Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

23. 12. 2013. 0

LAJMET 23.12.2013

23.12.2013

INTEGROHEMI NË MËNYRË CILËSORE NË NATO DHE BE

Në Kuvendin e Malit të Zi sot është zhvilluar seanca në të cilën kryetari i Qeverisë, Millo Gjukanoviq u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve të deputetëve në kuadër të orës së kryeministrit. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Millutin Simoviq nga Partia Demokratike e Socialisteve, se cilat janë rezultatet që i ka arritur qeveria në fushën e konsolidimit të financave publike, në planin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, kryeministri Millo Gjukanoviq ka thënë se Qeveria përmes realizimit të programit ka qenë e përkushtuar për konsolidimin e financave publike.

Ai ka sqaruar se janë paguar mbi 110 milionë euro të ardhura buxhetore më tepër se në vitin 2012. Është zvogëluar deficiti buxhetor mbi 30 për qind, në raport me vitin e kaluar. Gjatë vitit 2013 kem siguruar servisim të rregullt të të gjitha obligimeve që ka shteti. Ky vit është identifikuar si viti i luftës kundër ekonomisë informale, ka thënë Gjukanoviq. Mali i Zi gjatë këtij viti ka arritur rezultate të shkëlqyera në fushën e proceseve integruese. Në fushën e integrimeve evropiane, siç ka theksuar ai, është mbajtur kontinuiteti i reformave. Në mënyrë cilësore, Mali i Zi integrohet në NATO dhe BE, ka thënë Gjukanoviq.

 

SHTYHET DEKLARIMI MBI KANDIDATËT

Këshilli kuvendor për sistem politik, gjyqësor dhe administrativ ka shtyrë, me kërkesë të Partisë Demokratike të Socialisteve, deklarimin për anëtarët e këshillit gjyqësor dhe të prokurorisë dhe mbi kryeprokurorin shtetëror. Këshilli mbi kandidatët për këshillë gjyqësor dhe të prokurorisë, si dhe mbi kryeprokurorin shtetëror, pritet të deklarohet pasdite, pasi që deputetët të kryejnë mbledhjen mbi orën e kryeministrit. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialisteve, Zoran Vukçeviq, ka kërkuar që të votohet vetëm pasi që këshilli të jetë në përbërje të plotë, sepse kolegut të tij nga radhët e kësaj partie Velko Zarubica, Parlamenti nuk ia ka konstatuar anëtarësimin në këtë trup. Propozoj që anëtarësia Zarubicës t’i verifikohet sot në fillim të orës së kryeministrit, dhe pas përfundimit të mbledhjes së parlamentit do të vazhdojmë me punën e këshillit, ka thënë Vukçeviq. Sllaven Radunoviq nga Fronti demokratik ka kërkuar që mbledhja të shtyhet pas Krishtlindjeve katolike, sepse sot janë caktuar mbledhjet e parlamentit dhe këshillit për integrime evropiane.

 

ME BOMBË NË BANESËN E RADULLOVIQIT

Policia është në ndjekje të sulmuesit, tash për tash të panjohur, i cili sot në mëngjes rreth orës 3 e 30 minuta ka aktivizuar një bombë dore para banesës së shefit të Policisë së Tivarit, Millosh Radulloviq, në Bllokun 9 në Podgoricë. Familje e Radulloviqit, në momentin e shpërthimit ka qenë në banesë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Policia ka kumtuar se sipas të gjitha gjasave është aktivizuar bombë dore M75. Shpërthimi ka dëmtuar derën e hyrjes dhe korridorin në banesën e Radulloviqit, si dhe dyert e hyrjes në dy banesa që gjenden në të njëjtin kat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë marrë kampionet, të cilat do të çohen për ekspertizë. Personat e panjohur edhe në fillim të qershorit kanë hedhur mjet shpërthyes para ndërtesës, në të cilën jeton Radulloviqi, kur është dëmtuar automobili i tij. Drejtori i drejtorisë së policisë, Sllavko Stojanoviq ka kumtuar se drejtoria e dënon ashpër veprën kriminale të kryer në dëm të shefit të Qendrës së sigurisë në Tivar, Millosh Radulloviq, dhe familjes së tij. Çdo sulm ndaj zyrtarit të policisë njëkohësisht është edhe sulm ndaj Drejtorisë së policisë, Ministrisë së punëve të brendshme, si pjesë të sistemit të sigurisë, ka kumtuar Stojanoviq dhe ka rekomanduar se policia do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj në mënyrë që të shndritet kjo vepër penale. 

 

Ndërtimi i Autostrades Tivar Boljare dhe nënshkrim i  kontratës varet nga shumë faktor

Ndërtimi i Autostrades Tivar Boljare dhe nënshkrim i  kontratës varet nga shumë faktor,kështu që fundi i shkurtit akoma nuk mund të përcaktohet si afat i fillimit të realizimit të projektit,ka deklarua menaxheri lartë i shitjes të kompanisë për telekomunikacion dhe infraksturën kineze Son Debin. Ai në pyetjen e gazetarëve nëse 25 shkurti mund të merret si datë e fillimit të punës në autostradë,siç ka paralajmëruar kryeministri Gjukanoviq,ai është përgjigjur se nuk mund të thuhet nëse deri atëherë do të nënshkruhen të gjitha kontratat.

 

SHPËRTHIMI I BOMBËS DËMTON KATËR AUTOMOBILA

Katër automobila janë dëmtuar në një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të tregut të mallrave me shumicë, në Podgoricë, ka kumtuar policia. Siç bëhet me dije shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës ku, tash për tash kryesi i panjohur, ka hedhur bombë dore në automobilat e parkuar në rrugën katër korriku, në afërsi të furrës së bukës TINA. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse hetimet janë në zhvillim e sipër.

 

KUÇI: KOSOVA DHE MALI I ZI KONTROLL I PËRBASHKËT I KUFIRIT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi duhet së bashku ta kontrollojnë kufirin ndërmjet tyre, në mënyrë që të luftohet kontrabanda.“Kemi kontroll të mirë të kufirit” me Malin e Zi, tha Kuçi në intervistën për televizionin Atlas në Podgoricë. Më tutje, Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se “më së miri do të ishte, sikur me Malin e Zi të kishin një kontroll, siç është rasti i Malit të Zi me Shqipërinë”. Më tutje,Kuçi ka thënë se pret që Kosova dhe Mali i Zi, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, t’i këmbejnë ambasadorët. Poashtu, ai është shprehur se pret që Podgorica dhe Prishtina ta nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim, për luftë më efikase kundër krimit.

 

PËRNDJEKJE TË BAZUARA NË THASHETHEME

Kryeministri i Republikës Hashim Thaçi, një adresim të tijin sot u ka kushtuar ish bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së. Ai në facebook është ndalur te bashkëluftëtaret të cilët po mbahen dhe po merren në pyetje nga EULEX, si të dyshuar për veprime penale gjatë luftës në Kosovë. Kryeministri ka potencuar edhe një herë se lufta e Kosovës për liri, ishte e drejtë dhe çlirimtare.

Thaçi ka përmendur edhe rastin e fundit, atë të marrjes në pyetje të kryeparlementarit të Kosovës ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, duke e quajtur këtë akt si përndjekje të bazuar në thashetheme. Kreu i qeverisë, nëpërmes këtij adresimi, u ka bërë me dije bashkëluftëtarëve të tij ka qenë dhe është në përkrahje të tyre. “Kam qenë me Ju gjithmonë dhe jam përkrah Jush edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat, po ballafaqohen Selimi, dhe Lushtaku, dhe së fundi edhe Krasniqi, që u sfidua nga një intervistim përndjekësh bazuar, si duket, në thashetheme”, shkruan në profilin e tij në facebook kryeministri Hashim Thaçi.

 

Jahjaga e Thaçi urojnë festën e krishtlindjeve, besimtarëvet dhe Dodë Gjergjit

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, me respekt ju përcjelli urimet më të përzemërta Juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Republikën e Kosovës”, thuhet në telegramin e urimit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dërguar Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji. Më tutje, në faqen në Internet të presidencës së Kosovës, theksohet se zonja Jahjaga, ka uruar që “solidariteti, harmonia, mirëqenia dhe mirëkuptimi të mbretërojnë në çdo familje”, dhe shtoi se “në këtë ditë, le të përkujtojmë të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”.


“Si çdo vit edhe sivjet, kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes dhe të dashurisë midis popujve dhe dashurinë e krijuesit për njerëzimin”, thuhet në telegram. Gjithashtu edhe Kryeministri Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergjit, me të cilin atij dhe besimtarëve katolikë u uron festën e Krishtlindjeve. Kjo festë bartë me vete “mesazhin e paqes, të lindjes, mbarësisë dhe humanizmit, vlera këto të njerëzimit, që i bashkojnë mendjet  dhe shpirtrat për një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë”, thuhet, pos tjerash, në telegramin e Thaçit.

 

RAMA PREZANTON PROJEKTBUXHETIN PËR VITIN E ARDHSHËM

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se vendi ka nevojë për një drejtim të ri, ndaj projekt-buxheti i ri mbështetet në rimëkëmbjen e Shqipërisë. Ai theksoi se ky projektbuxhet nuk është elektoral, por një buxhet i përballjes me katrahurën financiare që kemi trashëguar. “Nuk është një buxhet krize por një plan i qartë investimesh, një buxhet i shlyerjes së borxheve ndaj atyre që po lëngojnë dhe është më i madh se ai i vitit të kaluar, i cili do të vej në lëvizje makinën e ngecur të ekonomisë shqiptare. Është një buxhet për të kapërcyer hendekun e madh që qeveria e kaluar hapi”, është shprehur Kryeministri gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Sipas tij, Parlamenti duhet të pushojë së qeni arena e sjelljes së egër, por duhet të jetë një kuvend që flet dhe vendos për qytetarët dhe me qytetarët në një kohë sfidash të jashtëzakonshme. Shqiptarëve iu duhet sot një qeveri që punon ditë e natë për të bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet e duhura për të ardhmen e vendit, ndaj ne nuk jemi zgjedhur për tu rizgjedhur serish, por për t’i dhenë këtij vendi mundësinë e ecjes përpara, të rilindjes, për pasjen e mundësisë së të drejtave të barabarta, për të punuar dhe fituar sipas meritës”, ka deklaruar Rama.

 

Irak: Nga sulmi në Bagdad – ushtarë dhe policë të vrarë

Së paku 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë irakiane janë vrarë gjatë sulmeve të sotme në Irak. Zyrtarët e sigurisë thanë se nga sulmi kundër një baze ushtarake në pjesën perëndimore të kryeqytetit Bagdad, janë vrarë katër oficerë dhe dy policë. Agjencia AP, poashtu, raporton se nga eksplodimi i një bombe në këtë hapësirë janë vrarë dy ushtarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Këto incidente të rënda ndodhën dy ditë pasi 5 oficerë të larë ushtarakë dhe 10 ushtarë u vranë gjatë një operacioni kundër militantëve në provincën perëndimore Anbar, që kryesisht është e banuar me popullatë shumicë sunitë. Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij viti nga dhuna në Irak janë vrarë më tepër se 8 mijë vetë.

 

LIROHEN NGA BURGU TË DY PJESËTARET E GRUPIT PUSI RAJOT

Anëtarja e grupit muzikor rus, Pusi Rajot, Nadezhda Tolokonikova, është liruar sot nga spitali i burgut në qytetin Krasnojarsk, pasi është amnistuar. Ajo u lirua disa orë, pas lirimit të anëtares tjetër të këtij grupi, Maria Aliokina, në Nizhni Novgorod. Në një intervistë për televizion Dozhd, pas lirimit të saj, Aliokina tha se ajo nuk mund të vendos që të mbetet në burg apo jo, por vlerësoi se amnistia ishte “marketing i vonuar”. Javën e kaluar, Duma shtetërore ruse, unanimisht ka votuar amnistinë, nga e cila përfituan edhe në dy pjesëtaret e këtij grupi. Këto të dy këngëtare është dashur që të lirohen në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur bëhen dy vjet të dënimit me burg për huliganizëm. Ato ishin dënuar për shkak të një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në një kishë në Moskë.

 

MUND TË KËRKOHET AKSION I MËTEJSHËM NË SUDANIN JUGOR

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka tërhequr vërejtjen se në Sudanin Jugor mund të kërkohet aksion i mëtejshëm ushtarak për t’i mbrojtur amerikanët në këtë vend, ku janë rritur shqetësimet për luftë civile.

Në letrën dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, presidenti Obama shkruan se 46 trupa tashmë janë dërguar për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve amerikanë nga Sudani Jugor, ndërsa 45 ushtarë të tjerë janë vendosur atje për ta mbrojtur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Juba. Departamenti i shtetit thotë se deri tash janë evakuuar afro 680 shtetas amerikanë dhe shtetas të vendeve të tjera nga lufta, e cila e ka përfshirë këtë vend në pjesën qendrore të Afrikës. Raportohet se së paku 500 vetë janë vrarë gjatë javës së kaluar nga dhuna në Sudanin Jugor, që e fitoi pavarësinë në vitin 2011.

 

Në Tuz u mbajt mbledhja e  23 e Kuvendit

Sot në Tuz është duke u mbajtur seanca e 23 e rregullt e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit në të cilën këshilltarët debatojnë për dy pika të rendit të ditës. Për Propozim vendimin  mbi Planin financiar të KU për vitin 2014 dhe Draftin e Planit hapsinor Urbanistik të Kryeqytetit. Opozita nuk ishte e kënaqur me këtë propozim të planit Financiar që më parë ishte parapa të kapë shumën prej 3 milon e 630 mij evro e i cili është zvogëluar në 2 milon e 149 evro. Edhe përkundër debatit dhe vërejtjeve të shumta u miratua me shumicë votash Plani i permendur financiar për të cilin votuanë 9 ndersa 6 ishin të permbajtur. Të permendim se këshilltarët e tjerë  gjatë votimit  nuk ishin prezent  në sallën e kuvendit.Në vazhdim  deri sa neve informuam,Kuvendi  vazhdoi debatin  për pikën e dytë të rendit të ditës.

 

NESËR PRITET MOT ME VRANËSIRA TË PAKTA DERI MESATARE

Sot mban mot me vranësira të pakta deri mesatare dhe i thatë. Temperaturat në orën 13: Tivar 16, Ulqin 14, Herceg Novi 13, Nikshiq 10, Zhablak 9, Podgoricë 8, Cetinë 5, Kollashin 3, Plevle 1 gradë. Për nesër pritet mot me vranësira të pakta deri mesatare dhe me intervale me diell. Temperatura më e lartë e ditës prej 5 deri në 16 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.