedimet për bashkëpunimin në mbrojtje duhet të zgjerohen te të gjitha shtetet evropiane dhe Rusia. Që nga zgjedhja president në maj të vitit 2017, Macron ka bërë thirrje për një Bashkim Evropian më të integruar, me një buxhet të përbashkët të mbrojtjes dhe doktrinë të sigurisë. Në nëntor, vendet evropiane kanë nisur një epokë të re në bashkëpunimin në mbrojtje, me një program të investimeve të përbashkëta ushtarake dhe zhvillim të projekteve që synojnë të ndihmojnë BE-në të përballet me sfidat e sigurisë. Njëzetetre prej 28 vendeve anëtare të BE-së e kanë nënshkruar programin, i njohur si Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar, ose PESCO.

Vietnami: McCain ka ndihmuar “në shërimin e plagëve të luftës“

Senatori american John Mc Cain, ish i burgosur gjatë luftës në Vietnam dhe kandidat për president të SHBA-së më 2008, ka vdekur të shtunën në moshën 81 vjeçare. Senatori amerikan, John McCain ka qenë “simbol i gjeneratës”, i cili ka ndihmuar në “shërimin e plagëve të luftës”, duke shtyrë përpara idenë e normalizimit të marrëdhënieve me Vietnamin, ka thënë sot ministri i Jashtëm i këtij shteti  Pham Binh Minh, transmeton Reuters. “Për Qeverinë e Vietnamit dhe popullin e tij, Senatori McCain ka qenë simbol i senatorëve të gjeneratës së tij dhe të veteranëve në luftës në Vietnam”, ka shkruar Minh në librin e ngushëllimeve në ambasadën amerikane në Hanoi. “Ka qenë ai, i cili ka drejtuar shërimin e plagëve të luftës dhe normalizimin e partneritetet Vietnam-SHBA”, është shprehur Minh. McCain ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Uashingtonit dhe ish-armikut të SHBA-së, Vietnamit.

OKB: Ushtria e Mianmarit “duhet të përballet me akuza për gjenocid“

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka thënë se figurat e larta ushtarake në Mianmar duhet të hetohen për gjenocidin e kryer në shtetin Rakhine dhe për krime tjera kundër njerëzimit në zonat tjera. Raporti, i bazuar në qindra intervista, është dënimi më i fuqishëm nga OKB-ja për dhunë kundër myslimanëve Rohingya. Taktikat e ushtrisë janë “joproporcionale ndaj kërcënimeve aktuale të sigurisë”, thuhet në të gjetura. Aty përmendet se gjashtë figura të larta ushtarake duhet të përballen me gjykim. Raporti është tejet kritik edhe për lideren de fakto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, për dështim të intervenimit në mënyrë që të ndalet dhuna.Në raport bëhet thirrje që rasti të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Drejtësisë. Qeveria në anën tjetër ka thënë vazhdimisht se operacionet e saj kanë shënjestruar militantët apo kërcënimet nga kryengritësit.“Nevoja ushtarake nuk do të justifikonte kurrë vrasjet pa dallim, dhunimin e grave, sulmimin e fëmijëve dhe djegien e fshatrave”, është thënë në raport.

Irani ngre padi kundër sanksioneve të SHBA-së në GJND

Irani ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) të urdhërojë Shtetet e Bashkuara për të hequr sanksionet e vëna nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duke u bazuar në një Traktat të disa dekadave më parë të miqësisë në mes të Uashingtonit dhe Teheranit. Ligjvënësit iranianë do të prezantojnë rastin e tyre sot para kësaj Gjykate, duke thënë se sanksionet shkelin Traktatin e vitit 1955 të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani. Në këtë Traktat bëhet thirrje për “marrëdhënie miqësore” në mes të dy shteteve, inkurajohet tregti e përbashkët, invesime dhe marrëdhënie të rregullta diplomatike. Pakti i vitit 1955 është nënshkruar në kohën e marrëdhënieve të ngushta në mes të Uashingtonit dhe Teheranit, shumë kohë para se të ndodhte Revolucioni Islamik i vitit 1979, që ka rezultuar me dekada armiqësie në mes të dy palëve. Shtetet e Bashkuara pritet që zyrtarisht të përgjigjen në gjykatë më 28 gusht. Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë nisur një koment publik lidhur me padinë, mirëpo avokatët pritet të argumentojnë se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion në këtë konflikt. Ata po ashtu pritet të deklarojnë se Traktati nuk është më i vlefshëm dhe se sanksionet nuk shkelin parimet e tij në asnjë rast. Seancat pritet të zgjasin katër ditë dhe vendiminga Gjykata të publikohet brenda muajit.

Drejtime të reja dhe të nevojshme në gjimnazin “25 Maji”

Paralajmërimet  nga drejtoria e përgjithshëm për arsim, respektivisht  Ministria e arsimit, se në vitin e ardhshëm shkollor 2018/19, në shkollën e mesme “25 maji”, në Tuz, do të hapen dy drejtime të reja profesionale, i kanë gëzuar nxënësit e këtushëm pasi edhe në të kaluarën në këtë shkollë janë realizua projekte të ngjashme.  Duke u nisur nga fakti se kërkesat dhe nevojat e sotme të tregut të punës janë gjithnjë e më konkrete për kuadro të kualifikuar dhe të përgatitur për procesin e punës, edhe krijimi i parakushteve në përgatitjen e nxënësve gjatë shkollimit të mesëm përkon me nevojat e kohës dhe të rrjedhave aktuale të punës. Sidomos, nga fusha e turizmit, tregtisë dhe në fushën e shërbimeve. Andaj, paralajmërimi për hapjen e këtyre dy profileve, turizëm dhe në tregti, konkretisht në sektorin e shitjes, janë sinjale të mira, jo vetëm në përmbushjen e kërkesave të tregut të punës por, në radhë të parë, në zbutjen e problemit të papunësisë në këto hapësira, pasi ky është njëri ndër problemet më jetike sidomos për popullatën e re, kudo qoftë. Aq më parë, pasi pikërisht në këto hapësira, shkalla e papunësisë është  tepër e madhe krahasuar me numrin e  përgjithshëm të banorëve.   Urojmë që drejtimet e paralajmëruara profesionale të arrijnë në misionin e tyre në përgatitjen e kuadrove të duhur në profilet e nevojshme profesionale, për të gjithë ata që dëshirojnë të përcaktohen për këto lloj profesionesh. Aq më parë, pasi shkolla e mesme në Tuz, ka një përvojë të duhur në këtë drejtim, me kapacitete të duhura jo vetëm kadrovike por edhe të hapësirës së nevojshme brenda kësaj shkolle. Andaj, të punësuarit dhe drejtuesit e këtij institucioni edukativo-arsimor, e presin të përgatitur jetësimin e kësaj ideje në realizimin e drejtimeve të lartë përmendura.

Gjokë Dukaj, gazetar i RMZ

Nesër mbrëma, “Art Club”-i përuron librin e Haxhi Zenelit, “Me këngë nga vendlindja në Amerikë”

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë nesër mbrëma përurimin e librit “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” të autorit Haxhi Zeneli. Në libër autori, i cili vetë është këngëtar popullor, trajton rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e ekzistencës së popullit shqiptar në Anën e Malit, Ulqin dhe në trevat tjera shqiptare në Mal të Zi.

Ai flet për kontributin e posaçëm të disa këngëtarëve dhe shoqërive kulturore artistike, në vendlindje e më pas në diasporën shqiptare në SHBA, për ruajtjen e folklorit burimor dhe traditave kulturore kombëtare. Duke qenë vetë protagonist i disa ngjarjeve në të kaluarën, ai pasqyron po ashtu përjetimet e veta dhe të shokëve të tij mbi këto ngjarje. Një pjesë të veçantë të librit e zënë këngët e dasmave në Anë të Malit dhe disa këngë popullore sipas ahengut shkodran, të cilat Zeneli i këndon me pasion.

E gjithë kjo punë dhe angazhim i tij, siç thotë autori në hyrje të librit, ka për qëllim përkujdesën ndaj artit dhe kulturës kombëtare. Redaktor i librit është dr. Nail Draga, recensentë Isa Alibali dhe Ali Salaj, lektor Sabri Halili, redaktor teknik Gazmend Çitaku, kurse kopertina është punuar nga piktori Agron Ujkashi. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE në Cetinë e që është edhe libri i tij i parë. Përurimi do të bëhet pra nesër mbrëma, me 28 gusht 2018, ora 20.00, në kompleksin “Lamiga” në Krythë.

Senad Gilaj, gazetar

Nesër mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë

Sot në Mal të Zi po mban mot kryesisht i vranët, vende vende me reshje të dobëta të shiut. fryn erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë, nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në H. Novi 30 gradë, Podgoricë 29, Tivar, Ulqin, Budvë e Petrovac 27, Cetinë 25, Nikshiq 20, Shavnik 19, Plluzhinë e Plavë 18, Beranë, B. Pole e Andrijevicë 17, Kollashin 16, Plevle e Rozhajë 15 dhe në Zhablak 12 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 34 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se