Žabljak
Oblačno
-2.1 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
1.5 °C
Herceg Novi
Vedro
13.7 °C
Nikšić
Malo oblačno
5.6 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
12.2 °C
Bar
Vedro
12.6 °C
Podgorica
Vedro
11.5 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
13.2 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
2.1 °C

Lajmet

21. 12. 2018.   >>  17:49 0

Lajmet 21.12.2018

21.12.2018

Vit i rritjes dinamike ekonomike

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka vlerësuar se viti 2018 ka qenë vit i afirmimit të fuqishëm ndërkombëtarë të Malit të Zi, i zhvillimit dinamik ekonomik, vit i stabilizimit dhe i rrethanave të përgjithëshme shoqërore. Markoviq, në pritjen tradicionale të Vitit të Ri për përfaqësuesit e lartë të pushtetit ligjëdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë, pastaj të jetës politike, afariste, kulturore dhe publike dhe të korit diplomatik, ka theksuar se Mali i Zi si anëtar fuqiplotë i NATO-s edhe gjatë këtij viti e ka vërtetuar aftësinë që me partnerët të marrë përgjegjësinë duke i kontribuar paqës dhe stabilitetit. Kryeministri ka theksuar se sot më heret është publikuar e dhëna se ekonomia malazeze në 4 mujorin e tretë është rritur 5 për qind. Kjo është shkalla e tretë më e lartë e rritjes ekonomike në Evropë, ka theksuar kryeministri. Qeveria, pohon Markoviq, ka shënuar rezultate impresive. "Janë realizuar 200 milion euro të ardhura më tepër se në vitin 2017, është përgjysmuar deficiti, janë ndarë dukshëm më tepër mjete për arsim, shëndetësi, shkencë dhe bujqësi", ka theksuar Markoviq.

Bujqësia shans për viznes të sukesshëm

Rezultatet në fushën e bujqësisë janë vërtetim se në këtë sektor gjithnjë e më tepër identifikohet shansi afarist dhe mundësia e biznesit të sukesshëm, ka vlerësuar nënkryetari i Qeverisë e Ministër i bujqësisë, Millutin Simoviq. Simoviq këtë e ka theksuar në hapjen e panairit të V-të të Vitit të Ri, të prodhimeve vendore. Simoviq ka theksuar se rezultatet e arritura i vërtetojnë edhe ngjarjet e tilla me të cilat promovohen prodhuesit vendor dhe prodhimet e tyre, siç është panairi në Nikshiq, dhe i cili çdo vit e më tepër tubon ekspozues të shumtë. Nënkryetari i Qeverisë është shprehur i kënaqur edhe me rastin që prodhuesve tu drejtohet në Nikshiq, sepse ky, siç ka theksuar, është qytet i punëtorve të mirë, ndërmarrësve të përgjegjshëm dhe qytet i administratës së përgjegjëshme lokale. Ai pjesëmarrsëve të panairit u ka uruar realizimin e qëllimeve, që në panair të kenë prezantim të sukesshëm, që blerësit të identifikojnë prodhimet autoktone, të sigurta dhe cilësore. Në periudhën e ardhshme, siç ka theksuar, do të vazhdojë praktika e punës së përbashkët e partneritetit në teren.

 

Seanca e fundit me 26 dhjetor

Seanca e fundit e Parlamentit në këtë vit do të fillojë me 26 dhjetor, kurse tema kryesore janë Propozim ligji i buxhetit të Malit të Zi për vitin e ardhshëm dhe ndryshimet e Ligjit për punë të brendshme. Në rend të ditës janë ndryshimet e ligjit për të huajt, mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme të huajve dhe ligji për finansimin e administratave lokale. Deputetët do të deklarohen për propozimet e planeve financiare me planet e punës për vitin 2019, për trupat e pavarur rregullator - të Agjencisë rregullator për energjetikë, Komisionin për tregun e kapitalit dhe për Agjencinë për komunikime elektronike dhe veprimtarinë postare etj. Në rend të ditës të seancës së VIII-të të rregullt do të jenë edhe zgjedhjet dhe emërimet.

Do ta vazhdojmë punën edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha partive

Kryetari i Këshillit për reformën e mëtejme zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër, Branimir Gvozdenoviq, i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare që të marrin pjesë aktive dhe konstruktive në punën e këtij trupi. Ai ka theksuar se edhe nëse të gjitha partitë nuk i përgjigjen ftesë së tij, Këshilli do të vazhdojë punën. Gvozdenoviq ka theksuar se duhet vazhduar dialogu në Këshillë, sepse ky trup punues ka një planë ambicioz të punës të rëndësishme për rrugën e mëtejme evropiane të Malit të Zi. Ai i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare për pjesëmarrje aktive dhe konstruktive në punën e Këshillit dhe të fokusohen në detyrat e tijë mjaft të rëndësishme. Nëse nuk përgjigjen të gjitha partitë parlamentare ne, si pjesëmarrës të përgjegjshëm në skenën politike dhe duke parë interesin e Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve, ne do të vazhdojmë punën, ka theksuar Gvozdenoviq. Ai ka shtuar se janë zgjedhur anëtarët e Sekretaritat të Këshillit me të cilët ka zhvilluar bisedimet në javën e kaluar.

 

Nënshkrhet Memorandumi për bashkëpunim midis ASH dhe LDSH

Sot në Tuz, u nënshkrua marrëveshja e koalicionit mes dy subjekteve politike nacionale, Alternativës Shqiptare (ASH) dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH), të cilat marrëveshjen e tillë e kishin paralajmëruar. Marrëveshjen e nënshkruan kryetarët e këtyre dy partive politike, Nikë Gjeloshaj (ASH) dhe Nikollë Camaj (LDSH). Ata, me këtë rast, duke u shprehur të kënaqur për marrëveshjen e arritur, paralajmëruan se koalicioni do të mbaj emrin- Forumi Shqiptar, që do të unifikojë veprimtarinë politike shqiptare, siç pohuan ata, së pari në Tuz, e pastaj edhe në nivel të shtetit të Malit të Zi. Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim, mbetet i hapur edhe për parti e subjekte tjera, por në bazë të interesit të paraqitur fillimisht, u arrit marrëvedhja që në këtë bashkëveprim, të hyjnë Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare. Në pyetjen tonë se a kishte bisedime paraprake tre-palëshe apo më tepër për formimin e një koalicioni më të gjerë parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme vendore në komunën e Tuzit që do të mbahen më 3 mars, përfaqësuesit e koalicionit të sapoformuar, pohuan se kanë pas bisedime edhe me UDSH, por ende janë në pritje të qendrimit zyrtar të organeve partiake. Të rikujtojmë se me Memorandumin e nënshkruar, është paraparë që programi politik i Forumit Shqiptar, të jetë unifikim i programeve të partive nacionale, pjesë e këtij Forumit, me një strategji afatgjate dhe objektiva të mirë-përcaktuara, që kanë qëllim zvogëlimin e numrit të subjekteve shqiptare.

Përgatiti, Gjokë Dukaj, gazetar i RTMZ

 

Do të vazhdojë përkrahja për kapacitetet mbrojtëse e malazeze

SHBA do të vazhdojnë të përkrahin zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtese të Malit të Zi, ka theksuar ambasadorja e sapoemëruar amerikane në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke. Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq është takuar sot me ambasadoren Rajnke e cila qëndroi për vizitë në Ministrinë e mbrojtjes. Boshkoviq i ka uruar ambasadores mandat të suksesshëm në Mal të Zi, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i mirë ndërmjet Ministrisë së mbrojtjes dhe ambasadës së SHBA do të vazhdojë zhvillimin në kënaqësi të dyanëshme. Boshkoviq është falenderuar në përkrahjen e vazhdueshme të SHBA ndaj Ministrisë së mbrojtjes të Malit të Zi në procesin e integrimeve euroatlantike. Rajnke, siç theksohet, ka shprehur kënaqësinë me bashkëpunimin aktual në nivelin e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin se ky bashkëpunim do të përparohet edhe më tepër. Ajo ka shprehur kënaqësinë edhe për fatin se Mali i Zi është lider rajonal në fushën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe është shprehur se pret që Mali i Zi të vazhdojë realizmin adekuat të reformave të cilat parashihen me agjendën e BE.

 

Zgjerimi është në interes të Malit të Zi dhe në BE

Mali i Zi do të vazhdojë që me përkushtim të punojë në zbatimin e reformave me qëllim që në vitin e ardhshëm të hap edhe kapitullin e fundit negociues dhe të ketë rastin që përkohësisht disa prej kapitujve ti mbyll, ka theksuar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Dërleviq. Ai ka biseduar me ambasadoren e Estonisë, Kristi Karellson, e cila ka theksuar se procesi i asocimit në BE është në interes të shtetit dhe të zhvillimit të tij, gjë që vërehet qartë në shembullin e Estonisë e cila i është bashkangjitur familjes evropiane në vitin 2004. Ajo i ka përshëndetur rezultatet e Malit të Zi në bisedime me BE duke shtuar se ky shtet në këtë proces përparon më shpejt nga vendet tjera të rajonit. Dërleviq ka prezantuar rezultatet duke theksuar se Mali i Zi në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të punojë me përkushtim në zbatimin e reformave me qëllim që në vitin 2019 të hap edhe Kapitullin e fundit negociues dhe do të jetë në gjendje që përkohësisht ti mbyll disa kapituj. "Mali i Zi do të vazhdojë me plotësimin e detyrimeve të veta me qëllim të arritjes së cilësisë evropiane të jetës, kurse presim që BE të vazhdojë me përkrahje të njëjtë dhe partneritet ndaj Malit të Zi", ka theksuar ai.

 

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e e-administratës dhe sajber sigurisë

Prioritetet e Ministrisë së adminisratës publike do të jetë organizata e re e administratës shtetërore, optimizimi i numrit të punësuarve dhe aktivtetet në digjitalizimin e shërbimeve publike, ka paralajmëruar Ministrija, Suzana Pribilloviq. Edhe ajo ka prit sot ambasadoren e sapo emëruar të Estonisë në Mal të Zi, Kristi Karellson, me të cilën ka biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit nga fusha e e-administratës dhe sajber sigurisë. Pribilloviq ka njoftuar ambasadoren me aktivitetet në planin e reformimit të administratës publike gjatë dy viteve të kaluara me fokus të veçantë në rezultatet e administratës publike. Gjatë bisedimeve është vlerësuar se ekziston hapësirë e mjaftueshme për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për shkëmbimin e praktikave më të mira me qëllim të përparimit dhe forcimit të kapaciteteve për zbatimin e reformës së administratës publike.

 

Përkrahje Ekipit operativ për luftën kundër tregëtisë me njerëz

Kryeprokurori i shtetit Ivica Stankoviq dhe drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq presin se Ekipi operativ do të shënojë rezultate efikase në identifikimin e rasteve të tregëtisë me njerëz dhe së bashku me ta, veprat penale dhe procesuimin e tyre të sukseshëm. Stankoviq dhe Veloviq janë takuar sot me anëtarët e Ekipit operativ për luftën kundër tregëtisë me qeniet njerëzore të cilin e udhëheq shefja e prokururisë së lartë shtetërore në Podgoricë, Vesna Joviqeviq. Stankoviq dhe Veloviq e kanë vërtetuar bashkëpunimin cilësorë që zhvillohet ndërmjet Porkurorisë dhe Policisë në zbulimin dhe shëndritjen e formave më të rënda të kriminalitetit. Ata i kanë dhën përkrahje të plotë punës së Ekipit operativ për luftën kundër tregëtisë me njerëz. Këtë Ekip operativ e kanë themeluar Stankoviq dhe Veloviq në fillim të këtij muaji, kurse atë e udhëheq Prokurori dhe përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë për Punë të Brendshme, të Drejtorisë së policisë, të Prokurorisë dhe të Ministrisë së drejtësisë.

Më tepër të papunësuar të moshësmbi 50 vjeçare

Në evidencën e Entit për punësim në fund të këtij viti gjenden 41.84 mijë të papunësuar prej të cilëve më tepër se gjysma janë gra, por është rritur edhe numri i personave të moshës mbi 50 vjeçare, ka kumtuar Drejtori i këtij institucioni, Sulo Mustafiq. Ai ka theksuar se në evidencën e Entit janë 10 mijë më pak të papunësuar krahasuar me vitin e kaluar, kurse shkalla e papunësisë është zbritur nga 22.09 për qind sa ishte në vitin e kaluar, në 18.03 për qind. Më tepër se gjysma janë të gjinisë femërore, respektivisht 58.49 për qind. "Është ulur pjesëmarrja e të rinjve deri në moshen 25 vjeçtare, por është rritur pjesëmarrja e të moshuarve mbi 50 vjeç", ka theksuar Mustafiq në konferencën vjetore për gazetarët. Ai ka shtuar se pa punë janë 8.83 mijë persona me shkollim të lartë në mesin e të cilëve 286 specialistë dhe magjistra dhe 15 doktora të shkencave.

 

Për bashkëfinancimin e 50 projekteve ndahen mbi 852 mijë euro

Ministrja e administratës publike, Suzana Pribilloviq ka nënshkruar sot me përfaqësuesit e OJQ-ve konratat për bashkëfinancimin e projekteve të UE për këtë vit, vlera e të cilave është mbi 852 mijë euro. Ministria e administratës publike, siç kanë theksuar, në bazë të konkursit publik për ndarjen e mjeteve për bashkëfinancimin e projekteve dhe programeve të OJQ-ve, të përkrahur nga Fondet e BE për këtë vit, ka përkrahur 50 projekte- programe, të cilat OJQ-të i realizojnë në fusha të ndryshme me interes publik në shumë të përgjithshme prej mbi 852 mijë eurosh. Në konkurs ishin paraqitur 71 OJQ. Pribilloviq ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi i konsideron OJQ-të si partner të rëndësishëm në realizimin e reformave sfiduese në rrugën drejtë BE.

 

Çdo i katërti gazetarë ka qenë i përballuar me presione

Në Mal të Zi çdo i katërti gazetarë gjatë ushtrimit të detyrës ka qenë i përballur me presione ose shantazhe që të punojë ndryshe nga ajo që mendon se është e drejtë, kurse tri të katertet e tyre nuk kanë qenë të ballfaquar me këto presione, tregon sondazhi i agjencisë "Damar". Hulumtimi me titull ,"Perceptimi i qytetarëve dhe i gazetarëve", për mediat në Mal të Zi, ka treguar se pothuaj çdo i dyti i anketuar, i cili ka qenë i përballur me presione ose santazhe, është përgjigjur se këto presione kanë ardhur nga ata për të cilët kanë raportuar, kruse çdo i pesti i anketuar është përballur me presione nga redaktorët ose nga qendrat ekonomike dhe politike të forcës. Në sondazh i cili është zhvilluar në qershor kanë marr pjesë 1 mijë qytetarë të Malit të Zi të moshës mbi 18 vjeçare dhe 136 gazetarë - redaktorë në 11 redaksi të mediave të shkruara, elektronike dhe internet.

 

Aksident i tmerrshëm në Nish, 5 të vdekur e 26 të plagosur

Pesë të vdekur, mes tyre një fëmijë, dhe 26 të plagosur, është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur paraditen e së premtes në afërsi të qytetit të Nishit, në Serbi. Mediat serbe shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në vendkalimin hekurdhor të Nishit, ku një autobus është përplasur me trenin. Të lënduarit janë marrë nga ekipi i Shërbimit të Emergjencave dhe janë transportuar deri në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, ndërsa në radhët e tyre raportohet të jenë edhe disa fëmijë. Si pasojë e përplasjes me trenin, autobusi është ndarë në dy pjesë.

BE duhet t’i realizojë premtimet për Ballkanin përendimor

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Johannes Hahn ka përmendur vitin 2025 si shumë të rëndësishëm për kredibilitetin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është e vetmja mënyrë që paqja të mbizotërojë në regjion, ka thënë Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Johannes Hahn. “Duhet të promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe mbizotërimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që shtetet e atij regjioni të arrijnë në nivelin e BE-së dhe të ketë perspektivë reale për anëtarësim”, deklaroi Hahn gjatë një interviste me një të përditshme gjermane. Ai shtoi se nuk mund të përmendet një datë konkrete por viti 2025 është shumë i rëndësishëm për kredibilitetin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Hahn theksoi se “Viti 2030 do të ishte shumë larg që shtetet kandidate të motivohen dhe përshpejtojnë përpjekjet e tyre”, megjithatë ai ka theksuar se një gjë është e qartë e ajo është ekzistimi i të drejtës ligjore dhe luftës kundër korrupsionit në Ballkan, transmeton lajmi.net. “Viti 2025 është ambicioz, por jo edhe synim jo real për integrim në BE të shteteve që kanë arritur më së tepërmi në këtë rrugë. Kjo do të thotë se bisedimet duhet të përfundohen deri më 2023. Po ashtu, bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së. Kur shtetet kandidate i përmbushin kërkesat e tyre, edhe ne duhet t’i përmbushim premtimet tona”, përfundoi ai.

LDK kundër ekipit negociator në dialogun me Serbinë, kërkon zgjedhje te reja

Shefi i Grupit Parlamentar në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë sot në një konferencë për media se LDK nuk e pranon ftesën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njëherësh kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, që LDK-ja të bëhet pjesë e grupit negociator në dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se koalicioni qeveritar po mundohet “të arnohet” me votat e një partie politike opozitare. Me këtë ai i është referuar Partisë Sociademokrate, e cila sipas tij “votat i ka fituar nga një parti tjetër opozitare”. Përveç tjerash, ai ka thënë se legjitimiteti nuk fitohet me tryeza politike dhe se ftesa e Veselit është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit mes partive qeverisëse, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare që nuk janë përfshirë në ekip, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Hoti ka thënë se koalicioni qeveritar, duhet të pranojë se nuk ka fuqi politike për ta udhëhequr institucionet e një vendi. Sipas tij zgjidhja e duhur në këtë kohë është që të gjithë të takohen dhe të flasin për caktimin e një date për zgjedhjet e reja.

Nga e hëna nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është duke mbajtur një tryezë të përbashkët me qytetarë me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit. Para qytetarëve, Bahtiri ka bërë thirrje që peticioni për bashkimin e Mitrovicës të përkrahet. “Sot ju kam ftuar që mbi bazën e demokracisë dhe funksionalizimit të vendit të bëjmë një peticion për të shfuqizuar vendimin e marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe të mundësojmë bashkimin e Mitrovicës”. Në ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Jeton Ujkani ka bërë po ashtu thirrje që ky peticion të gjejë mbështetje. Edhe përfaqësuesit e fshatrave të Mitrovicës prezent në këtë tryezë u deklaruan pro përkrahjes së peticionit për bashkimin e qytetit. Peticionin për bashkimin e Mitrovicës do të nisë së nënshkruari nga dita e hënë.

Komandanti i NATO-s mbështet transformimin e FSK-së

Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të djeshëm me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njoftoi Ambasada amerikane në Kosovë. “Ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook nga ana e Ambasadës. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur veprimin e Prishtinës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes miratimit të ligjeve më 14 dhjetor. Kundër transformimit të FSK-së, ishte deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq Serbia pati thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

 

Përmbyllet protesta e studentëve për sivjet

Studentët në Shqipëri kanë përmbyllur protestat e tyre për vitin 2018, për t’i vazhduar ato në janar të vitit të ardhshëm. Ky vendim i tyre vjen pasi që nga e hëna hapet zyrtarisht pushimi i festave të fundvitit në të gjitha Universitetet e Shqipërisë. Studentët janë zotuar që do t’i vazhdojnë këto protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike dhe akademike drejtuar qeverisë dhe institucioneve arsimore të vendit. Prej më shumë se 2 javësh studentët kanë bojkotuar mësimin duke marshuar në sheshet dhe bulevardet e Tiranës por edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit. Qeveria e Shipërisë vazhdimisht ka bërë përpjekje për të hapur dialog me studentët, megjithëse ata refuzojnë dialogun dhe thonë se kushtet e tyre nuk janë për bisedime por vetëm plotësim, se protestat e tyre nuk kanë përfaqësi dhe se askush nuk mund të flasë në emër të protestës. Studentët i kanë 8 kërkesa për të lehtësuar studimet e tyre, që kanë të bëjnë me ulje të tarifave, përmirësim të cilësisë së arsimit dhe të kushteve të konvikteve ku ata jetojnë, pajisjen me kartën e studentit për lehtësira ekonomike dhe përfaqësimin e tyre në borde drejtuese e vendimmarrëse të universiteteve. Tarifat e shkollimit në universitetin shtetëror të Shqipërisë konsiderohen të jenë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë, sa i përket shkollimit publik.

Kongresi miraton buxhetin vjetor të SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e miratoi buxhetin që përfshinë edhe fondet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, kërkesë kjo e presidentit Donald Trump, mirëpo projektligji duket se nuk ka gjasa të kalojë në Senat, duke rritur rrezikun e mbylljes së qeverisë. Ligji i miratuar përshin fondin prej 5.7 miliardë dollarësh për ndërtimin e murin në kufirin me Meksikën. Përfaqësuesit demokrat kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e murit, dhe u zotuan se do të hedhin poshtë çdo projektligj në Senat, që e përfshin atë fond. Edhe pse demokratët përbëjnë pakicën në Senat, megjithatë kanë mjaft vota për të mposhtur ligjin. Presidenti Trump ka thënë se do të nënshkruajë vetëm një projekt-ligj që përfshin fonde për muret kufitare. Republikanët shtuan një paketë ndihme prej gati 8 miliard dollarë për stuhinë bregdetare dhe punën e rindërtimit të zjarreve në Kaliforni me shpresën për të fituar disa vota të demokratëve në Senat. Nëse Senati dhe Trump nuk mund të bien dakord për një buxhet deri në afatin e mesnatës më 21 dhjetor, kjo do të rezultojë në një mbyllje të pjesshme të qeverisë së SHBA.

 

SHBA "do të tërheqë 7,000 trupa" nga Afganistani

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke planifikuar tërheqjen e mijëra trupave nga Afganistani, kanë raportuar mediat amerikane. Në disa raportime, duke u cituar zyrtarë anonimë është thënë se rreth 7000 trupa, apo më shumë se gjysma e prezencës ushtarake amerikane në këtë shtet, do të kthehen në shtëpi brenda disa muajve. Këto raportime kanë ardhur vetëm një ditë pasi presidenti Trump ka njoftuar për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Një ditë më parë, Jim Mattis ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. Raportimet për zvogëlim të konsiderueshëm të numrit të trupave kanë qarkulluar edhe të enjten, mirëpo ato nuk janë konfirmuar nga zyrtarët amerikanë për Mbrojtje. Analistët kanë paralajmëruar se një tërheqje e tillë mund të ketë ndikim “shkatërrues” dhe mund t’iu krijojë talibanëve idenë e fitores propaganduese.

 

Nesër mot kryesisht i thatë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar 16 gradë, Budvë 14, Ulqin e Herceg Novi 12, Podgoricë 11, Cetinë e Plavë 7, Kollashin, Bijello Pole, Beranë e Rozhaj 5, Nikshiq 4, Shavnik 3 dhe në Plevle e Zhablak 2 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -1 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 14 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se