Žabljak
Pretežno vedro
3.4 °C
Pljevlja
Vedro
1.7 °C
Herceg Novi
Vedro
12.8 °C
Nikšić
Vedro
5.6 °C
Cetinje
Pretežno vedro
17.1 °C
Bar
Vedro
13.9 °C
Podgorica
Vedro
9.4 °C
Ulcinj
Vedro
11.3 °C
Kolašin
Vedro
2.2 °C

Lajmet

06. 09. 2018.   >>  18:52 0

Lajmet 06.09.2018

06.09.2018

Banka botërore në tërësi përkrah planin e Qeverisë së Malit të Zi për dhënien me koncesion të aeroporteve

Banka botërore në tërësi përkrah planin e Qeverisë së Malit të Zi për dhënien me koncesion të aeroporteve në Podgoricë dhe Tivat. Këtë e ka deklaruar, pas takimit me kryeministrin Dushko Markoviq, drejtori në Këshillin e Bankës botërore, Frank Hemskerk. Menaxhimi i aeroporteve me paratë publike është shumë i shtrenjtë. Partneriteti publik e privat është model i mirë që të rritet qarkullimi në aeroporte dhe të rritet vlera e tyre, kurse paratë publike më mirë është të jepen për ndërtimin e shkollave, për shembull, ka thënë Hemskerk. Kryeministri Markoviq e ka falënderuar Bankën botërore për përkrahje që jep për valorizimin e aeroporteve të Malit të Zi, duke theksuar me këtë rast se ato janë një nga potencialet më të mëdha infrastrukturore, kurse tani janë në nivel të ulët dhe paraqesin pengesë për zhvillim të mëtejmë. Dëshirojmë që në afat të shkurtër kohor ta ndryshojmë këtë, ka thënë kryeministri, duke theksuar se për këtë arsye jemi orientuar që të kemi partner korporatën financiare ndërkombëtare.Ai ka shtuar se përpjekja e diskreditimit të ekspertëve që ka angazhuar kjo organizatë ndërkombëtare me renome, paraqet vetëm një lloj lufte politike. Pa marrë parasysh këtë, pres sukses në valorizimin e aeroporteve dhe përfitimeve të mëdha për ekonominë tonë, ka thënë Markoviq, duke shtuar se Qeveria me transparencë, dërgim të materialeve në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe angazhim të organizatës ndërkombëtare financiare me renome, tregon nivelin më të lartë të përgjegjësisë për realizimin e këtij projekti.

K.Hrapoviq - Mali i Zi është bërë anëtari i eurotransplantit

Mali i Zi është bërë anëtari i eurotransplantit, me çka për pacientët do të jenë me të qasshme organet për transplantim, kurse koha e pritjes është zbritur në mënyrë të konsiderueshme, ka kumtuar ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq. Ai, në konferencën për shtyp me rastin e transplantimit të dytë kadaverik në Mal të Zi, që e kanë organizuar Ministria e shëndetësisë dhe Qendra klinike e Malit të Zi ka vlerësuar se sistemi shëndetësor ka bërë hap historik në fushën e transplantimit. Mali i Zi më 4 shtator është bërë anëtari i eurotransplantit, organizatës më të madhe ndërkombëtare jofitimprurëse për transplantimin e organeve. Eurotransplanti posedon dhe koordinon me këmbimin e organeve për transplantim midis qendrave, laboratorëve dhe spitaleve donatore të transplantimit në vendet më të zhvilluara evropiane, ka thënë Hrapoviq.Ai ka sqaruar se Mali i Zi me anëtarësim në eurotransplant bëhet anëtari i familjes prej 1oo milionë banorëve dhe mundësia e fitimit të organeve, siç ka theksuar, është më evidente. Me këtë marrëveshje pacientët tonë kanë qasje më të madhe në organe për transplantim. Presim se koha e pritjes për transplantimin e organeve në Mal të Zi do të zbritet në mënyrë të konsiderueshme, që gjë është lajm i mirë për të gjithë ata që u nevojitet organet, ka theksuar Hrapoviq.

Ndryshime kuadrovike në drejtorinë e Policisë

Ndryshime kuadrovike në drejtorinë e Policisë. Millovan Paviqeviq është shefi i ri i Qendrës së sigurisë së Podgoricës. Siç është kumtuar nga Drejtoria e policisë, Paviqeviq, i cili deri më tash ka qenë këshilltar i drejtorit të Drejtorisë së Policisë, më parë midis tjerash ka ushtruar detyrën e ndihmës drejtorit të Drejtorisë së Policisë për sektorin e policisë kriminale dhe të shefit të sigurisë së policisë në Nikshiq. Kolegjiumi i Drejtorisë së Policisë ka vendosur që Jovica Raiçeviq, i cili më parë ka qenë shefi i sigurisë së policisë së Podgoricës, të jetë Këshilltar i Drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviq. Shefi i Qendrës së sigurisë së Beranit është emëruar Miodrag Bozhoviq, ndërkaq shefi i deritashëm i Qendrës së sigurisë së Beranit, Velimir Furtulla do ta ushtrojë detyrën e inspektorit kryesor policor në kuadër të sektorit të policisë kriminale.

Dështojnë seancat e pushtetit dhe opozitës, thirret takim i përbashkët

Mungesa e kuorumit ka dështuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Seanca u bojkotua nga partitë në pushtet, andaj edhe nuk arriti të fillonte fare.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbyllur seancën dhe ka ftuar një takim të Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të Grupeve Parlamentare për të diskutuar ecurinë e punës dhe seancave të Kuvendit."Krijoni mundësi që të flitet në debat për mbrojtjen e Kosovës, pse lodheni ta mbrojni veç ju vet, ta mbrojmë bashkë edhe të dalim në ballafaqim të përbashkët. Të nxjerrim rezolutë, e krijojmë platformën po nga ky Kuvend dhe obligojmë institucionet që të ketë përfaqësim të duhur", tha Veseli.Një ditë më herët, edhe seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria për emërimin e ekipit negociator kishte dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, ngase në atë seancë nuk kishte marrë pjesë opozita.Pas ndërprerjes së seancës, deputetët e opozitës kanë akuzuar partitë në pushtet që qëllimisht janë duke e pamundësuar punën e Kuvendit.

Konjufca është e pakuptueshme pse kryeministri, Qeveria dhe deputetët e partive në pushtet nuk janë prezent në sallën e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se është e pakuptueshme se si kryeministri, Qeveria dhe deputetët e partive në pushtet nuk janë prezent në sallën e Kuvendit."Nuk ka askund në botë ku Qeveria e bojkoton Kuvendin, kjo Qeveri, e ky pushtet duhet të japin dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Në momentin kur mazhoranca nuk guxon të vijë me opozitën t'i përballë numrat në Kuvend, kjo do të thotë që pushteti nuk ndihet i sigurt në numrat e vet. Pse nuk vije mazhoranca për shembull sot, sepse mendon që kur opozita t’i formulojë ato pikat e veta që janë mbrojta e kufijve të Kosovës edhe moscenimi i territorit të Kosovës, mendon se do të ndodhej në një situatë të keqe dhe ndoshta edhe ndonjë deputet i saj do t'ia jepte votën kësaj rezolute. Për ta pamundësuar këtë, ata e aplikojnë bojkotin total", tha Konjufca. Kurse, Kujtim Shala deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se partitë e shumicës nëse kanë vullnet për të mbrojtur sovranitetin, do të duhej të ishin në seancë. Ai ka kritikuar edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, për siç tha ai, bllokimin e qëllimshëm të Kuvendit. "Nuk mund të negociojmë ne çështjet e vendit tonë pa qëndrim të prerë këtu. Institucionet e Kosovës në asnjë rast nuk guxojnë të shkojnë dhe të bisedojnë për çështje të rëndësishme pa bashkëpunim dhe pa një marrëveshje të gjerë dhe pa pasur qartësi", tha Shala.

 

Thaçi mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë janë shumë të vogla

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shumë të vogla, porse do të bëhen përpjekje maksimale që kjo marrëveshje të arrihet.Këtë deklaratë, Thaçi e bëri në Konferencën e pestë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, që po mbahet në Prishtinë. Thaçi tha se një marrëveshje e paqes me Serbinë do të ketë kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke. “Njohja reciproke duhet të pasohet me heqjen e të gjitha pengesave për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, si dhe të bëhet demarkacioni i plotë i kufirit, përfshirë edhe Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha Thaçi. Ai shtoi se Kosova nuk do të ketë kuptim pa Mitrovicën e Ujmanin dhe se “nuk do të ketë ndarje ose shkëmbim territoresh, si dhe nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë”.

HARADINAJ: NËSE KOSOVA ANËTARËSOHET NË INTERPOL, HUMB KRIMI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Kosova anëtarësohet në Interpol, humb krimi tranzicional.Gjatë shënimit të 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se është gabim pozicionimi i Serbisë që të loboj kundër Kosovës që të mos jetë në Interpol.“Është gabim pozicionimi i Serbisë që Kosova të mos jetë në Interpol. Është gabim për krejt venedt e botës që nuk e ftojnë Kosovën të bëhet anëtare e Interpolit. Aplikimi ynë për anëtarësim është e drejta jonë dhe të kthehemi partner për të gjithë. Falënderoj Policinë e Kosovës për mos lëkundje në rend dhe ligj. Ju siguroj se do të jem me ju”, ka thënë Haradinaj.

VESELI: NUK KA FORCË QË MUND TA NDAL FORCIMIN E KOSOVËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, se nuk ka forcë që mund ta ndalë të ardhmen e shtetit të Kosovës në zhvillim dhe integrim të plotë në OKB, BE dhe gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Kryeparlamentari Veseli tha para diplomatëve se tashmë Kosova ka hyrë në një fazë e cila kërkon përgjigje të drejta dhe të vendosura se në çfarë është duke ecur.Kreu i Kuvendit tha se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet, ngase Kosova nuk mund të vazhdojë edhe më tutje të harxhojë të gjitha energjitë e saj duke u marrë me problemet e trashëguara nga e kaluara e hidhur.Veseli tha përmbyllja e këtij dialogu bëhet pikërisht në funksion të vazhdimit të agjendës evropiane dhe përmbylles së subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i pavarur dhe sovran.

Autoritetet e Kosovës miratojnë vizitën e Vuçiqit

Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Zyberaj tha se leja për vizitë të Vuçiqit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë. Presidenti serb, Vuçiq pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ku pritet të takohet me banorët serbë në veri të vendit. Vizita e tij në Kosovë do të vijë vetëm një ditë, pasi të takohet në Bruksel me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Veriu nën presionin e pritjes së Vuçiqit

Në prag të vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në veriun e Kosovës, komunat e kësaj pjese të vendit, të banuara me shumicë serbe, në mënyrë të ngutshme janë duke u bërë përgatitjet për pritjen e tij, si dhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore. Nën dritën e vazhdimit të bisedimeve në Bruksel dhe zgjidhjes së mundshme përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, serbët në veri të Kosovës po presin se çfarë do t’u komunikohet gjatë fundjavës së ardhshme, për kur edhe është paralajmëruar vizita e Vuçiqit. Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq e ka paralajmëruar vizitën e presidentit serb si më gjithëpërfshirëse dhe më përmbajtësore. Miladija Petkoviq nga Mitrovica e Veriut, thotë se pret shumë nga kjo vizitë. “Nga presidenti presim shumë, por nuk e dimë se çfarë mund të bëjë për ne. Këtu është mjaft vështirë. Për shembull, për të siguruar barnat duhet të shkojmë në Rashkë, fatkeqësisht. Por, çfarë të bëjmë, ai po përpiqet aq sa mundet dhe i lumtë për këtë”, tha Petkoviq. Por, ajo shtoi se vështirë se mund të arrihet ndonjë zgjidhje për gjendjen aktuale. “Dëshirë kam, por vështirë se mund të ndodhë. Shumë vështirë, tha Petkoviq.

 

EUROPARLAMENTARËT:PAQJA E PAJTIMI GARANCI PËR STABILITETIN NË BALLKAN

Guy Verhofstadt, kreu i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, tha se marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor nuk do të përmirësohen nëpërmjet ndryshimeve të kufijve dhe shkëmbimeve të tokës.Ai po i referohej propozimeve të fundit nga presidentët Vuçiq dhe Thaçi, të cilët do të takohen nesër në Bruksel për raundin e ri të negociatave, raporton European Western Balkans."E vetmja mënyrë për të garantuar një stabilitet afatgjatë dhe përparim, është të punojmë në një pajtim të vërtetë midis komuniteteve, të kapërcejmë ndarjet etnike dhe progresin e besueshëm dhe gradual në integrimet evropiane", tha ai, duke shtuar se mbështetja e fundit për liberalizimin e vizave të Kosovës është një shembull i mirë për këtë lloj praktike, transmeton RTKlive.Ivo Vajgl, deputeti i ALDE nga Sllovenia, kujtoi se idetë e tilla çuan në luftëra në Evropën Juglindore, dy dekada më parë."Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike, çështja kryesore është mbrojtja adekuate e pakicave kombëtare", tha ai.

 

Edi Rama deklaroi sot se vetingu i politikanëve do të bëhet sa më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu përgjigjur prononcimit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili kërkoi sot nga Elbasani dekriminalizim e politikës, deklaroi sot se vetingu i politikanëve do të bëhet sa më parë.“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur”, shprehet Rama. Ai nënvizon se mazhoranca është gjithnjë gati për të diskutuar me Partinë Demokratike. Ky reagim i kreut të qeverisë, vjen pasi nga Elbasani, ku opozita u mblodh ditën e sotme kryedemokati Lulzim Basha shpalli katër objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi. Një prej tyre ishte dekriminalizimi i plotë përmes vetingut të politikanëve të lidhur me krimin, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. “Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur”, tha Basha gjatë mbledhjes së opozitës.

Stoltenberg: E ardhmja e Maqedonisë varet nga qytetarët e saj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot në Shkup se, Maqedonia mund të bëhet anëtare e aleancës veri-atlantike nëse zbaton marrëveshjen për emrin me Greqinë. “Nëse e implementoni marrëveshjen për emrin, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO-s. Shpresoj se herën tjetër kur do jem këtu do të vij në një vend anëtar të aleancës”, ka theksuar Stoltenberg. Stoltenberg ka thënë se e ardhmja e Maqedonisë është në duart e vetë qytetarëve të saj. “Për disa javë do të keni referendum ku duhet të vendosni për ardhmërinë, për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Evropian. Ju duhet të vendosni si do të votoni në atë referendum. NATO është e gatshme t’iu pranojë si anëtaren e 30-të NATO-s”, ka theksuar ai. Pas vizitës së kreut të NATO-s, të premten në Maqedoni do të arrijë për vizitë edhe kancelari austiak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizita e së cilës konsiderohet si historike.

Erdogan sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë “masakër”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, paralajmëroi se sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë “masakër”. Komentet vijnë derisa forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofensivë të madhe në rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët. “Një masakër serioze mund të ndodhë nëse atje hidhen raketa”, tha Erdogan. Ai po ashtu paralajmëroi për rrezikun që luftimet e rënda të shkaktojnë fluks të madh refugjatësh në Turqi. Idlibi kufizohet me Turqinë dhe është enklava e fundit e madhe e mbajtur nga kryengritësit që luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Asad, dhe forcat ruse dhe iraniane. Këto të fundit kanë luajtur një rol të madh në mbështetjen e Asadit, gjatë luftës në Siri. Mijëra trupa qeveritare dhe luftëtarë aleatë janë vendosur tashmë në zonat që rrethojnë Idlibin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, po ashtu ka paralajmëruar Asadin dhe aleatët e tij kundër “sulmeve të pamatura” në Idlib.

Irani kërcënon me rritjen e aktivitetit bërthamor

Irani do të rinisë programin e tij bërthamor dhe do të pasurojë uranium në nivel më të lartë se më parë, nëse Rusia, Kina dhe fuqitë evropiane e ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe ndalojnë të respektojnë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, paralajmëroi Agjencia Bërthamore e Iranit. “Nuk do të rikthehemi në nivelet e mëparshme (të pasurumit të uraniumit) nëse homologët tanë largohen nga marrëveshja, por do të arrijmë nivele edhe më të avancuara”, tha zëdhënësi Behrouz Kamalvandi. “Kemi një status shumë më të avancuar sesa në kohën kur kemi nënshkruar marrëveshjen. Vendi po ecën përpara me aktivitetet bërthamore me një ritëm të favorshëm", tha ai. Udhëheqësit iranianë kanë thënë vazhdimisht se do të rinisin pasurimin e uraniumit nëse marrëveshja bërthamore, e cila u vë kufizime aktiviteteve atomike të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, dështon. Pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, në muajin maj, nënshkruesit e tjerë të saj: Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë ta respektojnë atë dhe se do të përpiqen të gjejnë mënyra për t’iu përgjigjur kërkesave të Iranit për përfitimet ekonomike.

 

Një tërmet i fuqishëm godet Hokaidon

Një tërmet i fuqishëm ka paralizuar të enjten ishullin Hokaido, në veri të Japonisë, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, transmeton Reuters. Si pasojë e tërmetit ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rreth 5.3 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike. Numri i viktimave të tërmetit, 6.7 shkallë mund të rritet teksa shpëtimtarët janë duke kërkuar në shtëpitë e mbuluara nga dheu. Transmetuesi publik, NHK, ka njoftuar se rreth 33 persona konsideron të zhdukur dhe 300 të tjerë janë lënduar. Ky tërmet shënon një tjetër katastrofë natyrore, me të cilën po përballet Japonia, pas stuhisë, vërshimeve, dhe temperaturave tejet të larta që kanë thyer rekord në dy muajt e fundit. Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë se 25,000 trupa të Forcave të Mbrojtjes do të angazhohen në operacionin e shpëtimit. Ky ishull, që njihet si destinacion turistik për shkak të maleve dhe liqeneve që ka, është përballur me probleme të energjisë elektrike pasi, centrali i Hokaidos ka ndalur pajisjet, për të parandaluar dëmtimet e të njëjtave. Kjo njëherësh ka qenë hera e parë prej kur centrali ka marrë një vendim të tillë prej kur është krijuar më 1951.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot mban mot kryesisht i kthjellët, vende-vende në viset veriore me vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat në orën 14: Podgoricë 30, Tivar 29, Ulqin 28, Herceg Novi e Cetinë 26, Nikshiq 25, Plevle e Kollashin 24 dhe në Zhablak 18 gradë.

Për nesër pritet mot me vranësira të pakta deri mesatare dhe me intervale të gjata me diell, kurse kryesisht në orët e pasdites me zhvillim të vranësirave dhe vende-vende me kushte për reshje të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 32 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se